Connect with us

Sot

8 Qarjet më të famshme në Shqipëri: Ja VIP-at që derdhën lot në televizion

Published

on

Jemi mësuar që personazhe të ndryshme publike t’i shohim të veshur me ‘petkun’ e publikes gjë e cila duket sikur i largon nga realja. Herë pas here të ftuar në programe të ndryshme televizive ata na kanë treguar edhe anët e tyre private apo anët emocionale. Kanë qenë të shumtë ato personazhe që nuk kanë arritur t’i kontrollojnë emocionet e tyre në publik dhe kanë shpërthyer në lot. Duke u bërë kështu objekt i diskutimeve të shumta për disa kohë. Ne të Xing.al, duke marrë spunto nga ‘të qarat’ e fundit të Albi Nakos dhe Rigerta Lokut që u kthyen në virale, vendosëm të kujtonim disa prej tyre.

Rigerta Loku

Nga mikrofoni i foltores së Kuvendit të Shqipërisë kishin dëgjuar fjalë pafund, të shara e zënka të shumta, por asnjëherë nuk kishim dëgjuar dikë që të fliste i mbytur në lot. Gjatë sesionit përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural në Kuvend nuk kanë munguar dhe momentet prekëse.

Ka qenë e reja nga Mirdita, Rigerta Loku, e cila ka shpërthyer në lot, gjatë fjalës së saj para të pranishmëve. Ajo ka mbajtur një fjalim emocionues, teksa ka bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje fshatit, pasi sipas saj, pa fshatin nuk mund të ketë jetë as në qytet. E të gjitha thirrjet e saj u shoqëruan me lot ndër sy të cilat e reja mërditore nuk mundi t’i përmbante për asnjë çast.

Albi Nako

E kush tha që meshkujt shqiptarë nuk derdhin lot për femrat?! E kush tha që ata nuk preken kur vjen fjala për të dëgjuar fjalë zemre?! E harruat Albi Nakon i cili shpërtheu në lot pasi dëgjoi fjalët prekëse të ish-bashkëshortes së tij, Klaudia Pepa?

Ai ishte i ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan ‘Rudina’ ku edhe foli për marrëdhënin e tij me Klaudian si dhe divorcin me të. Gjatë emisionit iu bë një surprizë ku ai pa një videomesazh të bërë enkas për të nga Klaudia. Albi shpërtheu në lot kur dëgjoi se Klaudia tani atë e konsideron si një vëlla të madh gjë e cila u kthye edhe në një virale në rrjetet sociale duke u shoqëruar me reagime të shumta.

Mirela Kumbaro

Edhe të qara ministrash në karriget e Parlamentit nuk ishin parë derisa ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro shpërtheu në lot në shtator të vitit 2014. Kjo situatë e tensionuar ndodhi pas një debati mes kumbaros edhe kryeministrit Rama në sallën e Parlamentit.

Ishte dita kur kryeministri Rama nuk i kurseu aspak kritikat ndaj punës së ministrave të qeverisë së tij të asaj kohe, por ajo që shpërtheu në lot ishte Kumbaro duke shënuar një preçedent të pandodhur më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sali Berisha

E kush do ta harrojë momentin që Sali Berisha dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij drejtuese në Partinë Demokratike. Askush nuk u besonte syve edhe veshëve në ato momente kur Sali Berisha dha dorëheqjen pasi PD-ja humbi zgjedhjet vendore të vitit 2013.

Por ajo që i la të gjithë gojëhapur ishte momenti kur Berisha u mallëngjye gjatë fjalimit dhe nuk i përmbajti dot lotët të cilët nisi t’i fshinte me shami duke shkaktuar jo pak dhimbje për simpatizantët e tij.

Erla Mëhilli

Humbja e PD-së në zgjedhjet vendore të vitit 2013 si dhe largimi i Sali Berishës ishin një tronditje e madhe për zëdhënësen e tij, Erla Mëhilli. Ajo e shoqëroi me ngashërima dhe lot të gjithë fjalimin e dorëheqjes të shefit të saj.

Në fakt i gjithë stafi i PD-së u përlot por Erla dalloi mes të gjithëve pasi ngashërimat e saj ishin thuajse të papërmbajtshme.

Grida Duma

Ishim mësuar që politikanen Grida Duma ta shohim të debatojë ashpër si në arenën politike ashtu edhe nëpër studiot televizive. Ishte e vështirë që të mendohej se edhe Grida mund të prekej e të përlotej. Ja që ndodhi.

Grida Duma e ftuar në emision ‘Rudina’ në Tv Klan, na tregoi një anë tjetër të sajën duke na shfaqur edhe një Gridë të përlotur në studio televizive. Mjaftoi fakti që ajo të fliste për vështirësitë e femrave që në sytë e Gridës të shfaqeshin lotët.

Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar që është një artiste me shpirt melankolik e si e tillë edhe lotët i rrëshkasin lehtë nëpër faqe sa herë që ajo ndihet e emocionuar. Por, ajo që nuk mund të harrohet aq kollaj është e qara e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar” . Pasi përfundoi performancën e Celine Dion me “My heart will go on”, Beatrix nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara e prekur nga kënga si dhe nga ndarja me ish-të dashurin e saj, Elvi për të cilin është shprehur se  lidhja me Elvin ka qenë një nga periudhat më të bukura të jetës së saj të cilën do ta kujtojë gjithmonë.

Lorik Cana

Futbollisti Lorik Cana jo pak herë na ka treguar se është një njeri me zemër të madhe dhe shumë i ndjeshëm por askujt nuk ia priste mendja se ai do përlotej aq kollaj në një studio televizive.

I ftuar në emisionin ‘Kontrata’ ai ka shpërthyer në lot sapo ka nisur të kujtojë luftën në Kosovë si dhe shokun e tij Kushtrim Kelmendi, të cilin e kishte humbur në atë luftë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending