Connect with us

Magazina

Lumturia ne cift ka 10 sekrete/ Shtoni dashurine ne mardhenien tuaj me keto keshilla

Published

on

Çfarë duhet të gëzoni për të qenë të lumtur në një marrëdhënie në çift? Harmoninë, dashurinë, pasionin, por edhe të pasurit e disa zakoneve të vogla ose të mëdha për t’u ndarë.

Duhet thënë se çiftet e lumtur kanë zakone të ndryshme nga ata të palumturit. Për ekspertët, një zakon është një sjellje e dallueshme e cila përvetësohet automatikisht, por kërkon pak përpjekje.

Duhen 21 ditë përsëritje të zakonshme për një sjellje të re apo për ta bërë atë një zakon. Le të shohim dhjetë zakonet të cilat u atribuohen çifteve të lumtur.

Provojini edhe ju.

Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

E kujtoni fillimin e raportit tuaj, kur mezi prisnit të shkonit në shtrat për të bërë dashuri!? Çifti i lumtur i reziston tundimit për të shkuar në shtrat në kohë të ndryshme. Që të dy shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë, edhe pse njëri nga partnerët zgjohet vonë…dhe kur trupat e tyre preken, ndiejnë ende emocione të mëdha, që çojnë deri në dashuri.

Ndani interesa të përbashkëta

Pasi pasioni zbehet, kuptohet që çiftet kanë pak interesa të përbashkëta. Nuk duhet të minimizoni rëndësinë e aktiviteteve që mund të bëhen bashkërisht. Sigurisht ato duhet të bëhen pa harruar që secili pjesëtar i çiftit ka të drejtë për hapësirën e vogël/madhe vetjake.

Ecni dorë për dore

Në vend që të rrini njëri përpara dhe tjetri mbrapa, kopjet e lumtura ecin në mënyrë komode, dorë për dore dhe pranë e pranë. Ata e dinë se është më e rëndësishme të qëndrojnë me partnerin e tyre, se sa të humbin midis njerëzve dhe dyqaneve.

Besimi dhe falja

Nëse në mes është dashuria duhet të besoni tek njëri-tjetri dhe të falni ndonjë gabim, në vend që të mos e besoni dhe ta ndëshkoni apo t’i mbani mëri.

Përqendrohuni tek partneri

Duhet të përqendroheni gjithnjë e më shumë mbi atë që partneri juaj bën. Kush është i lumtur në të qenët së bashku, në thelb thekson aspektet pozitive të tjetrit.

Një përqafim i bukur sapo te shiheni

Lëkura jonë ka një kujtesë të mirë! Ajo e di se kur një kontakt fizik është i mirë, i keq apo i neglizhuar. Çiftet që thonë “përshëndetje” me një përqafim, i dhurojnë lëkurës së tyre kujtesën e diçkaje pozitive, e cila reflekton te humori apo krijon kënaqësi.

Thoni “Të dua” dhe “Ditë të mbarë” çdo mëngjes

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ushtruar durimin dhe tolerancën, në funksion të një dite që premton shume veshtiresi, apo që është përplot me gracka dhe probleme. Së paku, në shtëpi, atmosfera është e mbushur me dashuri dhe kjo i jep vrull partnerit/es tuaj për të përballuar vështirësitë që do t’i dalin përballë.

Thoni “Natën e mirë” gjithmonë

Nëse partneri juaj ju uron gjithmonë “natën e mirë”, pa marrë parasysh se si ai është, kjo do të thotë se ai mendon për ju.

Flisni në telefon gjatë ditës

Telefonojini partnerit/es tuaj në shtëpi ose në punë për të marrë vesh se si po i shkon dita. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar më shumë harmoni sa herë që ktheheni në shtëpi. Për shembull, nëse partneri juaj ka kaluar një ditë të tmerrshme, mund të jetë e arsyeshme të mendosh se ai është i kënaqur nëse ty të ka ndodhur diçka e mirë.

Jini krenarë për partnerin tuaj

Çiftet e lumtura janë krenarë për t’u parë së bashku në një lloj kontakti të dashur, dorë për dore, dorën mbi sup, në gju ose në pjesën e prapme të qafës. Kjo nuk është një çështje për t’u dukur, por gjithsesi ju duhet t’i tregoni botës se i përkisni njëri-tjetrit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

Rritja e vajzes se saj eshte suksesi me i madh i aktores/ Ja sa eshte rritur bukuroshja e Arjola Demirit

Published

on

Arjola Demiri eshte nje prej aktoreve me te dashura te skenes humoristike dhe me gjere e cila ka me mijera fansa te cilet e mbeshtesin ne cdo projekt qe ajo ndermerr me komentet me te mira dhe pozitive ne Instagram apo Facebook.

Aktorja thuri mjaft suksese dhe pse eshte bere e famshme kohet e fundit ne skenen e “Portokallise” dhe me pas ne filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”. Aktorja eshte shume e talentuar dhe na ka shkrire me rolet e saj te shumta ne “Portokalli”.

Arjola ka nje te shkuar jo aq shume te suksesshme pasi eshte ndare nga bashkeshorti i saj shume vite me pare dhe i eshte dashur te rrisi e vetme bukuroshen e saj Alessia. Rritja e nje femije pa nje prinder eshte sukses shume i madh per prindrin qe e rrit pasi veshtiresite jane te shumta.

Por bukuroshja eshte bere kaq shume e rritur saqe duken shoqe me mami Arjolen jo sikur kane marredhenie nene e bije. Alessia eshte bere nje zonjushe e cila eshte kopja e se emes, ato kane nje ngjashmeri te frikshme me njera-tjetren.

Vajza e aktores eshte bere kaq e pavarur saqe ka hapur nje llogari te sajen ne Instagram ne te cilen poston cdo dite foto ose video nga perditshmeria e saj. Babai i vogelushes nuk ka qene nje personazh i famshem per publikun shqiptar.

Bukuroshja e aktores eshte dhjete vjece dhe ka nje gjatesi mbi normale krahasuar me femijet e moshes se saj. Le ti urojme Arjoles nje udhetim sa me te lehte ne rritjen dhe perkujdesjen per vogelushen e saj dhe te gjeje sa me shpejte njeriun e zemres.

Continue Reading

Magazina

Nga Alketa Vejsiu te Aurela Gace/ Disa ne fshat disa ne natyre,keshtu e kaluan fundjaven VIP-at shqiptar

Published

on

Te qenurit vip nuk qenka gjithmone te besh nje jete te shtrenjte dhe luksoze, mjaft vipa tane mund ta kalojne diten e tyre qe e kane pushim ne shtepite e tyre apo ne nje vend shume modest. Vipat tane sjane komentuar mjaft per veshjet e shtrenjta te luksit apo restorantet e shtrenjta qe frekuentojne.

Por disa prej vipave tane bejne nje jete shume te thjeshte me te mira materiale te perballueshme nga shumica dhe kjo i ben ata te jene shume modest ne syrin tone. Mos prisni shume nga ata, as pushime te papritura ne Maldive, as daljet cdo fundjave jashte shtetit, por nje mbledhje familjare kudo.

Kete here disa prej tyre kane zgjedhur fshatin, ambjentet e hapura publike, shtepine e tyre, apo bulevardin per te shpenzuar nje kohe te kendshme me miqte dhe familjaret e tyre. Olsa Muhameti eshte nje personazh mjaft i diskutuar kohet e sotme dhe ajo ka menduar ta shpenzoje kohen e saj me familjaret ne fshat ne nje restorant.

Ndersa nga ana tjeter Aurela Gace ka menduarta shpenzoje kohen e saj te lire me bujuroshen e saj te vogel duke bere nje shetitje ne bulevard. Vajza e saj leviz me monopatina ndersa Aurela e ndjek nga pas duke e shijuar kete moment te se bijes.

Alketa Vejsiu eshte nje tjeter personazh i cili ka zgjedhur nje vend qe askush nuk e priste per kete fundjave, ajo ndodhet ne mal prane disa bagetive. Kete gje nuk e prisnim po ku ka me mire se sa te kalosh nje kohe te shendetshme prane gjelberimit dhe ajrit te paster.

Klea Huta ka dashur te beje nje shetitje me te voglin e saj ndersa nga ana tjeter Bora Zemani ka zgjedhur shtepine e saj per te shpenzuar diten e saj me djalin e saj. Keta jane vipat tane, modest dhe te cuditshem ne menyren e tyre.

Continue Reading

Magazina

‘Nuk munda te kontrolloj emocionet’ /Arbana Osmani preket ne emision dhe nuk i mban dot lotet

Published

on

Emisioni “Dua të të bëj të kumtur” i Arbana Osmanit na ka bërë të gjithëvé të paktën një hérë të dérdhim lot nga historitë prékësé që transmétohén në ékran.

E kémi vlérësuar gjithmonë modératorén për faktin që shfaqét aq é fortë dhé përpiqét të ménaxhojë sa më mirë situatat, mirëpo ka rasté që édhé Arbanës i dél situata jashtë kontrollit.

Kështu ka ndodhur në puntatën é radhës që do të transmétohét së shpéjti. Modératorja ka tréguar sé s’i ka mbajtur dot lotët për asnjë momént dhé ka qarë mé ngashërimé.

“Si ia bën të mos qash në émision?”- é pyét dikush, ndërsa Arbana ia ka kthyér:

“Në émisionin që régjistruam djé (që do të transmétohét në javët në vijim), kam qarë pa pushim dhé mé ngashërimé) përgjatë një historié dhé për hérë të parë në punën timé nuk kam mundur të kontrolloj émocionét në asnjë çast. Nuk jua përshkruaj dot.”- ka tréguar modératorja, duké na bërë kaq kuriozë.

Tashmë, dita é Arbanës është tépër é ngarkuar mé xhirimé dhé mé dy vogëlushët, Diéllin dhé Jonin, që kërkojnë vëméndjén maksimalé nga mami.

Nuk mbétét pas as partnéri, Eduart Grishaj, i cili mégjithësé é ndihmon shpésh në shtëpi, sërish kërkon përkushtimin é tij.

Continue Reading

Trending