Connect with us

Aktualitet

Mos u nxitoni ne veprimet tuaja/ Kjo eshte shenja qe do te perballet me ndyshime drastike

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do paraprini çdo gjë. Problemet serioze nuk kanë për të qenë pjesë e jetës tuaj. Saturni do iu sjellë më shumë stabilitet në çift. Lidhja juaj do bëhet më serioze, por edhe përgjegjësitë do jenë më të mëdha. Ju beqarët do keni nevojë të pushtoheni nga dashuria, por kjo e fundit do jetë kapricoze. Tregohuni më të hapur dhe më të duruar.

Në punë do jeni këmbëngulës dhe guximtare. Do arrini t’i kaloni të gjitha sfidat që do ju dalin para. Mërkuri do ndikojë fuqishëm në planin financiar. Falë këtij planeti nuk do mund të bëni shumë shpenzime sepse buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

Demi

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do e doni edhe më shumë veten dhe do bëni atë që është më e mira për ju. Përgjithësisht ngjyrat do mbizotërojnë. Ju që jeni në një lidhje dhe keni kohë së bashku nuk do përballeni me asnjë problem. Lidhja juaj do vazhdojë të jetë e fortë. Nëse sapo keni nisur një histori mund të kapeni pas gjërave elementare dhe mund të keni ndonjë konflikt të vogël që në fakt do rregullohet shpejt.

Ju beqarët do keni dëshirë ta ndryshoni jetën tuaj dhe do bëni çmos për ta arritur këtë. Sipas Dritare.net, në punë do ecni me plane dhe nuk do bëni aspak gabime. Do dini edhe si t’i shpjegoni zgjedhjet që do ndërmerrni. Për sa iu përket financave, do keni probleme. Ulni sa më shpejt shpenzimet nëse nuk doni të shkatërroheni.

Binjakët

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Do bëni të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mirë me të gjithë sot dhe në përgjithësi nuk do iu dalin probleme. Sinqeriteti do jetë mbi gjithçka. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë mjaft e qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë tronditje të vogël. Ju beqarët do jeni si magnet dhe kjo do i bëjë të ndiheni me fat. Sensualiteti do arrijë kulmin në orët e mesditës.

Në punë do mundoheni shumë për të gjetur rrugën e duhur nga ku duhet të kaloni. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por ama as e pamundur. Për shkak se situata financiare nuk do jetë ashtu si duhet ju nuk do mund të plotësoni disa nga dëshirat tuaja.

Gaforrja

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni me kujdes para se të veproni sepse gabimet do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje do kaloni momente paksa delikate dhe e gjithë kjo falë influencës negative të Saturnit. As nuk do keni besim të plotë tek partneri dhe nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Për ju beqarët, edhe pse vetmia do iu rëndojë nuk është mirë të filloni angazhim. Në punë do bashkëpunoni fort me kolegët, por sërësh nuk do arrini atje ku dëshironi. Bëni durim sepse nuk ju mbetet gjë tjetër. Në planin financiar do i premtoni vetes se do tregoheni të matur me shpenzimet, por a jeni të sigurt se mund ta mbani premtimin?

Luani

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Gjatë kësaj dite duhet të bëni një bilanc për gjithçka që keni kaluar dhe për probleme që keni pasur. Në këtë mënyrë do e keni edhe më të lehtë të zgjidhni çdo gjë. Në jetën tuaj në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Klima do fillojë të ngrohet dalëngadalë dhe do ia kaloni më së miri me partnerin tuaj. Ju beqarët më në fund do ndiheni të plotësuar. Gjithsesi mos u ndikoni nga emocionet dhe mos bëni gjëra të pamenduara mirë.

Në punë shefat do ju përgëzojnë për gjithçka keni arritur dhe do ju rritet pak mendja. Kujdes mos dilni nga realiteti sepse do keni probleme më vonë. Konfigurimi yjor tregon se edhe financat do shkojnë mirë. Kryeni transaksionet e duhura dhe menaxhojeni mirë buxhetin.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Falë ndikim të madh të planetëve sot do e dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm dhe gjërat do ju ecin më së miri. Nën influencën e Mërkurit gjithçka do shkojë mirë për ju të dashuruarit. Ai do tregohet tolerant dhe do iu kuptojë për gjithçka që do keni nevojë. Ju beqarët ka shumë gjasë të njihni më në fund personin që keni ëndërruar prej kohësh. Mos e humbni rastin sepse nuk do ju vijë më një i tillë.

Në punë nuk do jeni shumë të organizuar dhe herë pas here do ju dalin të papritura të pakëndshme. Ndryshoni sa pa qenë ende vonë. Buxheti do të përmirësohet ndjeshëm, megjithatë kujtohuni gjithmonë se paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë.

Peshorja

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Venusi do ketë ndikim të mirë sot dhe keni për të kaluar një ditë vërtet harmonike si e keni ëndërruar. Klima yjorë do e favorizojë shumë jetën tuaj sentimentale. Do kaloni momente mjaft të këndshme pranë atij që dashuroni. Edhe ju beqarëve do iu rrahë zemra fort. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë dita juaj. Plani financiar do te mbrohet nga Saturni.

Në punë do jetë edhe Dielli edhe Jupiteri që do kenë ndikim të njëhershëm dhe do ua lehtësojnë mjaft gjërat. Sipas Dritare.net, energjia pozitive do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të tyre dhe ju mund të bëni pak më shumë shpenzime.

Akrepi

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Për shkak të Hënës dhe Mërkurit sot nuk do keni më dyshime për asgjë dhe do dini çfarë hapash të hidhni në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij dhe do kaloni çaste të këndshme. Ju beqarët do pëlqeni dikë dhe do mendoni se ai është prona juaj.

Kujdes, mos e teproni sepse do prishni gjithçka. Në punë nuk do keni një ditë të keqe, vetëm se do jeni paksa të pavëmendshem dhe do duhet t’ua përsërisin disa herë gjërat para se t’i kuptoni. Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa në mënyrë që gjendja mos ketë tronditje.

Shigjetari

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Nën ndikimin ne Jupiterit sot do jeni të zotët e vetes dhe këshillues shumë të mirë. Do iu jeni zgjidhje të gjitha gjërave sepse për ju nuk ka asgjë të pamundur. Nëse keni një lidhje dita pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj dhe do i shprehini më tepër ndjenjat. Edhe ju beqarët do kaloni një ditë të bukur, megjithëse nuk do keni dëshirë të fiksohen diku.

Ju do parapëlqeni më tepër aventurat kalimtare. Në punë do keni nevojë të izoloheni dhe të bëni atë që mendoni pa u ndikuar nga askush tjetër. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Ditë pozitive pritet të jetë kjo e sotmja, por pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Venusi do jetë shumë i favorshëm për sa iu përket çështjeve të zemrës, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ju që keni një lidhje mund të kaloni edhe situata të mbushura me tension dhe konflikte. Do lundroni shpesh ndërmjet dëshirave dhe debateve. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një takim goxha interesant.

Në punë planetët do ju mbështesin fort për të kaluar edhe sfidat më të vështira që do iu dalin. Do i vini gjërat në vijë dhe nuk do trembeni për asgjë. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi më mirë ulni shpenzimet për të shmangur surprizat e këqija.

Ujori

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Gjatë kësaj dite Hëna do bëjë që gjërat t’iu ecin më mirë sesa i mendonit. Mund të arrini edhe gjëra që i kishit menduar si të pamundura. Ju të dashuruarit nuk ka rrezik të mërziteni aspak sepse partneri do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë pa u lodhur shumë do mund të fillojnë një lidhje shumë të bukur dhe afatgjatë.

Në punë mundohuni të mos luani shumë me zjarrin sepse do ju dalin probleme dhe sfida më të vështira. Tregohuni më të vëmendshëm. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë shumë e keqe.

Peshqit

Horoskopi i datës 27 qershor 2020

Herë pas herë do ndiheni disi të lodhur sot dhe mundet edhe të izoloheni, por nuk do mungojnë as momentet entuziaste dhe plot optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do futeni në një etapë shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Ju beqarët ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një person më të ri se vetja për te cilin në fillim nuk keni pasur përshtypje të mira.

Në punë do i keni idetë shumë të qarta, do keni durim dhe do këmbëngulni të arrini atë që dëshironi. Për financat do keni ide gjeniale sesi t’i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending