Connect with us

Sot

Horoskopi i muajit QERSHOR nga Paolo Fox/ Kjo eshte shenja e favorizuar qe e presin surpriza

Published

on

Dashi

Qershori do të jetë një ndër muajt e parë që do të shënojë rimëkëmbjen për të gjithë të lindurit në këtë shenjë, sidomos pas datës 13. Venusi në astrologji nuk përfaqëson vetëm dashurinë, por edhe marrëdhëniet profesionale. Një ndryshim krejt i papritur në karrierën tuaj. Do të përfundoni një projekt të nisur prej kohësh. Keni mbështetjen e Venusit, por Saturni do të hapë disa probleme këtë muaj, sidomos brenda familjes.

Trashëgimitë e familjes përbëjnë gjithmonë një pengesë mes ju dhe familjarëve tuaj. Duhet të tregoheni praktikë dhe t’i thoni gjërat hapur. Shikoni me kujdes çfarë ndodh rreth jush në punë, veçanërisht në datën 18. Mbani në kontroll investimet e huaja.

Ka diçka që s’shkon në marrëdhëniet sentimentale dhe këto probleme kanë nisur në fund të majit. Zemra vështirë se shërohet. Nëse kërkoni një person që vështirë se joshet, këtë periudhë vështirë se do të arrini gjë. Të lindurit e shenjës së Dashit që janë vetëm, duhet të presin diçka të veçantë pas datës 17. Jeni të vetmuar, prandaj është mirë që të dilni me shumë njerëz, sepse dashuria mund të lindë aty ku s’e prisni. Bëni shumë kujdes gjatë këtij muaj, sepse prej kohësh po stërmundoheni të arrini diçka të pamundur. Keni pranuar një detyrë të rëndësishme që nxit fantazinë tuaj, por që ju lodh shumë fizikisht. Nëse lind nevoja, në fund të muajit ju sugjerojmë të bëni një kontroll mjekësor. Tri ditët e fundit të qershorit do të jenë kaotike për ju.

Demi

Në muajin qershor do të vendosni njëherë e mirë nëse do të vazhdoni punën që keni apo jo. Jupiteri, Marsi dhe Venusi kanë një marrëdhënie të ndërlikuar në shenjën tuaj dhe efekti i kësaj aleance që s’po funksionon, do të ndihet pas datës 13. Disa nga ju do të vendosin të ndryshojnë tërësisht drejtim apo të lënë kompaninë ku punojnë prej vitesh. Po kaloni një krizë ekonomike, të cilën duhet ta zgjidhni sa më shpejt. Ata që kanë një aktivitet personal dhe janë të pavarur, do të jenë më të favorizuar nga Saturni. Gjysma e parë e muajit do të jetë shumë e favorshme në fushën e ndjenjave.

Çiftet e konsoliduara do të kapërcejnë çdo problem. Megjithatë, bëni kujdesi, sepse Jupiteri do të ndikojë negativisht gjatë gjysmës së dytë të muajit. Disa nga ju madje do t’i drejtohen avokatit për t’u ndarë. Përpiquni që problemet profesionale të mos i përcillni brenda mureve të shtëpisë. Gjithçka zgjidhet me vullnet të mirë. Ata që kërkojnë aventura ditore, për shkak të tërheqjeve fizike, mund të zbulohen. Bëni kujdes në datat 22 dhe 24, sepse janë të ndërlikuara!

Në këtë periudhë, prioriteti juaj janë çështjet ligjore dhe praktike. Gjithçka tjetër do të kalojë në plan të dytë. Ata që kanë dy marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim sa më parë. Pas datës 13 do të ndiheni të lodhur. Shumë nga ju do të ndihen nervozë dhe gjendja shëndetësore do të përkeqësohet për shkak të stresit. Stomaku, tensioni i ulët janë problemet që do t’ju shqetësojnë. Përpiquni të pushoni gjatë fillimit të muajit për të shmangur këto ndërlikime të panevojshme.

Binjakët

Planeti i Marsit është gjatë një kalimi miqësor në shenjën tuaj, Venusi ju favorizon pas datës 13, ndërsa Mërkuri qëndron në shenjën tuaj deri në datën 12, prandaj edhe ju duhet të përfitoni sa më shumë nga ky kombinim. Mos u ankoni dhe pranoni me mirënjohje gjithçka që ju ofrohet. Këto mundësi nuk do t’ju jepen më pas shtatorit apo akoma më pak, pas muajit nëntor.

Nëse jeni duke punuar prej kohësh në një kompani, ka ardhur momenti të kërkoni me zë të lartë një pozicion që ju takon prej kohësh dhe që ju dhuron më shumë kënaqësi. Kërkoni, por ju këshillojmë të mos tregoheni kokëfortë, sepse mund t’ju shkojë më keq. Çdo fjalë e gabuar tani, do të ketë pasoja më vonë. Vazhdoni të ruani lidhjet me kontaktet që ju interesojnë. Nismat tuaja do të marrin rrugën e duhur pas datës 21. Mos merrni kredi dhe mos bëni investime të gabuara pikërisht tani! Lidhjet e krijuara dy muajt e fundit janë të favorizuara dhe mund të vazhdoni të qetë. Muaji qershor do t’ju përballë me disa tundime që zor se do t’u bëni ballë, edhe pse tanimë keni një partner/e në krah.

Ju ndodh shpesh të bini në dashuri me dikë, për shkak të mënyrës se si flet, si sillet dhe sa hapësirë ju jep. Megjithatë, ka ardhur momenti të pyesni veten nëse ia keni vënë syrin personit të duhur që t’u jepni fund njëherë e mirë dyshimeve tuaja. Marsi ju favorizon shumë, Venusi shton pasionin në lidhjen tuaj. Sigurisht që nëse rrini mbyllur në shtëpi dhe prisni më kot, gaboni. Kërkojeni vetë dashurinë, qoftë edhe në rrjetet sociale. Qershori sjell shumë lajme të mira në jetën familjare.

Përfitoni, sepse yjet janë të shkëlqyer. Është momenti i duhur të vazhdoni me kurat estetike apo edhe të regjistroheni në palestër. Është paksa vonë, por s’ka problem. Në datat 6 dhe 26 bëni mirë të tregoheni shumë vigjilentë.

Gaforrja

Ju punoni për kënaqësi, jo për para. Kjo është një lloj motoje për ju. Ndoshta gjërat për ju s’do të shkojnë aq mirë sa në pranverë. Edhe pse bëni punën që keni ëndërruar, prapë ka diçka që ju pengon çdo ditë. Dikush përpiqet të pengojë nismat tuaja. Bëni mirë ta mbani situatën në kontroll. Mendoni se disa persona që ju rrethojnë i nënvlerësojnë aftësitë tuaja dhe bëjnë lojë të pistë në ambientin profesional. Keni pasur probleme me shefat dhe ish-kolegët, por ka ardhur momenti të shumëzoni gjithçka me zero dhe t’ia nisni nga fillimi. Shfrytëzoni Jupiterin që është në favorin tuaj, por bëni kujdes nga Saturni! Për momentin nuk keni asnjë arsye që t’ju stimulojë.

Të tjerët ju gjykojnë ndryshe. Pas datës 12 qershor do të nisë një fazë e re në fushën profesionale. Nëse keni nisur një histori dashurie këta muajt e fundit, mundësitë janë që ajo të zgjasë. Disa nga të lindurit në shenjën e Gaforres parapëlqejnë të nisin një lidhje të re menjëherë sapo mbyllin një të vjetër, por është më mirë të presin pak dhe t’i shikojnë gjërat më qartë. Tregohuni më pozitivë ndaj së ardhmes. Një propozim për martesë apo për bashkëjetesë ndoshta nuk po vjen, për shkak të frikës së partnerit/es. Ata që kanë marrë shtëpi të re apo janë bërë me fëmijë, ndihen në ankth dhe aspak të sigurt për të ardhmen. Në datën 23 do të merrni lajme të mira. Fundjava e fundit e muajit paraqet mundësi të mira për ata që kërkojnë dashurinë.

Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme, si martesa apo bashkëjetesa, sepse, shpeshherë, zgjidhni sigurinë që ofron partneri për të mbajtur në kontroll pakënaqësitë që ndieni këto kohët e fundit. Qershori i hap dyert planetit të Mërkurit, i cili mbërrin në shenjën tuaj gjatë gjysmës së dytë të muajit. Problemet shëndetësore që do t’ju prekin këtë muaj janë të llojit psikologjik. Data 23 është e përshtatshme për të kryer kontrolle mjekësore.

Luani

Këtë muaj do të fitoni betejat e para, përpos tensioneve që do të shkaktojë Marsi dhe Jupiteri. Disa aleanca do të prishen dhe për këtë arsye, do të dëshironi të ndryshoni ambient. Sigurisht që nuk ndiheni mirë nëse të tjerët nuk i vlerësojnë aftësitë tuaja. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë krenarë dhe nuk para pëlqejnë të dëgjojnë shumë fjalë. Dëshira për të gjetur mundësi të reja do të shtohet. Studentët janë shumë të favorizuar këtë muaj, sidomos ata që duan të fillojnë kurse të reja. Vera do të jetë një periudhë përgatitore për gjërat e mëdha që ju presin në vjeshtë.

Do të studioni shumë strategji gjatë këtij muaji. Nuk keni ende asgjë të sigurt, por ky fillim i mbarë është gjysma e punës. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj pikërisht në datën 13. Ndoshta Venusi s’do të forcojë marrëdhënien, por do të shtojë dëshirën për të flirtuar, për marrëdhënie seksuale apo edhe për aventura të reja që në të ardhmen mund të shndërrohen në lidhje serioze. Ndërsa çiftet që janë në krizë prej kohësh, tani mund të çlirohen nga një barrë e madhe.

Kujdes, mos bini në dashuri me persona që e kanë tanimë një partner apo ju vetë e keni në krah një të tillë! Nëse jeni vetëm, Venusi do t’ju ndihmojë të gjeni dikë, por s’do të jetë tamam shpirti juaj binjak. Ju duhet ende kohë për të gjetur dashurinë e vërtetë, por shfrytëzojeni këtë muaj për t’u argëtuar, sepse edhe Hëna do të kalojë në shenjën tuaj në datat 16, 17 dhe 26. Ky do të jetë një muaj dinamik, i mbushur me lloj-lloj gjërash duke përfshirë edhe stresin. Uleni ritmin, sidomos nga data 11 deri më 17. Probleme me muskujt në datën 23. Merrini gjërat më shtruar!

Virgjëresha

Yjet do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë vullnet. Disa nisma të reja i keni ndërmarrë, por s’do të mungojnë edhe të tjera që i keni në plan për të ardhmen. Kontrata dhe projekte të reja mund të sjellin të ardhura të shumta brenda muajit shtator. Ata që kanë aktivitet privat ndoshta s’do të kenë kaq shumë fitime, por s’do të humbasin asgjë nga ato që kanë.

Mos harroni, kur mbyllet një derë, hapen dhjetë të tjera! Ky është momenti i duhur për të kontaktuar me personat që mund t’ju ndihmojnë për realizimin e projekteve afatgjata. Ambicia juaj është rizgjuar falë lajmeve të mira që keni marrë. Mërkuri vjen në shenjën tuaj në datën 12 dhe ndikimi i tij forcohet edhe nga Hëna që mbërrin në datën 19. Është koha të veproni pa u menduar dy herë. Një klimë kaq pozitive dhe fitimprurëse në aspektin profesional nuk vjen shumë shpesh. Për meshkujt e lindur në këtë shenjë është normale ta kalojnë dashurinë në plan të dytë. Por edhe ata më të fjeturit duhet ta kuptojnë kur marrëdhënia është në rrezik. Nuk keni më frikë nga ndryshimet, ja pse duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Dëshira për të joshur dhe për të bërë dikë tuajin/ën shtohet.

Ata që kanë një marrëdhënie “të fjetur” bëjnë  mirë t’i japin duart dhe të marrin një vendim përfundimtar. Takimi me një person të ri ndoshta do t’ju ndihmojë ta keni më të lehtë marrjen e këtij vendimi. Kujdesuni më shumë për familjen tuaj, sepse një nga të afërmit ka nevojë për kujdes. Keni lënë disa çështje trashëgimie pezull. Ju këshillojmë të mos bëni debate me dikë që ju ka vënë në provë shumë herë në të shkuarën. Ata që kanë pasur probleme psikologjike, tanimë kanë njohur personin e duhur që po i ndihmon. Lodhja do të fillojë të ndihet rreth datës 6, por gjithçka do të shkojë më së miri pas datës 13. Ditët e fundit të muajit premtojnë gjëra të bukura.

Peshorja

Nuk gaboni asnjëherë nëse tregoheni më të matur. Sprovat më të vështira për të lindurit në shenjën tuaj vijnë në vjeshtë. Ja pse periudha e verës shërben për t’u organizuar më mirë. Saturni nuk ju ndihmon asnjëherë, por edhe Mërkuri do të tregohet armiqësor me ju në këtë periudhë, prandaj do të keni probleme financiare dhe vështirësi në mbylljen e disa marrëveshjeve. Të gjithë të lindurit e shenjës së Peshores mendojnë se e kanë të vështirë të tregojnë vërtet sa vlejnë në vendin ku punojnë, sidomos pasi ua kanë punuar pas shpine.\

Polemikat që keni pasur me eprorët tuaj në fillim të vitit mund të kthehen sërish. Ndoshta do të merrni vendime drastike, një ndryshim rrënjësor në aspektin profesional. Dëshironi një të ardhme më të mirë, por ju shoqëron pasiguria. Duhet të mbani në kontroll çdo bashkëpunim. Ata nga ju që janë ndarë vitin e kaluar apo që janë përballur me probleme muajt e fundit nuk do t’i harrojnë lehtë ato që kanë kaluar, prandaj ky muaj i gjen vetëm. Është e kotë të fshihni pakënaqësitë që keni në aspektin sentimental. Komunikimi është çelësi ndonjëherë. Edhe në çiftet e konsoliduara pasioni zbehet disi gjatë kësaj periudhe. Jeni lodhur nga problemet që ka partneri/ja.

Dëshira për të realizuar gjëra të reja nuk ju mungon, por për arsye financiare apo sepse dikush nuk shikon punët e tij, nuk do të arrini atë çka doni. Gjithçka që po bëni në këtë periudhë po ju lodh shumë. Pika juaj e dobët është cervikalja, por edhe me lëkurën do të keni probleme. Bëni mirë të shmangni debatet e forta apo situatat e vështira në datat 28 dhe 30.

Akrepi

Nuk mungon asnjëherë një fazë rebelimi në jetën tuaj apo në punën që bëni. Nëse nuk rebeloheni ju vetë, atëherë ju çorientojnë ngjarjet e shumta që ndodhin rreth e rrotull jush. Bëni shumë kujdes me paratë dhe shpenzimet e tepërta! Urani s’do të tregohet aspak miqësor me të lindurit në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse do të ndiheni të pakënaqur. Datat 11, 12, 17 dhe 18 do të jenë vërtet ditë “prove” për ju. Disa bashkëpunime do të mbyllen, do të mendoni të ndryshoni ambient. Tension dhe konflikte me eprorët. Jupiteri dhe Saturni ju mbrojnë, prandaj  duhet të gjeni një rrugë të mesme për të ndrequr gjithçka.

Yjet nuk janë të këqij, por jeni ju që kërkoni ndryshime të mëdha, gjëra që s’i keni provuar më parë. Ditët e para të qershorit do të jenë më të mirat. Disa nga ju e kanë të vështirë të harrojnë një histori të kaluar dashurie. Nëse jeni peng i së kaluarës, atëherë nuk u jepni mundësi marrëdhënieve të reja që të lulëzojnë. Dukeni të gatshëm në sy të të tjerëve, por nuk ju interesojnë. Mendoni për gjëra të reja. Nëse jeni të lidhur prej kohësh, qershori do të jetë muaji i ideve të reja. E keni të vështirë që t’i gjykoni dëshirat tuaja bazuar te realiteti apo të ndani ëndrrat nga iluzionet.

Vazhdojnë debatet për çështje parash, sidomos nëse keni fëmijë. Tregoni shumë kujdes për çështjet e trashëgimive me të afërmit tuaj. Ju rrethojnë lakmitarët. Ndiheni të lodhur, por s’ndaleni për asnjë çast. Datat 17 dhe 18 do të shoqërohen nga nervozizmi. Bëni kujdes me stomakun! Ushqehuni sa më mirë. Jupiteri ju mbron, por edhe ju kini kujdes me provokimet. Ndonjëherë kënaqeni duke vënë në provë veten, krijoni tensione vetëm për t’u bërë pjesë e debatit. Pse inatoseni, edhe kur nuk është e nevojshme?

Shigjetari

Ky është një muaj i rëndësishëm, sidomos për marrëdhëniet sociale, pasi Venusi hyn po ashtu në shenjën tuaj në datën 13. Marsi ka një ndikim të shkëlqyer, por edhe Jupiteri po afrohet me hapa gjigantë në shenjën tuaj të zodiakut. Me pak fjalë, ky është momenti i duhur për të bërë plane për të ardhmen. Projekte të reja do të kenë sukses, fitimet e së cilave do t’i korrni shumë shpejt. Në datën 16 mund të përballeni me disa probleme me kolegët.

Ju jepen shumë mundësi për të rënë në sy dhe për të treguar sa vleni. Nëse punoni prej shumë kohësh në të njëjtin vend dhe s’doni të ndryshoni, atëherë frekuentoni më shumë njerëz për të shmangur ndonjë pakënaqësi që do t’ju prishë qetësinë. Mundësi të mira për të gjithë deri në fund të muajit. Ky muaj do të sjellë probleme dhe vështirësi në komunikim gjatë dy javëve të para në fushën e ndjenjave. Datat 5, 6 dhe 7 janë më të vështira. Gjërat do të bëhen më të lehta me fillimin e gjysmës së dytë të muajit, do të ndiheni edhe ju vetë më tërheqës në sytë e të tjerëve. Nga data 24 deri më 30 do të përjetoni emocione të veçanta.

Yjet ju këshillojnë, por jeni ju ata që duhet të veproni. Edhe atyre pak shigjetarëve që janë apatikë u këshillohet të gjejnë dikë në këtë periudhë kaq të favorshme. Familjarët po përpiqen të kursejnë për të blerë një shtëpi të re apo për lindjen e një fëmije. Miqësitë mund të shndërrohen në dashuri. Kujdes nga lidhjet paralele dhe nga tradhtitë! Përpiquni të jini më të qartë. Deri në datën 12 do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht, megjithatë do ta merrni veten shumë shpejt. Duhet të merreni sa më shumë me sport apo të dilni në ajër të pastër.  Të lindurit në shenjën tuaj ndihen mirë kur udhëtojnë apo janë në kontakt me natyrën.

Bricjapi

Urani dhe Saturni do të krijojnë një kombinim të shkëlqyer në shenjën tuaj, i cili do të bëhet më intrigues gjatë gushtit. Vendimet që do të merrni apo ndryshimet që do të bëni tani karakterizohen nga një qetësi e madhe dhe vendosmëri. Të rinjtë do të kenë mundësi të shpërngulen në qytete të tjera, ndërsa ata më fatlumët do të marrin propozime të mira për të filluar punë. Yjet nuk bëjnë mrekulli, por do të favorizojnë të gjithë ata që kanë studiuar shumë. Provime të kaluara me sukses. Pas datës 12, duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Nëse punoni me shumë kolegë, mund të keni disa debate që do t’i përballoni më së miri. Ata që kanë planifikuar ndonjë ceremoni gjatë verës, ndryshim shtëpie apo bashkëjetesë, tani duhet të përballen me llogaritë e tyre bankare. Duhet ta pyesni mirë veten nëse ju mjaftojnë kursimet që keni për gjithçka që doni të bëni në të ardhmen. Është mëkat që çiftet të debatojnë për çështje ekonomike. Gjendja brenda familjes është paksa e tensionuar. Në datat 15, 20 dhe 24 shmangni debatet prindër-fëmijë apo me ndonjë të afërm që tani po vë në dyshim gjëra që s’i takojnë. Kush nga ju do të hedhë një hap të rëndësishëm, bën mirë të zgjedhë korrikun ose gushtin.

Tregohuni më të matur me fjalët që thoni, sepse partneri/ja do të mërzitet për diçka që juve ju duket banale. Yjet e qershorit janë paksa të ndërlikuar; keni shumë punë për të bërë, stresi dhe problemet shtohen. Pika juaj e dobët do të jetë stomaku. Merrini gjërat shtruar. Mos i sforconi shumë gjunjët, që sipas zodiakut, janë problemi më i madh për të lindurit në këtë shenjë.

Ujori

Marsi vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj, por edhe Mërkuri ju favorizon shumë. Kjo periudhë s’do të jetë shumë e qetë për ju. Nëse bëni një punë monotone, e keni të vështirë të shkoni të buzëqeshur në punë. Mendimet tuaja bien në kundërshti me veprimet që bëni. Ndoshta do të bëni disa kompromise për hir të parave, por gjithçka e ka një kufi, sepse për një ujor liria nuk ka çmim. Ju jeni idealistë dhe s’e keni të lehtë të shtyni për më vonë detyrat që ju takojnë. Meqë Urani është kundër shenjës suaj, do të ndiheni më shumë të lodhur. Duhet të ndiqni instinktin, por jo të bëni çmenduri. Keni një sërë borxhesh për larë, prandaj deri në fund të tetorit duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.

Në fushën e ndjenjave do të ketë shumë ulje-ngritje këtë muaj. Ja cilat janë datat e provave më të vështira në çift; 16 dhe 17. Do të përballeni me disa probleme që keni menduar se i keni lënë pas në të shkuarën, por ja që s’u keni dhënë zgjidhjen e duhur. Ata që janë në kërkim të një historie të re dashurie nuk janë aspak të bindur. Takimet e reja edhe ju intrigojnë, edhe ju bëjnë të dyshoni. Kush nga ju është martuar së fundmi, ka ditë që është i lumtur, por ka edhe ditë që do të donte të kthehej si dikur.

Nismat e ndërmarra në të kaluarën mbeten përgjysmë, por jo gjithçka është e humbur, gjë që do ta kuptoni në muajt pasardhës. Energjia negative që ndieni tani është shkaktuar nga stresi që po kaloni. Përpiquni të flini shumë, sepse kohët e fundit zgjoheni natën duke menduar se ç’do të bëni të nesërmen. Ndiheni të lodhur që në mëngjes. Ujorët e kanë të vështirë t’u binden rregullave, por herë pas here duhet bërë.

Peshqit

Vera nis më së miri falë ndikimit pozitiv të Venusit dhe Mërkurit që futet në shenjën tuaj në datën 12. Edhe Dielli do të shkëlqejë për ju pas datës 21. Kjo është një periudhë konstruktive dhe e ngjeshur, por bëni kujdes, sepse fundviti do të jetë më statik, nuk do t’ju paraqiten kaq shumë mundësi. Ja pse duhet ta rrihni hekurin sa është i nxehtë. Ky është një muaj i rëndësishëm edhe për studentët. Ata që do të kalojnë provimet me sukses, do të marrin menjëherë propozime për punë. Keni vepruar mirë nëse vitin e kaluar keni ndryshuar punë apo kolegët me të cilët keni punuar.

Rezultatet po i vini re tani. Yjet janë më bindës në fushën e ndjenjave këtë muaj krahasuar me majin. Nëse keni pasur debate të vogla, bëni mirë të shfrytëzoni fundjavën për t’u pajtuar. Nëse muajt e fundit nuk i keni kushtuar rëndësi dashurisë, gjeni menjëherë një zgjidhje tani. Favorizohen takimet e reja. Jupiteri do të ndihmojë çiftet në krizë. Ata që janë divorcuar vitin e kaluar, tanimë kanë dikë tjetër në zemër. Qershori do të ndikojë pozitivisht te marrëdhëniet, por do të risjellë edhe atë sensualitetin që ishte zbehur.

Ata që janë në kërkim të dashurisë, t’i rezervojnë pushimet në vende ku kanë më shumë mundësi të takojnë njerëz të rinj. Edhe fundi i muajit do të jetë i mirë. Këtë muaj do të ndiheni më të gjallëruar, do të bëni gjëra që ju pëlqejnë duke organizuar diçka të veçantë. Elementi juaj është ai i ujit, një shërues për mendjen dhe zemrën, prandaj qetësohuni dhe dëgjoni zhurmën e valëve të detit apo të një përroi në pyll që gurgullon. Kurat janë të favorizuara pas datës 12.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!