Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 12 KORRIK i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Qëndroni me këmbë në tokë sot dhe mos lejoni askënd të futet në jetën tuaj. Bëni atë që ndieni pa u frikësuar. Jeta juaj në çift ka për të qenë një rutinë e vërtetë. Duhet t’i shtoni pak më tepër dozat e imagjinatës nëse doni që entuziazmi të rikthehet. Ju beqarët do keni shumë punë për të bërë dhe nuk do gjejnë kohën e duhur për t’ia kushtuar kërkimit të dashurisë. Në punë duhet ta inkurajoni edhe më shumë veten dhe të bëni përpjekjet e duhura. Nëse iu jepen misione të reja mendohuni para se të hidhni hapa. Financat do kenë mbështetjen e yjeve. Nuk do keni as vështirësi të mëdha, por as përmirësimet që keni pritur.

Demi

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Do jeni shumë më optimistë gjatë kësaj dite dhe Dielli do iu japë akoma më tepër energji. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta do ju ecë si e kishit ëndërruar. Mund të provoni edhe kënaqësi dhe eksperienca të reja. Ju beqarët do i jepni më shumë prioritet se kurrë dashurisë dhe nuk do lini vend pa kërkuar princin e kaltër. Fati do jetë me ju. Në punë çdo gjë që keni pritur do ju realizohet më në fund. Do keni mbështetjen e pakushtëzuar të shefave dhe do merrni goxha përgëzime prej tyre. Për asnjë moment nuk do ndodhë asgjë e pakëndshme. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para. Ja që sakrificat që keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura.

Binjakët

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Nuk do jeni gjithmonë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime që do ju kushtojnë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës suaj sentimentale duke lënë pas dore miqtë dhe familjarët. Sido që të jetë ata do ju kuptojnë. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet të njëpasnjëshme. Ju beqarët do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe as që do doni të bëni ndryshime. Në punë mjaft folët, por hyni sa më parë në veprim. Nga ana tjetër mundohuni të jeni edhe më të organizuar në mënyrë që t’i keni gjërat më të lehta për t’i zgjidhur. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni të gjitha problemet e mbetura pezull.

Gaforrja

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Sado që të mundoheni nuk do mund të jeni të lumtur gjatë kësaj dite. Pjesën më të madhe të fajit e keni vetë dhe keni për ta zbuluar. Ju që keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe kjo do e nxehë në disa momente atmosferën. Mirë është të qetësoheni e të flisni hapur dhe përballë me partnerin. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Në punë duhet të verifikoni çdo gjë para se të veproni në mënyrë që të mos përballeni me të papritura të pakëndshme. Mund të keni edhe vonesa që nuk do ju pëlqejnë aspak. Financat do mbeten ashtu si kane qenë. Të paktën do keni aq para sa për të kryesh shpenzimet më të domosdoshme.

Luani

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Sot do keni aftësinë t’i shihni gjërat më qartësisht dhe do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme që ju kishin dalë. Yjet do jenë të pozicionuar mirë për ju që jeni në një lidhje dhe ju do e shfrytëzoni çdo sekondë. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të veçanta. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do filloni menjëherë një histori dashurie. Në punë, idetë e bashkëpunëtorëve do ju ndihmojnë tej mase. Do jeni edhe më kreative dhe më të guximshëm nga më parë. Në planin financiar situata do jetë goxha kontradiktore. Nuk do dini sa të shpenzoni që gjendja të mos ketë tronditje.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Për shkak të ndikimit të madh të Marsit dhe Saturnit ka mundësi të bëheni paksa egoistë gjatë kësaj dite. Kjo gjë ka për t’iu sjellë probleme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe do keni debate të njëpasnjëshme. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e personit që do ju dalë para. Në punë do ju duket sikur dita nuk do ketë fund dhe do lodheni tej mase. Edhe minutat do ju duken orë prandaj do e shtyni kohën duke pirë kafe, duke shkuar në tualet dhe duke u ajrosur në ballkon. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si e keni dashur.

Peshorja

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Edhe pse planetët do ju bëjnë përgjithësisht të logjikshëm sot, shpesh do e humbisni besimin tek vetja dhe do ndiheni të pasigurt për të vepruar. Klima për ju të dashuruarit nuk do jetë aq e ngrohtë sa ju e kishit menduar. Në disa momente do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Tregohuni sa më të matur. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe nuk do përfitoni aq sa do doni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do ju duket gjithçka e vështirë dhe do mendoni se nuk mund ta arrini kurrë atë që ju kërkohet. Optimizmi do ju mungojë tërësisht. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë aspak problematike edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Akrepi

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humor të mirë dhe do influencoheni lehtësisht nga të tjerët. Shpesh do ndodheni edhe në situata delikate. Nëse keni në një lidhje do e kundërshtoni partnerin tuaj dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me të. Kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Ju beqarët nuk do keni sukses në dashuri edhe pse do lëvizni çdo gur që të keni në dorë. Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë. Sipas Dritare.net, në punë, duke punuar në grup, keni për të pasur arritje më të mëdha. Do keni karakter të fortë dhe nuk do përthyheni para sfidave. Në planin financiar do jeni shumë të vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.

Shigjetari

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rinj. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Bricjapi

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Ujori

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do dini të veproni, por edhe të shpjegoni çdo hap që do hidhni. Mërkuri dhe Dielli do jetë përherë pranë jush. Ju të dashuruarve do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur dhe nuk do keni durim të kërkoni personin ideal. Në punë dëgjojini me shumë kujdes këshilla që do iu japin sepse ato mund t’iu ndryshojnë tërësisht mënyrat e të vepruarit. Shefat do ua njohin të gjitha meritat. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor kështu që mund të rrini të qetë.

Peshqit

Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Gjatë kësaj dite jo çdo moment do jetë i qetë. Tregohuni më të matur dhe më kreativë. Ndikimi i yjeve tej ju që keni një lidhje do jetë shumë kompleks. Disa do iu nxitin të jeni tolerantë dhe të kuptueshëm e disa të tjerë do iu nxitin të bëheni kokëfortë. Ju beqarët do keni një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshojë jeta përgjithmonë. Në punë detyra juaj kryesore do jetë të organizoni një projekt shumë të rëndësishëm për kompaninë. Sido që të jetë mos u nxitoni sepse mund të gaboni rëndë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme. Të paktën jo për disa kohë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi date 20 Tetor 2020/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Mëngjesi do jetë i qetë sot, mesdita disi më e zhurmshme dhe mbrëmja e kënaqshme. Ju të dashuruarit mund të keni kundërshtime për gjëra të vogla, por asgjë alarmuese. Nëse keni gjëra të paqarta flisni hapur dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju beqarët ka mundësi që të vijë papritur një dashuri e madhe, e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota do duket me ngjyra tashmë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do bini pre e ndonjë intrige të kolegëve. Do i përmbushni me përpikmëri të gjitha ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet. Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.

Demi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.

Binjakët

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

Luani

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.

Peshorja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Sipas Dritare.net, në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

Akrepi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur më parë. Pas mesditës do i shtoni dozat e fantazisë si ju ashtu dhe partneri dhe do kaloni çaste fantastike. Ju beqarët nuk e keni marrë ende veten nga një zhgënjim dhe nuk do preferoni të hidhni ndonjë hap pavarësisht mundësive që do iu jepen. Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide inovative që do keni sepse keni për të përfituar shumë. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

Shigjetari

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Peshqit

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Continue Reading

Aktualitet

Fshini rrudhat e reja dhe te vjetra/ Ky eshte SERUMI BIO qe e pergatisni ne shtepi per 2 minuta

Published

on

Rrudhat jane nje dukuri e pashmangshme e cdo personi.Provoni te perdorni produkte natyrale ne vend operacioneve kirugjikale dhe kremrave te kushtueshem.

Me ane te ketij kremi qe do mund te lexoni ne kete artikull, ju do te largoni rrudhat nga fytyra juaj. Ai eshte i pershtatshem per te gjithe tipat e lekures pasi perberesit e tij jane plotesisht natyrale dhe te sigurt.

Perberesit qe j’u nevojiten jane:

▪ 1 luge vaj bademi apo ulliri

▪ 1 te kuqe te vezes

▪ 1 luge mjalte

▪ 2 luge vazeline

Pergatitja:

Me ndihmen e avullit te ujit zbusni fillimisht vazelinen per disa minuta. Me pas shtoni perberesit e tjere dhe i perzieni derisa te krijohet nje mase homogjene. Pas ketij procesi, kremi juaj eshte gati!

Aplikojeni kremin ne fytyre duke i bere masazh per 30 minuta. Me ndihmen e nje pecete te lagur pastroni fytyren tuaj.
Kremin mund t’a ruani ne frigorifer per perdorim te vazhdueshem.

Continue Reading

Aktualitet

Iku gjysma e muajit Tetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr nje oferte te mire nga jashte vendit

Published

on

Dashi

Këtë javë do të keni mundësinë të jeni në gjendje të krahasoni veten me një person i cili në ditët e ardhshme mund të jetë thelbësor për mbylljen e një marrëveshjeje, prandaj përpiquni ta mbani atë mirë dhe mos e teproni me përballje të hapura! Bëni më të mirën tuaj për të gjetur taktika me të cilat mund të korrigjoni fjalime të caktuara, në mënyrë që të mos krijoni zhgënjim edhe para se të adresoni çështjet më të spikatura!

Demi

Gjithçka këtë javë mund të duket e re për ju! Do të ketë edhe disa lajme reale, por përndryshe gjithçka do të jetë e njëjtë! Jeni ju që keni filluar të mendoni për punën tuaj me një këndvështrim tjetër dhe kjo mund të ketë një kuptim të dyfishtë! Java e ardhshme do të jetë pozitive sepse do të gjeni stimuj të rinj dhe projekte të reja për të realizuar, por edhe negativ, sepse mund t’ju duhet të hiqni kohë nga njerëzit që doni dhe që mbështeten në praninë tuaj!

Binjakët

Në fillim të javës mund të keni pyetje të shumta për të zgjidhur dhe bërë, dhe kjo mund t’ju detyrojë të shtyni projekte të tjera për një datë të mëvonshme. Gjithçka ju duket e mundur tani që nuk e keni filluar akoma!

Gaforrja

Këtë javë do të jeni shumë i zënë me punën tuaj dhe kjo do të jetë një burim krenarie e madhe për ju , por kini kujdes nga konkurrenca që po infiltron mjedisin tuaj!

Luani

Ndoshta këtë javë nuk do të jeni në gjendje të prodhoni aq sa dëshironi, pikërisht sepse do të jetë dikush që do t’ju bllokojë rrugën , si ardhja e një të afërmi ose ndonjë miku të largët.

Virgjëresha

Dikush këtë javë mund t’ju akuzojë se jeni shumë të lidhur me faktorin ekonomik, por ju e dini shumë mirë që mënyrat tuaja janë vetëm pasojë e një periudhe jo të kënaqshme, nga e cila duhet të rikuperoheni!

Peshorja

Këtë javë do të sillni në shtëpi një rezultat të shkëlqyeshëm, i cili do të jetë gjithashtu një kënaqësi e madhe për ju dhe për njerëzit që punojnë për ju ose me ju. Ju do të jeni të vetmit që do të arrini këtë moment historik në një kohë kaq të shkurtër!

Akrepi

Këtë javë do të duhet të shprehni mendimet tuaja, përndryshe dikush mund të marrë vendime që janë në kundërshtim me mënyrën tuaj të të menduarit dhe mbi të gjitha në kundërshtim me projektet që keni kryer deri më tani.

Shigjetari

Ditët e para të javës mund të harrohen, por për gjithçka tjetër, ju do të jeni luftëtarë të shkëlqyeshëm dhe do t’i vërtetoni të gjithëve se forca juaj vlen shumë më tepër se të tjerët!

Bricjapi

Para se të mund të relaksoheni plotësisht për pushimet, do të ketë vendime që duhen marrë shpejt, pa askënd që të vendosë çfarë të bëni! Të gjitha përgjegjësitë që keni marrë janë vetëm tuajat, në të gjitha rastet!

Ujori

Nuk do të kishte kohë më të mirë se kjo për të provuar besimin e të tjerëve, pasi të gjithë po mbështeten tek ju dhe, nëse bien në telashe, të gjithë do të vraponin tek ju për ndihmë!

Peshqit

Këtë javë përpiquni të shmangni grindjet me eprorët tuaj, veçanërisht nëse duhet të bëni ende pushime, pasi ata mund ta mendojnë menjëherë dhe të mos ju bëjnë një ditë të bukur!

Continue Reading

Trending