Connect with us

Sot

Do te merrni nje dore te mire lekesh/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje te horoskopit

Published

on

Dashi

Mundohuni të mos provokoni sot dhe të mos nxitoheni sepse gjërat nuk do i keni në avantazhin tuaj. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni pafund jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Do bëni çdo gjë qe është në të mirën e të dy palëve. Ju beqarët duhet të keni kurajë t’i shprehin ato që do ndieni pasi nëse prisni gjatë ka mundësi që personat t’iu ikin nga duart. Në punë do jeni të motivuar dhe do realizoni çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. As vetë nuk kishit imagjinuar se ishit kaq të zotët. Në planin financiar do l uftoni fort që ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.

Demi

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni të parrezistueshem dhe plot energji pozitive. Ju të dashuruarit përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që po mbizotëron dhe filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në grykë që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm.

Në punë mund të ndiheni ndonjëherë edhe nervozë dhe të pasigurt, por do e kaloni çdo gjë pa asnjë problem. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vonë angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me të vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj.

Nëse jeni beqarë nuk duhet të bini pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndoheni pamasë. Mirë është që edhe për pak kohë të qëndroni ashtu si jeni. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë dhe mund të ndodheni në situata të vështira.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do mendoni të veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të ngrohte, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Nëse jeni beqarë nuk do tregoheni shumë të logjikshëm dhe mund të filloni edhe aventura kalimtare. Në punë do jeni me shumë fat, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të provuar veten edhe në fusha të tjera. Dielli do jetë planeti që do ju ndihmojë t’i përmirësoni të ardhurat. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Luani

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse keni një lidhje pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur së fundmi. Asnjë nuk do mund ta prishë më klimën e bashkëpunimit. Ju beqarët do jeni sensuale dhe sharmante më shumë se zakonisht. Do keni mundësi të njiheni me dikë që ka shume të përbashkëta me ju dhe nuk duhet ta lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ndiheni më të qetë dhe do merrni përsipër të zgjidhni edhe çështje vërtet të rëndësishme. Do keni besim tek vetja dhe mbi të gjitha durim. Urani do iu bëjë më largpamës në fushën e financave. Do kurseni pak më shumë sot që të jeni më mirë nesër.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do dini si të “luani” dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t’i përsërisni më ato. Ju që keni një lidhje, në një pikë jeni gjithmonë dakord me partnerin: harmonia mbi të gjitha. Sot do filloni ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Edhe sikur në një moment t’iu lindë ndonjë konflikt i vogël do jeni të vendosur t’i bëni ballë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe ta pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme. Pakësoni sa të mundni shpenzimet.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha problemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Herë tjetër për çdo pakënaqësi duhet të flisni në moment me të pasi koha i ndërlikon gjërat. Ju beqarët edhe pse do mundoheni pamase, nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në perfeksion. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Në planin financiar është momenti të ndërmerrni hapa dhe të merrni vendime.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një ditë pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme, e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Në punë mund të ketë edhe kriza të brendshme apo sfida për të kaluar. Sido që t’iu vijnë gjërat, me pak durim mund t’ia dilni mbanë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për të qenë më e mirë nga sa e mendonit.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Falë Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashme do jetë ndryshe. Në punë mund t’iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.

Ujori

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Sot asgjë nuk do mund t’iu ndalë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që doni si në punë ashtu edhe në çdo plan tjetër. Shpesh mund të keni përballje, por nuk do dorëzoheni. Falë Venusit, ju të dashuruarit do kaloni një ditë shumë të mirë nëse ai nuk është i shenjës së virgjëreshës. Nëse ka këtë shenjë do keni debate dhe inate. Pasojat mund të jenë shumë të rënda. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por ajo do vijë më e bukur sesa mund ta prisnit. Në punë vërtet do e keni të vështirë të përmbyllni disa kontrata të rëndësishme, por sigurisht që do ecni goxha përpara me projektet që keni nisur. Financat do jenë të mira. Pakësoni edhe pak shpenzimet dhe do keni më tepër ekuilibër.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 qershor 2020

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Në përgjithësi për ju që keni një lidhje do jetë ditë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri- tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lërë me gojë hapur dhe do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Me sektorin financiar do merreni pak më shumë dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending