Connect with us

Keshilla

Mos i digjni floket me pjaster/ Ja si te drejtoni floket pa perdorur nxehtesi me receten BIO

Published

on

Floket shpesh here ne stinen e pranveres “stresohen” nga temperaturat që ndryshojnë dhe e humbasin formën e tyre. Ja disa mënyra praktike nese i do flokët e drejtë, pa i shkatërruar, djegur apo dëmtuar.

Do ta shikosh sa shpejt dhe sa të shëndetshëm do t’i kesh flokët pas këtij trajtimi neqoftese e ben nje here ne jave.

Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë).

Te përzier bashkë vaj kokosi dhe vaj ulliri,. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Mund të përdorësh edhe vaj bajamesh në vend të vajit të ullirit.

Mjaltë dhe qumësht.

Kombinimi e mjaltit me qumësht , por mund të përdorësh edhe vetëm qumësht.

Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji.

Vaj ulliri dhe vezë.

Floket e kanë mjaft të nevojshëm , pasi vaji i ullirit është një ushqyes i natyrshëm.

Është shumë dobiprurës si në përmirësimin e skalpit po ashtu edhe në ushqimin e flokëve .Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë ne shkëlqimin e flokëve dhe ne drejtimin e tyre.

Për flokët e gjatë duhen dy të verdha veze dhe një filxhan vaj ulliri ndersa mjafton një e verdhë veze dhe një gjysmë filxhani kafe vaj ulliri për flokët e shkurtër dhe mesatarë.Përzieje masën, vendose në flokë dhe pas një ore shpëlaji.

Uthull molle.

Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe me mollëzat e gishtave masazhoji ato. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.

Limon dhe kokos.

Për flokë të butë dhe të drejtë , nje tjeter recete është ajo e limonit, përzier me kokos.

Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur. Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keshilla

Pastroni zorren dhe shpetoni nga kapslleku/ Keto jane 5 menyra natyrale si te liroheni njehere e mire

Published

on

Kapslleku eshte nje nder problemet me te perhapura tek njerezit. Mungesa e aktivitetit fizik, dehidratimi, konsumimi i ushqimeve te thata dhe dieta e varfer ushqimore jane disa nga faktoret qe ndikojne ne kapsllek.

Banoret e qytetit jane me te prekur nga ky problem per shkak te orareve te zgjatura dhe menyres se ushqyerjes.

Me efektive ne trajtimin e ketij problem jane metodat natyrore. Ju do te rregulloni problemin tuaj brenda 1-2 javesh pa medikamente nese ndiqni me perpikmeri keto metoda.

Pini lengje:

Kapslleku do te lehtesohet nese ju rrisni konsumimin e sasise se ujit. Pini 7-8 gota uje ne dite. Konsumoni dhalle ose leng frutash te fresket.

Tershera:

Cdo mengjes konsumoni tershere sepse ajo eshte e pasur me fibra te cilat ndihmojne ne lehtesimin e kapsllekut. Hani tershere me kos dhe fruta te fresketa ose te thata.

Leng spinaqi:

Per lu ftimin e kapsllekut lengu i spinaqit eshte nje nga metodat me te mira. Cdo dite pini 100-150 ml leng spinaqi.

Hani fiq:

Fiqte jane pastrues natyror pasi jane te pasur me fibra dietike dhe kalcium. Ne mengjes hani 4-5 fiq te thate ose te fresket. Valimi i 7-8 fiqve te thate dhe pirja e ujit te tyre esell ne mengjes dhe ne darke para gjumit eshte nje tjeter menyre mjaft e perdorur.

Farat e linit:

Keto fara jane te pasura me fibra dhe acide yndyrore. Konsumojini cdo dite ato duke shtuar 1-2 luge fara lini ne sallate ose ne kos. Farat zbusin jashteqitjen dhe ndihmojne ne levizshmerine e zorreve.

Continue Reading

Keshilla

Ky eshte SERUMI BIO qe zevendeson kremrat e shtrenjte te zones se syve, ruajeni receten

Published

on

Nje nder shenjat e para te plakjes jane rrudhat ne pjesen e poshtme te syve. Kur rrudhni vetullat apo kur buzeqeshni ato dalin me shume ne pah. Rrudhat mund t’ju bejne te dukeni te medhenj ne moshe dhe te tjetersojne paraqitjen tuaj.

Ato mund te shfaqen ne nje moshe shume te re si pasoje e mungeses se lageshtise sepse lekura poshte syve eshte shume delikate. Por kontribues ne shfaqjen e rrudhave jane ekspozimi ne diell, humbja e elasticitetit te lekures dhe humbja e kolagjenit.

Ne kete artikull do te lexoni disa kura te cilat ushqejne zonen rreth syve sepse ne kete menyre rrudhat do te jene me te zbehta. Perdorimi i nje kremi hidratues mund te zbuse paraqitjen e tyre me 20%.

Vaji i arres se kokosit

Do te vereni nje zbutje te konsiderueshme te rrudhave nese aplikoni vaj te arres se kokosit ne pjesen poshte syve. Ky vaj permban shume antioksidante dhe nxit pordhimin e kolagjenit.Duhet qe vajin e arres se kokosit ta perdorni 2-3 here gjate dites. Duke perdorur mollezat e gishtave, beni nje masazh te lehte pas aplikimit te tij.

Aloe Vera

Xheli Aloe veres e ben lekuren me elastike dhe eshte shume i mire per te zbehur rrudhat.Ai eshte i pasur me antioksidante dhe ne kete menyre e ushqen lekuren shume mire. Fale nxitjes se prodhimit te kolagjenit dhe fibres, ky xhel e ben lekuren me te tendosur. Perdoreni 2 ose tre here ne dite kete xhel duke bere nje masazh te lehte.

Vaji i Avokados

Do te krijoni nje kure shume te mire kunder rrudhave nese e perzieni vajin e avokados me vaj limoni ose qitroje. Perzieni nje luge gjelle vaj avokadoje me nje pike vaj limoni dhe me pas masazhoni zonen rreth syve.

Kastraveci

Ekstraktet e kastravecit ndihmojne ne ushqimin e lekures me antioksdiante dhe ne rritjen e elastines. Kastraveci zbut ndjeshem shenjat e plakjes pervecse ushqen dhe freskon lekuren.

Fetat e kastravecit i mbani per 10-15 minuta dhe me pas me vaj te arres se kokosit ferkoni zonen lehte.

Si te parandaloni rrudhat?

Te mesoni se si t’i parandaloni ato eshte menyra me e mire per te lu ftuar rrudhat.

Rregullat per nje lekure elastike ne zonen e syve jane:

1-Perdorni krem kunder diellit

2-Mbani syze dielli

3-Per te permiresuar kompleksitetin e lekures, pini 8-10 gota uje ne dite.

Continue Reading

Keshilla

Dhjami i barkut na eshte bere havale/ Ja cfare duhet te beni qe ta hiqni njehere e mire

Published

on

Ne kete artikull do te lexoni nje recete natyrale e cila do j’u ndihmoje per te eleminuar dhjamin e padeshiruar ne zonen e barkut. Ne kete menyre ju do te realizoni qellimin tuaj per vetem dy jave dhe mund ta pergatisni shume lehte ne shtepi.

Keshillohet qe ta perdorni ate cdo dite dhe qe te jeni kembengules. Kjo pije ofron perfitime te shumta shendetesore dhe eshte e bere nga perberes lehtesisht te disponueshem.

Perberesit:

Gjysme limoni ose uthull molle

250 ml uje

1 luge gjelle me pluhur kanelle

2 luge gjelle me mjalte natyral

Pergatitja:

Ne nje tenxhere, hidhni te gjithe perberesit dhe ujin e nxehte shtojeni ne fund. Nese nuk keni limon mund te perdorni 1 luge gjelle uthull molle.

Rekomandime:

Kjo pije duhet te konsumohet me stomak bosh ose te pakten 30 minuta para mengjesit per 2 jave. Pini edhe pak para se te shkoni per te fjetur. Pija mund te shkaktoje efekte anesore ndaj duhet te tregoheni te kujdesshem. Ndaluni per te bere pushim pas trajtimit per 1 muaj. Hani sa me shume fruta dhe perime, shmangni ushqimin e perpunuar dhe ato me permbajtje te larte yndyre. Cdo dite, ecni te pakten 30 minuta. Rezultatet do t’ju suprizojne nese ndiqni te gjitha udhezimet.

Continue Reading

Trending