Connect with us

Uncategorized

Horoskopi javor 11-17 MAJ sipas astrologut PAOLO FOX, kesaj shenje do i shkojne punet vaj

Published

on

Dashi: 

Gjatë kësaj jave, kalimi i Mërkurit në shenjën e Binjakëve do të ndikojë për mirë edhe për ju. Ky planet do t’ju favorizojë në marrëdhënie me të tjerët, sidomos në aspektin profesional. Aty nga e mërkura dhe e enjtja mund të merrni një lajm të mirë. Edhe në aspektin e ndjenjave do të merrni kënaqësi të shumta. Venusi do të vazhdojë të jetë në shenjën tuaj, duke ju bërë të parezistueshëm. Hënën do ta keni aleate dhe fundjava do të shkojë më së miri.

Demi: 

Këtë javë planeti Mërkur do ta braktisë shenjën tuaj për të kaluar në atë të Binjakëve. Përfitoni nga fakti që do të jeni të favorizuar prej tij deri ditën e hënë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme në punë. Duke filluar që nga dita e enjte do të ndiheni më mirë fizikisht dhe psikologjikisht, falë planetit Mars që do t’ju buzëqeshë sërish. Hëna do t’ju dhurojë fat përgjatë gjithë fundjavës.

Binjakët: 

Jeni të gatshëm ta mirëprisni planetin Mërkur? Duke filluar nga dita e martë, planeti i komunikimit, ai që ju përshtatet më së miri, do t’i bashkohet Venusit tashmë të vendosur në shenjën tuaj. Pritet që të merrni lajme të mira si në aspektin profesional edhe në atë personal. Së shpejti do t’ju paraqiten mundësi të reja, që duhet t’i kapni fluturimthi. Ditët me fat do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Mos merrni vendime të nxituara gjatë kësaj periudhe.

Gaforrja: 

Java nuk do të fillojë dhe aq e mbarë, sepse Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm. Mos u pushtoni nga melankolia, sepse duke filluar nga dita e mërkurë gjithçka do të shkojë më mirë. Për të enjten është parashikuar një kalim i favorshëm i planetit Mars që do t’ju sjellë energji të reja dhe do t’jua shtojë dëshirën për të punuar. Në fundjavë, do të përjetoni emocione të bukura në aspektin e ndjenjave.

Luani: 

Do të merrni lajme të mira gjatë javës në vazhdim. Pas një periudhe të stresuar, për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Saturnit dhe të Marsit, të paktën ky i fundit  nuk do t’ju shkaktojë më telashe. Duke filluar që nga dita e enjte, do të ndiheni më të lehtësuar. Të martën dhe më tej, edhe planeti Mërkur do t’ju favorizojë. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira. Këto ditë Hëna do ta ndriçojë shumë shenjën tuaj.

Virgjëresha: 

Për fat të keq, për këtë javë planeti Mars do të kalojë në pozicion të pafavorshëm. Nga dita e enjte e në vazhdim do të ndiheni disi më të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Mërkuri gjithashtu në pozicion të pafavorshëm mund t’ju shkaktojë probleme në aspektin profesional. Mos u shqetësoni shumë megjithatë. Jupiteri në anën tuaj për gjithë 2020-ën do t’ju garantojë sukses afatgjatë. Ndërkohë ngushëllohuni me kënaqësitë e vogla që ju fal jeta.

Peshorja: 

Pritet që këtë javë të merrni lajme të shkëlqyera. Ditën e martë planeti Mërkur do të kalojë në shenjën tuaj, duke u dhuruar mundësi të reja, sidomos në aspektin profesional. Të mërkurën dhe të enjten edhe Saturni do t’ju vijë në ndihmë. Më në fund do ta merrni telefonatën që prisnit ose një lajm të mirë. Me Venusin në anën tuaj do të jeni të favorizuar edhe në aspektin e ndjenjave.

Akepi: 

Më në fund këtë javë do të rifitoni qetësinë e humbur. Duke filluar që nga dita e martë, planeti Mërkur do të kalojë në pozicion të favorshëm për këtë shenjë. Në aspektin profesional do të gjeni zgjidhje për të gjitha ato çështje që deri tani ishin të bllokuara. Ditën e enjte planeti Mars do t’ju bëhet aleat, duke ju dhuruar forcë dhe energji.

Shigjetari:

 Për fat të keq, gjatë kësaj jave planeti Mërkur do të vendoset në pozicion të kundërt me shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e martë, do të keni zvarritje në aspektin profesional ose mund të lindin tensione mes eprorëve dhe kolegëve. Në fundjavë do të ndiheni nervozë, sepse diçka nuk do të shkojë ashtu siç shpresoni në sferën e ndjenjave. Bëni kujdes të mos veproni me instinkt, pasi në këto momente është gjëja më e gabuar për ju.

Bricjapi:

 Java do të fillojë e mbarë me Hënën në shenjë. Të hënën ose të martën pritet që të merrni një lajm të mirë. Ditën e enjte dhe planeti Mars do të kalojë në anën tuaj, duke ju dhuruar më shumë energji. Jupiteri vazhdon të ndikojë në favorin tuaj dhe pritet që nga gjysma e dytë e vitit të merrni rezultate të mira në punë. Ndërkohë shijoni një fundjavë të bukur në shoqërinë e partnerit.

Ujori: 

Edhe për këtë javë planetët do të jenë të radhitur në anën tuaj. Venusit dhe Saturnit, që tashmë janë në pozicion të favorshëm, ditën e martë do t’i shtohet edhe Mërkuri. Do të vendosni kontakte me njerëz të rinj, që do të rezultojnë të dobishëm në të ardhmen. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me shumë fat, pasi edhe Hënën do ta keni në shenjë.

Peshqit: 

Këto ditë do të merrni një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i keq është se duke filluar nga dita e martë, planeti Mërkur do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju shkaktuar zvarritje dhe vështirësi në aspektin profesional. Lajmi i mirë është se duke filluar nga dita e enjte, Marsi do të kalojë në shenjën tuaj, i gatshëm për t’ju dhuruar shumë energji dhe një gjendje të mirë psikofizike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Zbardhni lekuren 100% me qumesht dhe eleminoni cdo rrudhe dhe akne nga fytyra…

Published

on

By

s

Continue Reading

Uncategorized

Horoskopi i shendetit i detajuar / Ja si do ta presin shenjat e horoskopit vitin 2021

Published

on

Ky vit ka qenë nga ata që na ka bërë të reflektojmë më së shumti për shëndetin. Pa një shëndet të mirë, as sferat e tjera të jetës nuk mund të shkojnë mirë. Lexoni ç’thonë yjet për shëndetin tuaj këtë fundvit….

Dashi

Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare.

Demi

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Duhet t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Mund të filloni terapi për të qenë më mirë, sidomos pas datës 21. Ata që duan të nisin një kurë, mund të fillojnë javën e fundit të dhjetorit për rezultate më të mira.

Binjakët

Gjatë muajit do të ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevojën për të rifituar pak qetësi. Do të ketë ditë që do të humbni vërtet toruan, por më mirë shmangini udhëtimet e gjata dhe tensionet. Fundi i vitit do t’ju sjellë më shumë qetësi, ndërsa viti 2021 do të jetë edhe më interesant për ju.

Gaforrja

Duhet kohë për të parë përmirësime në problemet shëndetësore të krijuara përgjatë dy vjetëve të fundit. Duhet të bëni kujdes që të mos krijoni konflikte me familjen. Më datë 22 dhe 23 është më mirë të shmangni shpërqendrimet. Përreth nuk keni më të njëjtët njerëz, keni kaluar shumë peripeci, por tani jeni më të fortë.

Luani

Bëni kujdes me shëndetin, sepse muajin e fundit te vitit do të jeni të tensionuar dhe polemik. Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Në familje do të ketë njëfarë tensioni, me njerëz që i takoni shpesh gjatë fundjavave.

Virgjëresha

Bëni kujdes me pjesën e dytë të dhjetorit, pasi në ditë të caktuara, si data 23, mund të mos keni shumë forcë fizike. Megjithatë, bazuar në ato që keni ndërtuar në vitin 2020, do të nisë një vit i rëndësishëm,. Më datë 27 duhet të shmangi shpërqendrimet. Viti 2021 parashikohet i mbushur me shpresa dhe mundësi të reja.

Peshorja

Më në fund, tani do të buzëqeshni dhe madje mund të kapërceni edhe një problem të vogël shëndetësor. Duhet të shmangni disa shpërqendrime në datat 21 dhe 31. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë, të merrni fuqi. Ka ardhur momenti të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Do të keni sukses personal që do t’jua shtojë vetëvlerësimin, ndaj mos kini frikë!

Akrepi

Nga këndvështrimi fizik është mirë të largoni çdo lloj lodhjeje. Viti i Ri këtë vit është më i favorshëm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shumë argëtim dhe qetësi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje të rëndësishme, por edhe me shumë punë dhe angazhime, ndaj duhet të filloni që tani të kurseni energji.

Shigjetari

Pozicioni i ri i Saturnit është i rëndësishëm për ata që vuajnë nga reumatizmi, sepse do të shërohen më mirë, duke ju bërë kështu edhe më pozitivë për të ardhmen. Ata që janë më të kujdesshëm ndaj fizikut mund t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje të vogël estetike.

Bricjapi

Duhet të merreni me meditim, nëse s’keni filluar tashmë ndonjë aktivitet shpirtëror që ju bën më të qetë. Pjesa e dytë e dhjetorit është më e këndshme dhe nga Krishtlindja do t’ju rikthehet energjia dhe mundësia për ta parë të ardhmen me më shumë pozitivizëm. Reflektimet tuaja, njësoj si idetë, mund të jenë shumë të çmuara në të ardhmen. Ky është një vit në rritje, ndaj muajt e ardhshëm do të jenë të volitshëm dhe duhet t’i shfrytëzoni në maksimum!

Ujori

Gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit duhet të kujdeseni për formën tuaj, sikundër duhej të keni filluar që në fillim të vitit. Duhet të jetoni të tashmen, të përballeni me problemet, të kapërceni zemërimin dhe frikën që mund të keni në jetë. Mirëqenia lind nga njohja e vetes. Nga data 19 do të jeni më të qartë.

Peshqit

Pjesa e pare e dhjetorit ishte e lodhshme, por mund të stresoheni edhe për shkak të parave ose për çështje profesionale. Por nga data 21, shumë gjëra do të sistemohen. Tensioni në pjesën e parë të muajit nuk është krejtësisht negativ

Continue Reading

Uncategorized

Dikush do te perpiqet tju vere shkopinj ne rrota/ Ky eshte horoskopi javor i dashurise 7-13 Dhjetor

Published

on

Dashi

Gjatë këtyre shtatë ditëve, marrëdhënia juaj me përfaqësuesit e shenjave të zodiakut të ujit do të jetë e ndërlikuar. Do të befasoheni nga një thashethem apo intrigë në lidhje me to ose një person që njohin.

Demi

Gjatë këtyre shtatë ditëve, jeta juaj e dashurisë do të provokojë tema të ndryshme për bisedë, do t’ju duhet të merrni një vendim ose të veproni sipas premtimeve specifike të dhëna tashmë. Marrëdhëniet e dashurisë me njerëzit që jetojnë në një qytet ose vend tjetër mund të jenë të paqëndrueshme. Një njohje / marrëdhënie e re mund të përfundojë shumë shpejt për ju për arsye të ndryshme: zhgënjim, pabesi, mungesë interesash dhe pikëpamjesh të përbashkëta për jetën dhe më shumë.

Binjakët

Gjatë javës, shumë do të angazhohen në një mbledhje ose takim në lidhje me të afërmit, një fejesë ose martesë, përvjetor ose ngjarje tjetër të rëndësishme.

Gjatë javës do të dëshironi të kaloni më shumë kohë duke u takuar dhe biseduar me miqtë me të cilët keni një njohje interesante ose me të cilët do të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme.

Gaforrja

Disa përvoja dhe ngjarje dashurie ose familjare mund të jenë një arsye për emocione të këndshme gjatë javës. Gjatë javës, bazuar në përvojën e mbledhur tashmë të jetës nga një situatë e tillë, lehtë do të merreni me një problem të pakëndshëm në marrëdhëniet e rëndësishme personale.

Luani

Paqëndrueshmëria juaj emocionale gjatë këtyre shtatë ditëve do të provokojë lehtësisht telashe ose marrëdhënie të komplikuara, veçanërisht me njerëz të panjohur ose të vështirë. Mos përkeqësoni problemet me njerëzit e lindur nën shenjat tokësore të zodiakut, sepse nuk do të fitoni asgjë.

Virgjëresha

Jeta e dashurisë e të lindurve nën shenjën e Virgjëreshës do të jetë interesante, veçanërisht nëse vlerësoni cilësitë pozitive të partnerit tuaj dhe nuk vështroni thjesht të metat që ka secili prej nesh në të vërtetë. Kjo do të jetë një javë e mbara për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënies tuaj romantike, për të marrë vendime në lidhje me bashkëjetesën ose martesën.

Peshorja

Gjatë javës do të merrni lajme interesante në lidhje me një person të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit. E mira e kësaj jave është që të gjitha problemet do të jenë “nga dita në ditë” dhe nuk do të kenë një efekt të qëndrueshëm tek ju.

Gjatë javës, shumë do të përjetoni një ngjarje ose takim në lidhje me një person që ka qenë pjesë e së kaluarës tuaj. Eshtë e mundur që dikush me të cilin jeni ndarë në të kaluarën për arsye të ndryshme të kërkojë kontakt me ju.

Akrepi

Ju jeni përpjekur të jepni më të mirën tuaj, por në këtë periudhë do të jetë e nevojshme të bëni edhe disa përpjekje. Shprehjet e dashurisë mund të jenë një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit përreth jush të kuptojnë se ju jeni aty për to.

Shigjetari

Do të ketë një mosmarrëveshje mbi një blerje ose dhuratë që planifikoni t’i bëni dikujt për Krishtlindje ose Vitin e Ri. Mbi të gjitha, ndiqni preferencat e personit të cilit do t’i jepni, nëse vërtet dëshironi të sillni gëzim me zgjedhjen tuaj. Problemet emocionale që do të lindin këtë javë do të jenë të zgjidhshme.

Bricjapi

Kërkoni mirëkuptim më të madh te njerëzit dhe në dashurinë e atyre që ju rrethojnë. Jeni në një situatë të veçantë, në të cilën keni shumë nevojë të siguroheni. Mos ki turp për këtë. Çiftet do të kenë shumë për të bërë, edhe pse periudha është e komplikuar për projekte të mëdha. Në çdo rast, ju mund të keni rezultate të mira me një dozë të mirë konkretiteti.

Ujori

Në përgjithësi, kjo javë do të jetë e favorshme për udhëtime ose kontakte me njerëz nga vende të ndryshme, përmes të cilave do të përjetoni emocione të papritura.

Peshqit

Mundohuni t’i jepni liri imagjinatës tuaj, duke u përpjekur të ndërtoni diçka me njerëzit që doni. Ata janë duke u mbështetur tek ju dhe ju jeni në disponimin e duhur për të kaluar në hapin tjetër. Çiftet do të përpiqen të marrin vendimet më të mira gjatë kësaj kohe konfuze. Ata do të kenë sukses vetëm nëse shkojnë mirë . Kjo do të jetë sfida për të fituar këtë javë.

Continue Reading

Trending