Connect with us

Keshilla

Lekure e bardhe pa njolla kafe/ Ja si te zbardhni lekuren dhe ta beni ate te shkelqyeshme

Published

on

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, melasma ose njohur ndryshe si “maska e shtatzënisë” është një problem i lëkurës i cili prek kryesisht femrat.

Në përgjithësi kjo njollë kafe në fytyrë shfaqet për shkak të ekspozimit në diell ose ndryshimeve hormonale shkaktuar nga shtatzënia. Me poshtë listojmë të gjithë përbërësit natyralë e maskat që mund të zbehin pamjen e kësaj njolle.

1. Lëng limoni

Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.

2. Maska me bollgur

Bollguri veprpn si një skrab natyral që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe të hiperpigmentuara. Përzieni dy lugë bollgur, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë për të krijuar një paste të trashë për t’u aplikuar në lëkurë. Vendoseni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara shkruan Living.

3. Lëng qepe

Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj, lëngu i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.

4.Vitamina E dhe vitamina C

Këto njihen ndryshe si vitaminat e fytyrës. Mjafton të aplikoni direkt në lëkurë xhelin e vitaminës E apo pluhurin që përftoni nga shtypja e disa kokrrave vitaminë C dhe do të shihni përmirësime të dukshme brenda një kohe të shkurtër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keshilla

Po na plakin para kohe/ Keto jane 8 gjerat e perditeshme qe nuk e dime qe po na rrudhin

Published

on

Per lekuren tone disa nga veprimet e perditshme qe ne dukje jane te pademshme mund te kene efekte anesore negative.

Procesi i plakjes per shembull mund te pershpejtohet nga ngrenia e mishit te kuq. Ju duhet te keni me shume informacion per shkaqet e ndryshme qe mund te shkaktojne rrudha.

Mosperdorimi i syzeve te diellit!

Ekspozimi ne diell shkakton 80% te shenjave te dukshme te plakjes. Ju mund te thelloni rrudhat midis vetullave nese perpiqeni te perqendroheni ne dicka me shume drite.

Çamçakezi!

Mjeket besojne se camcakezi eshte pergjegjesi per rrudhat rreth gojes. Ne mund te perdorim me teper muskujt kur pertypemi dhe kjo mund te shkaktojne rrudha rreth gojes dhe vija te holla.

Vrapimi!

Vrapuesit djegin dhjamin nen shtresat e lekures se tyre kur ushtrohen. Rrudhat mund te behen me te thella nga humbja e indit yndyror. Eshte mire qe te perdorni nje krem dielli te papershkrueshem nga uji nese jeni nje vrapues ne natyre.

“Te fiksoheni me celularin tuaj”!

Ne mund te dukemi para kohe i moshuar nese e perdorim shume celularin.Shikimi i vazhdueshem drejt telefonit sipas eksperteve mund te coje ne me shume linja ne qafe qe nuk do te ishin zhvilluar ndryshe.

Perdorimi i pipes per te konsumuar lengjet!

Nese pini kafe ose caj me pipe ju mund te shkatoni linja rreth buzeve tuaja edhe pse mund te mos merrni njolla ne dhembet tuaj. Njerezit duhet te shmangin perdorimin e pipave pasi levizja e perseritur e muskujve prish kolagjenin rreth gojes tuaj.

Gjumi ne nje krah!

Lekura juaj mund te formoje rrudha nga disa qendrime te gjumit. Fytyra juaj po shtypet ne jastek duke bere qe lekura te paloset nese flini ne krah ose bark.Fjetja ne shpin eshte menyra me e mire per te shmanguar ‘linjat e gjumit’.

Perdorimi i maskes se gjumit!

Lekura rreth syve eshte e prirur te demtohet dhe shume delikate. Masak e gjumit mund ta tra umatizojne ate dhe te shkaktojne infamacion i cili mund te shkaktoje rrudha. Sigurohuni qe maska te jete e lire dhe te mos terheq lekuren nese vendosni maske gjumi ne shtrat.

Lentet e kontaktit!

Ne shpesh ngreme vetullat kur vendosim lente. Lekura ne ballin tone fillon te rrudhet nga kjo levizje e perseritur. Lentet e kontaktit nuk e mbarojne lekuren rreth syve nga rrezet UV ndryshe nga syzet.

Continue Reading

Keshilla

Lavatricja po ju heq ngjyren e rrobave/ 5 Gjera qe duhet te beni qe te shpetoni njehere e mire

Published

on

Xhinset kane tendencen te zbehen fale larjes ne lavatrice.Laresi dhe uji i forte nxisin shkarkimin e ngjyres dhe e dobesojne ate.

Do te ngadelesoni procesin e zbardhjes se pantallonave tuaja nese tregoni kujdes gjate larjes.
Sekreti qendron tek frekuenca e larjes dhe tek laresi.

Ne kete artikull do te lexoni se si te lani pantallonat me kujdes.

Pantallonat e ketij materiali nuk duhen lare shume shpesh por vetem nje here ne 4-6 jave.Perdorni laresin e eneve per nje pastrim te shpejte nese vereni njolla. Xhinset duhen kthyer per se mbrapshti perpara futjes ne lavatrice sepse ne kete menyre do te parandaloni demet e laresit tek ngjyra.

Ekspertet keshillojne qe xhinset t’i lani edhe me rroba te tjera me ngjyre te erret sepse kombinimi i disa rrobave ndihmon ne ruajtjen e ngjyres.

Nje material i tille kerkon nje proces larjeje te bute dhe temperature me te ulet. Xhinset duhen varur ne tel nga ana e rripit dhe duhen thare ne ambient te hapur.

Dielli mund te nxise shkarkimin e ngjyres tek xhinset ndaj duhet t’i mbani larg ndricimit te drejtperdrejte te tij.

Perdroni uthullen e molles dhe kripen per te mbrojtur ngjyren nga larjet e ardhshme nese keni blere nje pale xhinse te reja me ngjyre te zeze.

Ne nje legen me uje te ftohte hidhni nje luge gjelle kripe dhe nje filxhan caji uthull. Me pas lereni xhinset ne kete tretesire per disa ore, shpelajini dhe vishni.
Ne larjen e rradhes, ngjyra do te qendroje me gjate dhe xhinset do te jene te pastra.

Continue Reading

Keshilla

Zbulohet sekreti i lavatrices/ Ja cfare duhet te fusni ne lavatrice qe ti beni rrobat drite

Published

on

Shume njerez e urrejne procesin e pastrimit te rrobave. Edhe nese perdorni detergjentet me te mire, disa njolla nuk mund te largohen.

Por sot nuk eshte me e nevojshme qe te perdorni shume para.

Uthulla eshte perberesi qe kushton shume pak, qe u jep arome freskie dhe qe i ben rrobat tuaja te fresketa.
Disa nga arsyet qe pse duhet te perdorni uthull ne larjen e rrobave jane keto:

1-Hidhni nje gjysem gote me uthull ne rrobat tuaja para se te vendosni lavatricen.Uthulla e bardhe rrit fuqine e detergjentit te rrobave, mbron ngjyren e rrobave tuaja dhe zvogelon cdo mbetje detergjenti pas larjes.

2-Acidi qe gjendet te uthulla, largon njollat e deodorantit dhe djersen.

3-Ju mund te perdorni edhe pak uthull ne vend te zbutesit te rrobave. Ne ndarjen e caktuar te lavatrices hidhni uthull dhe ajo do te siguroje te njejtin efekt si zbutesi. Perdorimi i saj zbut rrobat dhe nuk demton mjedisin.

4-Detergjentet ne forme pluhuri qe lene mbetje ne rroba pas larjes, mund te acarojne lekuren tuaj te ndjeshme. Shtoni gjysme gote me uthull te bardhe ne rrobat tuaja per t parandaluar kete gje.

5-Gjithashtu uthulla e bardhe do te neutralizoj aromat e pakendshme.

Continue Reading

Trending