Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 6 Korrik i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Dielli do favorizojë reflektimin dhe maturinë gjatë kësaj dite. Do rifitoni edhe besimin në vetvete. .Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë pozitive. Nuk do konfliktoheni më për asgjë me atë që keni në krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa më të bukur çdo moment. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjithë personave që do iu joshin sepse disa nuk janë aspak të vërtetë.

Në planin profesional do bëni më të mirën për të arritur atë që dëshironi. Vërtet do bëni shumë kolegë xheloze dhe do keni konkurrentë të fortë, por do ja dilni me sukses. Reflektim dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Financat do jenë tej mase të stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të vjetra.

Demi

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Dita e sotme nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithë kohës do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit mëngjesi do fillojë me vrull e me debate të zjarrta. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në botë nuk do hapni rrugë. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet t’iu besoni pak më shumë miqve që do iu prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën.

Në punë do jetë Jupiteri që do ju mbështesë fort dhe do ju ndriçojë mendimet. Ka mundësi që ju të arrini edhe më lart nga sa e kishit menduar. Mund t’iu bëhet edhe një propozim intrigues që nuk duhet humbur. Në planin financiar, po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.

Binjakët

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Në vend që të nxitoheni dhe të thoni gjëra pa lidhje më mirë analizojini me kujdes gjërat dhe më pas veproni. Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Edhe pse nuk do ketë shumë pasion bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Për ju beqarët do jetë një ditë edhe më e favorshme. Falë mbështetjes së Jupiterit ju do arrini të bëni për vete atë që iu pëlqen.

Në punë do ecni me ritme më të shpejta dhe nuk do ju trembin as kritikat që do ju bëhen. Çdo hap do e hidhni me maturi dhe do jeni gati të bashkëpunoni me këdo për më të mirën e mundshme. Tregohuni sa më të matur me shpenzimet dhe mos merrni as hua sepse do keni shumë probleme më vonë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Më në fund sot do dilni nga anonimati dhe do bëheni më të njohur. Jeta juaj do marrë më shumë shkëlqim. Nëse keni një lidhje, të gjitha dyshimet apo pengjet që keni për jetën sentimentale duhet t’ia thoni atij që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë do ndiheni më të qetë. Ka mundësi që falë kësaj sjelljeje të afroheni edhe më tepër me partnerin. Ju beqarët që keni ëndërruar prej kohësh dashurinë e madhe duhet të përgatiteni sepse po afron momenti. Në punë do përshtateni shumë mirë me kolegët që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Edhe pse do jetë ditë me fat për financat nuk duhet të hidheni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.

Luani

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Sot priten të merren vendime shumë të rëndësishme. Reflektoni me shumë kujdes sepse këto vendime do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të hapur dhe bashkëpunues me partnerin. Po të shtoni edhe më tepër dozat e humorit çdo gjë ka për të ecur edhe më mirë. Ju beqarët nuk do i dëgjoni këshillat e miqve dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Në punë, Jupteri do ju bëjë më ambiciozë, megjithatë për të ndërmarrë hapa gjigande më mirë të prisni edhe pak kohë. Propozimet që do ju bëhen duhet t’i mendoni me kujdes. Gjendja e financave ka për të qenë goxha e mirë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Jo çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Në fakt po ta mendosh mirë perfeksioni nuk mund të ekzistojë në këtë botë. Ju që keni një lidhje do kaloni një dite të mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do jene specialistë të joshjes dhe flirtimit kështu që do bëni për vete persona të shumtë. Për ju do fillojë një tjetër jetë. Në punë do ndiheni shpesh të bllokuar dhe pavarësisht se do doni të hidhni hapa para nuk do mundeni dot. Për financat këshillohuni sa më parë me specialistët sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nën kontroll.

Peshorja

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Hëna do ju bëjë shumë më të vendosur sot. Do jeni edhe më të motivuar dhe nuk do ndaleni përpara sfidave që do ju dalin. Ju që jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që ambienti të jetë përherë i ngrohtë. Idetë origjinale dhe ngrohtësia që do ofroni do e bindin edhe më shumë partnerin se ka bërë mirë që ju ka zgjedhur. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me shumë qetësi, por nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të hidhni hapa. Në punë do ndiheni shpesh si të bllokuar, por nuk do dorëzoheni. Mesazhet që do iu japin kolegët duhet t’i dëgjoni me kujdes. Shpenzimet kryejini të mirëmenduara që të mos keni probleme më pas.

Akrepi

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të filloni të bëni shumë gjëra njëherësh, por pa përfunduar si duhet asnjërën. Nëse jeni në një lidhje kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e qetë. Herë pas here situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Ju beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrini ta bëni për vete cilindo që do pëlqejnë. Punën askush nuk do ua shajë sepse dini gjithmonë si të veproni për të bërë më të mirën. Gjithsesi mundohuni të jeni realistë dhe mos ju besoni shumë premtimeve të disa kolegëve. Në planin financiar keni për të qenë me fat dhe kjo do ju ndihmojë ta kaloni situatën e vështirë në të cilën kishit rënë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe do doni ta kontrolloni veten në çdo moment. Për ju që keni një lidhje dita do jetë mjaft e favorshme për të rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur në çift. Për shumë gjera do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Ju beqaret do jeni pafund impulsive dhe ka rrezik që pjesa më e madhe të gabojë në zgjedhjen e partnerit. Në punë nuk do keni aspak dëshirë të merreni me projektet që keni nisur dhe do dëshironi të pushoni shpesh. Kritikat mund t’iu bëjnë edhe pak agresivë. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do keni nevojë jetike të rigjeni vetveten. Reflektoni me kujdes, qëndroni në qetësi dhe do e gjeni paqen. Nëse jeni në një lidhje nuk do i keni gjerat shumë të lehta dhe herë pas here mund të mërziteni. Në fakt partneri nuk do jetë në humor dhe mundet t’iu thotë gjëra të gabuara. Mundohuni të mos ja vini veshin sepse nuk do dijë çfarë do thotë. Ju beqaret do i jepni më shumë rëndësi shoqërisë dhe do dilni shumë sot. Kjo do jetë një mundësi e mirë për të realizuar edhe njohje. Në punë do bëni të pamundurën për ta konsoliduar situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses. Për financat duhet të këshilloheni me specialistë të fushës sepse ata do ju ndihmojnë vërtet.

Ujori

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Hëna do ketë ndikim shumë të madh sot në jetën tuaj dhe do sjellë vetëm çaste të bukura. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë e hareshme. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Më në fund do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Ju beqarët do keni disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës së binjakëve mund të mendoni të hidhni hapa. Marsi do jetë planeti më i begatë për sektorin profesional. Do ju pëlqejë shumë hyrja në kontakt me persona të shumëllojshëm. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.

Peshqit

Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Pak nga pak stresi do largohet sot dhe gjërat do fillojnë të normalizohet. Marsi dhe Hëna do jene mbështetje e fortë. Për ju që keni një lidhje, të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni pasur do marrin fund. Pranë partnerit do ndiheni shumë më mire nga me parë dhe do i hidhni të sigurta hapat drejt së ardhmes. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si më parë. Në punë do ndiheni shpesh në udhëkryq sepse ka ardhur koha të merrni vendime të mëdha. Sido që të vijnë gjërat nuk duhet të nxitoheni. Në planin financiar do jeni të nxituar dhe ka gjasa të bëni disa gabime. /dritare.net

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: kardinal stick

  2. Pingback: dumps shop 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending