Connect with us

Uncategorized

Unaze diamanti per fejese/ Keto jane 5 vajzat VIP qe i cuan syte ”xixa” kur moren propozimin

Published

on

Historitë e tyre të dashurisë, janë më të komentuarat në rrjetet sociale! Më shumë se sa mënyra e njohjes, vendi i propozimit, e detaje të tjera si këto, kureshtja e të gjitha vajzave qëndron në një pikë: me çfarë unaze e morën propozimin? Gurë i thjeshtë apo i çmuar? Diamant? E nëse po, sa karat?

Dhe ajo shprehja tipike: “Diamantet janë miqtë më të mirë të femrave” ka vend gjithmonë! Sidomos kur propozimi për martesë ndaj partneres, vjen i mbështjellë në një kuti të mbuluar me copë kadife, ndërsa brenda saj gjendet një thesar i vërtetë. Një unazë elegante, me gurë diamanti që shkëlqen kilometra larg dhe një shprehje unike e dashurisë, e thënë në vetëm një pyetje:  a dëshiron të martohesh me mua?

E mes, shumë historive speciale që kemi dëgjuar në radhët e personazheve të huaj VIP, ka edhe disa vajza fatlume, që kanë marrë propozimet nga partnerët me unaza që rrezëllijnë nga diamantet. Nga Sara Hoxha, Emina Çunmulaj, Afërdita Dreshaj e Angela Martini, zbuloni bukuroshet e showbiz-it shqiptarë që mbajnë në dorë tashmë unazat e diamantit që çdo vajzë do i dëshironte.

1

Sara Hoxha

Ceremonia e tyre martesore është shumë afër, dhe do të zhvillohet në një destinacionet më romantike të Evropës, siç është Como në Itali, por ne nuk mund ta harrojmë propozimin e veçantë që ajo mori nga Ledion Liço, partneri dhe babai i të voglit London Noor. Një unazë fine me një gur diamanti që rrezëllin.

2

Angela Martini

Modelja e njohur, pati një ceremoni martese disi të pazakontë. Nëse dasma presupozon fustanin e bardhë, me vello të gjatë dhe elegante, Angela Martini zgjodhi një fustan të zi, dhe dukej shumë e mire. Por, propozimin për martesë, nga miliarderi rumun Dragos Savulescu, e mori me një unazë me gurë diamanti gjigant. Wow, sa vajzë me fat Angela!

3

Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, u përball me një surprizë të këndshme, pak minuta përpara se të ngjitej në skenën e koncertit në qendër të Prishtinës. Gjithçka e zbuloi miku i saj, stilisti Valdrin Sahiti përmes një fotoje në instastory. Një propozim me unazë diamanti dhe një shpjegim për të: “Oh u gjet dita e duhur për këtë dhuratë”, shkruan ai në foto.

4

Afërdita Dreshaj

Shijen e ceremonisë së saj martesore, me partnerin, sportistin çek Jakub Kindl e kemi ende të freskët. Por, si e mori propozimin modelja shqiptare? Diçka më shumë se romantike. Ai u ul në gjunjë përpara saj, teksa ajo afrohej drejt tij, dekori fantastik me qirinj, lule dhe gjithçka e dedikuar për një çast sublim si ky është një moment që çdo femër e ëndërron. Ah, unaza? Nuk mund të ishte tej parashikimeve tona. Një unazë me gurë diamant 19 karat! Cila vajzë do e refuzonte një propozim të tillë?

5

Adelina Tahiri

Muajin e ardhshëm ajo do të jetë mami i një djali, por teksa shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël, këngëtarja e njohur na ka treguar shpesh se e përkëdhelur ndihet nga partneri i saj, avokati i pasur maqedonas Serjozha Markov. Unaza e gjitha me gurë diamanti në qendër, dhe e dekoruar me gurë të çmuar, i përket një prej koleksioneve të fundit të Cartier.

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Fortune games

  2. Pingback: dried shrooms

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Uncategorized

Deri te dielen do te keni perfitime te mira ekonomike/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

DASHI: 

Do ta nisni javën mbarë me Hënën që ndriçon rrugën tuaj. Kush ju njeh, e di se nuk ju pëlqen t’ju ndërhyjnë në punët tuaja. Nga jashtë shfaqeni të fortë, por në shpirt jeni të brishtë. Shëndeti parashikohet i mirë. Në sferën sentimentale gjithçka do të shkojë më së miri. Nëse keni pasur fërkime me partnerin, mundohuni ta qetësoni atë. Në aspektin financiar keni pasur disa vështirësi. Zgjidhja është që të kufizoni shpenzimet.

DEMI: 

Me ardhjen e vjeshtës mund t’ju jenë shtuar problemet, por do t’ia dilni mbanë, sepse arrini të jepni më të mirën edhe në situatat më të vështira. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më me fat të javës, por edhe më të ngarkuarat. Ndiheni të fortë e të pathyeshëm, ama një lajm i keq do t’ju tronditë thellësisht. “Stuhia” një ditë do të mbarojë, por jo para ardhjes së verës tjetër. Kujdes nga miqtë falsë që ju përgojojnë pa dijeninë tuaj.

BINJAKËT:

 Jeni të pandalshëm, si një uragan. Të rrini kot nuk bën për ju, keni gjithmonë një projekt në mendje. Ata që kanë ndër mend të ndjekin një karrierë të suksesshme, duhet të studiojnë dhe të rrezikojnë. Pengesat dhe vështirësitë shërbejnë për t’ju forcuar karakterin. Prandaj nëse do të ndaloni tani, do të ktheheni në pikën e nisjes. Në aspektin ekonomik situata nuk parashikohet fort e mirë.

GAFORRJA: 

Keni rënë në apati, por duke u marrë me diçka të re do të gjallëroheni. Kush është i përfshirë në një lidhje të pashëndetshme, bën mirë t’ia mbathë sa më parë. Do të krijoni miqësi të reja, që në të ardhmen mund të rezultojnë të dobishme për ju. Problemet ekonomike që keni tani jua prishin gjumin. Për fat, nuk do të mungojnë ofertat për punë, por mos prisni që t’ju bien nga qielli.  

LUANI: Në aspektin sentimental gjërat do t’ju shkojnë mirë. Një person që dikur e keni dashur do të kërkojë që të kthehet sërish te ju. Ama, kini parasysh se buka e thyer nuk ngjitet më. Në mënyrë që të bëni përpara, duhet të përqendroheni patjetër në të tashmen. Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin ju ka përkulur, por nuk ju ka thyer. Njihuni me të rejat më të fundit, që të jeni në një hap me kohën.

VIRGJËRESHA: Ndiheni të lodhur nga rutina në punë, në familje dhe në marrëdhënien tuaj. Do të dëshironi shumë që të shkëputeni nga realiteti i përditshëm. Falë shpirtit tuaj romantik, marrëdhënia me partnerin do të gjallërohet. Ata që presin të bëhen prindër, ndiejnë pasiguri për të ardhmen. Nuk jeni vetëm, njerëzit e afërm nuk do t’ju braktisin kurrë. Një person që ka qenë pjesë e jetës suaj në të kaluarën do të bëhet sërish i gjallë.

PESHORJA: Trinomi Diell, Mars dhe Mërkur do t’jua bëjnë jetën të paparashikueshme. Do të viheni në provë, por ju jeni mjaft inteligjentë dhe prandaj mos kini frikë se gjërat mund të marrin për keq. Mos bëni jetë sedentare, sidomos ata që i kanë kaluar të 40-at, por mbani një dietë të mirë ushqimore dhe bëni një kontroll të përgjithshëm. Me fëmijët dhe prindërit duhet të tregoheni të duruar dhe të jeni më të pranishëm në jetën e tyre.

AKREPI: Problemet e së përditshmes do t’jua prishin terezinë. Mos e humbni toruan në marrëdhënie me të tjerët, nëse nuk doni të krijoni ndërlikime të kota. Nuk keni më besim te partneri. Më e mira është që të mbani distancë për njëfarë kohe, sidomos nëse keni provuar t’i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe nuk ka funksionuar. Në fundjavë do të ndiheni më të qetë. Ruhuni nga sëmundjet e stinës dhe mbani regjim rigoroz.

SHIGJETARI: Si të bësh do të gjesh. Kushto që ju ka bërë një padrejtësi, do t’ia ktheni me të njëjtën monedhë. Do të hapni një kapitull të ri, duke e lënë pas të shkuarën. Në aspektin financiar do të keni probleme, edhe pse i keni reduktuar mjaft shpenzimet. Mundohuni që të bëni më të mirën e mundshme. Do t’ju ofrohen mundësi të reja, që duhet t’i shfrytëzoni. Një person i dashur për ju do t’jua ngrohë zemrën.  

BRICJAPI: Gjatë kësaj periudhe duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje punës, studimeve, familjes, shëndetit. Por ajo që ju shqetëson më së shumti është gjendja ekonomike. Paratë po pakësohen, kurse taksat shtohen. Ka ardhur koha të bëni një bilanc dhe të reduktoni shpenzimet e kota. Sakrificat tuaja do t’i japin frytet. Pritja juaj do të shpërblehet dhe nuk do të vonojnë ofertat.

UJORI:  Do të arrini ta zgjidhni më në fund një problem që ju mundon prej kohësh. Mos e lini pas dore shëndetin. Një shëtitje në ajër të pastër duhet të jetë pjesë e përditshmërisë suaj, pasi jo vetëm ju bën mirë, por edhe jua ngre humorin. Paratë do të jenë tema më e nxehtë e kësaj vjeshte. Gjeni punë që paguhen mirë. Koha është tepër e çmuar për ta humbur me punë të paguara pak. Në familje do të mbizotërojë harmonia dhe dashuria.

PESHQIT: Keni shumë projekte në mendje, por duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Meditimi, leximi dhe shëtitjet në ajër të pastër do t’ju ndihmojnë të pastroni mendjen dhe shpirtin nga stresi që keni akumuluar deri tani. Neptuni në shenjën e Peshqve do të vazhdojë t’ju ndihmojë në ditët më të këqija. Me sa duket, një situatë në punë apo familje po ju shkakton mjaft siklet. Kërkoni ndihmë, sepse nuk jeni vetëm. Në fundjavë do të ndiheni më të qetë.

Continue Reading

Uncategorized

“Brenda 3-4 ditësh do keni një takim që do ju ndryshojë jetën!”, kjo periudhë i takon kësaj shenje sipas Helena Biehl

Published

on

Astrologia e dashur Helena Biehl ka bërë një parashikim sa i përket ditëve që do vijnë, ku tregon shenjën më me FAT sipas pozitave të planeteve.

Kjo fundjavë do jetë speciale për Peshqit, sidomos për çështje që lidhen me ndjenjat. Në dashuri prezenca pozitive e Neptunit dhe ardhja e Hënës në shenjë, do ju japin joshje dhe sensualitet. Nëse keni një lidhje fikse, sot do shpërthejnë emocione jashtë të zakonshmes. Do jeni shumë të sigurtë se partneri/ja juaj do mbetet i/e mahnitur.

Ju që jeni single, do merrni lajme të mira nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak. Nëse jo këtë të shtunë, brenda tre ose katër ditëve do bëni një takim fatlum që do ju ndryshojë jetën.

Puna do shkojë shumë mirë. Vlerësoni atë që keni se është një thesar. Nëse nuk jeni të kënaqur, përveshni mëngët për të ndryshuar çfarë nuk ju pëlqen. Mundësitë nuk ju mungojnë.

Continue Reading

Uncategorized

“Flirtoni sa më shumë dhe shprehni të gjitha ndjenjat!”, ja këshillat e Jorgo Pullës për këto shenja

Published

on

Binjaket

Klima e ditës është ideale për ata që kërkojnë thelbin dhe thellësinë në lidhjet e tyre  ndërpersonale. Afërdita vazhdon të jetë në një pozicion ndihmues për shenjën tuaj, dhe ju shtyn të veproni në cështjet tuaja personale. Dashuria eshte prane, kapeni!

Virgjeresha

Mund të afroheni më pranë personit që ju intereson, të ndani caste dhe të dilni një shëtitje në këtë kohë vjeshtore. Gjithashtu, do të gjeni mundësi për të shprehur gjithcka që ndjeni!

Peshqit

Mundeni të afroheni me personin që ju intereson, vecanërisht nëse e keni njohur falë shokëve tuaj, ndërkohë që mund të flirtoni nëse jeni të lirë! Fakt është fundja se do përballeni me cështjet tuaja erotike në mënyrë më të pjekur!

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!