Connect with us

Magazina

Ja kush jane 7 Vipat shqiptare qe gjeten dashurine pas divorcit te veshtire/ Foto

Published

on

Të përjetosh divorcin nuk është e thjeshtë, por ama disa emra të njohur shqiptarë kanë mundur të ringrihen, të rinisin jetën pas ndarjes e madje edhe të gjejnë sërish dashurinë.

Dikush më herët e dikush më vonë disa VIP-a të njohur e kanë lënë pas divorcin e kanë nisur romanca të reja dashurie në krahët e dikujt tjetër. Ndonëse hezitimi për të ndarë diçka më shumë me publikun I ka penguar në fillimet e romancave të reja, 8 VIP-at e zgjedhur nga bordo.al  nuk ia kanë dalë ta mbajnë lumturinë për vete e madje nga ‘dashuritë e dyta’ kanë rikrijuar familje të reja duke parë përpara.

1- Arbana Osmani

Arbana Osmani dhe ish-bashkëshorti Ardit Kero.

Prezantuesja e “Top Channel” i dha fund historisë 16-vjeçare të dashurisë me bashkëshortin e saj dhe lajmet e divorcit nisën të qarkullonin në fund të 2018-ës. Ndonëse nuk dihet kur kanë nisur problemet mes çiftit, menjëherë pas lajmeve të divorcit, Arbana po përflitet se ka nisur një histori të re dashurie. 35-vjeçarja prej pak kohësh po shijon romancën me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn. “Panorama Plus” shkroi pak ditë më parë se miqtë dhe kolegët e dyshes e konfirmojnë historinë më të re të dashurisë në showbiz-in shqiptarë e madje pohojnë se mes tyre ka shumë passion, gjë kjo që i ka penguar ta mbajnë të fshehtë.

2- Soni Malaj

Soni Malaj celebroi në martesë historinë e dashurisë me balerinin italian Mirko Luccarelli, me të cilin u njoh gjatë pjesmarrjes në spektaklin “Dancing With the Stars” në vitin 2010. Por prindërit e vogëlushes Anna nuk do të qëndronin gjatë bashkë dhe vendosën të divorcohen në 2015-ën dhe si shkak u përfol fakti se secili donte të ndiqte karrierat personale: Soni në Shqipëri e balerini në Romë.

Pak muaj më vonë në media nisën të qarkullonin lajmet se këngëtarja kishte nisur një romancë të re me një djalë nga Tirana, të quajtur Klevi. Ata u fotografuar në eventet e kryeqytetit bashkë dhe që prej 2016-ës janë të pandashëm.

3- Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha i dha fund martesës 15-vjeçare me ish-bashkëshorten Sadije me të cilën ka edhe 2 fëmijë. Ndarja e 2013-ës u komentua gjatë në media, sidomos pasi juristi nisi një histori të re dashurie me miss-Albania, Armina Mevlani. Sot Shkëlzeni dhe Armina janë të fejuar dhe planifikojnë të martohen së shpejti.

4- Blero Muharremi

Këngëtari pas disa vitesh martesë me ish-bashkëshorten, aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën u nda në 2014-ën, gjeti sërish dashurinë. Divorci tashmë i përket të shkuarës pasi prej pak vitesh zemrën e artistit e ka rrëmbyer modelja Afrona Dika. Blero dhe Afrona madje pritet të lidhin kurorë në një cermeoni martesore që do të jetë në qendër të vëmendjes së showbizit në shtator të këtij viti.

5- Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha pati një divorc aspak të lehtë. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Adi u ndanë në 2015-ën pas një historie dashurie të nisur që në adoleshencë, kur të rinjtë ishin vetëm 13 vjeç. Mosmarrëveshjet çuan në ndarjen e çiftit dhe Aurela iu drejtua Gjykatës për të qenë zyrtarisht e divorcuar. Pak kohë më pas, Hoxha pas shumë aludimesh pranoi se në jetën e saj kishte ardhur një tjetër mashkull me të cilin vazhdon të jetë e lidhur edhe sot.

6- Teuta Krasniqi

Aktorja kosovare i dha fund martesës me këngëtarin Blero me të cilin ka edhe një vajzë, quajtur Tara. Pak kohë më pas Teuta la pas krahëve divorcin dhe gjeti dashurinë në krahët e trajnerit të fitnesit, Adonis Morina, me të cilin është bashkë edhe sot. Teuta dhe Adonisi tashmë janë bërë edhe prindër të një vajze quajtur Kaia.

7- Inva Mula

Inva Mula dhe Pirro Cako

Inva Mula dhe Pirro Çako vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare kur në 2008-ën firmosën divorcin në Gjykatë pas një kalvari gjyqesh. Asokohe gjykata vendosi që djali i çiftit Anthony të qëndronte me të ëmën, e cila vite më vonë do të gjente sërish dashurinë dhe do të krijonte një familje të re. Sopranoja e mirënjohur gjeti dashurinë në krahët e biznesmenit Hetem Ramadani me të cilin ka edhe një vajzë të vogël të quajtur Nina.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha bejne ”XING” me veshje e shtrenjte/ Kujt i shkon me shume veshja 2300 euro?

Published

on

hume prej personazheve te njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ me njeri-tjetrin duke u shfaqur me te njejten veshje. Asnjehere nuk kane munguar krahasimet edhe pse secili ka zgjedhur t’a kombinoje ne menyren e tij.

Vip-at jane vendosur shpesh perball njeri-tjetrit se cili eshte treguar me kreativ ne kombinim apo se kujt i shkon me shume veshja.

Kete here ishte kengetarja Elvana Gjata dhe modelja Aurela Hoxha te cilat kane bere ‘xing’ duke zgjedhur nje kombinim kemishe dhe pantallona te markes Loius Vuitton.

Pantallonat qe vajzat kane zgjedhur kushton 1130 euro ndersa kemisha 1200 euro.

Ishte Elvana ajo e cila ne postimet e publikuara ne rrjete sociale shfaqej e veshur me kete kombinim ndersa Aurela teksa ishte duke pozuar me te emen duke i uruar ditelindjen shfaqej me po te njejten veshje.

Te dyja vajzat e kane kombinuar me atlete te bardha dhe qe duken vertete shume bukur.

Continue Reading

Magazina

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi bejne ”XING” me fustanin 3000 euro/ Kujt i shkon me shume veshja?

Published

on

Kengetarja e njohur Jonida Maliqi terhoqi vemendjen e te gjitheve teksa shfaqej me nje fustan te gjate ngjyre bezhe.

Jonida e kishte kombinar mjaft bukur me nje grim minimalist dhe me floket e kapur.

Gjithashtu fustani i nxirrte ne pah format e saj trupore.
Kengetarja e njohur e zgjodhi ta vishte kete fustan ne nje nga episode e emisionit ‘ADC’.

Por edhe Nora Istrefi ne nje nga fotot e postuara ne ‘Instagram’ u shfaq e veshur me po te njejtin fustan. Ajo duket shume elegante teksa e ka kombinuar me vathet me po te njejten ngjyre dhe me floket e leshuar me onde.

Kjo nuk eshte hera e pare ku personazhet e njohur te showbiz-it kane bere ‘xing’ duke zgjedhur te njejten veshje ne daljet e tyre televizive apo ne fotot e postuara.

Vajzat kane zgjedhur t’a kombinojne ne menyren e tyre por krahasimet asnjehere nuk mungojne.

Po ju si mendoni, kujt i shkon me shume?

Continue Reading

Magazina

Beri feste te madhe per ditelindje dhe u gjobit/ Reagon per here te pare Bes Kallaku pas asaj qe ndodhi

Published

on

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dy ditë më parë festoi ditëlindjen me një festë të veçantë ku mblodhi familjarët e miqtë.

Mirëpo pas kësaj feste, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit.

Ndaj pronarit të lokalit është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, ndërsa 30 të ftuarit janë gjobitur. Gjithashtu 6 punonjës të policisë janë pezulluar nga puna për moskryerje të kontrollit të territorit.

Pas këtij lajmi, Besi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet krah biznesmenit Nar Koka dhe shkruan me humor: Faleminderit që ishe edhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do paguajë edhe gjobën e Ijes”.

Continue Reading

Trending