Connect with us

Uncategorized

Do ju hapen rruget e fatit/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Një person mund t’iu krijojë probleme dhe të tregohet skeptik me ju. Në këtë moment, do të keni mundësi që të bëni projekte dhe propozimet me të cilat do të përballeni do të jenë të rëndësishme. Diçka do të zhbllokohet.

You May Like

Përdorni dy herë në ditë dhe do të humbni 12kg
Mgid
Demi

Humori nuk do të jetë ndër më të mirët, ku do të jeni mjaft të ndjeshëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Duhet të bëni kujdes me financat si dhe duhet të rikontrolloni shpenzimet.

Binjakët

Venusi do ju ndihmojë që të mendoni pozitivisht. Nëse jeni përballur me probleme ekonomike, shumë shpejt situata do të përmirësohet. Gjithashtu, lodhja do të ndihet.

Gaforrja

Nëse gjatë kësaj të marte do të bëni diçka ndryshe, mund të jeni të surprizuar nga emocionet e bukura. Dashuria paraqitet mjaft mirë, ashtu sikundër edhe raportet me të tjerët. Në punë, gjërat do të ecin më mirë.

Luani

Dashuria do të ecë mjaft mirë, pasi Venusi dhe Marsi janë në anën tuaj. Nëse diçka që nuk shkon në punë ose në sferën financiare, ky është momenti i duhur për të gjetur zgjidhje.

Virgjëresha

Në dashuri ka një problem që kërkon zgjidhje, ndaj bëni mirë që të flisni. Gjatë kësaj dite nuk jeni në maksimumin tuaj, por mund të keni një ide të mirë. Mundohuni që të mos përfshiheni në polemika.

Peshorja

Ky është një moment i mirë për dashurinë, ndaj mos lejoni që problemet e jashtme të shkatërrojnë gjërat. Doni të qëndroni me njerëzit që doni, por gjatë kësaj dite nuk do e keni të mundur. Vonesat e akumuluara në punë, do ju bëjnë nervoz.

Akrepi

Dielli dhe Hëna do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, duke zgjuar dëshirën për të dashuruar. Edhe takimet paraqiten mjaft të favorshme. Në punë, do të keni mundësi që të merrni më shumë dhe të bëni kërkesa që mund të pranohen.

Shigjetari

Do të bënit mirë që të shmangni problemet në dashuri, pasi Venusin e keni kundër. Ka diçka që do ju tensionojë, shkruan noa.al. Në punë, ndodheni në një fazë rikuperimi.

Bricjapi

Nëse keni probleme, mundohuni që të rrini jashtë çdo lidhjeje. Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika. Keni nevojë për zhvillime dhe stimuj të rinj.

Ujori

Ndikimi i favorshëm i Venusit, do ju lehtësojë në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni që ti vini idetë tuaja në praktikë, pa pasur shumë frikë. Mund të diskutoni, nëse diçka nuk shkon siç duhet. Po ashtu duhet të bëni kujdes me fjalët.

Peshqit

Nëse në dashuri ka probleme, tashmë do të ketë rikuperim, ndërsa duhet pak durim. Gjërat në punë, do të nisin që të ecin më mirë dhe shumë shpejtë Venusin nuk do e keni më kundër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Me te dobeta dhe elegante/ Keto jane 7 veshjet qe do ju bejne te dukeni me trupin fiber

Published

on

Disa truke qe i dime prej kohesh per nje siluete te holle jane vijat vertikale dhe ngjyra e zeze.
Ne kete artikull do te lexoni disa levizje qe te ndihmojne per te krijuar iluzion optik.

Qe te dukeni me elegante mjafton te mesojme ca sekrete ne menyre qe mos te vuani vetem me dieta e mendime. Perdorni kepucet, veshjet dhe bizhuterite e duhura. Ju do te ngjani si modele ne syte e njerezve dhe tek pasqyra juaj e merzitshme.

1. Mos vishni shapka ose sandale qe lidhen ne nyjen e kembes nese keni kyce te trasha. Keshillohet te vishni sandale qe shiritin horizontale e kane te gishtat dhe shmangni takat e holla.
Kyci i kembes do te duket me i holle nese vishni taka te trasha.

2. Bizhuterite e duhura mund t’ju heqin disa kilograme. Ato e bejne qafen te duket me shkurter ose me e gjate dhe fytyren me te holle ose te rrumbullaket. Gjithcka varet nga forma e kockave dhe nuk ka te beje me sa elegante apo te beshme jeni. Byrzylyket fine shkojne me teper ndersa ata te trashet e bejne me pak elegante kycin e dores.

3. Unazat. Mos mbani unaza fine qe humbasni ne gishtat tuaj nese i keni te trashe. Synoni ato qe shkojne me strukturen e kockes.

4. Nese keni nje qafe jo te holle dhe pak te trashe mos mbani vethe te vegjel. Keta lloj vethesh nuk ndikojne ne zbutjen e linjave te qafes ndaj perdorni vethet e medhenj sepse jane me te pershtatshem.

5. Shtojini dhe nje varse te rende veshjes tuaj nese doni ta nxirrni me ne pah kur ajo iu tregon mire. Forma e mire trupore do te imagjinohet pasi korniza do te bjere ne sy. Mos u kurseni ne rast se keni qafe te holle dhe mos e teproni kur keni qafe te trashe.

6. Nese keni bark te fryre mos vishni xhinse te ngushta me shtrat te ulet pasi ato do te nxjerrin pjeset e dhjamosura persiper. Mbani nje shirit elastik qe perfundon ku fillojne brinjet. Nuk do t’ju duken papersosmerite edhe po te vishni bluza te ngushta.

7- Nuk eshte gjeja me e mire per te bere kur doni te beheni maniake pas gjoksit te madh. Ne kete menyre do te dukeni edhe me shume e shendoshe pasi recipetat jane shume te rendesishme.

Continue Reading

Uncategorized

Arbana e provoi e para lyerjen e flokeve/ Keto jane 4 ngjyrat me te preferuara kete vjeshte

Published

on

Perfundimisht hiti i vjeshtes eshte ngjyra e kafenjte.

Ne trend jane edhe nuancat e kuqe atraktive, nuance ngjyre bakri dhe e arta ne te kafenjte krahas nuances se popullarizuar ngjyre cokollate. Keto ngjyra jane simbole kolorite te fuqishme te stines se vjeshtes.
Ne ju propozojme disa nuanca me te cilat nuk do te gaboni pasi tonet vjeshtore sjellin nje bollek pigmentesh.

Ngjyra e çokollatës

Ngjyra cokollate ne te kafenjte eshte nje nder nuancat te cilat jane hit i kesaj vjeshte. Kjo ngjyre e ngrohte u pershtatet me mire biondeve dhe zeshkaneve.

E kuqja e zjarrtë

Damve te cilat kane floke natyrale me te erret kjo ngjyre u rri shkelqyshem ndersa varianti me i bute ne tonin e dredhezes u rri me shume biondeve.

Ngjyra e artë në të kafenjtë

Kjo nuance e bute ne xhufka na kthen ne ditet me te ngrohta plot me rreze dielli duke na kujtuar veren.

Nuanca ngjyrë bakri

Kjo nuance i ben floken te duken me vellim dhe me te shendetshme. Nuanca e bute roze,pastel ne kombinim me xhufkat ngjyre kajsie u rri shkelqyeshem biondeve dhe damave me ngjyre te shndritshme te flokeve.

Continue Reading

Uncategorized

Horoskopi date 13 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja qe do marr nje shume te madhe lekesh

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do arrini të dilni nga rrethi vicioz ku jeni futur dhe gjërat kanë për t’iu ecur shumë më mirë. Ju të dashuruarve partneri do iu japë një lajm tejet të rëndësishëm, i cili do ua mbushë zemrën me gëzim dhe do ju bëjë ta dashuroni atë akoma më shumë. Ju beqarët nga ana tjetër edhe pse do lodheni duke kërkuar një person të përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Në punë nuk do ju shpëtojë asgjë, Do jeni të zgjuar dhe do dini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi falë gjendjen së qëndrueshme mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Demi

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më aspak te stresuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Nëse keni një lidhje përgatituni momente të begata. Çdo gjë ka për të ecur më së miri mes jush dhe atij që keni në krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese së bashku. Ju beqarët nuk do mendoni aspak për dashurinë, pasi për ju do ketë gjëra të tjera shumë herë më të rëndësishme. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe ju me shumë dëshirë do bëni më të mirën e mundshme. Sipas Dritare.net, të ardhurat nuk do jenë as të këqija, por dhe as shumë të mira sa për të bërë investime afatgjata.

Binjakët

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Si kjo ditë nuk keni pasur shumë në jetë kështu që shfrytëzojeni sa të mundeni. Pasioni do ndizet flakë për ju të dashuruarit aq sa në disa momente nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Do jeni më të përkëdhelurit e yjeve. Ju beqarët gjithashtu do kaloni një ditë pozitive edhe pse nuk do filloni dot një lidhje. E rëndësishme është që buzëqeshja nuk do ju shuhet për asnjë moment. Në punë, një koleg do ua vështirësojë gjërat, por kjo nuk duhet t’iu ndalë. Tregojuni të gjithëve sesa vleni. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe që të mos keni probleme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni herë pas here të paqëndrueshëm në mendime dhe do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni më të gatshëm ta dëgjoni partnerin tuaj dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ka për të qenë shumë më i fortë. Ju beqarët nuk do keni gjëra të jashtëzakonshme, por flirtet dhe mundësitë për aventura nuk do mungojnë asnjë çast. Në punë do ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet të dini të përfitoni prej tyre. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes që të mundeni dhe keni për ta parë se shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.

Luani

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Do keni karakter shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe shpesh mund të futeni në probleme me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, mes jush dhe partnerit tuaj gjërat nuk kane për të ecur ashtu si i ëndërronit, megjithatë probleme serioze dhe pa zgjidhje nuk do ketë. Tregohuni më largpamës dhe mos mendoni vetëm për veten. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë, të pranoni njohjet e reja dhe të mundeni të shkoni nëpër udhëtime. Do keni më shumë fat në dashuri në këtë mënyrë. Në punë një koleg i vjetër do ju mbështesë fort dhe do ju ndihmojë të hapni dyer të reja. Financat pa asnjë problem. Shfrytëzojeni rastin për investime.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Mos i bëni gjërat fshehur sot dhe shprehuni ashtu si i mendoni gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta në çift do ndërlikohet dhe do tensionohet nga ndikimi negativ i familjarëve ose miqve. Bëni atë që do ju duket juve më e mira dhe më e logjikshmja. Nëse jeni ende beqarë ka mundësi që të ndiheni më të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të ndiheni mirë. Në punë mund të merrni edhe kritika dhe gjërat mund t’iu ndërlikohen goxha. Mos e lëshoni veten dhe mos thoni që nuk e bëni dot diçka. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe do kryeni çdo investim të menduar më parë.

Peshorja

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Nuk do jeni aspak nervozë gjatë kësaj dite dhe do bëni atë që do ndieni. Nëse keni një lidhje, pasioni në jetën tuaj do jetë i zjarrtë gjatë gjithë kohës. Do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah dhe zemra do ju rrahe fort. Ju beqarët do keni një ditë të begatë. Do njiheni me persona të shtresave e profesioneve të ndryshme dhe disa do ju pëlqejnë tej mase. Shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Sipas Dritare.net, në punë do ju mungojë objektiviteti dhe besimi në vetvete. Gjërat do ju duken edhe më të vështira nga sa janë në të vërtetë. Për të përmirësuar financat duhet të mos besoni kurrsesi tek lojërat e fatit.

Akrepi

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Lërini të tjerët të shprehen gjatë kësaj dite dhe me pas merrni vendimet tuaja. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe ka rrezik që realiteti t’iu duket më i trishtë. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë që partneri do bëjë për ju. Ju beqarët ka rrezik të bini në dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona që nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ja që në jetë mund të ndodhë gjithçka. Në punë të gjithë do kenë më shumë besim tek ju dhe do ju motivojnë të ecni përpara. Do përfundoni me sukses një projekt të nisur prej kohësh. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Urani do ju bëjë mjaft kreativë gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për një jetë më të mirë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur pakënaqësi nga partneri apo nuk keni përjetuar emocionet e shumëpritura, do ndiheni më të qetë. Do sqaroni gjithçka. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Merkuri dhe do takoni disa persona interesantë. Për të hedhur hapa do ju duhet të prisni edhe pak. Sipas Dritare.net, në punë mundet të ndryshoni edhe postin vetëm për të vënë në dritë planet që keni bërë. Për ju kjo është më e rëndësishmja e momentit. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm, por nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Gjatë mëngjesit mund të keni edhe disa dyshime sot, por më pas gjërat do normalizohen. Për ju ë dashuruarit pritet të jetë një ditë e bukur kjo e sotmja. Marrëdhënia në çift do jetë e adhurueshme dhe do kaloni edhe pak kohë me të afërmit. Ju beqarët duhet të zgjidhin njëherë problemet me miqtë para se të mendoni të kërkoni dashurinë. Të dyja nuk mund t’i bëni dot. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini dhe kjo do ju bëjë të mos ndiheni të qetë. Reflektoni dhe gjeni momentin e duhur për të vepruar. Financat do favorizohen nga Plutoni dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.

Ujori

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Do ndiheni herë pas here nën presion gjatë kësaj dite, megjithatë falë mbështetjes së të afërme do ja dilni mbanë në çdo fushë. Për ju të dashuruarit në përgjithësi gjërat kanë për të ecur mjaft mirë. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mërziteni për asgjë me të. Nëse jeni beqarë do keni disa takime të zakonshme me disa persona, por që shumë shpejt ato takime do shndërrohen në diçka më tepër. Jeta profesionale do jetë më e kënaqshme. Kolegët dhe shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar nuk keni për të pasur vështirësi të mëdha kështu që mund të jeni të qetë.

Peshqit

Horoskopi i datës 13 shtator 2020

Mërkuri do ju bëjë të jeni në formë gjatë kësaj dite dhe komunikimin do e keni çelësin e suksesit. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri, do keni mjaft energji pozitive. Marrëdhënia mes jush do jetë e bukur dhe e veçantë në të njëjtën kohë. Të gjithë do ua kenë zili mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë mos u inatosni nëse nuk i merrni shpejt rezultatet, por bëni durim. Keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë mirë. Për financat do jetë ditë delikate, por me pak kujdes do i shmangni katastrofat.

Continue Reading

Trending