Connect with us

Aktualitet

”Jave e re kismet i ri”/ Ky eshte parashikimi i astrologut Paolo Fox per javen 6-12 Korrik

Published

on

Dashi:

Këtë javë do t’ju ecë mbarë në sferën e ndjenjave. Venusi do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj, kurse për beqarët parashikohen takime të reja, sidomos në fundjavë, sepse dhe Hënën do ta keni aleate. Në aspektin profesional do të keni zvarritje të punëve, për shkak se Jupiteri dhe Mërkuri do të jenë në pozicion të pafavorshëm. Kurse Marsi në shenjë do t’ju dhurojë shumë energji.

Demi:

Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni të nervozuar. Në krye të javës Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe me raste mund të humbisni durimin. Por, duke filluar nga dita e enjte, situata do të ndryshojë, sepse Hëna, Jupiteri dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj dhe do të merrni kënaqësi në aspektin profesional. Shumë shpejt do të mund të vilni frytet e punës suaj dhe suksesi është i garantuar.

Binjakët:

Planeti Venus do të vazhdojë të qëndrojë në shenjën e Binjakëve dhe për këtë muaj, duke bërë kësisoj që të keni fat në dashuri. Lidhja juaj sa vjen e bëhet më e fortë dhe shumë shpejt do të bëni plane së bashku me partnerin. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos gjatë tri ditëve të para të javës, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. E enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë fort të mbara.

Gaforrja:

Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju bëjë më intuitivë dhe empatikë se kurdoherë. Është në natyrën tuaj që t’i kuptoni të tjerët dhe prandaj do të jeni të favorizuar në marrëdhëniet me ta, në familje dhe me kolegët në punë. Ditët me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave. Të shtunën dhe të dielën mund të përjetoni çaste tensioni.

Luani:

Java nuk do të fillojë e mbarë. Gjatë tri ditëve të para të saj Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni nervozë dhe toleranca nuk do të jetë pika juaj e fortë. Situata parashikohet më e mirë në fundjavë. E shtuna dhe e diela do të jenë të mbushura me emocione, sepse Venusi dhe Hëna do t’ju sjellin fat në dashuri. Edhe Marsi do t’ju mbështesë, duke ju bërë të ndiheni më energjikë.

Virgjëresha:

Yjet do t’ju buzëqeshin sërish për sa i përket aspektit profesional. Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni do t’ju ndihmojnë që të arrini rezultate të mira në punë. Por në sferën e ndjenjave nuk do të keni fat. Venusi do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm dhe do të ndikojë që të keni zënka dhe tensione në çift. S’ju mbetet veçse të bëni durim.

Peshorja:

Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin profesional. Marsi do të vazhdojë të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj për disa muaj me radhë. Duke qenë se dhe Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri do të ndikojnë për keq, do të keni vonesa dhe zvarritje të punëve, që do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të stresuar. Për fat Venusin do ta keni aleat dhe do të përjetoni emocione të forta në dashuri. E shtuna dhe e diela nuk do të jenë ditë pozitive.

Akrepi:

E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë ditë të tensionuara për të lindurit në shenjën e Akrepit. Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni në humor të keq. Situata pritet që të jetë më e mirë pas ditës së enjte. Do të jeni me fat sidomos në aspektin profesional dhe do të merrni shumë kënaqësi nga puna juaj . Dita më me fat e javës do të jetë e premtja.

Shigjetari:

Java do të fillojë e mbarë me Hënën të vendosur në pozicion të favorshëm. Të martën dhe të mërkurën pritet që të keni surpriza. Marsi më në fund do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë dhe energji për të përballuar krizën sentimentale që, për fat të keq, zgjat prej disa muajsh. Bëni kujdes sidomos ditën e enjte dhe të premte, sepse mund të keni mosmarrëveshje me partnerin.

Bricjapi:

Rikthimi i Saturnit në shenjën tuaj do të ndikojë për mirë, por që të merrni rezultatet që dëshironi do t’ju duhet të prisni dhe ca kohë. Ndërkohë Marsi dhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni më pak energjikë dhe duke ju nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse në planin afatgjatë do të dilni gjithsesi fitimtarë.

Ujori:

Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjën tuaj gjatë tri ditëve të para të saj. Do të ndiheni energjikë, sepse dhe Marsi do t’ju favorizojë. Tani do të keni mundësinë që të rifitoni kohën e humbur. Edhe në sferën e ndjenjave pritet që të merrni lajme të mira. Venusi do ta mbrojë dhe do ta bëjë më të fortë lidhjen tuaj. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë shumë romantike.

Peshqit:

Këtë mund ta quajmë fare mirë një javë rikuperimi për Peshqit. Të enjten dhe të premten Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe gjatë atyre ditëve mund të merrni një lajm të mirë. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar nga Jupiteri dhe Saturni. Mos kini frikë të merrni përsipër projekte të rëndësishme. Vetëm në sferën e ndjenjave nuk do t’ju ecë mbarë, sepse Venusi vazhdon t’ju bëhet pengesë.

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: read about remove bg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!