Connect with us

Sot

Mosha ideale midis ciftit/ Ja sa vite diference duhet te keni qe te jeni te lumtur

Published

on

“Goja e botës!”

Ky është problemi kryesor. Çdo çift, përveç rastit kur tërhiqet përfundimisht nga shoqëria dhe izolohet në male ose në xhungël, gjendet gjithmonë në gjykimin publik. Njerëzit e “ushqejnë” veten në mëngjes, drekë dhe darkë me telenovela. Nuk po flasim këtu domosdoshmërisht për ato që shfaqen në TV. Shpeshherë, soap-operat më interesante ndodhen fare pranë nesh, dhe të gjithë komentojmë në një frymë.

Personat me një jetesë lineare, me një program të ngarkuar, stresues dhe me shumë pak kohë të lirë për veten, të varur pesë ditët e javës nga një algoritëm i caktuar i përbërë nga “punë-blerje-shtëpi-gjumë- punë…”, domethënë njerëzit e zakonshëm, arratisen duke komentuar eksperiencat e të tjerëve, duke u përpjekur të imagjinojnë çfarë do të kishin bërë në situata të njëjta. Të gjitha gjërat janë në rregull derisa thashethemet e vogla, të bëra gjatë pushimit të drekës, transformohen në një qëndrim shoqëror. Dhe kjo ndodh shpeshherë, kur bëhet fjalë për marrëdhënie dashurie “të papërshtatshme”.

Por, cila është kjo lloj marrëdhënieje? Nëse do donim të shpjegonim kriterin “moshë”, mund të vinim re pa vështirësi se shoqëria pranon me lehtësi që, në një çift partneri të jetë më i madh sesa partnerja. Por, sa më i madh? Deri në 10 vjet diferencë, s’ka ndonjë gjë për të komentuar. Kur diferenca kalon shifrën 15-20 vjet, fillojnë të shfaqen probleme. “Ajo do veçse pasurinë e tij dhe pret që ai të vdesë për të pasur mundësinë e një martese të re, me një mashkull më të ri në moshë.

Dhe, sidoqoftë, ka tashmë një dashnor”. Tingëllon i njohur ky shabllon? Dhe pikërisht se është i tillë, gjërat kalohen me shpejtësi dhe pa shumë analizë. Por, kur peshorja anon në anën tjetër, atëherë përbën rast për t’u paragjykuar dhe analizuar deri në qelizat e fundit.

1 deri në 3 vjet

Je në zonën e sigurt dhe nuk ke asnjë problem. Kjo diferencë moshe mund të përbëjë një problem vetëm nëse je 18 vjeç. Atëherë ai mund të shikojë te ty një “pushtim” të vështirë dhe një arsye më tepër mburrjeje përpara shokëve. Kështu janë meshkujt: shpirti konkurrues është më i fortë se çdo gjë tjetër, dhe në atë moshë ata janë mjaft të frustruar nga refuzimet e vazhdueshme të vajzave, të cilat preferojnë djemtë më të mëdhenj në moshë.

Nëse bashkë keni kaluar mbi këtë ego fëminore, atëherë keni shpëtuar nga rreziku më i madh. Marrëdhënia ka shanse të jetë e qëndrueshme si në marrëdhënien tjetër. Për sa i përket armikut më të rrezikshëm, ‘goja e madhe e botës’, dy vjet, kush mund t’i vërë re? Dhe nëse ndodh që njerëzit rreth e rrotull të dëgjojnë, nuk ka mundësi që të përballësh me reagime jo të favorshme. Kur bëhet fjalë për 1-3 vjet diferencë, pavarësisht se ajo është më e madhe, ajo që rrezikon është thjesht një buzëqeshje ironike, por mirëkuptuese.

4-6 vjet

A ka një diferencë midis variantit të parë dhe të dytë? Sigurisht që ka. Dhe rreziqet që kërcënojnë marrëdhënien tuaj janë më shumë të brendshme sesa të jashtme. Kjo diferencë moshe midis jush është mjaft e vogël për të lejuar instalimin e një marrëdhënieje, e cila ngjason më tepër me miqësinë, dhe këtu hyn shpirti konkurrues për të cilin folëm më lart. Në rastin kur kompetenca dhe aftësitë tuaja profesionale janë pothuajse të barabarta, këto vite që ti ke më shumë do të të ndihmojnë të jesh gjithmonë një hap përpara tij.

Burrat ende respektojnë një model konservator, nga i cili kërkojnë që të jetë ai që sjell më shumë të ardhura midis partnerëve në shtëpi dhe pajtohen me mjaft vështirësi me faktin që partnerja e tyre është më e suksesshme në karrierë se ata. Nëse ndodh që të punoni në të njëjtin profil, gjërat janë akoma më të rënda. Nëse punoni për të njëjtat kompani, ose ndaheni, ose ndryshoni vendin e punës. Nuk mund të mohohet se çdo rregull, ka edhe përjashtimet e veta.

Do të ishte e udhës që në shtëpi të mbash një lloj profil për sa i përket realizimeve profesionale dhe të kuptosh se çastet e bukura të karrierës festohen midis kolegëve. Nuk rekomandohet të përpiqesh të lozësh shumë me egot e meshkujve, sepse, pavarësisht se sa pa vlerë të duket kjo gjë, një marrëdhënie mund të mos i mbijetojë dot disa ngacmimeve “miqësore” të tipit: “Do të vish për një birrë, apo do ikësh në shtëpi te shefja?”. Dhe, sepse folëm për shoqëri dhe “botën e jashtme”, është mirë që të dish se ata interesohen tashmë për marrëdhënien tuaj. Është e mundur të jeni subjekti i preferuar i bisedave midis kolegëve, dhe si familja edhe fisi, sa më të afërt të jenë, aq më e mundshme është ndërhyrja e tyre.

Do të ishte mirë të jesh e përgatitur për një marrëdhënie të ftohtë me prindërit e tij, të cilët kanë dashur për fëmijën e tyre (pasi të ishte i mërzitur nga argëtimet dhe vajzat e çastit), me siguri, të martohet me një të virgjër, një femër nikoqire dhe mama të re, për të sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm.

7-12 vjet

Gabimi më i madh që mund të bësh në këtë rast është, të presësh që ai të të dashurojë me njëfarë kompleksi edipian. Të kërkojë nga ty përkujdesen e nënës, me të cilën ka qenë mjaft i lidhur ose histori të tjera të ngjashme. Zakonisht, këto lloj marrëdhëniesh lindin kur ai është mjaft i ri (20-30 vjeç), dhe në këtë rast ajo që e ka bërë për vete mund të jetë fakti që i ke inspiruar një vetëbesim, të cilin nuk e ka gjetur tek femrat e tjera. Është tipi i dashuruar nga një femër e matur, e vendosur, me plot besim në vetvete, e çliruar nga komplekset dhe paqartësitë, një partnere me të cilën mund të bazohesh në çdo moment. Ki kujdes të ruash imazhin tënd. Kujdesu për këtë marrëdhënie çdo ditë.

Qëndro provokuese. Ai nuk do ta ketë problem të ta kalojë kontrollin ty, të jesh ti ajo që merr iniciativat, me kusht, që të mos e zhgënjesh. Dhe këtu mund të shfaqet një problem: me kalimin e kohës, ka mundësi të lodhesh më shumë së ai. Mos ia trego kurrë këtë. Ki shumë kujdes me formën tënde fizike dhe bëj të pamundurën që ta “trullosësh” me energjinë dhe vendosmërinë tënde. Ai këtë dëshiron. Por, kërcënimi më i madh për marrëdhënien tuaj, kësaj radhe vjen nga brenda. Mos prit që të tjerët ta miratojnë këtë lidhje ndonjëherë. Kolegë të njohur dhe meshkuj të tjerë që ai ka rrotull (besoj se e keni vënë re mungesën e fjalës “miqtë”) do të kenë gjithë kohës mundësinë për të bërë një shaka pa kripë, ose për të lançuar provokime me qëllim ofendues në adresë të tij. Femrat, nga smira zakonisht, do të jenë papritmas moralizuese, dhe në këtë aspekt është shumë e vështirë të parashikosh çfarë kanë për të dëgjuar veshët e tua, në biseda drejtpërdrejt ose veçanërisht në ato biseda të cilat, zakonisht, bëhen mbrapa krahëve. Sado indiferent të jetë, përgatitu të zhvillohesh në një botë armiqësore, kur shumë individë me pretekste etiko-mistike do ta shndërrojnë faktin që ju keni një marrëdhënie “kundër natyrës” në një synim në vetvete. Ajo që të mbetet për të bërë është “të armatosesh” me një durim pa kufi dhe të gjesh mbështetjen e miqve të vërtetë, për të mos u shndërruar në një çift antisocial.

Mbi 12 vjet

S’keni çfarë të bëni. Marrëdhënia juaj i shpëton përfundimisht botëkuptimit të zakonshëm. Dhe njerëzit kur nuk kuptojnë diçka, ose e dënojnë dhe duan ta shkatërrojnë, ose thërrasin perënditë në ndihmë, duke u larguar nga ty dhe nga fenomeni që ti mbart. Fatmirësisht, këto marrëdhënie kanë në themel gjëra shumë të thella, që kalojnë mbi një tërheqje të thjeshtë fizike. Bëhet fjalë për bashkësi më tepër shpirtërore, të konsoliduar nga idetë e ndara së bashku dhe një komunikim intelektual i jashtëzakonshëm, të cilat tejkalojnë kënaqësitë që i jep marrëdhënia fizike.

Bëhet fjalë për atë që mendimtarët zen (dhe jo vetëm ata) emërtojnë “shpirtrat binjakë”. Ndoshta tingëllon pak i papeshë dhe engjëllor, por ky është realiteti. Pikërisht për këtë arsye, këto çifte nuk gjenden me lehtësi, sepse ato janë praktikisht të pathyeshëm dhe si ligësitë dhe paragjykimet e “opinionit publik” përplasen të pafuqishme me murin ideator që i mbron.

Leku, “syri i djalit”

Nga të gjitha argumentet e forta, të cilat njerëzit janë të gatshëm t’i hedhin kundër çifteve, kur femra është më e madhe se burri, njërën prej tyre vlen ta marrësh parasysh: paratë. Çfarë është e vërtetë, burrat janë shpeshherë fëmijët më të rritur sesa të mençur kur vjen fjala për seks dhe duan më tepër të dalin përkrah me një bionde të re, të bukur e tërheqëse, sesa të mendojnë për qetësinë e stabilitetin, të cilat një femër e matur mund t’ia ofrojë lidhjes së tyre. Kështu që, përpara se të “aventurohesh” në një lidhje me një “djalë” 10 vjet më të ri, studioje me shumë vëmendje.

Që të jetë thjesht një gjuetar në kërkim të një preje të lehtë, nuk është e thënë që ai të duket 100% macho. Sigurisht, ai do të jetë i pashëm, por jo në mënyrë të jashtëzakonshme, më tepër i kuruar dhe i kujdesshëm me veten. Mund të jetë i edukuar dhe i rafinuar, një njeri mondan në kuptimin e saktë të fjalës, një ‘pushtues i ditur’, shumë e vështirë për ta dekonspiruar. Mashtruesit më të rrezikshëm dihet që janë ata më inteligjentë. Fatkeqësisht, vetëm nëpër filma ekzistojnë “recetat” për ta kapur këtë lloj specieje. Çfarë mund të bësh ti për ta mbajtur mendjen të kthjellët, në këtë furtunë dashurie, është të spërkasësh edhe një fllad logjike.

Kjo vetëm që më vonë të mos jesh e detyruar t’i japësh të drejtë shoqes tënde, e cila të paralajmëronte: “Bëhu serioze, e dashur! Si mund të imagjinosh se një mashkull i ri dhe i pashëm si ky, mund t’i hedhë sytë tek ty?!”./ Marr nga revista psikologjia

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: mdma

  2. Pingback: glock 17

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sot

Tani eshte e kuruar deri ne detaje por ja si dukej Alketa Vejsiu para 16 vitesh

Published

on

Alketa Vejsiu eshte padyshim imazhi me jetegjate ne ekranin shqiptar. Aftesia dhe elokuenca e saj per te sjelle gjera te bukura ne skene ka ditur si te terheq gjithmone vemendjen e publikut.

Perpos angazhimeve te shumta, Alketa eshte gjithmone aktive ne rrjetet sociale.

Moderatorja eshte bere nostalgjike dhe ka postuar nje foto para 15 vitesh.

Ne krah te fotos Alketa shkruan: ’15 vjet me pare, Njera nga ju, nje si te gjithe ju… vazhdoj te jem’

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente nga ndjekesit te cilet e kane komplimentuar per pamjen e saj.

Vejsiu duket sikur ka bere pakt me kohen pasi vitet kalojne dhe ajo mbetet gjithmone kaq e bukur.

Kujtojme se ajo eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar i cili i ka qendruar prane qe ne fillimet e karrieres si folese ne radio e deri ne ditet e sotme.

Continue Reading

Sot

Luana Vjollca ndryshon ngjyren e flokeve ne menyre drastike/ Ja si duket ajo me pamjen e re

Published

on

Moderatorja Luana Vjollca ka ardhur ne ekran me emisionin e saj shume te ndjekur ‘Shiko kush luan’. Luana ka mahnintur gjithmone fansat me daljen ne ekran pasi shfaqet gjithmone shume e kuruar.

Prej vitesh ajo ka ruajtur thuajse gjithmone te njejtin look, me floket bionde.
Me sa duket Luanen e paska marr malli per ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet me nje fustan te zi pas trupit dhe floket ngjyre kafe.

‘Kush je ti dhe cfare i ke bere Luanes?’, shkruan moderatorja bashkengjitur postimit.

Si zakonisht, fansat nuk i kane kursyer komplimentet per te. Duhet te pranojme se Luana ngjan e bukur me cdo lloj ngjyre apo modeli flokesh.

Ajo terheq gjithmone vemendjen e publikut i cili ka kuriozitet per cdo gje rreth saj.
Po ju si mendoni, si ngjan me bukur Luana bionde apo brune?

Continue Reading

Sot

Do te filloj 1 cikel i ri ne jeten tuaj/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 19 DHJETOR 2020

JUPITERI NE UJOR

ERE E RE LIRIE PERMBYSJE DHE REVOLUCION

JUPITERI nje planet i Dashur ashtu sic ishte Zoti i Perendive simbolizon

Mbrojtjen

zhvillimin

Pervojen

Perparimin

Jupiteri shenon nje periudhepozitive ne shenjen ku futet ne Harten e Qiellit dhe ne harten personale te gjithkujt

Zakonisht na entuziazmon por edhe na bene te marrim rrezikojme duke marre risqe pa baze reale

Ne vitin 2020 Jupiteri ishte ne shenjen me te keqe per te ne Bricjap

U kushtezuan liri levizje zgjedhje ceshtje karriere e ekonomike Zhvillimi gezimi ngelen ne vend numero
Do largohet nga Ujori ne 28 Dhjetor 2021 Por ne maj ne dt 13 do bej nje futje te shpejt ne Peshk deri ne 29 Korrik
Nga 29 Korri deri ne 19 Tetor do jete i kundert si pozicion

Ne dt 21 Dhjetor ne daten e solsticit Dimeror do takohet me Saturnin ne Ujor

Ky takim ne shenjat e Ajrit ndodh nje here ne 200 vjet

Ne shenjen e Ajrit ne Ujor mund ta cilesojme si frymemarrje te Egzistences

Eshte momenti ku Krijuesi ON i Feshkellen Materies dhe i jep fryme ose shpirt

Idea behet fjale dhe Fjala drejton Energjine

Do jemi ne nje moment ku ngjan sikur jetojme ne nje shtepi pa Dritare dhe do shperthejme muret per tu futur Drita dhe ajri i fresket

Por mbi te gjitha na duhet nje Qellim per te bere ndryshimet

Shtetet dhe Qeverite ne planin politik e perfeksionuan Diktaturen me Jupiterin ne Bricjap dhe vete nga menyra e funksionimit shteti eshte Diktature

Tani Diktatura do mbetet pa shtepi pa Mure rrethuese dhe ajri do huje e do dal nga te gjitha anet
Si cdo organizem edhe shteti mund te fitoj imunitet nga ky ndryshim i madh

Nuk duhet ta lejojme

Dashi

Deshira juaj tashme do jete te shpetoni boten Por kete nuk mund ta beni E rendesishme eshte te jeni me altruist dhe te punoni ne grup ne kete periudhe ndryshimesh te medha Jeta erotike nuk ju perket me Do merreni me ceshtje me te rendesishme sociale

Demi

Per ju siguria vjen e para Por ne nje periudhe ndryshimesh te medha do ta keni te veshtire te pershtateni Gjithesei ju duhet te mesoheni me ndryshimet qe do ndodhin ne jeten tuaj Zgjeroni rrethin e kontakteve

Binjaket

Jupiteri do ju ndihmoj te merrni njohuri te reja shkencore dhe teknologjike Ju jeni te hapur drejt ndryshimeve dhe gjerave te reja dhe ideve te reja Ceshtjet ligjore do ju favorizohen Po keshtu edhe udhetimet dhe llogjika e re Do fitoni nje ndjenje drejtesie apo te se drejtes

Gaforrja

Ne ceshtjet ekonomike dhe te sigurise do ndikoj Jupiteri ne Ujor per shenjen tuaj Duhet te rregulloni kredite detyrimet borxhet Disa do ta perjetojne ndryshe ndjenjen e sigurise pasi do besojne ne forcen e tyre te brendshme Por nje ndryshim emocional do ju beje te humbni ekuilibrat dhe shendetin fizik Duhet te jeni optimist dhe jo melankolik

Luani

Do kete shume rendesi te madhe per ju futja e Jupietrit dhe Saturnit ne Ujor perball jush. Ne fushen e marredhenieve do keni rinovim te bashkepunimeve dhe te jetes personale Do vijne shanse te reja por duhet te beni zgjedhjen e duhur Duhet te shmangni marredheniet e paqarta dhe te silleni me me seriozitetKujdes nga ndarjet ne cift ose ne pune

Virgjeresha

Jeta juaj e perditeshme me Jupiterin en Ujor ashtu sic ishit mesuar do permbyset dhe do ndryshoj krejtesisht
Ne punen tuaj duhet te promovoni teknologjine e re dhe publicitetin Nuk mund te jeni me ankth dhe te kontrrolloni cdo gje Kujdes me shendetin Perdorni terapi te reja dhe menyre te shendetshme te ushqyeri dhe shplodhjeje

Peshorja

Forca me e madhe krijuese dhe talentet apo hobet tuaja tashme do marrin zhvillim dhe perparesi ne jeten tuaj Do shpenzoni kohn tuaj te lire me gjera qe ju pelqejne dhe ju japin liri Keni fatin te beni femijeDo keni fat me lojrat e Fatit Por mos e teproni

Akrepi

Ju do ta ndjeni mire Jupietrin ne Ujor me ndryshimet qe do vijne pasi keni nevoj per nje Metamorfoze Kryesisht ne ceshtje te nje shtepie prone apo ceshtje familjare Gjithsesi do donit qe perparimi te behej me hapa te matur e te sigurt Nese deshironi te zbuloni nje thesar ate do ta gjeni tek pervoja juaj Pervoja do jete guri juaj i cmuar per te Ardhmen Stabiliteti ne jeten tuaj personale dhe te te arfermve do kete perparesi

Shigjetari

Udheheqesi juaj Jupiteri tashme ne Ujor ndodhet ne nje shenje qe eshte ne natyren tuaj Nuk do ngeleni me vetem te merzitur dhe te menjanuar Tashme ajri i lirise dhe i veprimit rikthehet ne jeten tuaj te bllokur gjate ketij viti qe kaluam Do bashkepunoni me njerez serioz dhe marreveshje kontrata e bashkepunime do jene te mira per ju

Bricjapi

Per ju do fillojne ndryshimet ne ceshtjet e vlerave monetare dhe shkembimeve ekonomike Deri tani jeni mjaftuar me te qenit ne krye te marrdhenieve megjithese nuk keni patur zhvillime te rendesishme keto dy vitet e fundit Tashme duhet te ndryshoni filozofi qe te filloni te fitoni ne ekonomi apo ne siguri

Ujori

Nje cikel i ri 12 vjecar fillon ne shenjen tuaj me rezultate qe do ndjehen per 30 vjet rresht Ky eshte viti qe ju nxjerr nga nje bllokim i dukshem tre vjecar me Saturnin ne BricjapDuhet te beni levizje rregulluese ne gabimet qe keni bere dhe te perparoni ne karriere dhe jete personale

Peshqit

Jupietri dhe Saturni ne Ujor do ju pstrojne fillimisht se brendshmi ne shenjen tuaj Keni nevoj per nje lavazh shpirteror para se te filloni te jepni e te merrni me njerzit dhe te bashkepunoni Ne shenjen tuaj do ndodhin Apokalipse te rendesishme Nese keto tre vitet e fundit nuk keni bere aleanca apo plane reale Mund te themi qe keni humbur shanse Tashme duhet te ndryshoni neutropi Ky Apokalips do ju tregoj shume gjera qe nuk i dinit per veten tuaj dhe duhet ti ndryshoni

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!