Connect with us

Sot

Cfare nuk bene per tu dobesuar/ Keta jane 13 VIPAT shqiptar qe humben peshe ne menyre drastike

Published

on

Transformimet e personazheve VIP janë një nga temat më të komentuara në media. Të shumtë kanë qenë këngëtarët, moderatorët dhe politikanët të cilët dikur kanë qenë mbipeshë, mirëpo me punë dhe vullnet dhe duke ndjekur dietat të ndryshme kanë arritur që të perfeksionojnë linjat e tyre trupore.

Xing.al ka sjellë në focus 13 personazhet VIP që kanë arritur të humbasin mjaftueshëm kilogramë dhe të ndryshojnë drastikisht pamje, historitë e të cilëve mund të bëhen frymëzim për ju.

Erik Fullani Dikur, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, Erik ka peshuar plot 178 kilogramë. Eriku brenda një periudhe disa mujore arriti që të humbiste 88 kilogramë dhe të transformohej tërësisht. I ftuar në intervista të ndryshme, Eriku tregoi se e arriti peshën 90 kilogramë nëpërmjet një diete.

“Nuk kisha vendosur të dobësohesha, por nisi si me shaka si një lojë në shtëpi. Ata më thanë se nëse doja t’i bëja të lumtur, duhej të dobësohesha. Kështu fillova dietën. E gjithë pesha ime ishte shkak i kequshqyerjes. Për këtë hoqa dorë nga ato dhe mamaja më gatuante në shtëpi.”, ka treguar Eriku.

Sara Hoxha pësoi ndryshimin e jashtëzakonshëm në trup brenda një viti. Ajo arriti të humbiste një numër të madh kilogramësh pas një ndërhyrjeje nëpërmjet së cilës zvogeloi stomakun. Sara është pyetur pak kohë më parë për këtë fakt dhe është shprehur se pavarësisht se ajo duket shumë më mirë pas kësaj, nuk do t’ia rekomandonte askujt këtë gjë.

Rudina Dembacaj Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj pak muaj më parë mori vëmendjen e të gjitha mediave teksa rrëfeu e ftuar në një emision se dikur ka qenë 89 kilogramë, mirëpo nëpërmjet dietës ajo arriti që të humbiste plot 35 kg dhe të transformohej tërësisht.

“Kur isha studente në Shkodër, peshoja 89 kile. Shoqet më thoshin që duhej të dobësohesha, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, sepse bëhesh vetë doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”. Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë ia besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që u vinte dhe keq për mua”, ka treguar ajo në intervistat e saj.

Anxhela Peristeri :Prej muajsh këngëtarja Anxhela Peristeri ka vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram, por edhe në dalje të ndryshme ka treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ disa kohë më parë ajo ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.

Mateus Frroku: Po ashtu këngëtari Mateus Frroku ka qenë një ndër personazhet që tërhoqi vëmendjen me ndryshimin e madh që pësoi në pamje. Ai brenda një viti humbi plot 30 kilogramë. I ftuar muaj më parë në emisionin ‘Rudina’, Mateus rrëfeu se për shkak të mbipeshës kishte filluar të kishte problem dhe për këtë arsye vendosi të dobësohej.

 “Në fillim ishte sfidë që nuk mendoja se do ia dilja, por çdo ditë edhe më shumë bëhet një eksperiencë e bukur që e shijoj dhe më pëlqen që ta ndjek. Kam filluar të kujdesem për veten dhe kjo ka dhënë rezultat. Erdhi një moment që unë nuk po ndihesha më mirë me veten, kisha probleme jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin, me shtyllën kurrizore. Fillova të lodhesha shumë kur dilja në skenë. “Mora një vendim duke mos ditur se si do të reagonte fiziku im, fatmirësisht ia dola. Tani jam në një moment që në rast se nuk bëj aktivitet fizik më duket sikur i kam marrë të 36-ta kilet që kam hequr. Vonë e kuptova se ishte ecja një proces dobësimi. Ecja të relakson dhe djeg kalori. Unë përshkruaj një distancë afro 15 kilometra në ditë, plus kam bërë eliminim të brumërave dhe respektoj orarin. Darkën nuk e ha pas orës 7-të. Eliminimi i bukës më ka bërë t’i ndjej shijen ushqimeve sepse më parë më dukej çdo gjë njëlloj”, tha Frroku.

Gili Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Gili e ftuar në emisionin ‘Prive’ zbuloi për publikun se kishte humbur plot 27 kilogramë në 4 muaj duke rikthyer linjat perfekte trupore. Një ndryshim shumë drastik ky që e ka arritur nëpërmjet një diete të quajtur Paleo Diet që e ka marrë emrin kështu për shkak se në këtë dietë njerëzit hanë ushqime të ngjashme me ato të kohës së paleoliti, pra përfshihet peshku, mishi, perimet arrat dhe farat.

Linda Halimi: Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte shkoi 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte. Ndërkohë rikujtojmë që Linda pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë, mirëpo nëpërmjet videove dhe fotove tregoi se i ishte rikthyer formave të mëparshme.

Ilir Meta: Presidenti i vendit, Ilir Meta, humbi plot 30 kilogramë duke u transformuar tërësisht. Fillimisht u tha se Presidenti ndoqi dietën e quajtur ‘Dukan’, megjithatë më vonë u tha se në fakt ai nuk ndiqte asnjë dietë specifike por nëpërmjet vullnetit dhe duke i kushtuar një rëndësi masës ushqimore filloi që të pësonte ndryshime në trup. Bashkëshortja e tij Monika tregoi se Iliri për mëngjese hante vetëm vezë të ziera dhe zarzavate, ndërsa nga buka kishte hequr dorë përgjithmonë. Po ashtu Meta ka ushtruar çdo ditë, vrap, ecje si dhe një orë biçikletë.

Monika Kryemadhi: Monika Kryemadhi prej vitesh tashmë gëzon një fizik mjaft të rregullt të cilin e arriti nëpërmjet një diete të cilën e nisi menjëherë pasi bashkëshorti i saj Ilir Meta u dobësua. E ftuar në emisionin ‘Thumb’ kohë më parë, e pyetur për transformimin në pamje, Monika me shaka tha se ishte dobësuar për inat të Ilirit. Me ndihmën e një mikeshe të saj dietologe, Monika filloi një dietë, duke hequr dorë totalisht nga brumërat.

Arian Çani: Një nga personazhet që habiti gjithashtu të gjithë publikun me ndryshimin e tij ishte edhe moderator i ‘Zonë e lire’, Arian Çani i cili ra drastikisht shumë kilogramë në peshë. Në një intervistë për ‘Express’ ai rrëfeu publikisht se për të arritur peshën ideale nuk ndoqi asnjë dietë të rreptë. E vetmja gjë që ka bërë Çani është që vendosi të heqë dorë prej ushqimit të tepruar dhe ëmbëlsirave gjatë ditës dhe i’u rikthye vrapit e sportit. Gjithashtu ai eliminoi edhe alkoolin dhe ushqimin në orët e vona.

 Capital T Të gjithë e mbajnë mend reperin Capital T në fillim të karrierës së tij. Ai ka qenë mjaft i mbushur në trup, mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme, reperi ka treguar rezultatet e palestrës. Ai ka treguar shpesh në postimet e tij kujdeset shumë dhe për ushqimin e tij.

 Big Mama Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup,shkruan . Në fillimet e saj Bigu ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një n.dë.rh.yrje g.as.trike që i riktheu format perfekte trupore.

. Valbona Mema: Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, është një tjetër personazh që ka arritur të humbas shumë kile dhe të rikthej trupin në formë. Ajo ka zbuluar se nëpërmjet një regjimi riogoroz me dietë dhe palestër ka arritur të humbas plot 20 kilogramë duke u kthyer në një femër mjaft elegante.

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: mega888

  2. Pingback: Bulldog puppies for sale

  3. Pingback: weed for sale

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending