Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor 22-29 QERSHOR sipas PAOLO FOX/ Kjo eshte shenja qe do kete nje te papritur

Published

on

Dashi:

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju dhe këtë herë shenja juaj do të kalojë në vend të dytë. Era do të fryjë në favorin tuaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat, edhe pse do të ketë ditë që Venusi dhe Mërkuri do të jenë në disonancë. Do të jeni në humor të mirë, sepse Jupiteri ju dhuron energji pozitive. Nuk do të mungojnë pasioni dhe romanca, sidomos për ata që janë të martuar.

Demi:

Do të renditeni në vendin e dhjetë. Edhe Saturni, edhe Marsi do të jenë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni nervozë. Do të keni ndjesinë, edhe pse të gabuar, se nuk mund t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Një miku juaj e ka shumë për zemër t’ju kërkojë ndjesë për një padrejtësi që ju ka bërë. Jepini mundësinë të shfajësohet, në mënyrë që të rikuperoni marrëdhënien me të.

Binjakët:

Për këtë javë ju takon vendi i katërt. Të lindurve në 20-ditshin e parë të shenjës do t’u duhet të sqarohen me të dashurin e zemrës. Pritet që gjithçka të shkojë mirë, pasi Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj. Në aspektin profesional do të keni të reja të pakëndshme dhe zvarritje të punëve. Kjo mund t’ju krijojë shpërqendrime dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëni figurë të keqe në sy të eprorit tuaj.

Gaforrja:

Vendi i tretë për të lindurit e Gaforres për këtë javë. Pritet që të keni përmirësime në sferën ekonomike. Është ende herët për të folur për të ardhura kolosale, por jeni në rrugë të mbarë. Dielli dhe Urani do t’ju favorizojnë. Do të keni të reja dhe në aspekte të tjera të jetës, sepse Hëna është e kthyer nga shenja juaj. Pritet që të kaloni mbrëmje të këndshme në shoqërinë e partnerit dhe të miqve..

Luani:

Vendi i nderit për këtë javë i takon të lindurve të shenjës së Luanit. Gjithçka duket se do të shkojë më së miri në sferën profesionale, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Për të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë ky është momenti i përshtatshëm për të vënë në zbatim disa ide të vjetra. Do të kaloni një fundjavë interesante në shoqërinë e një personi mjaft të veçantë për ju.

Virgjëresha:

Do të jeni këtë javë në vend të pestë. Mërkuri dhe Urani do t’ju favorizojnë në aspektin profesional. Kjo do të vërehet sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur. Edhe kurset profesionale do të ishin një ndihmë e madhe. Të reja do të kenë edhe beqarët Virgjëresha. Ndokush mund t’ju bëjë një ftesë të papritur për darkë. Mos u mbyllni në vetvete, por kushtojini rëndësi bisedës me të, sidomos gjatë takimit të parë.

Peshorja:

Një pozicionim jo i mirë për këtë javë, pasi ju takon vendi i 11-të. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni këto ditë, pasi mund të thoni diçka të pamenduar, duke krijuar bezdi te të tjerët. Në marrëdhënie me partnerin ndiheni të pasigurt. Me sa duket, keni ende gjëra për të sqaruar me të. Është e rëndësishme që ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi nuk pret më puna.

Akrepi:

Vendi i shtatë për këtë javë për ju. Dielli dhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në aspektin sentimental. Marrëdhënia në çift do të forcohet më tepër. Të favorizuar do të jenë dhe beqarët, pasi tani do të kenë mundësi të lënë takim me personin që e shikojnë prej kohësh që së largu. Mundohuni gjithashtu që t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrimi i të tjerëve dhe mos këmbëngulni më kot edhe atëherë kur e kuptoni se nuk keni të drejtë.

Shigjetari:

Kjo do të jetë një javë e vështirë, aq sa do të renditeni në vend të fundit. Dielli i kthyer nga shenja e Gaforres dhe Marsi në shenjën e Dashit do të ndikojnë për keq te ju. Do të ndjeni se po ju shterojnë energjitë. Do të jetë mirë që bisedimet për çështjet e punës të zhvillohen në javët që do të pasojnë. Organizojeni më mirë kohën tuaj, në mënyrë që të përfundoni gjithçka brenda afatit.

Bricjapi:

Vendi i tetë këtë herë i takon shenjës së Bricjapit. E gjithë vëmendja do të jetë te fëmijët. Do të përqendroheni më së shumti në edukimin e tyre. Është mirë që masat e rrepta që keni marrë ndaj tyre gjatë javëve të kaluara të zbuten paksa, për t’iu dhënë më shumë liri veprimi. Për ju vetë është e këshillueshme që të merrni një periudhë pushimi, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura.

Ujori:

Këtë javë ju takon vendi i nëntë. Me sa duket, komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë këto ditë. Vendosja e Saturnit në pozicion të pafavorshëm do të bëhet shkak që të flisni pa u menduar. Në këto raste është më mirë të heshtni. Mundohuni që të jeni optimistë për projektet tuaja të ardhme. Ta shikoni gotën gjysmë bosh, me siguri që nuk ju ndihmon. Jini më ambiciozë dhe të vendosur, në mënyrë që të shikoni rezultate.

Peshqit:

Do të jeni këtë javë në vend të gjashtë. Ata që janë të papunë, me siguri që do të marrin oferta pune. Këshillohet që t’i merrni në konsideratë këto propozime, edhe në rastin kur paga nuk është e kënaqshme, sepse mund t’ju ndihmojë gjithsesi në të ardhmen. Në sferën personale yjet ju këshillojnë që të flisni me një mikun tuaj. Thojeni hapur atë që mendoni dhe sqaroni çdo dyshim që keni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending