Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 5 Qershor i detajuar/ Kjo eshte shenja qe do kete diten me te mire

Published

on

Dashi-

Ju mund të mendoni sesi të ndryshoni rrugën e zakonshme. Kjo më së shumti i referohet pushimeve tuaja. Nëse jeni të moshuar, harrojeni moshën dhe planifikoni pushimet ashtu sikurse ju dëshironi. Lejoni veten të dashuroni sikurse ju dëshironi.

Demi-

Nesër do t’ju duhet të bëni disa vendime të rëndësishme. Mund të mendoni për të ecur në një fushë tjetër në jetën tuaj profesionale, për t’u martuar ose për të krijuar një familje. Mendohuni mirë para se të merrni përsipër përgjegjësi të reja.

Binjakët

– Të lindurit e kësaj shenje mund të ndryshojnë kursin e jetës. Kjo mund të varet nga rrethana të veçanta. Kini parasysh pritshmëritë tuaja dhe hartoni një plan. Do të keni kohë të lirë për sporte të ndryshme ose për të ndjekur hobin tuaj.

Gaforrja

– Nuk duhet të ndiheni të kënaqur me role sekondare. Ekziston rreziku të humbisni një shans mjaft të mirë ose në fushën e dashurisë, nëse nuk veproni kur duhet. Nesër është dita e duhur për të luftuar zakonet e këqija. Bëni kujdes me dietën ushqimore.

Luani

– Ata që luftojnë për një karrierë të suksesshme duhet t’i besojnë intuitës. Merrni parasysh këshillat e të tjerëve, sa i përket një dialogu të suksesshëm me supervizorin tuaj. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë e mirë pune, për të cilën do të mendoheni gjatë.

Virgjëresha

– Nesër mund të pushtoheni nga emocione negative. Kjo mund të vijë për shkak të një incidenti në mëngjes. Megjithatë, do të bëni përpjekje maksimale për ta kaluar këtë gjendje dhe për të vijuar punën pa u bërë agresivë. Në mbrëmje gjendja juaj emocionale do të ndryshojë dhe do të ndiheni shumë më mirë pasi mbi të gjitha do të jeni nën praninë e partnerit/partneres suaj.

Peshorja

– Gjatë kësaj dite nuk duhet të nisni diçka të re. Megjithatë, suksesi juaj nuk do të jetë aty ku dëshironi, pasi nuk do të keni mbështetjen e duhur të njerëzve tuaj më të dashur. Nëse dëshironi të krijoni familje, bisedoni me qetësi me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi

– Nesër mund të ndiheni shumë konfuz. Planet që kishit menduar nesër mund të mos realizohen të gjitha. Megjithatë, përpiquni të përshtateni me kursin e jetës. Nëse do të jeni të përkushtuar, do të gjeni disa rrugë premtuese që do t’ju çojnë drejt suksesit.

Shigjetari

Ka gjasa të ndiheni të nervozuar nesër. Bisedoni me familjarët ose miqtë e ngushtë për tu ndjerë më të qetë. Meditimi apo ushtrimet fizike do të jenë mjaft të nevojshme për ju. Nëse i merrni këto këshilla në konsideratë, gjithçka do të jetë nën kontroll.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e zakonshme, pa probleme të mëdha. Nëse dëshironi ta ruani vendin tuaj të punës, mos u konfliktoni dhe mos kundërshtoni vazhdimisht drejtuesin tuaj. Mund të merrni një dhuratë shumë të çmuar nga parteri/partnerja juaj.

Ujori

Mos u bëni nostalgjik, pasi mund të humbisni një shans shumë të rëndësishëm. Duhet të merrni patjetër një këshillë në konsideratë: jetoni të tashmen dhe jo të kaluarën. Në mbrëmje, do të bisedoni për një çështje, e cila do të jetë mjaft me vlerë për anën tuaj profesionale.

Peshqit

Kjo ditë do të kalojë pa shumë pengesa. Planet tuaja do të zbatohen, mbi të gjitha nëse do të keni mbështetjen e dikujt me rëndësi në jetën tuaj. Arroganca nuk do të jetë aspak e mirëpritur. Beni kujdes të mos provokoni situata konfliktuale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending