Connect with us

Magazina

Mos ja thoni asnjehere partnerit/ Keto jane 11 shprehjet qe mund te demtojne lidhjen tuaj

Published

on

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë jetën të padurueshme. Ndonjëherë ato mund të çojnë deri në ndarje. Brightside koleksionoi 11 shprehje që janë më mirë të ngelen të pathëna nëse nuk doni te pendoheni për fundin e marrëdhënies tuaj.

11. Shprehjet qe zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit.

Kjo ndodh rëndom kur themi fraza të tipit: “Ti mërzitesh kot!” “Është thjesht punë, dhe sa do vazhdosh te shqetësohesh për të?” Kështu ne nuk e ngushëllojmë partnerin apo ta bëjmë të ndjehet më mirë, por e gjykojmë. Gradualisht ai nuk do të hapet më, do të ndjehet i vetmuar, i fyer dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme për marrëdhënien.

10. Fraza që shprehin indiferencë

Kur njëri nga partnerët humb interesin se si tjetri sillet kjo do të thotë se lidhja është drejt fundit. Kini kujdes me fjalët që thoni dhe diskutoni me partnerin.

9. Shprehjet krahasuese

Mos merrni kurrë një partner të dikujt tjetër si shembull. Në vend të kësaj fokusohuni tek cilësitë pozitive të partnerit tuaj.

8. Fjalë të përgjithshme

Shmangni fjalët si : “ gjithmonë”, “kurrë”, “shpesh” sepse me këto fjalë ju fajësoni partnerin tuaj për problemet e së djeshmes, së sotmes dhe të nesërmes. Është më mirë të flisni për ndjenjat tuaja në një situatë të pakëndshme dhe mos u përpiqni të gjeni fajtorin.

7. Fjalë që ulin vetëbesimin e partnerit.

Fjalët janë shumë me peshë për vetëbesimin e çdokujt dhe duhet të jemi të kujdesshmen qe ato të mos jenë të rënda si : “Çfarë burri e quan veten ti?” “Askush përveç meje nuk ka për të të duruar” etj.

6. Shprehjet qe kërcënojnë ndarje

“Dua të ndahem”, “Do të shpërngulem” Nëse ndarja nuk është qëllimi juaj i vërtetë të,mos u nxitoni t’i thoni këto fjalë. Këto shprehje nuk e manipulojnë dot partnerin dhe nuk do të tërheqin vëmendjen e tij për mirë.

5. Frazat që shprehin pendesë mbi njohjen tuaj.

Është njësoj sikur të keni thënë: “Më mirë të mos ishim takuar kurrë!” Me këto shprehje ju fajësoni partnerin për mënyrën se si ka ecur lidhja juaj. Rruga e duhur është ndarja e përgjegjësisë për situatën e tanishme dhe çfarë mund të bëni mbi faktin qe asnjëri nga partneret nuk ndjehet i lumtur.

4. Frazat fajësuese.

Si shpjeguam me lart, këto fraza nuk ju çojnë askund. Është ndryshe kur ju shprehni cinizëm konstruktiv me qëllim përmirësimin e marrëdhënies, ama në këto raste gjetja e një fajtori për problemet tuaja bëhet më thelbësore se zgjidhja e problemit.

3. Fraza që ulin rëndësinë e partnerit.

“Unë mund të jetoj pa ty!” “Unë qëndroj akoma me ty për hir të fëmijëve tanë”. Këto fjalë janë kategorikisht të ndaluara sado i nxehtë të jetë debati. Mbani mend se dashuria është një vlerë më e madhe se sa konfliktet e përkohshme.

2. Fraza si “Nuk është puna jote!”

Në qoftë se i thoni partnerit këto fraza ai do të mendojë se ju nuk e respektoni dhe nuk e konsideroni të rëndësishëm për vendimet tuaja.

1. Fjalë ose veprime qe tregojne mungesë dëshire për bashkëpunim në komunikim.

Heshtja është më e rrezikshme se fjalët. Kur ju përpiqeni t’i shmangeni bisedave me heshtje jeni duke pësuar një ndarje në komunikim. Si rezultat, partnerët nuk e kuptojnë njëri-tjetrin dhe problemet lindin.

E vetmja zgjidhje në probleme të tilla është të vendosni të flisni. Sado e vështirë mund të behet biseda është më mirë se sa gjërat e pasqaruara. Secili e meriton një mundesi për tu dëgjuar.

Kujdesuni për marrëdhënien tuaj dhe dashuria juaj zgjaste përgjithmonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Magazina

Dikur ka qene shume e shendoshe por shikoni si duket sot Rudina Dembacaj me rroba banje

Published

on

Rudina Dembacaj ka bere per vete te gjithe publikun shqiptar me ciltersine dhe transparencen e saj. Ajo e ka filluar karrieren e saj ne nje prej emisioneve me te ndjekura te humorit ‘AL Pazar’. Me pas Rudinen e kemi pare nen moderimin e emisionit t saj ‘ Mos i fol shoqerit’ i cili ishte shume i sukseshem.

Aktorja e njohur eshte nene e nje vajze te quajtur Viktoria. Rudina eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe gjithmone ndan me ndjekesit moment te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ne ‘ Instagram’ ku shfaqet ne plazh me nje pal rroba banjo te kuqe. Rudina duket se eshte kujdesur goxha per trupin e saj sepse ndodhet ne super forme.

Bashkengjitur fotos ajo shkruan: ‘ Shume me pelqen vetja, sinqerisht!’ . Tashme Rudina njihet per komentet e saj epike me plot vetebesim.

Kujtojme se tani aktorja e njohur jeton bashke me partnerin e saj Markun, me femijet e tij dhe me Viktorian.

Continue Reading

Trending