Keshilla
Ka ardhur koha ti shkurtoni/ 8 Shenja qe tregojne se keni nevoje urgjente per te prere floket

Zgjedhja e një modeli flokësh dhe ndryshimi i shpeshtë i tij, tregon se ju jo vetëm doni të rifreskoni pamjen tuaj, por gjithashtu ju jep mundësinë që të pajtoheni me pamjen e re. Coco Chanel dikur ka thënë: :
“Një grua që pret flokët e saj është gati për të ndryshuar jetën e saj”. Nuk është vetëm çështje stili, sa edhe dëshirë e jashtëzakonshme për të rritur vetbesimin tuaj.
Bright Side ju tregon më së miri nëntë shenjat që dëshmojnë se më shumë se kurrë është tani koha që të prisni flokët tuaj.
Ndaj, nëse edhe ju vëreni se po përjetoni një nga këto shenja, është koha ta ndërmerrni këtë hap:
1
Majat e flokëve thahen më shpejt se pjesa tjetër
Kur filloni të vini re se fundet e flokëve tuaj thahen më shpejt se pjesa tjetër e flokëve, rezervoni një takim me parukierin menjëherë. Kjo nënkupton që krehjet e shpeshta të flokëve i kanë dëmtuar majat, ndaj ato nuk mbajnë lagështi dhe thahen shumë shpejt.
2
Modelet bishtkali dhe topuz i çrregullt janë bërë miku juaj më i ngushtë
Nëse këto dy modele flokësh janë pjesë e stilit tuaj të përditshëm, kjo thjesht do të thotë se ju keni mbarur punë me modelet interesante të flokëve dhe nuk ndiheni gati për të eksperimentuar. Lërini ato të marrin frymë, dhe shikoni me interes një model të ri dhe të freskët flokësh.
3
Ti realisht i pëlqen flokët e shkurtër
Nëse keni flokë të shkurtër atëherë çelësi për të mbajtur pamjen tuaj të freskët është t’i shkurtoni shpesh. Sipas ekspertëve, periudha ideale kohore është çdo 4 deri në 6 javë për një model që ndryshon pamjen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen të vizitoni shpesh parukeritë, atëherë mendoni për modelin më të shkurtër të flokëve që keni pasur ndonjëherë.
4
Çdo ditë është një ditë e keqe flokësh
Ne të gjithë kemi ditë të këqija të flokëve dhe është e vështirë t’i përballojmë ato. Po sikur ato ditë të këqija t’i kalojmë në ato të mira? Kjo mund të jetë një makth, por ju mund ta hiqni qafe këtë siklet thjesht duke vendosur që të prisni flokët tuaj.
5
Flokë pa volum
Askush nuk i pëlqen flokët e sheshtë! Të gjithë duam flokë me volum dhe të shëndetshëm! Nëse flokët tuaj kanë humbur plotësisht vëllimin e tyre atëherë rregullojini me një prerje.
6
Nuk kanë formë
Kur ishte hera e fundit që flokët tuaj ishin të fryrë dhe plot jetë? E keni harruar? Nëse fijet tuaja janë pa volum dhe kaçurrelat natyrale janë duke humbur formën e tyre, kjo është një shenjë për t’u drejtuar në një sallon menjëherë dhe për të bërë një prerje. Është e vlefshme për të marrë një prerje çdo tre muaj, që ju ndihmon të ruani bukurinë natyrale të flokëve tuaj.
7
Majat e flokëve ju këputen lehtë
Kjo duket sikur është një klishe, por është një fakt që nuk mund ta ndryshosh dot. E vetmja zgjidhje është që të bëni një prerje. Në të vërtetë, fundet e ndarë të flokëve dhe majat që ju mbeten në dorë do të vazhdojnë t’i bëjnë flokët tuaj të duken pa volum dhe jo tërheqës.
8
Ato kanë shkëlqim, por vetëm sipër kokës
Ju vëreni se flokët tuaj nuk duken të shndritshme nga mesi i tyre deri tek skajet poshtë?! Atëherë, ato janë dëmtuara ndaj kanë humbur shkëlqimin.
9
Rënia e flokëve, është një luftë e juaja
Zakonisht këshillohet që prerja e flokëve mund të parandalojë humbjen e tyre. Pa dyshim prerja i bën flokët të duken më të trashë, sepse sa më afër janë rrënjët, aq më të trasha janë ato. Pra, nëse doni që flokët tuaj të duken më të trashë dhe më të plotë, është mirë që të merrni që të bëni një shkurtim të tyre.

Keshilla
Po lodheni shume me punet e shtepise/ Keto jane sekretet qe duhet ti dije cdo femer

Kur vjen puna te pastrimi i shtëpisë, dëgjojmë dhe lexojmë për shumë truke që mund të na ndihmojnë. Kemi dëgjuar dhe zbatuar truke nga më të ndryshmet, por pa e ditur që mund të na shkaktojnë më shumë dëme se sa të mira në shtëpi.
Ekspertët thonë që nuk duhet të provoni çdo gjë që dëgjoni, pasi disa truke të njohura nga të gjithë mund ta bëjnë pastrimin e shtëpisë edhe më të vështirë.

Mos përdorni ujë për pastrimin e njollave të tapetit
Mund të duket logjike që njollat në tapet të pastrohen me ujë, por në këtë mënyrë rrezikoni që ta theksoni më shumë njollën. Një pecetë e pastër dhe e thatë është gjithçka që ju duhet dhe për t`u siguruar që njolla nuk do të mbetet, përdorni një pastrues të posaçëm.

Harrojeni kripën kur bëhet fjalë për njollat e verës së kuqe
Nuk ka gjë më të keqe se njollat e verës së kuqe në tapet apo divan, por mos përdorni kripën duke menduar se do ta thithë verën. Ekspertët thonë se kripa e thekson njollën për shkak të aftësisë gërryese që ka. Po ashtu, kokërrizat e kripës mund të mbeten në tapet dhe të bëhen një magnet papastërtish.

Mos e përdorni uthullën si zgjidhje për çdo gjë
Uthulla njihet si një pastrues natyral dhe është një zgjidhje e mirë për njollat e vështira, si ato të yndyrës, por ky pastrues natyral përmban acid dhe është gërryes. Acidi mund të dëmtojë drurin dhe gurin natyral, kështu që ekspertët sugjerojnë që ta mbani larg nga sipërfaqet e drurit apo mermerit.

Mbajeni pastruesin e dritareve larg nga kompjuteri
Përbërësit që ndodhen zakonisht në pastruesit e dritareve dëmtojnë ekranin e kompjuterit. Sipas ekspertëve, pastruesit e dritareve mund të heqin shtresat anti-refleks që ndodhen në ekranin e kompjuterit dhe, po ashtu, mund të shkaktojnë mjegullim të ekranit.
Rekomandohet që për pastrimin e kompjuterit të përdoren peceta mikrofibër me pastrues të përshtatshëm për ekrane, që nuk përmban alkool.

Keshilla
Rrudhat e syve nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO i zones se syve qe e beni vete ne shtepi

Mikesha të dashura, siç e kam përmendur dhe herë të tjera, mosha e gruas dallohet në dy pika, në sy dhe në qafë, sado operacione plastike që të bëjë dikush, prapë së prapë atje nuk luftohet gjendja, thjesht bëhet një lloj përmirësimi, por asgjë e veçantë…
Femrat kur janë shumë të reja, domethënë nën 30 vjeç nuk para i japin shumë rëndësi problemit të rrudhave, sepse mendojnë se do të qëndrojnë gjithmonë aq në moshë. Mirëpo kur fillojnë e shikojnë vijëzat e para përreth syve dhe buzëve i zë paniku. RUAJENI RECETEN QE TA KENI GJITHMONE!
Po tani ç’do bëjmë thonë? Nuk lënë më mjekë sharlatanë pa vizituar dhe kremra të shumëllojshme pa provuar. Efektet? Shumë herë shpërfytyrohen se sa rregullohen. Kujdesja e lëkurës duhet të nis herët, rreth të 25-ve, gradualisht me kremra hidratues dhe antirrudhë.
Kremrat që shiten në farmaci përmbajnë sasi të mëdha kimikatesh, kimikatet janë armiku më i madh i lëkurës, në vend që ta ripërtërijnë, shpesh herë nxitin plakjen e saj. Ndaj tregohuni të kujdesshme dhe të rezervuara në përdorimin e tyre.
Sot, po ju publikoj për herë të parë një recetë ekskluzive kremi antirrudhë për sytë. Personalisht, megjithëse jam ende shumë e re për kremra të tilla dhe fatmirësisht deri tani nuk kam asnjë rrudhë, as nga ato të shprehisë, kam filluar ta aplikoj për të parandaluar shfaqjen e tyre.
Dua që kur të shkoj 30 vjeç të vazhdoj të kem lëkurën që kam sot, të pastër, të lëmuar, pa njolla dhe sigurisht të freskët.
Për përgatitjen e kremit do të nevojiten:
– 2 lugë vaj ulliri
– 3 lugë dyll bletësh
– Një grusht valeriana dhe rozmarinë
– 8 lugë ujë-trëndafili
Përbërësit e mësipërm ziejini në një enë për rreth 30 minuta. Pastaj kullojini, ndërsa masa është ende e ngrohtë shtoni dhe 8 lugë ujë-trëndafili. Kremin ruajeni në derën e frigoriferit dhe përdoreni 1 herë në javë (po të doni akoma dhe çdo ditë, why not?), para se të flini.
Keshilla
Te presesh floket eshte ide e keqe?! Ja si kane ndryshuar per mire keto 10 vajza/foto

Mund të jetë një vendim i vështirë, por kurrsesi i gabuar. Flokët e gjatë jo përherë janë ide e mirë, me gjithë “gjysmën e bukurisë” që mbartin.
Vetëm pak guxim dhe mund të kesh një pamje tërësisht të re, të freskët, të zbulosh modelin që të shkon më shumë se çdo flok i gjatë.
Je në atë pikën kur pikërisht guximi të mungon?
Ja një galeri me foto, për pak nxitje dhe me vrap takim tek parukierja. Por duke qene se parukerite jane te mbyllura mbani shenime dhe menjehere sapo te hapen shkoni dhe beni modelin tuaj te preferuar.
Ndryshimi qe vjen nga prerja e flokeve mund te transformoje plotesisht pamjen tuaj.











-
Sot7 months ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot8 months ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet10 months ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot9 months ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Magazina4 months ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Keshilla8 months ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Aktualitet7 months ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020
-
Sot9 months ago
I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve