Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 9 Korrik i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Urani do ua bëjë çdo gjë më të turbullt gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Për pasojë shpesh nuk do dini si të reagoni dhe mund të ndërmerrni rreziqe. Ju të dashuruarit do ndiheni në situata disi të vështira dhe do jeni paksa të turbullt në mendime. Flisni sa me hapur me atë që keni në krah sepse vetëm me të mund të zgjidhni gjërat. Ju beqarët do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura afatshkurtra, vetëm e vetëm për të përjetuar disa emocione. Në punë do jeni si në ajër dhe nuk do dini çfarë të bëni. Fatmirësisht disa kolegë që i keni pasur përherë mbështetje do jenë pranë jush. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë. Nuk do keni vështirësi dhe do i kryeni pa u sforcuar shpenzimet që do keni nevojë.

Demi

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Sido që të ndiheni gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm për t’i dëgjuar e për t’i ndihmuar të tjerët. Ju të dashuruarit nuk do ndiheni shumë mirë dhe do debatoni shpesh me atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e tensionuar. Venusi do jetë planeti që do ndikojë më tepër tek ju beqarët. Mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të shumta, por duhet të mateni mirë para se të hidhni një hap. Në punë do keni më shumë kurajë dhe do ndërmerrni edhe iniciativa. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur dhe do guxoni gjithë kohës. Sipas Dritare.net, financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.

Binjakët

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar asnjëherë. Nuk do ndodheni asnjë moment mes udhëkryqesh. Urani do ua bëjë ditën më emocionuese dhe me romantike ju të dashuruarve. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do i kushtonin kohën e duhur lidhjes dhe do ndiheni të sigurt për të ardhmen së bashku. Ju beqarët do jeni seksuale dhe mund të keni edhe dashuri me shikim të parë. Më punë do arrini më në fund të diskutoni qetësisht me kolegët tuaj dhe do ndërmerrni hapa të rinj. Tashmë do ndiheni më të sigurt se më parë. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri dhe mund të shpenzoni për ato që keni menduar pa ju dridhur dora. Kur kujdesesh gjithmonë del i fituar.

Gaforrja

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Jupiteri mund të sjellë disa trazira të vogla gjatë kësaj dite kështu që duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Atmosfera për ju që keni një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet të përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje serioze dhe do ju përmbushë në çdo aspekt. Në punë, në disa momente do përtoni të veproni dhe do ndiheni disi të lodhur. Po u dorëzuat dijeni që nuk do e merrni vetëm kollaj. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Luani

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Bëni shumë kujdes me çdo lloj gjesti gjatë kësaj dite sepse mund t’i acaroni ata që keni pranë dhe do shkatërroni gjithçka. Nëse keni një lidhje, rreziku për ndarje do jetë i madh. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet të rivendoset sërish sa më parë. Ju beqarët do qëndroni vetëm, por nuk do vuani nga kjo gjë. Miqtë do iu bëjnë të ndiheni vërtet të plotësuar dhe më së miri. Për punën do jetë një ditë e mbushur me përvoja të reja dhe gjithçka do ju duket më e lehtë se më parë. Do keni edhe më shumë besim tek vetja, ndërkohë që askush nuk do guxojë t’iu bëjë konkurrencë. Buxheti do jetë delikat. Nëse vazhdoni të shpenzoni kuturu është e sigurt që do ngeleni shpejt pa para.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Do jeni më në humor gjatë kësaj dhe do e merrni çdo gjë me më shumë lehtësi. Me këtë mënyrë të sjelli do bëni edhe më shumë miq. Dielli dhe Mërkuri do jenë në anën tuaj nëse keni një lidhje kështu që harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Ju beqarëve gjithashtu me shumë gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi që keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Në punë padurimi do jetë i vetmi defekt që mund t’ua ndërlikojë gjërat kështu që po e mundët atë do keni veçse përfitime. Situata financiare do jetë më e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me familjarët dhe me miqtë që marrin vesh nga kjo fushë.

Peshorja

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të paorganizuar dhe nuk do reflektoni aspak para se të veproni. Klima për ju që keni një lidhje do jetë e paqëndrueshme. Edhe pse mëngjesi mund të jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të duruar nëse doni të ndeshni personin ideal. Në punë, ndryshe nga sa mund ta kishit imagjinuar, do iu hapen shumë porta. Do keni mbështetje të pakushtëzuar nga bashkëpunëtorët dhe do shkëlqeni. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni më dinamike dhe më të organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë dhe do ju duket një triumf i madh.

Akrepi

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të përqendroheni e të shmangni sa të mundeni përballjet në çdo fushë. Nëse ja dilni sot e nesërmja do jetë akoma më e bukur. Klima për ju që keni një lidhje do jetë mjaft konfliktuale. Do debatoni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me takimet që do kryeni nëse nuk doni të vuani më pas. Në punë do dini të ruani cilësinë e shërbimeve dhe profesionalizmin. Me pak mundim do i kaloni edhe disa vështirësi të vogla dhe do merrni frymë më lirisht. Në planin financiar do përballeni me probleme. Nuk është koha e duhur për të blere atë që kishit menduar prandaj duroni edhe pak.

Shigjetari

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të dëgjoni zërin e shpirtit tuaj pasi ashtu nuk do gaboni. Yjet do ua krijojnë të gjitha kushtet që ju t’ia dilni mbanë kudo. Nën ndikimin e Venusit ju të dashuruarit do kërkoni më shumë qetësi. Do i merrni gjërat më seriozisht dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Nga ana tjetër edhe ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shume sesa duhet. Lërini gjërat të rrjedhin vetë, mos kërkoni asgjë me ngulm. Në punë, dashur pa dashur do orientoheni në një drejtim tjetër nga ai që keni pasur më parë dhe gjërat do ju duken shumë më interesante. Në planin financiar do bëni mirë të mos e humbni vigjilencën dhe maturinë për asnjë çast.

Bricjapi

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Jupiteri do ju bëjë të reflektoni më gjatë kësaj dite dhe do mendoni ta organizoni jetën tuaj. Familjarët dhe miqtë e ngushtë keni për t’i pasur në krah. Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë e mirë. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë njëri-tjetrit. Qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra. Ju beqarët do provoni eksperienca të reja dhe do ndiheni shumë mirë. Nuk do e ndieni aspak vetminë. Në punë situata do marrë një kthesë tërësisht ndryshe. Do lodheni më shumë se më parë, por nuk duhet të dorëzoheni. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar gjatë kësaj dite që të mos keni tronditje as më vonë.

Ujori

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Venusi dhe Jupiteri do ju bëjë të dini si të përshtateni me çdo lloj situata dhe sjelljeje të të tjerëve. Mundohuni të mos mërziteni për asnjë moment. Ju të dashuruarve nuk do iu pëlqejnë aspak rregullat strikte dhe do debatoni me partnerin për këto gjëra. Klima do jetë gjatë gjithë kohës e tensionuar dhe e mërzitshme. Ju beqarët nuk duhet të lidheni me personin e parë që do iu dalë para sepse do vuani tej mase më vonë. Në punë, qofshi punonjës apo vetë sipërmarrës, çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do nënvlerësoni asnjë detyrë që do iu jepet dhe do jeni guximtare. Duhet të jeni pafundësisht krenarë për veten tuaj. Ulni sa të mundni shpenzimet në planin financiar dhe menaxhojini me maturi të ardhurat që keni.

Peshqit

Horoskopi i datës 9 korrik 2020

Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që kjo gjë do ju ndihmojë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni sukses në dashuri dhe më në fund nuk do ndiheni më të vetmuar. Zemra do rrahë me fort. Në punë, pas një periudhe gjumi letargjik, sot situata do ndryshojë shumë. Do vrojtoni çdo gjë me kujdes dhe nuk do dekurajoheni edhe nëse ju bëhet ndonjë kritikë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë të vini pak rregull. Do tregoheni më të organizuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

A doni te dini nese i dashuri juaj eshte besnik? Keto jane 10 shenjat psikologjike qe ai eshte i ndershem

Published

on

Besimi duhet te jete themeli i nje marredhenie te forte dhe te pjekur. Ne kete artikull do te lexoni 10 shenjat qe tregojne se parneri eshte besnik ndaj jush:

1- Ai nuk shqetesohet te mbaje gjithmone me vete telefonin e tij ose perpiqet ta fshehe ate kur eshte larguar per pak kohe.

2- Ai gjithmone perpiqet te zgjidh problemet e dashurise sa me shpejte qe te jete e mundur. Eshte i lumtur me marredhenien dhe planet per te ardhmen.

3-Kur jeni afer ai nuk e ka mendjen te hyje ne rrejtet sociale si Whatsapp apo Facebook.

4-Nuk e ka zakon te zhduket per disa dite kur keni nje problem.

5- Ai gjithmone perpiqet te qendroje ne kontakt dhe nuk pret qe ti t’a pyesesh se ku eshte kur del vetem.

6- Ai nuk e ka problem dhe frike qe ju te afroheni me miqet e tij.

7- Pa humbur durimin me gjerat e vogla ose ne dukje te parendesishme per jeten e perditshme, ai i kushton gjithmone vemendje asaj qe doni te thoni.

8-Dhe ne momentet intime me ju, ai arrin te gjeje ekulibrin me miqte.

9- Vecanerisht kur shfaqen rastesisht, ai nuk eshte xheloz per situate absurde.

10-Duke u perpjekur te kuptoje palen tjeter por edhe te komunikoje ate qe ka ne koken e tij, atij i pelqen qe te zgjidhe problemet qe rrjedhin nga biseda.

Continue Reading

Aktualitet

Viti 2020 na e nxiu fare/ Keto jane 5 shenjat e horoskopit me FAT per vitin e mbare 2021

Published

on

2021-shi është tre muaj larg, por parashikimet e para janë bërë që tani. Cilat do të jenë shenjat që do kenë vitin perfekt, ose siç Giorno dopo Giorno e quan “vit përrallor”?

Gaforrja

Do iu vijë buzëqeshja. Do jenë mirë në çdo aspekt, profesional dhe familjar, sigurisht edhe financiar.

Ujori

Ujori është një nga 5 shenjat më me fat për vitin që vjen. Fati i mirë ka filluar të ndihet që këtë vit me ardhjen e vjeshtës.

Peshorja

Do ketë një vit të stabilizuar në çdo aspekt.

Binjakët

Do përqendrohen në aspekte thelbësore të jetës dhe do kalojnë vitin perfekt.

Peshqit

Mund të ndryshojnë punë, por gjithsesi do të jenë shumë të lumtur.

Continue Reading

Aktualitet

Do realizoni 1 nga planet tuaja te medha/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

DASHI SOT

Të përgjithshmet

Pavarsisht se kjo ditë nuk ndihmon në tërësinë e saj për cështje praktike, mund të merreni me cështje sentimentale me shumë shenja pozitive. Gjithashtu një skenar i mundshëm është se me ndihmën e familjarëve tuaj, të dëgjoni dhe zërin tuaj të brëndshëm dhe të sqaroni brenda jush dëshirat, duke larguar dhe veten tuaj nga ndërgjegjje që vret dhe frikëra.

Dashuria

Do të merrni mbështetje të rëndësishme për një cështje që ju shqetëson. E sigurta është fundja, se keni nevojë për të flirtuar, ndërkohë që mund të keni mundësi në cështjet tuaja sentimentale!

Karriera dhe financat

Përpjekjet tuaja për të vënë në një rregull detyrimet tuaja ekonomike, sot mund të sjellin rezulatet falë dhe përforcimit nga njerëzit tuaj të afërt! Por shpenzimet vazhdojnë të hecin.

BINJAKËT DITOR

Të përgjithshmet

Intuita juaj e fortë sot ju drejton në jetën tuaj sociale dhe mund të gjeni një përballje favorizuese për një publik më të gjërë.Por sigurohuni se aspiratat tuaja të mbështeten në një bazë reale, për të mos u shtyrë në gabime.

Dashuria

Po ndodhin shumë gjëra brenda jush dhe ju kërkoni përgjigje, por mendja juaj prej binjaku, nuk qëndron urtë dhe ju vë në telashe! Kështu që bëni një pauzë dhe mendoni mirë se c’farëështë ajo që dëshironi!

Karriera dhe financat

Mundet tuaja sjellin frytë në ambjentin e punës dhe produktiviteti është elementi që e bën përmbajtjen e portofolit tuaj të rritet.Pavarsisht kësaj jeni të prirur në shpenzime të tepruara pasi harxhoni më shumë para sesa është e nevojshme.

VIRGJERESHA DITOR

Të përgjithshmet

Të tjerët sot reagojnë përkrah jush dhe ftoheni të dalloni c’farëështë e dobishme dhe c’farëjo, ndërkohë që gjeni persona të rëndësishme që t’ju mbështetur në qëllimet dhe aspiratat tuaja, bredna shkëmbimeve thelbësore dhe bashkpunimeve. Kështu që bëhet fjalë për një ditë shumë të mirë për të shprehur idetë tuaja!

Dashuria

Nga klima ndihmuese e ditës, përfitojnë dhe cështjet e zemrës pasi bëheni më ofrues dhe më romantik me personin që ju intereson dhe dëshironi të jetoni njëëndërr.

Karriera dhe financat

Bisedimet me personat që kanë lidhje me karrierën tuaj janë fitimprurëse, ndërkohë cështjet që lidhen me dokumenta tashmë menaxhohen më lehtë.Pavarsisht kësaj, me mirë të shmangni rreziqet ekonomike me rezultate të dyshimta.

PESHQIT DITOR

Të përgjithshmet

Bëhet fjalë për një ditë ndihmuese dhe favorizuese, akoma dhe nëse përballeni me disa sfida në fusha të ndryshme. Nëpërmjet intuitës dhe instiktit tuaj drejtoheni në zgjidhje, duke patur njëkohësisht mirësinë e fatit për të përparuar më poshtë në planet tuaja produktive, duke sistemuar më lehtë detajet proceduriale.

Dashuria

Dita duket se ju buzëqesh, ndërkohë që njerëzit tuaj të dashur luajnë rol të vecantë në aspiratat tuaja.e vetmja që ka mundësi të jetë e rrezikshme është tendenca juaj për të zbukuruar situatat.

Karriera dhe financat

Mos u ndikoni nga pozitiviteti i ditës në lëvizje të rrezikshme në cështje ekonomike, pasi ekzistojnë akoma detyrime ekonomike që nuk janë përmbushur. Gjithashtu, eprorët do të qëndrojnë përkrah përpjekjeve dhe do stabilizojnë planet tuaja.

Continue Reading

Trending