Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor 8-14 Qershor i detajuar/ Kjo shenje do kete ndryshime drastike kete jave

Published

on

Dashi

I dashur Dash këtë javë mund të ketë ndonjë gabim tjetër për shenjën tuaj në vendin e punës:gjetja e aleatëve të duhur ose mundësia e duhur mund të jetë më e ndërlikuar për shkak të pozitës së pafavorshme të Jupiterit dhe Mërkurit. Ditën e hënë humori i juaj mund të jetë i keq kjo për shkak të Hënës në Bricjap. Por mos u mërzisni rimëkëmbja e madhe do të vijë në fundjavë: Dashuria veçanërisht të dielën do të lulëzoj.

Demi

I dashur Dem qielli ju buzëqesh në këtë periudhë duke filluar nga muaji korrik-kur Saturni gjithashtu do të kthehet në anën tuaj. Ndërkohë ju mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Mërkuri të cilët janë të gatshëm t’ju sjellin shumë mundësi dhe lajme të mira në vendin e punës. E enjta dhe e premtja në veçanti do të jenë dy ditët me fat. Ndërsa përsa i përket ditës së martë dhe të mërkurë duhet të keni kujdes për shkak të disa shqetësimeve të vogla.

Binjakët

I dashur Binjak ndryshimet nuk janë kurrë të lehta por ju jeni ata që vlerësoni rrezikun dhe aventurën, kështu që nuk do të keni frikë të hidheni në një fazë të re të jetës suaj.Venusi në shenjë ju jep aq shumë forcë dhe besim në marrëdhënien tuaj. Por për shkak të Marsit që është në kundërshtim me shenjën tuaj do t’ju bëj të ndjeni të gjitha lodhjet që do t’ju shoqërojnë në çdo fazë të tranzicionit.

Gaforrja

E dashur Gaforre shfrytëzoni këtë javë të qershorit për të zgjidhur disa probleme të lidhura me punën: duke filluar nga muaji korrik, kur Mërkuri nuk do të jetë më në shenjën tuaj dhe rikthimi në opozit të Saturnit nuk mund të jetë më aq e thjeshtë për të gjetur aleatët e duhur dhe mundësitë e duhura.Kujdes ditën e hënë pasi Hëna në opozitë me shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Ndërsa ditët më me fat do të jenë e premte dhe e shtunë.

Luani

I dashur Luan në këtë periudhë shumë prej jush po menaxhojnë në situatë të ndërlikuar, veçanërisht përsa i përket fushës së punës.Por duke filluar nga korriku do të jetë më e lehtë të gjesh zgjidhjet e duhura.Ndërkohë duhet ti kushtoni një vëmëndje të veçantë ditës së martë dhe të mërkurë pasi Hëna në opozitë me shënjën tuaj mund të thelloj krizën. Përsa i përket dashurisë me Venusin e favorshëm do të keni dashuri dhe bashkëpunim në jetën tuaj private.

Virgjëresha

E dashur Virgjëreshë, Marsi në opozitë vazhdon të ju bëjë të ndjeheni të lodhur dhe pa energji. Venusi i pafavorshëm nga ana e tij rrit tensionin me partnerin tuaj dhe do jetë shumë e lehtë për ju të humbisni durimin. Kini kujdes që të mos e thoni ose bëni diçka për të cilën më vonë do të pendoheni. Virgjëreshat janë gjithmonë shumë racional dhe të kujdeshëm por kur zëmërohen është shumë e vështirë ti qetësosh ato. Përfitoni pak nga fundjava që të relaksoheni.

Peshorja

E dashur Peshore pozicioni i pafavorshëm i Jupiterit dhe i Mërkurit mund të krijojë disa pengesa më shumë nga pikëpamja e punës: Nëse mundeni mund të mbani atë që keni pasi tashmë nuk është qielli i favorshëm për të marrë përsipër rreziqe. Ndërsa përsa i përket fushës së ndenjave mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer i cili është i gatshëm për t’i dhënë marrëdhënies tuaj shumë pasion dhe madje një frymë të vogël aventureske.

Akrepi

I dashur Akrep yjet janë në anën tuaj dhe do të jenë dhe më shumë nga fillimii muajit korrik kur Saturni do të kthehet në favorin tuaj. Ndërkohë falë Marsit dhe Mërkurit që janë favorit në shenjën tuaj do të keni mundësinë të bëni një hap të mirë përpara drejt arritjes së qëllimeve tuaja pavarësisht nëse është një takim me fat apo një rast i ri. Ditët më të mira të javës do të jenë e hënë, e enjten dhe e premten. Ditët e pushimit: e martë dhe e mërkurë.

Shigjetari

I dashur Shigjetar vazhdon një periudhë e ndërlikuar për ju përsa i përket fushës së ndjenjave. Ka ndryshime të mëdha përpara: mos harroni se një fund nënkupton gjithmonë një fillim të ri. Sigurisht kjo periudhë po ju lë shumë lodhje psiko-fizike. Marsi dhe Venusi në opozitë me shenjën tuaj ju largojnë energjinë , por së shpejti do të bëhet më mirë.

Bricjapi

I dashur Bricjap muaji qershor me Mërkurin në opozitë krijon një ngadalësim të vogël në rrugën tuaj sado e destinuar për sukses. Jupiteri në shenjë ju garanton fitoren përfundimtare kështu që mos hiqni dorë nëse diçka nuk shkon siç pritet në këtë periudhë. Këtë javë ju mund të mbështeteni në një Hënë të shkëlqyer. Dita më me fat për ju këtë javë do të jetë e hëna.

Ujori

I dashur Ujor edhe këtë javë mund të mbështeteni në një Venus të shkëlqyer, gati për ti dhënë historisë suaj të dashurisë një avantazh shtesë. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe ju mund të përjetoni emocione që janë vërtet të vështira për tu harruar! Lajmet e mira gjithashtu mund të vijnë në fushën e punës, ku lidhja e Saturnit së shpejti premton revolucione të mira …

Peshqit

Të dashur Peshq këtë javë mund të vijnë disa lajme të mira ose ndonjë shkëmbim i mirë përsa i përket vendeve të punës: ju keni në shenjën tuaj planetin Mars që ju bën super-luftues por dhe planetin Mërkur dhe Jupiter në favorin tuaj. Nëse keni dyshime që ju mundojnë mos hezitoni ti sqaroni.

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: playsbo

  2. Pingback: good quality

  3. Pingback: reviews good cvv shop

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending