Connect with us

Magazina

Nuk gjeten dot burra shqiptar/ Keto jane VAJZAT VIP qe u martuan me burra te huaj, kush e ka me te bukur?

Published

on

Histori te ndryshme dashurie e kane vertetuar thenien se ‘dashuria nuk njeh ngjyre,moshe dhe as kombesi’.Shume personazhe publik kane ndjekur zemren e tyre dhe jane martuar me shtetas te huaj.
Me poshte do te lexoni per 14 personazhet e shamshem qe jane martuar me te huaj:

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri mbajti larg vemendjes se publikut per muaj me radhe historine e saj te dashurise me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Me pas kengatarja e ndahu lajmin me fansat e saj dhe tregoi se ka zgjedhur nje partner me nje diference te madhe ne moshe (Markov eshte 52 vjeç). Adelina u perball me reagime dhe ofendime lidhur me prejardhjen e partnerit megjithate ata po shijojne martesen e tyre dhe jane shume mire bashke. Te dy jane prinder te nje djali qe e quajten Jon.

Lorik Cana

Nje nder meshkujt me te pelqyer per gjinine femerore eshte padyshim Lorik Cana. Ai u perfol per lidhjet e shumta me vajzat e njohura te showbizit ndersa tani ai u martua me nje arkitekte italiane. Monica quhet bashkeshortja e tij me te cilen ka edhe nje djale,Bojkenin. Cifti e ka treguar gjithmone dashurine qe kane per njeri-tjetrin dhe tani jetojne ne Tirane.

Klejdi Kadiu

Keidi Kadiu balerini i njohur, nje vit me pare kurorezoi dashurine e tij disa vjecare me francezen Charlotte Lazzari, ne Rome. Bashkeshortja e tij eshte ne profesion balerine si Keidi dhe gjithashtu jane prinder te nje vajze qe quhet Lea.

Dasara Karaiskaj

Moderatorja Dasara Karaiskaj eshte martuar me nje shtetas italian. Damiano dhe Dasara jetojne prej kohesh ne Tirane dhe jane prinder te nje vajze.

Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri ,balerini i famshem shqiptar po ashtu edhe ne Itali eshte martuar me aktoren italiane. Emanuela bashkeshortja e tij eshte shume e famshme dhe mjaft e suksshme ne Itali. Cifti jane prinder te nje vajze e cila quhet Emily.Emily po ecen nen hapat e prinderve dhe po behet shume e njohur jo vetem ne balet por edhe ne aktrim.

Aferdita Dreshaj

Kengetarja Aferdita Dreshaj pas ndarjes me Shpat Kasapin u zhvendos ne Amerike. Ajo vazhdoi karrieren si modele ku dhe atje njohu sportistin e njohur cek Jakub Kindl. Cifti jane njohur ne nje restorant sushi dhe Jakubi ate nate beri gjithcka qe te gjente numrin e saj. Aferdita dhe Jakubi kurorezuan dashurine e tyre ne martese dhe tani jetojne ne Micigan.

Lindita Halimi

Kur ishte ne kulmin e karrieres se saj Lindita Halimi ra ne dashuri me menaxherin dhe reperin Big D. Me pas cifti u martua dhe tani prej vitesh jetojne ne Amerike. Linda dhe Big D jane prinder te nje vajze qe quhet Kaimana.

Emina Çunmulaj

Vite me pare modelja e njohur Emina Cunmulaj i dha fund beqarise. Ajo u martua me miliarderin iranian ,Sam Nazarian te cilin e kishte njohur ne nje restorant ku nje mik i perbashket i kishte prezantuar. Ajo eshte nene e dy vajzave dhe bashke me Sam jeton ne Los Angeles.

Modelja ka rrefyer:

“Me pyeti çfare po beni. I thashe po flasim per deshirat qe kemi per vitin e ri. Deshira ime ishte te gjeja dike qe t’ja jepja zemren se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo me tha hajde ta prezantoj nje djale, jo i thashe une se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh kete djalin pra burrin qe ishte 2 metra. U kthye ai bashke me ate vajzen dhe erdhen tek tavolina jone. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte per disa te njohur grek.

“I pershendeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi radha tek une me dha doren dhe me tha ‘Jam Sam’. Pershendetje jam Emina i thashe. ‘Je greke?’, me pyeti. Mua gjaku po me ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta une dhe shtremberova fytyren. Me pa çuditshem dhe tha ‘Te vjen era djathe’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shume. Pastaj pjesa tjeter eshte histori”.

Hueyda el Saied

Vite me pare Hyeyda el Saied u martua me francezin Michael Tamisier. Ata jane prinder te nje djali qe quhet Gabriel por ajo i ka dhen fund marteses pasi ai e kishte tradhetuar. Pas kesaj Hueyda beri publike lidhjen tjeter i cili po ashtu nga Franca dhe quhet Tier.

Anxhela Martini

Anxhela Martini modelja e njohur shqiptare nje vit me pare i dha fund beqarise. Ne nje ceremoni private ne Las Vegas ajo kurorezoi lidhjen e saj me milionerin rumun Dragos Savulescu. Ljamin e dasmes e dhane nje dite me pas ndermjet fotove te publikuara pasi martesa e tyre ishte ne fshehtesi te plote.

Almeda Abazi

Vite pasi u largua ne Turqi per te ndjekur karrieren e saj,ish-Miss Shqiperia, Almeda Abazi ,u njoh me aktorin e famshem turk, Tolgahan. Ata u fejuan dhe tregojne se jane njohur nepermjet miqve te perbashket. Me pas kurorezuan dashurine e tyre ne martese e cila mori vemendjen e te gjitheve.Cifti jane sot prinder te nje djali qe e quajne Efehan.

Tolgahan ne nje interviste ka treguar:

“Kishim miq te perbashket dhe merrnim pjese ne evente te ndryshme, keshtu jemi njohur. Per Almeden, e dija qe nuk ishte ne asnje lidhje, pasi e di qe kishte nje gare se kush do te fitoje zemren e Almedes, thashe edhe une jam ne kete gare dhe jam shume i lumtur qe kam prane vetes nje vajze si Almeda te cilen e dua shume”.

Anjeza Shahini

Kengetarja Anjeza Shahini ishte ne nje lidhje me diplomatin anglez, Paul Edward Conolly dhe ky lajm beri buje. Ajo e mbajti lidhjen larg vemendjes se publikut dhe cifti ishte njohur ne Tirane. Pol po kryente detyren e tij dhe pas largimit te tij ne Angli, ata e mbajten lidhjen ne distance. Se bashku me vajzen e tyre tani Anjeza dhe Pol jetojne ne Londer.

Alida Duka

Alida Duka kengetarja e njohur shqiptare, tregoi publikisht se ishte ne nje lidhje dhe se shume shpejt do te martohej ne nje ceremoni ne Monaco. Ajo zbuloi se u dashurua me nje menaxher te pasur nga Franca. Media e cilesoi ate si nje bos pasi i kishte blere kengetares nje ore me 10 gur diamanti.

Aida ka treguar:

“Eshte e vertete. Eshte hera e pare qe gjej nje njeri qe e kupton karrieren time, muziken, gjithçka, eshte krah meje gjithmone dhe eshte menaxher per artistet ne te gjithe boten. Mbi te gjitha eshte nje person qe kuptohem me te dhe ai me kupton jashtezakonisht mua dhe me ne fund thashe haleluja kur i kisha prere shpresat qe nuk do lidhem me fare, me mire do rri vetem. Ne ate moment mendova nuk ia vlen me, sepse gjithe keto pune qe kam gjate dites, se per nje person qe ti e do, duhet te marresh kohe per te. Une ngaqe jam 24 ore ne levizje, s’kam kurre kohe per asgje dhe mendoja me mire te rri vetem. Ne ate moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim te pare”.

Kamela Islamaj

Prej vitesh tashme kengetarja e njohur Kamela eshte e lidhur me DJ dhe
grafik dizajnerin e njohur italian, Vincenzo Giannattasio. Ata bashkejetojne te dy ndersa pak kohe me pare u perfolen se jane fejuar, mirepo nje gje te tille kengetarja ende se ka pranuar nje gje te tille.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

U be baba per here te pare/ Ja cfare eshte duke bere Eduarti, bashkeshorti i Arbana Osmanit

Published

on

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj jane nje nder ciftet me te pelqyer per publikun shqiptar. Diten e sotme ata kane mirepritur djalin e tyre te pare se bashku.

Lajmin e dha vete Eduarti kur ka postuar foton e pare me te vogelushin.Regjisori i njohur ka publikuar nje video ne “Instastory” ku shfaqet me vajzat e emisionit “Dua te te bej te lumtur” dhe me aktorin e njohur te humorit Gaz Paja.

“Ja jam duke marr ca keshilla prinderimi” shprehet Eduarti teksa shihet shume i buzeqeshur dhe i lumtur.
Arbana dhe Eduarti kane vendosur qe vogelushin e tyre ta quajne Diell.

Kujtojme se regjisori i njohur gjate intervistes ne “Pushime On Top” zbuloi se do te ishte nje emer tipik shqiptar ndersa per dasmen tha se do te ishte ne Boge por akoma nuk ka nje date.

Continue Reading

Magazina

Arbana u be nene per here te dyte/ Kjo eshte dhurata e Xhemi Shehut per djalin e saj Dielli

Published

on

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mikesha te ngushta prej vitesh. Ato njihen per miqesine e tyre te bukur dhe te ralle.

Diten e sotme moderatorja Arbana Osmani ka sjell ne jete femijen e saj te dyte.Padyshim qe edhe ne kete dite, Xhemi do te ishte prane mikeshes se saj.

Ajo ka postuar nje foto ku ka zbuluar suprizen e embel per vogelushin qe sapo ka ardhur ne jete.
Krah fotos ku ka etiketuar Arbanen dhe Eduartin, Xhemi shfaqet me nje arush te madh ne makine dhe shkruan “ Me Luken drejt Diellit”.

Keto me siguri qe duhet te jene momentet me te vecanta dhe me te bukura per ciftin dhe njerezit e tyre te dashur.
Kujtojme se Eduarti ishte ai qe dha lajmin i pari dhe pas ketij momenti ndjekesit nuk kane ngurruar te urojne moderatoren e njohur per ardhjen ne jete te djalit te saj.

Continue Reading

Magazina

Jave e re kismet i ri/ Ky eshte horoskopi javor 19-25 Tetor nga astrologu Paolo Fox

Published

on

Dashi:

Mërkuri do të kthehet më në fund nga shenja juaj, por Venusi dhe Dielli do të jenë në prapavijë. Shpeshherë do të ndiheni të lodhur dhe do të keni mosmarrëveshje me të tjerët si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Aty nga mesi i javës edhe Hënën do ta keni kundër. Yjet ju këshillojnë që të mos tërhiqeni përpara vështirësive. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si shpresoni.

Demi:

Java do të nisë mbarë, sepse Hëna do t’ju favorizojë. Marsi nga ana tjetër do të ndikojë që të ndiheni më energjikë ditë pas dite. Mërkurin do ta keni kundër, prandaj edhe do të keni mospërputhje mendimesh me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të mos përfshiheni në polemika të kota dhe pranojini kritikat që do t’ju bëjnë. Është e udhës që më parë të mendoheni e pastaj të veproni.

Binjakët:

Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni në humor të keq. Të paktën, ndikimi i saj i keq do të kompensohet nga Dielli. Ashtu si dhe javën e kaluar, Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë, duke ju shkaktuar stres dhe duke ju penguar në mbarëvajtjen e punëve. Është më mirë që ta planifikoni gjithçka, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur. Mos harroni se ndonjëherë stresi i bën problemet të duken më të mëdha nga ç’janë në të vërtetë.

Gaforrja:

Gjendja gjatë këtyre ditëve do të jetë disi e paqëndrueshme. Marsin, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë. Prandaj do të ndiheni më optimistë dhe energjikë. Me siguri që perspektiva do të ishte e mirë, po të mos ishte për ndikimin e Diellit dhe të Venusit, të cilët do t’ ju bëjnë mosbesues kundrejt disa situatave. Tregohuni të duruar dhe kini parasysh se nëse humbisni besimin te vetja, gjithçka do ta keni kundër.

Luani:

Situata gjatë kësaj jave do të jetë e paqëndrueshme. Nga njëra anë do të keni Diellin që do t’ju udhëheqë dhe Venusin që do t’ju mbështetë, nga ana tjetër Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju nxjerrin pengesa. Pra, do të gjendeni mes dy zjarresh të forta. Do të ketë ditë që do të ndiheni në humor të mirë dhe ditë të tjera gjatë të cilave do të ndiheni konfuzë dhe të shpërqendruar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me dietën. Mundohuni gjithashtu që të mos u impononi idetë tuaja të tjerëve.

Virgjëresha:

Hëna, Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju ecë mbarë. Do të dini të tregoheni të vendosur dhe të hapur në marrëdhënie me të tjerët. Toleranca dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i suksesit. Ju presin me pak fjalë ditë të shkëlqyera. Të jeni të bindur se do të realizoni çdo synim që do t’i vini vetes.

Peshorja:

Edhe këtë javë Diellin do ta keni aleat. Do të ndiheni në humor të mirë dhe energjikë. Për më tepër, edhe Venusi do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat në dashuri. Aty nga e mërkura edhe Hëna do t’ju favorizojë dhe me siguri që do të përjetoni ndjesi të mira. Mos harroni se do të jeni të suksesshëm vetëm nëse do të arrini t’u pëlqeni të tjerëve.

Akrepi:

Do të kaloni një javë të qetë me planetët në anën tuaj. Edhe Mërkuri, edhe Marsi do të ndikojnë për mirë në këtë shenjë. Nëse do të shtojmë këtu dhe ndikimin pozitiv të Jupiterit, mund të themi pa frikë se keni në dorë kartat më të mira. Tani ju duhet vetëm të luani që të fitoni. Ky është momenti më i përshtatshëm për të vepruar. Hidhini hapat me ngadalë, por të sigurt.

Shigjetari:

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Gjendja juaj e mirë shpirtërore do të reflektohet edhe në marrëdhënie me të tjerët. Dielli në shenjë do t’ju dhurojë forcë dhe energji. Marsi në disonancë megjithatë mund t’ju krijojë ndonjë problem dhe t’ju shkaktojë çaste acarimi. E rëndësishme është që, sido që të ndiheni, të tregoheni gjithsesi të sjellshëm me këdo.

Bricjapi:

Do të përjetoni gjatë kësaj jave ndjesi të ndryshme. Nga njëra anë do të keni Diellin dhe Venusin armik, duke ju bërë që të ndiheni në humor të keq. Kurse nga ana tjetër do të keni mbështetjen e Marsit, që do t’ju dhurojë energji. Falë mbështetjes së Jupiterit do të ndiheni më optimistë, kurse Mërkuri do të ndikojë që të jeni më të kthjellët. Mos harroni se jeta është një ekuacion me shumë ndryshore.

Ujori:

Gjatë këtyre ditëve Diellin dhe Venusin do t’i keni aleatë. Prandaj do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave dhe në marrëdhënie me të tjerët. Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ngatërrojë paksa idetë dhe do të ndikojë që të jeni të shpërqendruar. S’ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse disa gjëra do të shkojnë mirë dhe disa të tjera jo. Përpiquni megjithatë që të vendosni rregull në jetën tuaj.

Peshqit:

Po filloni ta merrni veten pak e nga pak nga lodhja e ditëve të kaluara. Edhe Mërkurin, edhe Jupiterin do t’i keni në anën tuaj. Ata do t’ju sjellin fat në të gjitha fushat dhe do t’ju mbështesin në marrëdhënie me të tjerët. Marsin do të vazhdoni ta keni kundër dhe më së shumti do të ndikojë negativisht për të lindurit e dhjetëditëshit të tretë. Bëni durim! Kini parasysh se jeta është sfidë për këdo.

Continue Reading

Trending