Connect with us

Magazina

U martuan ne fshehtesi/ Keto jane 11 DASMAT VIP qe nuk i mori vesh njeri

Published

on

Martesat e çifteve të njohur të showbizit shqiptar kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, duke u bërë kryefjala e mediave për ditë me radhë e duke u përfolur edhe muaj pas dasmës. Teksa shumica prej tyre kanë vendosur të ndajnë me të gjithë momentet më magjike gjatë kurorëzimit të dashurisë, disa të tjerë kanë preferuar të martohen në fshehtësi, në prani të rrethit të ngushtë shoqëror e familjar.

1. Rona Nishliu

Këngëtarja u martua dy ditë më parë në një ceremoni të fshehtë me partnerin e saj, Florisin. Ishte grimieri i cili e bëri nuse, Arbër Bytyqi, ai që zbuloi lajmin e martesës, duke publikuar një foto të Ronës me fustan nusërie dhe buqetën me lule në dorë.

2. Sezgin Curri

Vokalisti i grupit ‘Offchestra’ u kurorëzua me martesë mbrëmjen e kaluar me partneren e tij, Teutën. Çifti e organizoi dasmën në Prishtinë dhe ishin personazhet e njohur shqiptarë të ftuar në dasëm ata të cilët bënë të ditur fillimisht lajmin e martesës.

3. Gjergj Leka

Kantautori i njohur Gjergj Leka dhe regjisorja Erisela Marko në vitin 2014 shpallën fejesën e tyre nëpërmjet një statusi në Facebook. Mirëpo vetëm një vit më parë, Gjergji deklaroi në emisionin ‘Rudina’ se çifti ishin celebruar në bashki disa kohë më parë. Ai u shpreh se nuk kishin bërë dasmë dhe muaj mjalti, pasi nuk kishin dashur të bënin zhurmë me martesën e tyre.

4. Blerina Braka

Teksa konkuronte në Këngën Magjike, këngëtarja e njohur Blerina Braka ndau me të gjithë lajmin e bukur të shtatzënisë. Ajo ishte veshur me një fustan stil zhupon, i cili i mbulonte barkun e fryrë. Pas lajmit të ëmbël, Blerina dha një tjetër lajm të bukur në profilin e saj në Instagram. Ajo publikoi ku shihen duart e saj dhe të partnerit me unazat e martesës, duke treguar se është zyrtarisht e martuar.

5. Najada Konomi (Noçja)

Ish-banorja e Big Brother, Najada Konomi, të cilën të gjithë e kanë njohur si Noçja, ka preferuar të qëndrojë larg syrit të mediave, mirëpo ka qenë aktive me fansat e saj në Instagram. Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bion në profilin e saj, ku ka shkruar “E martuar” dhe ka vendosur një unazë dhe një emoji me sytë me zemra, duke lënë të kuptohet se është martuar por këtë lajm nuk e dinte askush.

6. Armando Sadiku

Këtë vit, futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, u fejua në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Megjithëse e ka bërë zyrtare lidhjen e tij prej kohësh, ai nuk ka publikuar asnjë foto me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Partnerja e tij quhet Elona dhe është me origjinë nga Drenica e Kosovës. Çifti janë njohur në Zyrih, duke qenë se ajo është lindur dhe rritur në Gjermani.

7. Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Më 11 gusht të këtij viti, Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, duke mbajtur një ceremoni madhështore buzë liqenit të Comos në Itali. Çifti u tregua mjaft diskret duke mos publikuar asnjë foto nga dasma dhe duke e mbajtur atë në fshehtësi të plotë, megjithatë të ftuarit e pranishëm bënë publike disa pamje nga ceremonia e tyre e martesës.

8. Oriana Cama

Aktorja e njohur e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Oriana Cama, e njohur për rolin e saj si ‘Dona’, është kurorëzuar me martesë në një ceremoni të fshehtë në Bolonja të Italisë. Vetëm pas martesës ajo ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto ku shfaqet e veshur nuse, krah babait të saj.

9. Eliza Dushku

Aktorja e njohur Eliza Dushku është martuar në fshehtësi me partnerin 17 vite më të madh, Peter Palandijan. Një vit më parë çifti shpalli fejesën dhe vetëm një muaj më parë mbajtën një ceremoni të fshehtë martese larg syrit të mediave. Lajmin e zbuloi fotografi i njohur Fadil Berisha, mirëpo fotot që ai publikoi u fshinë menjëherë më pas.

10. Joleza Koka

Ish drejtuesja e FRESSH, Joleza Koka, është martuar në fshehtësi me partnerin e saj prej shumë vitesh, Laert Kolën. Verën e kaluar çifti u martua me një ceremoni në Las Vegas.

11. Eridiona Shuli

Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother, Eridiona Shuli, me profesion si gazetare, vitin e kaluar lidhi kurorë me të dashurin e saj francez.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha bejne ”XING” me veshje e shtrenjte/ Kujt i shkon me shume veshja 2300 euro?

Published

on

hume prej personazheve te njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ me njeri-tjetrin duke u shfaqur me te njejten veshje. Asnjehere nuk kane munguar krahasimet edhe pse secili ka zgjedhur t’a kombinoje ne menyren e tij.

Vip-at jane vendosur shpesh perball njeri-tjetrit se cili eshte treguar me kreativ ne kombinim apo se kujt i shkon me shume veshja.

Kete here ishte kengetarja Elvana Gjata dhe modelja Aurela Hoxha te cilat kane bere ‘xing’ duke zgjedhur nje kombinim kemishe dhe pantallona te markes Loius Vuitton.

Pantallonat qe vajzat kane zgjedhur kushton 1130 euro ndersa kemisha 1200 euro.

Ishte Elvana ajo e cila ne postimet e publikuara ne rrjete sociale shfaqej e veshur me kete kombinim ndersa Aurela teksa ishte duke pozuar me te emen duke i uruar ditelindjen shfaqej me po te njejten veshje.

Te dyja vajzat e kane kombinuar me atlete te bardha dhe qe duken vertete shume bukur.

Continue Reading

Magazina

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi bejne ”XING” me fustanin 3000 euro/ Kujt i shkon me shume veshja?

Published

on

Kengetarja e njohur Jonida Maliqi terhoqi vemendjen e te gjitheve teksa shfaqej me nje fustan te gjate ngjyre bezhe.

Jonida e kishte kombinar mjaft bukur me nje grim minimalist dhe me floket e kapur.

Gjithashtu fustani i nxirrte ne pah format e saj trupore.
Kengetarja e njohur e zgjodhi ta vishte kete fustan ne nje nga episode e emisionit ‘ADC’.

Por edhe Nora Istrefi ne nje nga fotot e postuara ne ‘Instagram’ u shfaq e veshur me po te njejtin fustan. Ajo duket shume elegante teksa e ka kombinuar me vathet me po te njejten ngjyre dhe me floket e leshuar me onde.

Kjo nuk eshte hera e pare ku personazhet e njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ duke zgjedhur te njejten veshje ne daljet e tyre televizive apo ne fotot e postuara.

Vajzat kane zgjedhur t’a kombinojne ne menyren e tyre por krahasimet asnjehere nuk mungojne.

Po ju si mendoni, kujt i shkon me shume?

Continue Reading

Magazina

Beri feste te madhe per ditelindje dhe u gjobit/ Reagon per here te pare Bes Kallaku pas asaj qe ndodhi

Published

on

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dy ditë më parë festoi ditëlindjen me një festë të veçantë ku mblodhi familjarët e miqtë.

Mirëpo pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit.

Ndaj pronarit të lokalit është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, ndërsa 30 të ftuarit janë gjobitur. Gjithashtu 6 punonjës të policisë janë pezulluar nga puna për moskryerje të kontrollit të territorit.

Pas këtij lajmi, Besi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet krah biznesmenit Nar Koka dhe shkruan me humor: Faleminderit që ishe edhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë edhe gjobën e Ijes”.

Continue Reading

Trending