Connect with us

Magazina

Trashen vetullat dhe ndryshuan komplet/ Keto jane vajzat VIP qe i kane pasur vetullat shume te holla

Published

on

Vetullat janë një nga tiparet që bëjnë shumë diferencë në fytyrën e femrave.

Dikur, që me siguri e mbani mend, ka ekzistuar epoka e vetullave të holla, një trend që tashmë ka marr fund për të mos u kthyer më. Por si kanë qënë disa nga vajzat më të famshme të skenës dhe ekranit shqiptar gjatë lulëzimit të këtij trendi?

Këto foto dëshmojnë se sa ndryshim bëjnë në look, vetëm forma e tyre:

Çiljeta Xhilaga

Samanta Karavella

Xhensila Myrtezaj

Zaimina Vasjari

Elvana Gjata

Genta Ismajli

Eni Koçi

Greta Koçi

Miriam Cani

Besa Kokëdhima

Anxhelina Hadëgjonaj

Adelina Berisha

/Xing.al

7 Comments

7 Comments

  1. Pingback: digital business transformation

  2. Pingback: สล็อตวอเลท

  3. Pingback: sbo

  4. Pingback: สล็อตวอเลท ไม่มีขั้นต่ำ

  5. Pingback: buy psilocybin

  6. Pingback: old whiskey for sale

  7. Pingback: Henry Lever Action

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Ja cili profesion ju përshtatet më së miri sipas shenjës suaj të horoskopit

Published

on

Që në vegjëli keni ëndërruar një profesion dhe vazhdoni ta ëndërroni pavarësisht rrjedhës që ju ka marrë jeta? Në fakt gjithçka varet nga shenja astrologjike.

Dashi 

Ju keni ëndërruar përherë të keni një kompani tuajën dhe falë energjisë dhe dinamizmit që keni mund t’ia arrini qëllimit.

Demi

Ju jeni gjithmonë me këmbë në tokë dhe mirëqenia është një fushë që ju tërheq. Masazhatori është profesioni që e keni ëndërruar gjithmonë.

Binjakët

Ju jeni shumë kureshtarë dhe nuk ju mungojnë idetë, Një punë që ka të bëjë me ëeb-in është fiks ajo që keni ëndërruar përherë.

Gaforrja

Ju nuk duhet të reshtni së e përdoruri imagjinatën dhe duhet të keni besim se mund ta bëni më së miri profesionin e shefit të kuzhinës që e keni ëndërruar gjithmonë.

Luani

Ju keni ëndërruar përherë të bëheni ose mësues ose të merreni me marketing. Duke qenë se ambicia nuk ju mungon mund t’ia dilni më së miri.

Virgjëresha

Ju jeni shumë të zgjuar dhe mund ta bëni vërtet punën e informaticienit. Durimi gjithashtu nuk ju mungon.

Peshorja

Ëndrra juaj më e madhe ka qenë të bëheshit stiliste dhe jeni gjithmonë në kërkim të ekuilibrit. E kush tha që nuk mund ta ushtroni këtë profesion?

Akrepi

Ju jeni nga ata persona që dini të tejkaloni çdo situatë. Keni ëndërruar gjithmonë të bëheni mjekë, kirurgë ose seksologë? Mund t’ia dilni.

Shigjetari

Ju keni ëndërruar përherë një punë që është në kontakt me njerëzit. Mbase ju përshtatet më shumë filozofia ose sociologjia.

Bricjapi

Gjithmonë keni ëndërruar të bëheni arkitektë ose drejtues në një kompani? Ju keni shumë ambiciozë dhe jeni të duruar, çelësa këto që mund t’ua realizojnë ëndrrat.

Ujori

Ju keni gjithmonë nevojë për autonomi dhe për aventurë prandaj keni ëndërruar profesionin e shkencëtarit.

Peshqit

Ju keni ëndërruar një profesion kreativ siç është piktura ose regjizura. Me përpjekje mund të arrini çdo gjë.

Continue Reading

Aktualitet

Nga Dashi te Peshqit / 5 shenjat e horoskopit që i përndjek fati gjithmonë në dashuri

Published

on

Dashi

Personat e kësaj shenje janë shumë të duruar dhe dinë t’i shprehin ndjenjat e tyre edhe para njerëzve. Për të fituar atë që duan atyre nuk ju intereson çfarë mund të bëjnë. Për ta çdo gjë për të thënë “Të dua” është e lejuar.

Demi

Një person i kësaj shenje të përkëdhel në maksimum. Ai mundohet të ofrojë kënaqësi edhe me dhurata, gatime apo fjalë të ëmbla. Një dem është nga ata që mund të të sjellin edhe një palë pizhame të bukura kur jeni sëmurë, apo mund të bëjnë çmos për t’iu çuar diku që pëlqeni.

Binjakët

Një person i kësaj shenje i thotë hapur ato që mendon dhe që ka nevojë. Ai hapet me atë që do dhe tregon çdo detaj. Kur ndihet mirë me të ai tregohet i gatshëm të bëjë gjithçka.

Gaforrja

Kur një person i kësaj shenje dashurin, ai e merr atë që do kudo dhe e prezanton me familjen e miqtë. Natyra e tyre nostalgjike dhe sentimentale e bën të jetë edhe me romantik me gjestet.

Luani

Personat e kësaj shenje janë më të dashurit dhe i kanë të qarta ato që ndiejnë. Nëse kujdesen për ju dhe lënë edhe diçka tjetër pas dore për t’iu qëndruar pranë tregon se ju duan me zemër. Një luan të do vërtet edhe kur arrin të kërkojë falje dhe nuk qëndron i ftohtë ndaj debateve.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje bëjnë lista për të gjitha arsyet për të cilat e duan dikë dhe e shprehin këtë në një moment. Kur dashurojnë vërtet sytë ju shkëlqejnë dhe janë të qeshur.

Peshorja

Një person të kësaj shenje mund ta kuptosh që të dashuron nga siguria e tij. Kur nuk ndihen të sforcuar për të marrë një vendim apo kur nuk ndihet konfuzë do të thotë se ndiejnë për atë që kanë pranë.

Akrepi

Një person i kësaj shenje bën të pamundurën për të mos i shprehur ndjenjat, por ama po të jesh i kujdesshëm e kupton kur dashurojnë. Në këto raste ata bëjnë deklarata kontradiktore.

Shigjetari

Kur këta persona dashurojnë çdo gjë ju shkruhet në fytyrë. Ju mund ta ndieni nga mënyra sesi ju prek dhe sa kujdeset për çdo detaj.

Bricjapi

Një person i kësaj shenje është i matur dhe merr kohë për ta shprehur dashurinë. Ju mund ta kuptoni që ai ju do kur t’iu ofrojë më shumë kohë dhe vëmendje. Duke qenë tradicionalë, ata presin pak para se ta thonë me fjalë “Të dua”.

Ujori

Një person i kësaj shenje që është i dashuruar bëhet avokati më i mirë i atij që do. Ai ka zemër të madhe dhe bën çdo gjë që tjetri të ndihet sa më mirë. Në disa momente ujori nuk ngurron as të bëjë surpriza.

Peshqit

Ju mund ta kuptoni se një person i kësaj shenje ju dashuron, kur fillon t’iu lejojë të futeni në ëndrrat dhe mendimet e tij kreative. Nga ana tjetër ai do ju bëjë të qeshni gjithë kohës dhe nuk do ju lëndojë.

Continue Reading

Aktualitet

Ja cili është armiku juaj i përbetuar sipas shenjës suaj të horoskopit

Published

on

Të gjithë kemi persona që na pëlqejnë dhe persona që nuk na pëlqejnë, por disa ama nuk mund t’i durojmë dot fare t’i kemi pranë.

Dashi: Akrepi. Ju të shenjës së dashit urreni personat që nuk janë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. Akrepat janë të tillë e nga ana tjetër duke qene edhe agresivë mund t’ua acarojnë ne çdo moment.

Demi: Binjakët. Ju demave nuk ju pëlqen pavendosmëria e binjakëve. Ata janë të paparashikueshëm dhe ju tmerrojnë në disa raste.

Binjakët: Bricjapi. Duke qenë se ju binjakët flisni shumë, bricjapët nuk ju durojnë dot. Juve nuk i pëlqeni personat kokëfortë e mendjemëdhenj që mendojnë se dinë gjithçka.

Gaforrja: Shigjetari. Ju personat e shenjës së gaforres jeni te devotshëm dhe mund t’iu dhuroni gjithçka, ndërkohë që shigjetaret janë të pabesë dhe mund t’iu lëndojnë. Kjo është arsyeja që mund t’i quajnë edhe armiq të përbetuar.

Luani: Virgjëresha. Ju luanët jeni në luftë të përhershme me virgjëreshat. Këta të fundit duan që çdo gjë të jetë perfekte dhe ndonjëherë e teprojnë. Duke ju pyetur për gjithçka ata edhe mund t’iu acarojnë.

Virgjëresha: Gaforrja. Pamatura e gaforreve ju bën ju virgjëreshave të pasigurt. Ata ndjekin gjithmonë zemrën dhe shpirtin çka juve ju duket budallallëk.

Peshorja: Ujori. Ftohtësia dhe kokëfortësia e ujorëve nuk ju pëlqen aspak ju peshoreve. Gjithsesi urrejtja për të është ë fshehur dhe asnjëherë e drejtpërdrejtë.

Akrepi: Peshorja. Kur keni peshore pranë ju akrepat jeni gjithmonë në dyshim se ju fshehin diçka. Ata janë shumë të qeshur dhe pozitivë në pamjen e jashtme dhe kjo gjë ju frikëson. Njerëzit me dy fytyra ju nuk i duroni dot.

Shigjetari: Demi. Ju personat e shenjës së shigjetarit nuk mund ta kuptoni dot sesi dikush mund të jetë kaq i mërzitshëm dhe përtac. Demat janë personat me tiparet e kundërta me ato që ju pëlqeni dhe nuk ju tërheqin aspak.

Bricjapi: Peshqit. Çfarë mendojnë peshqit? Këtë gjë nuk e kuptoni dot asnjëherë dhe kjo gjë ju shqetëson. Ata nuk bëjnë asnjëherë asgjë dhe mendojnë se janë të panevojshëm. Mungesa e besimit tej vetja është vërtet acaruese.

Ujori: Luani. Ju ujorët urreni mendjemadhësinë e luanëve. Atyre ju duket përherë vetja sikur janë më të mirët dhe nuk i pranojnë gabimet.

Peshqit: Dashi. Personat e shenjës së dashit nuk janë shumë të ngjashëm me ju. Shpesh shkatarraqë, ata nuk dinë çfarë të bëjnë dhe ndonjëherë mund të bëhen agresivë.

Continue Reading

Trending