Sot
Nuk gjeten dot burra shqiptar/ Keto jane vajzat VIP qe u martuan me burra te huaj, kush e ka me te bukur?

Thuhet dashuria nuk njeh ngjyrë, moshë dhe as kombësi dhe histori të ndryshme dashurie e kanë vërtetuar më së miri këtë thënie. Të shumtë kanë qenë njerëzit e thjeshtë por edhe personazhe publik të cilët kanë ndjekur zemrën dhe janë dashuruar me shtetas të huaj. Sot ne të Xing.al kemi vendosur t’ju sjellim 14 personazhet e famshëm shqiptar që janë martuar me të huaj.

Adelina Tahiri – Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u përpoq ta mbante historinë e saj të dashurisë me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, larg vëmendjes së publikut për muaj me radhë. Megjithatë kur lidhja e tyre po merrte hapa serioz, këngëtarja e njohur e ndau lajmin e martesës me të gjithë fansat, shkruan Xing.al. Krahas pakënaqësive që i kanë shprehur Adelinës se ka zgjedhur një partner me një diferencë të madhe në moshë (Markov është 52 vjeç), këngëtarja u përball me shumë reagime dhe ofendime lidhur me prejardhjen maqedonase të Sejozas. Mirëpo, ata prej më shumë se një viti po shijojnë martesën e tyre dhe madje janë bërë dhe prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Jon.

Lorik Cana – Lorik Cana ka qenë një ndër meshkujt më të pëlqyer për gjininë femërore dhe prej vitesh në media ai u përfol për lidhjet e shumta me vajzat e njohura të showbizit, shkruan Xing.al. Megjithatë, prej kohësh tashmë ai është i martuar me arkitekten italiane Monica me të cilën ka edhe një djalë që quhet Bojken. Çifti jetojnë në Tiranë dhe e kanë treguar gjithmonë dashurin që kanë për njëri-tjetrin.

Klejdi Kadiu – Një vit më parë, balerini i njohur Kledi Kadiu kurorëzoi dashurin e tij disa vjeçare me francezen, Charlotte Lazzari, në Romë, shkruan Xing.al. Çifti prej vitesh janë bashkë dhe gjithashtu janë prindër të një vajze që quhet Lea. Ashtu si Kledi dhe bashkëshortja e tij është me profesion balerinë.

Dasara Karaiskaj – Po ashtu edhe moderatorja e njohur Dasara Karaiskaj është martuar me partnerin e saj Damiano i cili është me origjinë italiane, shkruan Xing.al. Dasara dhe Damiano janë prindër të një vajze dhe siç dihet prej kohësh jetojnë në Tiranë.

Ilir Shaqiri – Balerini i famshëm shqiptar që është shumë i njohur në Itali, Ilir Shaqiri, po ashtu është martuar me aktoren italiane, Emanuela, e cila është mjaft e famshme dhe e suksesshme në Itali, shkruan Xing.al. Çifti janë prej vitesh bashkë dhe gjithashtu janë prindër të një vajze që quhet Emily e cila po ecën nën hapat e prindërve dhe po bëhet shumë e njohur jo vetëm në balet por edhe në aktrim.

Afërdita Dreshaj – Pas ndarjes së bujshme nga Shpat Kasapi, këngëtarja Afërdita Dreshaj u zhvendos përfundimisht në Amerikë ku dhe vazhdoi karrierën si modele, shkruan Xing.al. Bukuroshja shqiptare atje njohu sportistin e njohur çek Jakub Kindl. Ajo rrëfeu pak kohë më parë se me Jakub janë njohur në një restorant sushi. Jakub pasi pa Aferditën atë mbrëmje bëri gjithçka që të gjente numrin e saj. Ata vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe tashmë jetojnë në Miçigan.

Lindita Halimi – Këngëtarja e njohur Linda Halimi ndërkohë që ishte në kulmin e karrierës së saj ra në dashuri me menaxherin dhe reperin Big D me të cilin më vonë dhe u martua, shkruan Xing.al. Linda dhe Big D prej vitesh jetojnë në Amerikë dhe vetëm pak muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze që quhet Kaimana.

Emina Çunmulaj – Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj gjithashtu vite më parë i dha fund beqarisë dhe u martua me miliarderin iranian, Sam Nazarian, shkruan Xing.al. Siç rrëfeu Emina e ftuar pak muaj më parë në ‘Xing me Ermalin’ me Sam ishin njohur në një restorant ndërsa një mik i përbashkët i prezantoi, shkruan Xing.al.

“Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djalë, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek.

“I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi radha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrembërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djathë’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori.”, rrëfeu modelja e cila sot është nënë e dy vajzave dhe jeton në Los Angeles së bashku me Sam.

Hueyda el Saied – Gjithashtu, Hueyda el Saied vite më parë u martua me francezin, Michael Tamisier, me të cilin ka edhe një djalë që quhet Gabriel. Megjithatë ajo i dha fund martesës së saj me të pasi siç rrëfeu në media ai e kishte tradhtuar, shkruan Xing.al. Muaj pas ndarjes, Hueyda bëri publike lidhjen me Tier i cili gjithashtu është me origjinë nga Franca.

Anxhela Martini – Modelja shqiptare Anxhela Martini i dha fund beqarisë një vit më parë dhe kurorëzoi lidhjen e saj me milionerin rumun, Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas, shkruan Xing.al. Modelja u martua në fshehtësi të plotë dhe lajmin e dasmës e dha një ditë më pas nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram.

Almeda Abazi – Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi, vite pasi u largua në Turqi për të ndjekur karrierën e saj, u njoh me aktorin e famshëm turk, Tolgahan, me të cilin më pas edhe u fejua, shkruan Xing.al. Siç ka treguar Almeda me aktorin janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët.

“Kishim miq të përbashkët dhe merrnim pjesë në evente të ndryshme, kështu jemi njohur. Për Almedën, e dija që nuk ishte në asnjë lidhje, pasi e di që kishte një garë se kush do të fitojë zemrën e Almedës, thashë edhe unë jam në këtë garë dhe jam shumë i lumtur që kam pranë vetes një vajzë si Almeda të cilën e dua shumë”, ka treguar Tolgahan në një intervistë. Më pas ata u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve dhe sot janë prindër të një djali që e quajnë Efehan.

Anjeza Shahini – Pak vite më parë në media u përfol se këngëtarja Anjeza Shahini ishte në një lidhje me diplomatin anglez, Paul Edward Conolly. Ndonëse ky lajm bëri bujë, Anjeza për një kohë të gjatë e mbajti lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut, shkruan Xing.al. Ata ishin njohur në Tiranë ku dhe Pol kryente detyrën e tij, por pas largimit të tij në Angli çifti e mbajti lidhjen në distancë. Tashmë prej vitesh ata janë të martuar dhe jetojnë në Londër së bashku me vajzën e tyre.

Alida Duka – këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Duka, tregoi publikisht se ishte në një lidhje dhe se shumë shpejt do të martohej në një ceremoni në Monaco, shkruan Xing.al. Alida zbuloi që është e dashuruar me një menaxher të pasur nga Franca që në media u cilësua si një bos pasi i kishte blerë këngëtares një orë me 10 gur diamanti.

“Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.”, ka treguar Alida.

Kamela Islamaj – Edhe këngëtarja e njohur, Kamela prej vitesh tashmë është e lidhur dhe e dashuruar me DJ dhe grafik dizajnerin e njohur italian, Vincenzo Giannattasio, me të cilin gjithashtu edhe bashkëjeton. Pak kohë më parë u përfolën se janë fejuar, mirëpo një gjë të tillë këngëtarja ende se ka pranuar./Xing.al

Sot
Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.
Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.
Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.
Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’
Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.
Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.
Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.


Sot
Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.
Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.
Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.
‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.
Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.
Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?



Sot
Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020
JUPITERI NE UJOR
ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION
JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon
Mbrojtjen
zhvillimin
Pervojen
Perparimin
Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt
Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale
Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap
U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion
Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor
Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet
Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences
Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt
Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine
Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket
Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet
Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature
Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh
Nuk duhet ta lejojme
Dashi
Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale
Demi
Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve
Binjaket
Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes
Gaforrja
Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik
Luani
Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune
Virgjeresha
Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje
Peshorja
Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni
Akrepi
Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi
Shigjetari
Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju
Bricjapi
Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri
Ujori
Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale
Peshqit
Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni
-
Sot2 years ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot2 years ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet2 years ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot2 years ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Keshilla2 years ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Sot2 years ago
I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve
-
Magazina2 years ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Aktualitet2 years ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020
Pingback: useful source
Pingback: replica tag watches aquaracer
Pingback: order micro dose magic mushroom online for sale overnight delivery in usa canada uk australia cheap
Pingback: Glo Extracts Green Crack
Pingback: 로켓툰
Pingback: nova88