Connect with us

Keshilla

Horoskopi javor 13-19 Korrik i detajuar/ Kjo eshte shenja qe duhet te kete kujdes me partnerin

Published

on

Këtë javë do të shihni Venusin dhe Hënën të rreshtuar në shenjën e Binjakëve: një fundjavë me të vërtetë pasionante pret të gjitha shenja e ajrit..

Zbuloni me ne se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë!

Dashi: Blloqe në punë

I dashur Dash java juaj fillon shkëlqyeshëm më një Hënë të bukur, ditë në të cilën mund të merrni një lajm të mirë. Venusi ju buzëqesh duke ju bërë më tërheqës se kurrë. Beqarët nuk do të luftojnë për të bërë pushime në fundjavë. Sidoqoftë disa ngadalësime mund të ndodhin në fushën profesionale. Mërkuri i pafavorshëm dhe Jupiteri rrezikojnë të pengojnë projektet tuaja.

Demi: Javë me fat

I dashur Dem një javë me të vërtetë me fat ju pret, veçanërisht në fushën profesionale. Midis ditës së martë dhe të mërkurë falë një Hënë të bukur mund të merrni telefonatën që ju po prisnit ose të paktën disa lajme të mira. Mërkuri i favorshëm së bashku me Jupiterin ju ndihmojnë të përparoni drejt qëllimeve tuaja: jeni të kujdesshëm të mos lini shumë anash partnerin dhe – në përgjithësi – planin e ndjenjave .

Binjakët: Hëna dhe Venusi në lidhje

I dashur Binjak askush nuk mund t’ju ndaloj këtë periudhë.Venusi në shenjë ju jep një marsh shtesë: ju jeni më joshës dhe bindës së kurrë, do të jetë e pamundur t’ju rezistojnë sharmit tuaj. Binjakët që tashmë janë çift flasin me partnerin e tyre për projekte të mëdha të përbashkëta. E premtja, e shtuna dhe e djela do të jenë tre ditë plot pasion e ndjenjë, falë një lidhje të shkëlqyeshme të Hënës.

Gaforrja: Takime fat

E dashur Gaforre këtë javë mund të mbështeteni në lidhjen e Mërkurit: ky planet do t’ju dhurojë takime të rëndësishme dhe mundësi të reja. Ndoshta ju mund të mos jeni në gjendje ti vendosni në përdorim menjëherë këto mundësi pasi keni në kundërshtim me shenjën tuaj janë Jupiteri dhe Saturni, por së shpejti po. Të martën dhe të mërkurën një Hënë e bukur dhe e favorshme do t’ju sjell fat.

Luani: E gjithë dashuria që ju nevojitet

I dashur Luan më në fund jeni i lirë nga kundërshtimi i Saturnit do të keni mundësi të rifitoni forcën tuaj si gjithmonë: këtë javë një e hënë me fat ju pret, me një Hënë të bukur dhe të favorshme, mund të merrni lajme të mira. Mbi të gjitha fusha e ndjenjave do t’ju dhurojë buzëqeshje. Venera në favor me shenjën tuaj do t’ju jap gjithë dashurinë që ju nevojitet. Të premte, të shtunë dhe të djelë do të përjetoni momente pasioni të vërteta.

Virgjëresha: Fat në punë

E dashur Virgjëreshë kjo javë do të jetë me të vërtetë e favorshme në fushën profesionale. Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni do të bashkëpunojnë për t’ju dhënë mundësitë që ju meritoni dhe të shpërblejë punën tënde të vështirë. Fatkeqësisht jo shumë fat ju pret në fushën sentimentale: do t’ju duhet të merreni me një Venus të pafavorshëm për disa javë , i cili nxit tensione me partnerin veçanërisht në fundjavë.

Peshorja: Venusi kujdeset për ju

E dashur Peshore java juaj fillon me një Hënë mjaft stresuese por që nuk mjafton vetëm kjo pasi ju duhet të duroni dhe kundërshtimin e dyfishtë të Marsit me Hënën: do të ndjeheni të lodhur si nga pikëpamja fizike ashtu dhe mendore të cilat do të ndikojnë në punën tuaj. Po për fat të mirë Venusi do të kujdeset për t’ju rikthyer buzëqeshjen tuaj: planeti i dashurisë është i gatshëm t’ju mbështes duke ju vendosur personin e duhur në krah, i cili do të dijë se si t’ju gëzojë në momentet më të tensionuara.

Akrepi: Mos keni frikë të hapeni

I dashur Akrep një javë me fat ju pret! Mundësitë për biznes veçanërishtë do të jenë në ditët kur Hëna është në lidhje me shenjën tuaj ( të martën dhe të mërkurën). Kontaktet dhe mundësitë e reja kanë marrë avionin për të fluturuar dhe shumë shpejt do të mbërrijnë tek ju. Megjithatë duhet të keni vëmëndje në fushën e ndjenjave: gjithmonë kërkoni dialog me partnerin mos mbani gjithçka brenda pasi ekziston rreziku i keqkuptimeve midis jush.

Shigjetari: Fundjava nervoze

I dashur Shigjetar planeti Venus do të mbetet në kundërshtim me shenjën tuaj deri në gusht: kriza juaj sentimentale nuk do të zgjasë përgjithmonë, por duhet të nxitoni për të sqaruar veten dhe për të kuptuar atë që dëshironi me të vërtetë, para se të jetë shumë vonë. Marsi përsëri i favorshëm për ju, ju jep gjithë forcën dhe energjinë që ju nevojitet për të përballuar mirë situatën. Kujdes ditët veçanërisht nervoze ( të premten, të shtunë dhe të dielën).

Bricjapi: Një bllokim i çastit

I dashur Bricjap kalimi i Marsit në shenjën e Dashit fillon të ndihet: ju mund të ndjeni pak më shumë lodhje, veçanërisht nga pikëpamja fizike. Në punë do të ketë një ngadalësim për shkak të kundërshtimit të Mërkurit por ky është një bllokim i përkohshëm: gjysma e dytë e vitit ka disa supriza të këndshme për ju. Ndërkohë shijoni ditë me fat të cilat janë ( e hëna, e marta dhe e mërkura).

Ujori: Ëndërr e madhe

I dashur Ujor pas kalimit të shkurtër të Saturnit në shenjën tuaj ju keni arritur një vetdijë të re: ky planet u ka dhënë paraprakishtë një revolucion që frytet e tij priten të vijnë në jetën tuaj në 2021. Është koha për të ëndërruar. Marsi ju jep energjinë që ju nevojitet për të planifikuar projektet tuaja, ndërsa Venera ju bënë të jeni më shumë bindës dhe sharmant. Për më tepër një fundjavë plot pasion dhe dashuri ju pret.

Peshqit: Shtërngoni dhëmbët

Të dashur Peshq planeti Venus – në një pozitë të pafavorshme për disa muaj tani- vazhdon t’ju torturojë-shtërngoni dhëmbët dhe për disa javë të tjera. Ndërkohë shijoni lajmin e mirë që vjen në fushën profesionale: favorizimi i Jupiterit dhe i Mërkurit do t’ju sjell rezultate të shkëlqyera veçanërisht në ditët më me fat që janë ( e hëna, e marta dhe e mërkura).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilla

Nese i dashuri juaj ben 1 nga keto 5 gjera atehere duhet te ndaheni menjehere

Published

on

Edhe sikur njeriu perfekt te ekzistonte me siguri qe ne nuk do e donim. Ne dashurohemi me njerez me defekte dhe virtyte por duhet te tregoni gjithmone kujdes me keto sjellje qe do te lexoni me poshte:

Ai bëhet i dhunshëm, edhe pse nuk të qëllon

Ky veprim nuk eshte i pandergjegjshem. Nje djale eshte nje shkaterrues marrdheniesh edhe nese thyen objekte pasi mund te te tremb e nese nuk te godet. Ti nuk e di asnjehere se si mund te degradohen veprimet e tij dhe asnje marrdhenie nuk mund te ndertohet mbi frike.

Ai tradhton

Akti i tradhetise edhe pse nuk mund te jete shkaterrues eshte besim i humbur dhe mungese respekti.Nuk eshte mire qe te kalosh jeten me dike qe vendose deshirat e ti para nevojeve te tua sic jane besimi dhe siguria.

Ai nuk të pranon dhe nuk të prezanton

Eshte koha per te ikur nese del me nje burre prej 6 ose 9 muaj dhe ai nuk te ka bere pjese zyrtare te jetes. Jeni thjeshte duke harxhuar shume kohe nga jeta e cila eshte shume e rendesishme. Ai duhet te te pranoje dhe te te prezantoje nese ai e di qe ti vlen.

Vuan nga varësite

Nje grua qe i qendron prane partnerit nese kohl te veshtira duhet te marri shume vleresime. Kini kujdes nga varesite qe partneri juaj ka pasi ai mund te bej cdo gje per t’i realizuar ato dhe madje dhe ne kurriz te atyre qe quan.

Ai të manipulon

Nje burre do te vazhdoje te luaje me mendjen tende dhe te tregohet i pandershem nese gjate nje diskutimi perdor taktikat e tij manipulative. Lere menjehere nese ke pasur mundesine qe te kuptosh qe ai te ka bere pjese te lojes.

Continue Reading

Keshilla

Maske per floket e dekoloruar dhe te demtuar

Published

on

Pothuajse te gjitha femrat e dine sesa e veshtire eshte qe te kujdesesh per floke te dekoloruar. Dekolorimi eshte nje cngjyrosje e flokut e cila arrihet fale perberseve kimike. Ne ju keshillojme qe te aplikoni dy maskat e meposhtme nese nuk doni qe te shihni floke te ashper apo qe keputen.

Maske me vaj ulliri dhe vaj kokosi

Kombinimi i vajit te ullirit dhe atij te kokesit jane shume dobiprures. Vaj i ullirit eshte i pasur me vitamine E dhe antioksdiante te cilat forcojne floket ndersa vaji i kokosit eshte i pasur me triglyceride te cilat depertojne deri ne thellesi te skalpit te kokes.

Ne nje ene vendosni dy luge gjelle vaj kokosi ne trajte te ngrire, dy luge gjelle vaj ulliri dhe me pas vendoseni ne zjarr per disa minuta. Me ndihmen e nje furce lyeni floket ne gjithe gjatesine e tyre dhe masazhoni me levizje rrethore majat e flokeve dhe skalpin. Lereni masken e pergatitur te qendroje per 3 minuta dhe do te shikoni qe floket tuaj do te jene me te bute.

Maske me veze dhe leng qepe

Kjo maske parandalon keputjen e flokeve, i forcon ata dhe gjithashtu ushqen rrenjen. Veza ka ne permbajtjen e saj Vitamine E e cila ndihmon qe floket te rriten ne menyre te shendetshme. Ndersa qepa permban antioksdante te cilet i mbrojne floket nga veprimi i radikaleve te lira dhe parandalojne keputjen e tyre. Si fillim ne 300 ml uje hidhni 2 kokrra qepe te cilat duhet t’i ndani ne 4 pjese dhe vendosni qe te ziejne. Me pas kullojeni lengun e qepes e lereni derisa te ftohet. Pasi lengu te jete ftohur shtoni 2 luge gjelle vaj ulliri dhe 2 te verdha vezesh. Masken e pergatitur aplikojeni mbi floke dhe lereni te qendroje per 30-40 minuta. Floket tuaj do te jene me te bute dhe me te forte pas perdorimit te pare te kesaj maske.

Continue Reading

Keshilla

Meshkujt nuk i pelqejne keto 10 gjera te vogla te femrat

Published

on

Meshkujt i verejne gjithmone pakujdesite apo gabimet tek femrat. Ndaj ne kete artikull ne kemi sjelle per ju 10 gjera qe meshkujt nuk i pelqejne aspak :

1. Makeup i rende

Kur vendosni make up lekura juaj do te duket me e bukur pasi ju do te mund te fshihne defektet e vogla qe mund te keni. Por mos e teproni sepse meshkujt nuk e pelqejne aspak nje make up te rende.

2. Nje model flokesh i nderlikuar

Meshkujt gjithmone preferojne modele te thjeshta dhe natyrale. Ata mendojne se modelet e nderlikuara te flokeve jane te pershtatshme per diten e karnavaleve.

3. Grimi i renduar i syve

Nese doni te dukeni me terheqese dhe me e bukur atehere duhet te perdroni nje grim te lehte dhe te thjeshte per syte.

4. Vetullat e rena

Tipari kyc ne fytyren e nje femre jane padyshim vetullat. Perdorni nje furce te vecante nese doni qe te keni vetulla te persosura. Pamja juaj do te duket me mire dhe syte do te duken magjike.

5. Kujdesi ndaj depilimit

Ju gjithmone duhet te kujdeseni per nje depilim te perkryer pasi meshkujt duan qe lekura e femres te jete e bute dhe e paster.

6. Lekura e thate

Te prekesh nje lekure te thate nuk eshte nje ndjesi e kendshme. Perpiquni qe te perdorni krem hidratues per trupin here pas here.

7. Dhembe te zverdhur

Per meshkujt dhembet e zverdhur nuk jane aspak terheqes. Nese keni dhembe te zverdhur atehere duhet qe patjeter ti jepni zgjidhje ketij problemi.

8. Buzekuqi

Duhet te jeni te kujdesshme per buzekuqin qe duhet te perdorni nese planifikoni te dilni. Meshkujt pelqejne ngjyrat e lehta te cilat jane afersisht si lekura juaj.

9. Arome e rende parfumi

Keshillohet qe te zgjidhni nje arome e cila ju ben misterioze dhe terheqese per meshkujt.

10. Te grimoheni ne publik

Meshkujt nuk preferojne qe ju te grimoheni ne publik. Mos harroni qe grimin duhet ta realizoni vetem ne shtepi.

Continue Reading

Trending