Connect with us

Aktualitet

Do te keni ndryshime te medha/ Horoskopi i muajit QERSHOR 2020 sipas astrologes Susan Miller

Published

on

Po përballeni me një numër të lartë ndryshimesh në jetë. Saturni është rikthyer te Ujori, por vetëm për muajin prill, maj dhe qershor pasi do të largohet më 1 korrik.

Përgjegjësitë po shtohen, por megjithatë po e përballoni mirë gjithë çfarë po ju kërkon universi. Është koha që të vendosni një qëllim në jetë.

Ky muaj përmban dy eklipse. I pari do të jetë më 5 qeshor në Shigjetar duke nxjerrë në pah anëtarësimin tuaj në një grup, klub ose shoqatë. Hëna e re do të ndikojë që një projekt të përfundojë.

Në të kundërt, mund të zbuloni që dikush ka bërë diçka, e cila s’do t’ju pëlqejë. Nëse ky personi është një mik, atëherë ka gjasa që marrëdhënia të përfundojë.

Sidoqoftë, është mëse e ditur që paratë do të jenë në qendër të vëmendjes. Neptuni dhe Marsi do të shtojnë dyshimet, ndaj mos i merrni gjërat si të mirëqena, sepse qartazi ju duhet më shumë punë. Tani për tani, mos bëni supozime ose ngrini akuza, thjesht dëgjoni çfarë ju thonë.

Kërkoni informacion dhe merrni kohë për të reflektuar dhe mësuar. Ka kohë për të debatuar. Shpenzimet do të rriten, por nëse ju ndihmon sadopak, do të përmirësohen aty nga fundi i qershorit. Deri atëherë, nuk pritet që situata me paratë të jetë e tensionuar gjithsesi, pasi do ta keni nën kontroll.

Eklipsi i dytë do të jetë më 21 qershor, në Gaaforre dhe do të ndriçojë shtëpinë e projekteve të punës. Ky eklips do të hapë një rrugë të re dhe mundësi të tjera për të punuar me diçka të re, ndryshe nga projektet e zakonshme. Mund të ketë lidhje me një hotel, industri ushqimi, restorant, reklama ose infermieri.

Përpiqeni prej kohësh që të sillni më shumë të ardhura dhe ky eklips duket i përkryer për të rregulluar këto probleme. Mund të punësoheni përkohësisht ose me kohë të plotë. Punësimi nuk është domosdoshmërisht një hap i madh, por do t’u hapë rrugën mundësive të tjera. Do të duket sikur do të hapni një dritare të re.

Ky eklips do t’ju bëjë të mendoni për shëndetin. Bëni kontrolle shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Keni nevojë për energji.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 17 qershori deri më 12 korrik, kështu që asgjë me rëndësi nuk do të ndodhë gjatë kësaj kohe. Mërkuri rregullon shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Para shtesë mund të vijnë jashtë pagës, por nuk përjashtohen as borxhet që i keni njerëzve të tjerë.

Afërdita do të jetë në prapavijë dhe është në vendin më të mirë për ju – te Binjakët. Ajo do të vizitojë shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Afërdita qëndron në prapavijë që prej 12 majit, por do të shkojë në pozicion normal më 24 qershor. Gjatë kohës që është në prapavijë, nuk këshillohet veprim i zgjuar nisja e një marrëdhënieje të re. Nëse jeni takuar para 12 majit, atëherë jeni në rregull.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending