Connect with us

Keshilla

Tatuazhi i vetullave nuk eshte zgjidhje/ Keto jane 6 menyrat si te keni VETULLA te plota

Published

on

Nëse do vërtet të masësh durimin e një personi, mos shko më larg se vetullat. Sapo shikon një grua që ka disa qime të rralla vende-vende, natyrisht kuptohet që është duke i lënë ato të rriten.

Por koha në fakt, nuk është edhe aq premtuese për rritjen e vetullave, sepse qimet dalin shumë ngadalë dhe për t’i plotësuar, duhet të jesh vërtet e duruar. Elke Von Freudenberg, një specilait i heqjes së vetullave, që ka punuar me Kate Moss, Angelica Huston dhe shumë të tjerëve, këshillon disa hapa se si t’i lësh vetullat të rriten.

Mjaft me heqjen. Më e vështira, por edhe mënyra më e thjeshtë për t’i bërë vetullat të rriten është të mos i heqësh më qimet që të dalin. Freudenberg thotë se duhen të paktën tre muaj që vetullat të mbushen, ndaj duhet të jesh e duruar nëse do të kesh një vetull të plotë.

Praktikisht, nëse vetullat i pastron prej vitesh, qimet janë më të vështira për të dalë në zona ta caktuara, madje në një pjesë të mirë të rasteve, ato nuk dalin sërish. Ndaj, Freudenberg këshillon të presësh disa muaj që të shohësh nëse do të rishfaqen.

Përdor esfoliant. Freudenberg thotë se është shumë e rëndësishme që të përdorësh një produkt si esfoliant për vetullat si Elke Brow Scrub. Kjo e ndihmon lëkurën e demtuar në zonën e vetullave të rigjenerohet, duke bërë në këtë mënyrë që edhe dalja e vetullave të jetë më e lehtë në një lëkurë të pastër. Një tjetër gjë e mirë që mund të të ofrojë scub-i është që ndihmon qarkullimin e gj akut në lëkurë, gjë që inkurajon rritjen e qimeve të reja.

Lyeji vetullat. Po, të njëjtën mënyrë që përdor me qerpikët, për t’i pasur sa më të gjatë dhe më të plotë. Edhe për vetullat mund të bësh të njëjtën gjë. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur dhe kërkon të theksosh më shumë lapsin (ose bojën) vetëm në zonat në të cilat ke më shumë boshllëqe. Çelësi i rritjes së vetullave është aq kohë sa do ta përdorësh produktin.

Serumin e vetullave. Mund të kesh dëgjuar gjithashtu edhe për serumin që stimulon rritjen e vetullave. Shumë prej tyre janë të pasur me proteina dhe nxisin rritjen e qimeve, sidomos nëse përbërësit janë bimorë, sepse kunderveprojne ne rënien e vetullave dhe stimulojnë daljen e qimeve të reja.

Nëse është e mundur, shmang në këto raste kontaktin me sytë, sepse një pjesë e tyre mund të shkaktojnë skuqje apo kruajtje.

Shumë nga përdoruesit e këtyre serumeve thonë se duhet të paktën një muaj për të parë vërtet ndryshimet, kështu që mos prit mrekulli të menjëhershme. Një serum mjaft i mirë rekomandohet Anastasia Brow Enhancing Serum Advanced, icili është mjaft i pasur me vitamina dhe me ekstrakte bimore dhe që mund të përdoret deri në dy herë në ditë. Mos harro që duhet të jesh e duruar për të parë rezultatet.

Përdor vaj recini. Nëse ideja e përdorimit të produkteve ki mike nuk të josh aq shumë, edhe vaji i recinit është një mënyrë e mirë që mund të të ndihmojë për të rritur vetullat. Shumë vajza dhe djem i lyejnë shpesh vetullat me vaj recini dhe kanë treguar se kanë pasur rezultat.

Ndoshta nuk ka erë trëndafili, por është natyral dhe rekomandohet si pastrues shumë i mirë i skalpit dhe flokëve. Aplikoje gjatë gjithë natës për disa javë dhe rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Transplanti. Dhe mënyra e fundit, nëse ndihesh në gjendje drastike nga humbja e vetullave përgjatë viteve, është transplanti. Transplanti i vetullave është një opsion që ka filluar të përhapet masivisht në ditët tona. Disa qime të vogla të flokut mund të injektohen në vetulla. Procedura zgjat për jo më shumë se 2-3 orë dhe është më natyrale se sa vetullat tatuazh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilla

Nese i dashuri juaj ben 1 nga keto 5 gjera atehere duhet te ndaheni menjehere

Published

on

Edhe sikur njeriu perfekt te ekzistonte me siguri qe ne nuk do e donim. Ne dashurohemi me njerez me defekte dhe virtyte por duhet te tregoni gjithmone kujdes me keto sjellje qe do te lexoni me poshte:

Ai bëhet i dhunshëm, edhe pse nuk të qëllon

Ky veprim nuk eshte i pandergjegjshem. Nje djale eshte nje shkaterrues marrdheniesh edhe nese thyen objekte pasi mund te te tremb e nese nuk te godet. Ti nuk e di asnjehere se si mund te degradohen veprimet e tij dhe asnje marrdhenie nuk mund te ndertohet mbi frike.

Ai tradhton

Akti i tradhetise edhe pse nuk mund te jete shkaterrues eshte besim i humbur dhe mungese respekti.Nuk eshte mire qe te kalosh jeten me dike qe vendose deshirat e ti para nevojeve te tua sic jane besimi dhe siguria.

Ai nuk të pranon dhe nuk të prezanton

Eshte koha per te ikur nese del me nje burre prej 6 ose 9 muaj dhe ai nuk te ka bere pjese zyrtare te jetes. Jeni thjeshte duke harxhuar shume kohe nga jeta e cila eshte shume e rendesishme. Ai duhet te te pranoje dhe te te prezantoje nese ai e di qe ti vlen.

Vuan nga varësite

Nje grua qe i qendron prane partnerit nese kohl te veshtira duhet te marri shume vleresime. Kini kujdes nga varesite qe partneri juaj ka pasi ai mund te bej cdo gje per t’i realizuar ato dhe madje dhe ne kurriz te atyre qe quan.

Ai të manipulon

Nje burre do te vazhdoje te luaje me mendjen tende dhe te tregohet i pandershem nese gjate nje diskutimi perdor taktikat e tij manipulative. Lere menjehere nese ke pasur mundesine qe te kuptosh qe ai te ka bere pjese te lojes.

Continue Reading

Keshilla

Maske per floket e dekoloruar dhe te demtuar

Published

on

Pothuajse te gjitha femrat e dine sesa e veshtire eshte qe te kujdesesh per floke te dekoloruar. Dekolorimi eshte nje cngjyrosje e flokut e cila arrihet fale perberseve kimike. Ne ju keshillojme qe te aplikoni dy maskat e meposhtme nese nuk doni qe te shihni floke te ashper apo qe keputen.

Maske me vaj ulliri dhe vaj kokosi

Kombinimi i vajit te ullirit dhe atij te kokesit jane shume dobiprures. Vaj i ullirit eshte i pasur me vitamine E dhe antioksdiante te cilat forcojne floket ndersa vaji i kokosit eshte i pasur me triglyceride te cilat depertojne deri ne thellesi te skalpit te kokes.

Ne nje ene vendosni dy luge gjelle vaj kokosi ne trajte te ngrire, dy luge gjelle vaj ulliri dhe me pas vendoseni ne zjarr per disa minuta. Me ndihmen e nje furce lyeni floket ne gjithe gjatesine e tyre dhe masazhoni me levizje rrethore majat e flokeve dhe skalpin. Lereni masken e pergatitur te qendroje per 3 minuta dhe do te shikoni qe floket tuaj do te jene me te bute.

Maske me veze dhe leng qepe

Kjo maske parandalon keputjen e flokeve, i forcon ata dhe gjithashtu ushqen rrenjen. Veza ka ne permbajtjen e saj Vitamine E e cila ndihmon qe floket te rriten ne menyre te shendetshme. Ndersa qepa permban antioksdante te cilet i mbrojne floket nga veprimi i radikaleve te lira dhe parandalojne keputjen e tyre. Si fillim ne 300 ml uje hidhni 2 kokrra qepe te cilat duhet t’i ndani ne 4 pjese dhe vendosni qe te ziejne. Me pas kullojeni lengun e qepes e lereni derisa te ftohet. Pasi lengu te jete ftohur shtoni 2 luge gjelle vaj ulliri dhe 2 te verdha vezesh. Masken e pergatitur aplikojeni mbi floke dhe lereni te qendroje per 30-40 minuta. Floket tuaj do te jene me te bute dhe me te forte pas perdorimit te pare te kesaj maske.

Continue Reading

Keshilla

Meshkujt nuk i pelqejne keto 10 gjera te vogla te femrat

Published

on

Meshkujt i verejne gjithmone pakujdesite apo gabimet tek femrat. Ndaj ne kete artikull ne kemi sjelle per ju 10 gjera qe meshkujt nuk i pelqejne aspak :

1. Makeup i rende

Kur vendosni make up lekura juaj do te duket me e bukur pasi ju do te mund te fshihne defektet e vogla qe mund te keni. Por mos e teproni sepse meshkujt nuk e pelqejne aspak nje make up te rende.

2. Nje model flokesh i nderlikuar

Meshkujt gjithmone preferojne modele te thjeshta dhe natyrale. Ata mendojne se modelet e nderlikuara te flokeve jane te pershtatshme per diten e karnavaleve.

3. Grimi i renduar i syve

Nese doni te dukeni me terheqese dhe me e bukur atehere duhet te perdroni nje grim te lehte dhe te thjeshte per syte.

4. Vetullat e rena

Tipari kyc ne fytyren e nje femre jane padyshim vetullat. Perdorni nje furce te vecante nese doni qe te keni vetulla te persosura. Pamja juaj do te duket me mire dhe syte do te duken magjike.

5. Kujdesi ndaj depilimit

Ju gjithmone duhet te kujdeseni per nje depilim te perkryer pasi meshkujt duan qe lekura e femres te jete e bute dhe e paster.

6. Lekura e thate

Te prekesh nje lekure te thate nuk eshte nje ndjesi e kendshme. Perpiquni qe te perdorni krem hidratues per trupin here pas here.

7. Dhembe te zverdhur

Per meshkujt dhembet e zverdhur nuk jane aspak terheqes. Nese keni dhembe te zverdhur atehere duhet qe patjeter ti jepni zgjidhje ketij problemi.

8. Buzekuqi

Duhet te jeni te kujdesshme per buzekuqin qe duhet te perdorni nese planifikoni te dilni. Meshkujt pelqejne ngjyrat e lehta te cilat jane afersisht si lekura juaj.

9. Arome e rende parfumi

Keshillohet qe te zgjidhni nje arome e cila ju ben misterioze dhe terheqese per meshkujt.

10. Te grimoheni ne publik

Meshkujt nuk preferojne qe ju te grimoheni ne publik. Mos harroni qe grimin duhet ta realizoni vetem ne shtepi.

Continue Reading

Trending