Connect with us

Aktualitet

Do te merrni nje lajm qe e keni pritur/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Mëngjesi do të jetë i komplikuar sa i takon ndjenjave. Vendime të rëndësishme, mund të merren në sferën emocionale. Duhet ta shfrytëzoni sa më mirë ditën për të riorganizuar punën.

Demi

Shmangni debatet gjatë kësaj dite, sidomos në dashuri. Mundohuni që të mos mendoni për të kaluarën, por përqendrohuni tek e ardhmja. Në punë, do të ketë ndryshime.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm gjatë pasdites, ku dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Një ndryshim pozitiv shfaqet në horizont. Në punë keni nevojë për ndryshim, por momentalisht nuk është e mundur diçka e tillë.

Gaforrja

Hëna në shenjën tuaj, do ju japë shtysë emocioneve. Në punë, do ta arrini lehtësisht një sukses me rëndësi. Vlera juaj do të njihet dhe vlerësohet.

Luani

Hëna në shenjën tuaj do të sjellë zhvillime pozitive sa i takon emocioneve. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm, edhe pse një gjë e tillë mund të jetë kundër natyrës tuaj. Duhet të ruheni që të mos tregoheni shumë impulsiv.

Virgjëresha

Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë kësaj dite, ku puna do të dominojë mendimet tuaja. Nuk do të jeni në maksimumin tuaj dhe do të ndiheni disi të stresuar. Disa probleme që kanë të bëjnë me punën, mund të rishfaqen.

Peshorja

Dashuria do të jetë nën ritmin e duhur gjatë kësaj dite, edhe për çiftet më të konsoliduara. Mundohuni që të qëndroni larg problemeve dhe stresit. Po ashtu, përpiquni që ta shikoni të ardhmen në mënyrë sa më pozitive.

Akrepi

Dashuria paraqitet mjaft e komplikuar dhe rrezikoni që të nervozoheni lehtësisht. Mundohuni që të rrini sa më larg debateve, shkruan noa.al. Së fundmi keni bërë shumë shpenzime.

Shigjetari

Në dashuri duhet të gjeni qetësinë, ndaj mos e shtyni një sqarim që ju mundon. E ardhmja e shumë lidhjeve varet nga ky moment, ndaj bëni mirë që të shmangni tradhtitë. Në punë, duhet të bëni kujdes, nëse jeni në pritje.

Bricjapi

Kjo e martë do të jetë mjaft e vështirë për çiftet, të cilat duhet të shmangin debatet. Lidhjet e lindura prej pak kohësh, do kenë mundësi që të bëhen të rëndësishme. Në punë, duhet shumë durim.

Ujori

Në dashuri mund të ketë probleme, ndaj mundohuni që të mos jini shumë të ashpër dhe të tregoheni të matur me çfarë do të thoni. Hëna do të ketë ndikim negativ. Sfera profesionale paraqitet mjaft pozitive.

Peshqit

Në dashuri do të jeni të mbushur me pasiguri, për shkak të ndikimit të kundërt të Venusit. Bëni kujdes, të mos merrni vendime shumë të nxituara. Në punë, mund të keni disa vështirësi për të kaluar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending