Connect with us

Magazina

Super HENA e 7 Majit ka nje mesazh per secilen shenje/ Kjo eshte shenja qe do preket me shume

Published

on

Duke nisur nga ora 12.40 e datës 7 maj kemi super hënën e plotë në Akrep. Kjo hënë e plotë është një moment për të menduar, për të zgjedhur dhe për të vlerësuar.

Në këto ditë energjia e saj do të nxitojë të përmirësohet, të shkojë përtej paragjykimeve, ekzagjerimeve, opinioneve dhe debateve.

Për fat të mirë, Mërkuri dhe Neptuni do të ndërhyjnë për ta bërë më të lehtë durimin dhe për të gjetur një kompromis. Efektet e kësaj hëne do të ndjehen nga të gjitha shenjat e horoskopit:

Dashi. Kjo hënë e plotë e majit ju thotë diçka: ngulitini sytë tek dikush që duket se po e tepron me shqetësimet, dyshimet dhe nxitimin për të vepruar. Folini dhe shpjegoijini që nuk duhet bërë. Do ta kuptojë.

Demi. Hëna e plotë flet drejtpërdrejt për marrëdhëniet tuaja, dashuritë, raportet. Disa situata dhe momente nuk duhet t’i gjykoni shumë thellë, provoni të doni, të jeni të qetë e të butë. Hapeni zemrën.

Binjakët. Në një farë mënyre Mërkuri, planeti juaj,  ju ndihmon të kontrolloni më mirë këtë energji kozmike. Mundohuni të përdorni butësinë tuaj për të menduar pozitivisht, prë të besuar se fati mund të jetë më i mirë nga sa thotë Hëna.

Gaforrja. Ju që jeni shenja më e ndjeshme ndaj fazave të hënës do t’i ndjeni efektet. Duhet të përpiqeni të jetoni të bukurën pa u nxituar, duke provuar të përqëndroheni në të tashmen, duke evituar të shihni shumë përpara. Besojini bonsensit të ideve, përqëndrohuni pak tek fantazia.

Luani. Superhëna e 7 majit mund t’ju shtyjtë të mos besoni shumë në vetvete, në gjërat më intime dhe personale. Gabim. Në të vërtetë nuk duhet absolutisht të ndiheni të gjykuar nga njerëzit ose situatat. Jini objektivë dhe xhentilë me limitet tuaja.

Virgjëresha. Duhet thjesht t’u demonstroni atyre që ju vëzhgojnë një optimizëm më të madh, solaritet, vetëvlerësim. Bëjeni jo për t’i bindur por për logjikë, sepse nuk ka motiv të jeni ndryshe.

Peshorja. Mos u mashtroni nga efektet e hënës së plotë: Mos besoni kurrë se nuk jeni në lartësinë e duhur në një situatë, ndaj një personi apo ndaj një dashurie. Ndoshta konsiderata juaj për kapacitetet që keni në këtë moment nuk është e mirë, është shumë pak objektive.

Akrepi. Kjo super hënë që shkëlqen pikërisht në shenjën tuaj rrezikon t’ju bindë të reagoni ndaj diçkaje kur në fakt, do të kishit nevojë të bënit një kompromis, të mendoheshit. Kërkoni gjithmonë një mendim, përdorni dialogun. Duhet pikërisht të ndiqni meditimin e hënës së plotë.

Shigjetari. Një pasiguri e juaja, ndoshta frika që s’do t’ia dilni dot mund të ushqente tek ju dyshime dhe pesimizëm të pajustifikuar. Reagoni duke e bindur veten se nuk jeni ju që po gaboni. Bëjeni këtë duke kërkuar ndihmë, dialog, këshilla nga dikush që ju duket më racional se ju.

Bricjapi. Mos ndaloni së kultivuari ëndrra dhe shpresa, nga të jetuarit e diçkaje të bukur vetëm sepse nuk ndiheni mjatueshëm të fortë dhe të vendosur sa duhet për ta imagjinuar. Lejojini vetes luksin e një jete të bukur që fillon me bonsens nga hëna e plotë e 7 majit.

Ujori. Keni nevojë të besoni më shumë në fat, të bëni paqe me të ardhmen, me karrierën dhe ambiciet. Ndiqni efektet e kësaj hëne në horoskop duke gjetur brenda vetes përgjigjet dhe pikat fikse që ju nevojiten për të zbuluar dritën dhe entuziazmin.

Peshqit. Jini më konstruktivë dhe optimistë për një aventurë që ju është propozuar apo një përvojë e re. Hëna e plotë e sotme do t’ju ndihmojë. Dikush do t’ju japë një dorë në këtë situatë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Magazina

Dikur ka qene shume e shendoshe por shikoni si duket sot Rudina Dembacaj me rroba banje

Published

on

Rudina Dembacaj ka bere per vete te gjithe publikun shqiptar me ciltersine dhe transparencen e saj. Ajo e ka filluar karrieren e saj ne nje prej emisioneve me te ndjekura te humorit ‘AL Pazar’. Me pas Rudinen e kemi pare nen moderimin e emisionit t saj ‘ Mos i fol shoqerit’ i cili ishte shume i sukseshem.

Aktorja e njohur eshte nene e nje vajze te quajtur Viktoria. Rudina eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe gjithmone ndan me ndjekesit moment te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ne ‘ Instagram’ ku shfaqet ne plazh me nje pal rroba banjo te kuqe. Rudina duket se eshte kujdesur goxha per trupin e saj sepse ndodhet ne super forme.

Bashkengjitur fotos ajo shkruan: ‘ Shume me pelqen vetja, sinqerisht!’ . Tashme Rudina njihet per komentet e saj epike me plot vetebesim.

Kujtojme se tani aktorja e njohur jeton bashke me partnerin e saj Markun, me femijet e tij dhe me Viktorian.

Continue Reading

Trending