Connect with us

Sot

I kane burrat shume te pasur/ Keto jane 6 Vajzat VIP qe u dashuruan dhe martuan me biznesmen

Published

on

Ditët e sotme është një ndër trendet e kohëss të qenit e pavarur dhe të pasurit një biznes privat. Dhe, nëse kësaj i shtojmë dhe faktin se bëhet fjalë për figura të njohura të show-bizzit, e pse jo! Të shumta janë femrat VIP, të cilat pas karrierës së tyre në botën e spektaklit, kanë zgjedhur të krijojnë dhe shfrytëzojnë me figurën e tyre me se miri, një biznes privat.

Të shumta janë bukuroshet e ekranit, të cilat i janë drejtuar botës së biznesit duke zgjedhur rrugë të ndryshme ku të “shkëlqejnë” duke vënë në provë aftësitë e tyre si “busineswoman”.

Dhe ia kanë dalë, të shumta janë ato, të cilat kanë arritur të krijojnë një sukses edhe në këtë fushë. Por, duke ditur se fillimi është i vështirë, fama e emri që ato kanë bërë, përveç reklamave, ka qenë faktori numër një që u ka sjellë atyre një sukses të tillë.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se të nisurit e një biznesi kërkon kapital, gjë të cilën jo të gjitha e kishin, kështu që mund të shtojmë se të pasurit në krah të një partneri sjell jo vetëm mbështetje shpirtërore dhe fat në dashuri, por, gjithashtu, edhe në biznes.

Ndër to mund të përmendim disa prej VIP-ave, të cilët janë sot busineswoman të suksesshme apo edhe në hapat e para të tyre:

Alketa Vejsiu

Bukuroshja moderatore, ikona e famshme e televizionit Klan nuk është vetëm një figurë e dashur dhe drejtuese e shumë show-ve të njohur, por, gjithashtu, ajo ka edhe një biznes të sajin. Edhe pse e rezervuar, ajo njihet për martesën e lumtur që ka me biznesmenin Adrian, me të cilin ka dy fëmijë së bashku. Ai ka qenë shtylla edhe e nisjes së këtij hapi ku Alketa ka zgjedhur të jetë organizatorja e eventeve të njohura të vip-ave dhe më gjerë duke përfshirë këtu dasma, ditëlindje, festa beqarie etj. Ndër të fundit që Alketa me stafin e saj organizoi ishin dasma e Marinës me Getoarin dhe festa e beqarisë e Xhensila Myrtezajt.

Zaimina Vasjari

Zajmina pas një shkëputjeje nga bota e muzikës, vendosi të hapë një dyqan me veshje klasi dhe provokuese në emër të saj. Pas një bashkëjetese prej 12 vitesh me biznesmenin e njohur Klodian Asllani, ajo arriti që falë mbështetjes së tij të ndërmarrë hapin e hyrjes në biznes.

Zai ka spikatur për stilin e saj ekstravagant në daljet e shumta në skenë, të cilat zgjodhi t’i kishte pjesë të butikut të saj tepër të suksesshëm. Edhe pse në pritje të ëmbël të një bebeje, ajo nuk nguron të pozojë sërish për të reklamuar veshjet nga dyqani i saj, dhe mund të themi pa dyshim se është një mami shume e bukur.

Andrra Destani

Bashkëshortja bukuroshe e Sinan Hoxhës është më e reja, e cila do të nisë rrugëtimin e saj në botën e biznesit. Vetëm sot ka dalë lajmi se bëhet fjalë për një butik që sipas burimeve investimi ka qenë i madh, afërsisht 600 mijë euro. Duket se dashuria e këngëtarit të njohur për nusen e tij nuk paska fund dhe për t’ia bërë akoma më të dukshme, përveç surprizave të shumta, ka zgjedhur të investojë edhe këtë shumë marramendëse. Bukuroshja Andrra njihet për stilin e saj në të veshur dhe nuk e vëmë aspak në dyshim se edhe butiku, i cili pritet të hapet së shpejti, do të ketë shumë stil dhe elegancë.

Xhemi Shehu

Bukuroshja bionde, Xhemi nuk ka preferuar të flasë shpesh për jetën e saj private, kjo vihet re edhe në rrjetet sociale që ajo ka ku mungojnë foto familjare. Përveçse është moderatorja bukuroshe dhe aktorja e puntatave gazmore në “Portokalli”, Xhemi ka edhe një biznes privat të sajin.

Fatlumi, i cili ka arritur të rrëmbejë zemrën e bukuroshes është Ervin Sula, administratori i një shtypshkronje në Tiranë. Padyshim që ai ka preferuar që t’i japë mundësinë bashkëshortes së tij të ketë jo vetëm ngrohtësinë familjare, por, gjithashtu, edhe suksesin në biznes. Aktualisht Xhemi ka një SPA të sajën nga ku bën shpesh edhe reklamime nëpërmjet statuseve në rrjetet e saj sociale./pamfleti

Adelina Berisha

Adelina deklaroi vetë ka mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. E më në fund, identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni qe tani eshte bashkeshorti i saj

Riselda Sejdia

Në Shqipëri, vërtet ka njerëz të varfër të cilët nuk kanë ku të kalojnë natën por ka edhe njerëz të cilët ushqehen me lugë floriri.

I tillë është rasti i pedagoges së Universitetit të Arteve Riselda Sejdia.

Pasuria e saj dhe luksi i shfrenuar në të cilin jeton vjen për shkak të martesës me biznesmenin Ajdin Sejdija, i cili është një ndër njerëzit më të pasur në vend.

Riselda është një ndër personazhet më të ndjekura në Instagram ku dhe reklamon jetën e shtrenjtë, rrobat firmato, udhëtimet e largëta e deri tek ushqyerja me lugë floriri.

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: hack instagram

  2. Pingback: pressheree

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!