Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i dashurisë për muajin Korrik/ Ndarje, martesa, lidhje të reja çfarë ka rezervuar Venusi për ju

Published

on

Dashi

Historitë e dashurisë që kanë lindur së fundmi mund të bëhen shumë shpejt të rëndësishme. Megjithatë, nëse nuk keni shumë kohë që i keni dhënë fund një lidhjeje, s’jeni shumë të hapur ndaj mundësive të reja. Ju këshilloj që t’u jepni fund të gjitha lidhjeve që nuk funksionojnë dhe të mos i zgjasni më shumë se ç’duhet. Ndoshta ky është çasti që shumë nga ju kanë pritur për të reaguar dhe për të zgjidhur problemet familjare apo sentimentale.

Data 18 do të karakterizohet nga një agresivitet verbal. Korriku nuk do të ketë shumë pasion, ndryshe nga fundviti, që do t’i kushtohet më shumë dashurisë. Shumë nga të lindurit në shenjën e Dashit kërkojnë lidhje të përkohshme. Keni pasur shumë probleme në aspektin profesional dhe atë sentimental dhe është krejt normale që çmimin e këtyre të fundit ta ketë paguar gjendja juaj fizike. Dhimbja e kokës dhe ankthi janë problemet më të zakonshme.

Demi

Ndjenjat këtë periudhë janë shumë kontradiktore dhe jo shumë të forta. Çiftet që janë martuar këtë vit apo që janë bërë me fëmijë po përballen me një ndryshim të madh të jetës së tyre dhe nuk dinë si t’i kontrollojnë emocionet. Nuk ka qenë aspak e lehtë për ta. Në këtë periudhë do ta keni të vështirë të gjeni entuziazmin. Mund të keni përballë Princin e Kaltër apo zanën, dhe prapë s’do ta vini re. Rreth datës 13 tensioni do të arrijë kulmin. Bëni kujdes se mos humbni dikë që ju do shumë.

Me këto yje do ta keni të vështirë t’u hapni zemrën të tjerëve ose mund të gaboni duke rënë në dashuri me një person që ju e dini mirë se s’bën për ju. Mos fajësoni fatin, ky është një lloj mekanizmi vetëmbrojtjeje që e aktivizoni kur jeni në kërkim të dashurisë, por keni frikë nga përgjegjësitë. Të lindurit e shenjës së Demit e kanë të lehtë të shndërrohen në persona të ftohtë, aspak miqësorë apo të bëhen snobë apo selektivë kur duan. U jepni duart të tjerëve me elegancë, me buzëqeshje dhe me fjalë të thëna troç.

Binjakët

Lidhjet e dashurisë që janë krijuar këta muajt e fundit mund të bëhen të rëndësishme, por të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të gatshëm të heqin dorë nga njerëzit që nuk shërbejnë si pikë referimi në jetën e tyre, pasi kërkojnë me ngulm qartësi dhe stabilitet. Çiftet që janë në krizë mund të vendosin për një divorc të mundshëm gjatë muajve të parë të vitit 2021.

Nëse keni një partner prej kohësh, bëni mirë t’i jepni pak hapësirë. Ndonjë qortim i vogël herë pas here nuk është problem, por debatet e gjata duhet t’i shmangni medoemos. Venusi ushqen fantazinë gjatë ditëve të para të korrikut , ndërsa Marsi sensualitetin pas datës 11. Nëse nervozizmi mbizotëron në marrëdhënien e tuaj, duhet të gjeni një mënyrë të re për ta jetuar lidhjen.

Gaforrja

Gjatë muajit gusht keni kaluar një krizë në çift, tani gjërat mund të rimëkëmben, nëse ju e doni vërtet. Situata është krejt ndryshe për ata që janë të vetmuar dhe që presin një lajm, një emocion apo një mesazh dashurie. Në datën 13 janë të favorizuara takimet e reja, por edhe datat 22 dhe 23 do të ofrojnë shumë mundësi. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje gjatë dy viteve të fundit, duhet të përpiqen të kapërcejnë krizat dhe keqkuptimet dhe të besojnë më shumë te të tjerët.

Problemet më të mëdha i keni me të lindurit në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores. Emocionet e korrikut janë të bukura, por s’do të zgjasin shumë. Dëshira juaj për të ndryshuar mbizotëron mbi të gjitha. Një përmirësim i dukshëm i energjive tuaja pas datës 10.

Luani

Çiftet që prej shumë kohësh kanë një lidhje “tërhiqe mos e këput” tani në korrik do t’i japin zgjidhje gjithçkaje. Duhet të flisni troç. Tetori do të jetë një muaj i vështirë, ja pse ju këshilloj t’i sqaroni gjërat që tani. Gjithçka që do të lini pezull, do të shndërrohet në një problem të madh brenda 30 ditëve të ardhshme. Muaji nis mirë, por në datën 9 edhe Venusi kthehet kundër jush dhe bashkë me të edhe ankthi, që jo gjithmonë vjen për shkak të mungesës së dashurisë.

Ata që punojnë apo udhëtojnë shumë, do të akuzohen se s’i kushtojnë shumë kohë familjes. Dyshimet do të rriten më së shumti pas datës 20. Ata që kanë dy lidhje paralele, tani duhet të bëjnë një zgjedhje. Keni dyshimet tuaja ndaj të lindurve në shenjën e Akrepit dhe Demit. Rikuperoni energjitë, pasi tetori do të jetë shumë i vështirë.

Virgjëresha

Dashuria do të shndërrohet sërish në protagoniste të jetës suaj. Nëse po lind diçka me një të shenjës së Akrepit apo Demit, gjërat do të shkojnë mirë. Takime të reja emocionuese për beqarët, edhe pse këta të fundit janë të paktë. Rastet nuk do të mungojnë për ata që dëshirojnë. Bashkë me partnerin/en po mendoni për gjëra të mëdha, për një fëmijë apo për një aktivitet të përbashkët privat.

S eksi është sërish protagonist në marrëdhënien tuaj, sidomos në datën 18. Edhe pse s’para ju pëlqen rreziku, në këtë periudhë jeni të gatshëm të eksperimentoni. Të shkuarën e keni hedhur pas krahëve. Edhe ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha do ta marrin veten shumë shpejt.

Peshorja

I keni të gjitha mundësitë për të nisur gjithçka nga e para. Keni ide të reja për t’i shfrytëzuar. Horizonti bëhet më i madh dhe ju duhet të bëni përpara. Mos prisni gjëra që do t’ju ndryshojnë jetën, por, nëse krahasoni të tashmen me të shkuarën, gjithçka është më mirë. Marrëdhëniet që kanë pasur probleme muajt e shkuar tanimë e kanë më të lehtë të gjejnë zgjidhjet që nevojiten. Edhe lidhjet e krijuara gjatë verës, sidomos gjatë gushtit, tani kanë më shumë emocione.

Udhëtimet shpeshherë sjellin dashurinë dhe ndonjë takim i papritur me një person të këndshëm mund të ndodhë. Pasioni do të rikthehet në jetën tuaj. Çdo diskutim dhe konflikt do të zgjidhet me dozën e duhur të dashurisë. Ju leverdis të mos debatoni me familjarët apo me një ish të dashur për çështje financiare apo që lidhen me trashëgimitë.

Akrepi

Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 9. Ndryshime të mëdha ju presin, do të harroni të shkuarën, vetëm në mos qoftë e shkuara që kthehet sërish te ju. Në fakt, çiftet që janë ndarë për një diskutim të pavlerë dhe që janë ende miq dhe gëzojnë besim te njëri-tjetri, nuk përjashtohet mundësia të që lidhen sërish deri në fund të vitit. Ata që s’duan të kthehen pas, do të mendojnë më me qetësi për të ardhmen. Venusi do të ndeshet me Jupiterin dhe kjo përplasje mes dy planetëve do të arrijë kulmin në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit.

Kjo është periudha më e mirë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Jeta intime shkon për mrekulli. Nëse s’gjeni atë çka duhet te partneri, do të kërkoni dikë tjetër. Harroni kush ju ka lënduar në të shkuarën. Do ta merrni veten në mënyrë të menjëhershme, edhe pse duhet të shmangni sforcimet e mëdha, sidomos rreth datës 20. Përmbajeni agresivitetin.

Shigjetari

Korriku do të jetë një muaj i bukur edhe për ndjenjat. Jupiteri po hyn në shenjën tuaj, ndaj shumë çifte do të kërkojnë të bëhen me fëmijë apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Por edhe ata që janë ndarë, do të ndihen të lirë dhe të lumtur me jetën e tyre. Gjithçka që nis javën e fundit të korrikut do të jetë plot fat.

Edhe ata që deri më tani e kanë shmangur dashurinë, do të bien në kurthin e ndjenjave. Takimet pas datës 20 janë më të favorizuarat. Yjet ju mbrojnë edhe në aspektin fizik, madje mund të kapërceni edhe probleme që kanë lindur në të kaluarën. Mos u lodhni më shumë se ç’duhet në datat 8 dhe 9.

Bricjapi

Yjet e korrikut do të mbrojnë dashurinë dhe sensualitetin, i cili është shumë premtues në datën 9. Një skuadër e bukur planetësh ju mbështet fort. Mërkuri ofron mundësi të reja. Mund të zgjidhni çështje të vjetra që i kishit lënë pezull.

Zemra e vetmuara duhet të futen në lojë, edhe ata që janë të zhgënjyer. Pranoni njohje të reja dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, gjithçka do të shkojë mirë. Një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më të rëndësishme. Rruga juaj në fushën e ndjenjave po ndryshon për mirë.

Ujori

Dashuria s’do të ketë shumë rëndësi për ju këtë muaj, pasi duhet të zgjidhni disa çështje me karakter praktik që janë më të rëndësishme. Edhe çiftet e konsoliduara do të kenë probleme mes tyre, pasi një nga të dy është i detyruar t’i kushtojë më shumë rëndësi punës dhe do të udhëtojë më shumë.

Kujdes duhet të bëjnë çiftet që janë në krizë prej kohësh. Mos nënvlerësoni dashuritë e reja. Kujdes nga personat, e shkuara e të cilëve është disi e dyshimtë. Gjatë korrikut do të ndiheni shumë nervozë, keni shumë gjëra për të menduar apo për të bërë. Ditët e provave më të forta do të jenë data 13 dhe 16.

Peshqit

Të lindurit në shenjën tuaj kanë gjithmonë një qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, por edhe ti ke të drejtë të të duan. Tensionet që kanë pasur disa çifte do të thellohen më shumë në datat 9 dhe 16. Bëni kujdes në familje, pasi duhet të merrni një vendim shumë të rëndësishëm.

Tregohuni të vëmendshëm ndaj një ish-partneri që nuk gëzon për lumturinë tuaj. Sa më shumë i afrohemi korrikut, aq më i madh stresi, ankthi dhe dëshira për të ndryshuar gjithçka në jetën tuaj. Jeni njerëz të veçantë dhe shumë emocionalë. Kujdes nga emocionet e pakontrollueshme, sidomos në datat 9, 10, 22 dhe 30.

6 Comments

6 Comments

  1. Pingback: order norco pills 7.5mg 10mg overnight delivery in usa canada uk australia cheap

  2. Pingback: Six hours in the dark: What really happened when Facebook Instagram and WhatsApp went down

  3. Pingback: DevOps Companies

  4. Pingback: digital transformation consulting

  5. Pingback: pic5678

  6. Pingback: สล็อตวอเลท

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending