Connect with us

Magazina

U martuan dhe iken nga televizioni / Keto jane 5 VAJZAT VIP qe u bene shtepiake me kohe te plote

Published

on

Sapo mbi krye vendosën kurorën që i shpalli më të bukurat e vitit kur konkurruan nëpër konkurse bukurie, të shpallurat miss synuan menjëherë botën skenës e televizionit dhe modelingut. Në mos kishin shkollat specifike, eksperiencën apo aftësitë, kishin një armë shumë të forte, të cilës kamera nuk i rri indiferente: pamjen. 

Të cilën e vunë sakaq në funksion të së ardhmes së bujshme në ekran. Eralda Itaj, Irsa Demneri, Matilda Mecini kanë qenë ca vite të shkuara fytyra shumë të njohura, të bukura po e po. Por ashtu siç e nisën vrullshëm, ashtu edhe u tërhoqën që të treja, menjëherë pasi u martuan dhe lindën fëmijë, duke iu përkushtuar tërësisht familjes. 

Tani për to dëgjon rrallë e më rrallë dhe pak e më pak. Nuk janë tërhequr vetëm nga ekrani. Nuk i ndesh as në jetën virtuale të Facebook-ut apo Instagramit. Tani misset e dikurshme janë vetëm për familjen dhe fëmijët. Jeta publike ishte e bukur aq sa zgjati.

Eralda Hitaj

E krahasuar aq shpesh me Angelia Jolie, Eralda do ishte po aq e buku edhe sikur ne botë të mos ekzistonte një e ngjashme me të. Në periudhëm e saj të artë Miss Universe Albania, e preferuara e Fadil Berishës, pushtoi banera e kopertina revistash. Dora që i dha fotografi i njohur e katapultoi Erën si modelen më të kërkuar jashtë dhe brenda vendit, duke i siguruar deri edhe një kontratë me “Rolex”.

 Sytë e kaltër dhe buzët mishtore ishin perfekte për të qenë imazh i një kompanie kafeje, që do ta shpërndante portrerin e saj në të katër cepat e Shqipërisë, duke e kthyer në fytyrën perfekte për të qenë edhe imazh i freskët televiziv.

 Edhe pse Era me natyrën e saj të druajtur prej vajze të mirë nuk kishte ndonjë aftësi të spikatur prej prezantueseje që s’i mbyllet goja, Top Channel e uli Erën në mes të studios së Top Select, duke i orfuar kësisoj një karrierë të sigurt televizive në të ardhmen. 

Vetëm se bashkë me karrierën televizive erdhi dhe familja. Nga bashkëjetesa e gjatë me një futbollist erdhi në jetë djali i tyre Amar, duke i ndërruar kursin e jetës me 180 gradë.

Era u rikthye pas lindjes sërish në televizion, por vetëm pak kohë më pas u zhduk njëherë e përgjithmonë nga prozhektorët e studiove televizive dhe filloi një jetë të re në Gjermani, pranë partnerit të saj. Puna që bën tani, në një kompani rehabilitimi për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë, nuk ka asnjë lidhje me ekranin, modelingun e median. 

Por siç dhe Era është shprehur, kjo ishte sakrifica që i duhej të bënte për të birin dhe ai që zgjodhi ishte vendi më i mirë për të, edhe pse mamit të tij iu desh të braktiste karrierën që sapo e kishte filluar.

Irsa Demneri

Kaçurrelsja me sy jeshilë, Irsa Demneri, ka mbetur edhe sot, që është nënë e dy fëmijëve, një nga vajzat më të bukura të shpallura miss. 

Ndoshta ngaqë në portretin e saj çdo gjë ishte natyrale apo ngaqë karakteri i saj nuk bërtiste për vëmendje, por e tërhiqte vetiu, ajo e zuri shpejt vendin nëpër skena. Herë si prezantuese, herë si modele e herë si e ftuar, Irsa po krijonte një figurë të preferuar televizive me pamjen dhe natyrën e saj të qetë. Por studimet për shkenca politike ishin shkëndija e parë që karriera televizive e Irsës nuk do zgjaste shumë.

Kapakun ia vuri martesa, që u përfol aq shumë, për shkak se partneri i saj ishte nipi i një politikani të njohur. Pas martesës dhe lindjes së fëmijës së parë e pastaj të dytë, për Irsën dëgjuam gjithmonë e më rrallë. Tashmë është tërhequr tërësisht nga jeta publike. As foto, as intervista e as panele televizive.

Matilda Mecini

E shpallur si Miss Universe Albania në vitin 2008, Matilda Mecini nuk ngeli në hije. Një ndryshim flokësh alla Marilyn Monroe dhe ca foto të realizuara me mjeshtëri nga Fadil Berisha gjatë konkursit të Miss Universe në Vietnam, e kthyen menjëherë në personazh, tamam në kohën kur statusi i misseve kishte filluar rënien e madhe. Dhe Matilda nuk humbi kohë për ta shfrytëzuar. 

E pranishme me intervista në shtypin e shkruar, modeling dhe emisione, por paralelisht një martesë nga e cila do të sillte në jetë djalin e saj Louisin. Emisioni më i fundit ku e pamë të shfaqej ishte në Agon Channel me “Një ditë me…”. E më pas edhe Matilda u tërhoq në jetën e qetë prej mamaje duke braktisur jetën prej vajze të njohur. Në një intervistë të pak kohësh më parë u shpreh se nuk ishte penduar aspak që kishte zgjedhur të sakrifikonte punën për famljen.

Por Matilda ka pak ditë që është rikthyer. Vetëm pasi u bind se djali i saj i vogël ishte rritur aq sa për të mos e patur më nevojën e pandërprerë të mamit, Matilda vendosi të kthehet sërish në ekran, kësaj here në Neës 24, me Quiz Tv. Rikthim aty ku e la apo duhet t’ia nisë nga e para, në këtë kohë kur prezantueset janë me shumicë? Mbetet për t’u parë.

Marre nga TiranaPost.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha bejne ”XING” me veshje e shtrenjte/ Kujt i shkon me shume veshja 2300 euro?

Published

on

hume prej personazheve te njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ me njeri-tjetrin duke u shfaqur me te njejten veshje. Asnjehere nuk kane munguar krahasimet edhe pse secili ka zgjedhur t’a kombinoje ne menyren e tij.

Vip-at jane vendosur shpesh perball njeri-tjetrit se cili eshte treguar me kreativ ne kombinim apo se kujt i shkon me shume veshja.

Kete here ishte kengetarja Elvana Gjata dhe modelja Aurela Hoxha te cilat kane bere ‘xing’ duke zgjedhur nje kombinim kemishe dhe pantallona te markes Loius Vuitton.

Pantallonat qe vajzat kane zgjedhur kushton 1130 euro ndersa kemisha 1200 euro.

Ishte Elvana ajo e cila ne postimet e publikuara ne rrjete sociale shfaqej e veshur me kete kombinim ndersa Aurela teksa ishte duke pozuar me te emen duke i uruar ditelindjen shfaqej me po te njejten veshje.

Te dyja vajzat e kane kombinuar me atlete te bardha dhe qe duken vertete shume bukur.

Continue Reading

Magazina

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi bejne ”XING” me fustanin 3000 euro/ Kujt i shkon me shume veshja?

Published

on

Kengetarja e njohur Jonida Maliqi terhoqi vemendjen e te gjitheve teksa shfaqej me nje fustan te gjate ngjyre bezhe.

Jonida e kishte kombinar mjaft bukur me nje grim minimalist dhe me floket e kapur.

Gjithashtu fustani i nxirrte ne pah format e saj trupore.
Kengetarja e njohur e zgjodhi ta vishte kete fustan ne nje nga episode e emisionit ‘ADC’.

Por edhe Nora Istrefi ne nje nga fotot e postuara ne ‘Instagram’ u shfaq e veshur me po te njejtin fustan. Ajo duket shume elegante teksa e ka kombinuar me vathet me po te njejten ngjyre dhe me floket e leshuar me onde.

Kjo nuk eshte hera e pare ku personazhet e njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ duke zgjedhur te njejten veshje ne daljet e tyre televizive apo ne fotot e postuara.

Vajzat kane zgjedhur t’a kombinojne ne menyren e tyre por krahasimet asnjehere nuk mungojne.

Po ju si mendoni, kujt i shkon me shume?

Continue Reading

Magazina

Beri feste te madhe per ditelindje dhe u gjobit/ Reagon per here te pare Bes Kallaku pas asaj qe ndodhi

Published

on

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dy ditë më parë festoi ditëlindjen me një festë të veçantë ku mblodhi familjarët e miqtë.

Mirëpo pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit.

Ndaj pronarit të lokalit është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, ndërsa 30 të ftuarit janë gjobitur. Gjithashtu 6 punonjës të policisë janë pezulluar nga puna për moskryerje të kontrollit të territorit.

Pas këtij lajmi, Besi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet krah biznesmenit Nar Koka dhe shkruan me humor: Faleminderit që ishe edhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë edhe gjobën e Ijes”.

Continue Reading

Trending