Connect with us

Aktualitet

Kjo eshte shenja më e pastër e HOROSKOPIT, ajo nuk është aspak xheloze dhe mbi të gjitha Artiste!

Published

on

Nёse ju kujdeseni pёr tё me dashuri dhe butёsi, ai/ ajo do t’ju shpёrblejё me fat tё papritur dhe shumё tё madh.

Pas kësaj, ёshtё rradha juaj. Mos kini frikë të hidheni! Uji ёshtё i mrekullueshёm!

Notoni bashkë me ta, sepse janë shenja e zemrës së pastër, ku nuk do të gjeni asnjë grimcë lakmie.

SI TË NJOHIM PESHQIT

Nëse ju ndodh tё shikoni njё person tё shenjёs Peshqit, prapa sportelit tё njё banke apo ulur në tavolinën e presidentit të kompanisё, ju do të jeni duke parë një lloj të rrallë Peshku.

Shumë pak nga këta njerëz mund të qëndrojnë tё mbyllur për njё kohë të gjatë në një vend.

Ju do të keni fat më të mirё, në qoftë se ju vizitoni një galeri arti, shkoni nё një manastir apo kishё, merrni pjesë në një koncert ose festoni nё lokale nate.

Apo ju mund të merrni pjesё nё një nga takimet e Lidhjes sё Shkrimtarёve, apo tё shkoni nё prapaskenёn e njё shfaqjeje dramatike, ose tё provoni tё merrni rreze dielli nё njё jaht apo anije.

Shanset janë që ju do të shihni dhe takoni shumё prej tyre qё enden nё njё nga kёto rrjedha jete.

Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni.

Ka shumё pak ambicie, te njerëzit e udhёhequr nga Neptuni.

Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri.

Pak njerëz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt.

Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave.

Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhё të vjetёr që ju nuk e pёrdorni.

Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, pёr vlerat e përkohshme tё parave.

Kush e ka thёnё shprehjen: “Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillё” është nё të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve.

Zemra tipike e Neptunit është e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj.

Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për tё nesërmen.

Ka gjithashtu një njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj tё sotmes.

Nuk është e lehtë për njeriun e shenjёs sё Peshqve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs.

Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e çon ajo.

Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё – kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinë e vërtetë.

Tё marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tёrheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshёm-një jetë tё humbur.

Ju do të impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij.

Ai/ajo është indiferent për shumicën e kufizimeve, pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs.

Peshku është akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerëzve të tjerë.

Shumë pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime të dhunshme.

Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotësisht tё butë. Edhe ata kanё temperamentin e tyre.

Kur Peshku ngjallet me nё fund, ai/ajo mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar.

Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen, me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё.

Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt siperfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.

Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dëshirat e dyfishta.

Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu.

Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve.

Dy peshqit në drejtime të kundёrt, simbolizojnë zgjedhjen qё u ёshtё dhënë Peshqve: për të notuar lart, apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t’i realizojnё qëllimet e tyre.

Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, për t’i shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe t’i qёndrojё larg pasurive tё kësaj bote.

Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative.

Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnё pёr tё larë enët apo pёr tё hequr borën.

Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë tё shohё pёrpara.

Peshqit shpeshherё tёrhiqen – ose nga lartësitë sublime tё një jetë të pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.

Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta.

Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit mё tё mirë në teatër.

Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinё qё kanё ndaj punëve tё lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё përvojës.

Tё mёsuarit përmendësh është rrallë një problem pёr ta.

Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje tё Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.

Për çdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta nё vetvete, është një fazë e madhe.

Në syrin reflektues tё Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme.

Duke e ditur këtë, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe.

Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë njё kёrcёnim pёr ti çuar poshtё dhe pёr tё sjellё ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera.

Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.

Nëse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinë, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.

Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilёs prej tyre.

Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si peshk është ose detyrimi më të vështirë qё një njeri mund të zgjedhё- ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur.

Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe përjetësinë.

Peshqit janё shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një pёrbёrje e të gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera.

Kjo ёshtё shumё pёr t’u pёrballuar.

Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën, të gjitha shenjave të tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave tё zjarrit.

Por ai nuk është as i ngurtё, as kardinal.

Peshku është i ndryshueshёm gjithmonë – në këtë drejtim ai është i panegociueshёm.

E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, është fuqia e tij e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohё veten e tij dje, sot dhe nesër si njё tё vetme.

Dashurinё pёr muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, si dhe shkathtësinё, ai i detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, tё përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara tё çdo përvoje njerëzore.

Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnё kёtё verbёrisht.

Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet.

Shanset janë që ai tё harxhojё shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve.

Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё një shterim serioz pёr shëndetin e Peshqve, i cili rrallë ёshtё aq i fuqishёm, sa t’i pёrballojё ato.

Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë.

Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.

Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund të sjellin probleme me mëlçinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit.

Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur tё brendshme dhe një nga sfidat më të mёdha tё Neptunit, është të zbulojё këtë forcë latente dhe ta nxjerrё nё pah.

Peshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse çdo gjё qё ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartësitë, metrotё, ashensorët dhe turmat me njerёz.

Humori është një nga armët e tyre të fshehta.

Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotёt e paderdhur.

Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkёlqyer rastësore, pa qenё nё gjendje t’i pёrcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin.

Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakëndshme pёr njё farё kohe.
Ai mund t’i bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini t’i kundёrpёrgjigjeni.

Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje të pikëllueshme.

Ai mund të kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike, nё ato tё sofistikuara.

Ndonjëherë humori i tij ёshtё i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dëshiron tё fshehё.

Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si një maskë dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirë.

Ata kanё njё ndjenjë tё madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit.

Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrë parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqëria.

Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje.

Nëse keni nevojë për tё holla, pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetëm pёr një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit.

Ju nuk do të dёgjoni nga ai asnjë ligjërata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti.

Ai nuk gjykon asnjë njeri – qoftё ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar.

Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do të sjellë asnjë kritikё tё mbushur me zemërim.

Të kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me çfarëdo ndihme praktike, qё ai është në gjendje të ofrojë.

Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh çdo kurth.

Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetën e tyre në lutje ose meditime.

Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerёzit.

Ka njerëz tё shenjёs sё Peshqve, të cilët janë të rrёmbyer dhe tё ashpër, por kjo është vetëm një mburojё e brishtë, e veshur për mbrojtje.

Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur ёshtё ai.

Bota nuk është ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj për të shmangur talljet (si dhe për të shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjëherë sajon maskёn e indiferencës.

Imponimet e atyre që duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë.

Duke qenё se, thellësia e ujërave të Neptunit e bёn atë të pёrthithё, çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dëgjojnё tregime tё trishtuara.

Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vërtetë do tё dalё nё sipërfaqe.

Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinё më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme.

Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre të butë.

Ajo do të ndalojё sё rrotulluari.

Ju shpesh do të gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errёta tё jetёs së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotёve dhe të qeshurave për publikun nё sallё.

Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellё nё jetё natyra, që vёrviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.

Duke qёndruar diku mes ujërave të heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё.

Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnё atё, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e çuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve së tij.

Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit.

Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe tё gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.

Peshqit përfaqësohen, jo nga hekuri apo merkuri, ose ari dhe plumbi, por nga vibracionet e metaleve tё papërcaktuara, një jehonë joreale dhe iluzionare.

Ai e sheh reflektimin e tij në tre dimensione; në gurin e çmuar ngjyrё vjollcё tё ametistit (Ametist simbolizon devotshmërinё, përulësinё, sinqeritetin dhe urtësinё shpirtërore), nё gurin smerald dhe nё lulet e tij të tabelёs sё lindjes, qё janё zambaku i ujit dhe lotuset.

Lulet e tyre janë si njё trëndafil i bardhë dhe delikat, por pёrbёhen nga fibra të fortë, të ashpër dhe të pathyeshëm, përveç nëse ndodhen shumё lart rrёnjёs.

Pak mund tё ndjekin Peshqit dhe tё shqyrtojnё natyrёn e Neptunit, qoftё kur ai noton nё drejtim tё rrymёs, si njё tjёtёr Peshk nё turmёn e madhe tё Peshqve tё harruar- ose kur noton kundra rrymёs, pёr tё gjetur paqe nё ujrat e pastёr.

Ai është më i fortë se ai mendon dhe më i mençur se ai e kujton, por Neptuni e ruan këtë sekret, deri sa ai ta zbulojё atë vetё.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do ju realizohet 1 deshire e madhe qe keni/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 24 Nentor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Shumë gjëra do ecin keq gjatë kësaj dite dhe ne shumë momente do ndiheni keq e të pashpresë. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak të kuptueshëm me partnerin tuaj dhe kjo gjë shpesh mund të nxitë debate e mosmarrëveshje. As ju beqarët nuk do jeni në ditën tuaj më të mirë për të hedhur hapa e për të marrë vendime. Gjithçka do jetë si zakonisht. Në punë yjet do iu japin dëshirën për t’u izoluar nga të gjithë. Vërtet do i realizoni detyrat ama nuk do keni asnjë kontakt me shefat ose kolegët. Financat për fat të mirë do jenë më të privilegjuara falë një shume të majmë që do merrni nga familjarët.

Demi

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do zgjoheni me optimizëm dhe me dëshirë për ta bërë çdo gjë për së mbari. Ju të dashuruarit do i bëni të gjitha përpjekjet që marrëdhënia me partnerin të përmirësohet akoma dhe më shumë. Toleranca, mirëkuptimi dhe dashamirësia do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me ngulm pasi gjërat më të bukura ndodhin natyrshëm. Në punë ka ardhur koha të veproni dhe të shihni më lart. Marsi do ju ndihmojë të keni arritjet që do ëndërroni. Sipas Dritare.net, financat do jenë shumë herë më të mira. Hiqni edhe disa para mënjanë dhe do mund të siguroni të ardhmen.

Binjakët

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Sot do vini shumë gjëra në vijë dhe do filloni të krijoni të ndërtoni murin e fortë për të ardhmen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ideale për të marre vendime të rëndësishme. Do jeni plotësisht të bindur dhe në mbrëmje shumë gjëra do jenë ndryshe. Ju beqarët do ndihen të lumtur pasi të marrin një propozim të veçantë. Kjo do iu shtyjë të bëni edhe gjëra që nuk i kishit menduar kurrë. Në punë duhet të jeni pak më të vëmendshëm dhe të mos e bëni asgjë me përtesë. Në planin financiar fati do jetë me ju megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni sa të dëshironi.

Gaforrja

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Në shumë momente do jeni të irrituar gjatë kësaj dite dhe mund të debatoni me këdo që do ju dalë para. Ju të dashuruarit ka rrezik të kaloni çaste vërtet delikate. Në shumë momente mund të ndiheni keq nga fjalët që do ju thotë partneri dhe do bini në pesimizëm. Ju beqarët do kaloni pafund sfida për të gjetur më në fund dashurinë e madhe. Mbrëmja do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë keni për të marrë goxha kritika, por kjo nuk duhet t’iu pengojë për të ecur para. Po u dorëzuar do dilni të humbur. Buxheti do lërë shumë për të dëshiruar. Kujdes me çdo hap sepse mund të mbeteni pa para në një moment.

Luani

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni shumë mirë në ambientet ku do gjendeni dhe mund të qëndroni paksa mënjanë. Për ju që jeni në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë e mërzitshme. Nuk do përjetoni asnjë emocion të ri dhe në shumë raste zemra do ju brengoset. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni me shumë fat në dashuri dhe e ardhmja do ju ndryshojë brenda disa minutash. Në punë nuk do shpreheni dot lirshëm e nga ana tjetër nuk do jeni aspak dakord me ato që do ju thonë kolegët. Mos u ndikoni aspak prej tyre. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Dita e sotme do jetë më e bukur dhe me më shumë alegri se më parë. Do jeni pozitivë dhe largpamës. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe jo shumë të begatë gjërat do fillojnë të përmirësohen dhe shpesh do ndiheni të lumtur. Ndjenjat shprehini sa më shumë që të mundeni. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë më në fund do merrni frymë lirisht dhe do kënaqeni kur të shihni sesi do ju realizohen aq mirë planet e bëra. Mund të merrni edhe postin që meritoni. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe me shumë përmirësime. Do ndiheni të qetë gjate gjithë kohën dhe nuk do ju dridhet dora kur të shpenzoni.

Peshorja

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Hëna dhe Jupiteri do ju krijojnë kushtet e përshtatshëm për t’u shprehur e për të qenë vetvetja sot. Nëse keni një lidhje, dashurohuni ashtu si ta ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen apo për mendimet e të tjerëve. Është jeta juaj dhe duhet ta jetoni ashtu si ta mendoni. Ju beqarët do jeni impulsivë dhe ka rrezik të bëni disa gabime. Kujdes! Në punë Saturni do ju shtyjë të jeni më të logjikshëm dhe do i përmbushni më së miri detyrat që iu janë dhënë. Sipas Dritare.net, edhe financat do jenë delikate. Do shpenzoni pa u menduar dhe në një moment situata do bëhet delikate.

Akrepi

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Mos kini frikë ta filloni ditën sot sepse ndryshe nga më parë dielli do ndriçojë pafund. Nëse keni një lidhje dhe keni pasur debate të forta me partnerin së fundi, sot do i zgjidhni ato një e nga një dhe do ndiheni më të qetë. Të ardhmen do e shihni me më shumë optimizëm. Ju beqarët mund të keni dashuri me shikim të parë, por historitë që mund të fillojnë nuk do jenë shumë afatgjata. Në punë do ndiheni më të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja. Do jeni të logjikshëm dhe do e dini mirë si t’i realizoni të gjitha planet një e nga një. Në planin financiar do jeni më të matur dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Shigjetari

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Sado të mundoheni nuk do gjeni dot zgjidhje për problemet që keni pasur. Komunikimi jo i mirë do ju prishë punë. Për ju që keni një lidhje asgjë nuk do ecë mirë mes jush dhe atij që keni në krah. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Ju beqarët nuk duhet të joshni dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që do bëni do jetë në dëmin tuaj. Në punë gjërat do jenë goxha të vështira dhe ngarkesa do rritet. Mezi do merrni frymë, nuk do keni kohë të lirë dhe jo çdo gjë do e realizoni si duhet. Me shpenzimet mundohuni të jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.

Bricjapi

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Do zgjidheni me energji pozitive gjatë kësaj dite dhe me durim e këmbëngulje do arrini të zgjidhni gjithçka. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni probleme në jetën tuaj sentimentale, nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Ju beqarët do jeni të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do ndiqni një disiplinë shumë strikte dhe më në fund do merrni atë që dëshironi. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.

Ujori

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Merrini gjërat me optimizëm sot dhe mos mendoni asnjëherë negativisht. Nëse jeni në një lidhje dhe keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni problemet serioze. Ju beqarët më në fund do realizoni një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ju çdo gjë do ndryshojë tashmë. Në punë do ju duhet të ndryshoni pak drejtim. Shefat do ju propozojnë një pozicion të ri, të cilin mirë është ta pranoni. Në këtë mënyrë do testoni edhe veten. Me shpenzimet tregohuni sa më të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.

Peshqit

Horoskopi i datës 24 nëntor 2020

Gjate kësaj dite do mundoheni t’i bëni gjërat sa më mirë në mënyrë që të mos keni probleme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen. Në punë do jeni më të privilegjuar nëse keni të bëni me klientë. Do jeni të sjellshëm dhe do keni më shumë fitime se më parë. Buxheti do jetë delikat. Po kryet shpenzime të mëdha pa bërë llogari e pa menduar për të ardhmen shumë shpejt do përballeni me probleme serioze.

Continue Reading

Aktualitet

E mban gjithmone te fshehte por ja kush eshte bashkeshorti i Valbona Selimllarit/ Foto

Published

on

Valbona Selimllari mbetet ikona e bukurise shqiptare dhe eshte gjithmon e pelqyer per syte shume shprehes dhe buzeqeshjen e embel qe e karakterizon.

Ajo eshte treguar gjithmone shume e rezervuar per jeten e saj private dhe vetem tre vite me pare pranoi se kishte tre femije.

Ne rrjetet sociale ka munguar gjithmone nje foto e saj me bashkeshortin. Por pak kohe me pare, djali i saj publikoi nje foto me te atin ne rrjetin social ‘Instagram.’

Bashkeshorti i Valbones eshte pronar i nje qendre tregtare dhe pronar i disa bizneseve. Ai eshte nje nder biznesmenet me te famshem ne Shqiperi i cili ka preferuar te qendroje ne hije per sa i perket mediave edhe pse eshte nje emer i lakuar ne Tirane e jo vetem.

Valbona dhe bashkeshorti i saj jane prinder te tre femijeve, Vivien, Deni, Kejni dhe paten nje marredhenie te gjate se bashku.

Por bukuroshja shqiptare i ka dhene fund marteses me biznesmenin e famshem.

Continue Reading

Aktualitet

Edhe 1 muaj ka ngelur nga viti 2020/ Ky eshte horoskopi i detajuar i vitit 2021 per cdo shenje

Published

on

Horoskopi vjetor i vitit 2021 mban shumë surpriza për secilën nga shenjat e zodiakut, ndërsa ne hyjmë në një epokë të re që tashmë ka filluar të ngrihet, në të cilën duhet të kthehemi te njëri-tjetri dhe të rindërtojmë strukturat që do të punojnë me efikasitet për anëtarët e tyre. Duke lënë pas të kaluarën, është një fakt që ne i kuptojmë ndryshimet e rëndësishme dhe rrugët karmike që ne u thirrëm si njerëzim dhe si personalitete për të kaluar. Viti i ri do të ndikojë në të gjitha fushat e jetës sonë. Le të shohim në detaje se çfarë thonë parashikimet astrologjike të vitit 2021 bazuar në lëvizjet e planetëve dhe si ato do të ndikojnë në shenjat e zodiakut…

Në vitin e ri, Plutoni tek Bricjapi do të ndikojë kryesisht në shenjat si Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi. Do të transformojë fusha të rëndësishme të jetës së tyre, të tilla si familja, jeta e punës dhe marrëdhëniet personale. Eshtë e qartë se ai u bën thirrje atyre të “vra sin” tekstet e gabuara dhe të çohen në rrugë të reja, pasi ata tani do të ndihen të çliruar pavarësisht nga të gjitha vështirësitë.

Parashikimet tona astrologjike zbulojnë se Neptuni tek Peshqit do të ketë një ndikim vendimtar në shenjat si Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit që kanë lindur në fund të dekadës së dytë dhe në fillim të dekadës së tretë. Pavarësisht nga të gjitha iluzionet dhe terreni i errët që mund të krijojë, bëhet fjalë për katalizimin e marrëdhënieve që janë ndërtuar mbi baza të lëkundura. Zhgënjimi nuk përjashtohet, por në planin afatgjatë përfaqësuesit e këtyre shenjave do të kuptojnë se ata tani mund të shohin me një sy të qartë se duan të lëvizin në të gjitha nivelet e jetës së tyre. Urani në Dem, bazuar në parashikimet vjetore 2021, ndikon më së shumti në shenjat nga mesi i ditës së parë deri në fillim të dhjetë ditëve të dyta të Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Përmbysjet dhe zbulimet që do të lindin në çështje thelbësore çojnë në ndryshime rrënjësore dhe lëvizje revolucionare që do të befasojnë njerëz të rëndësishëm në jetën e tyre. Ata vështirë se do të qëndrojnë atje ku janë, pasi nevoja për të revolucionarizuar do të çojë në një fushë të re veprimi që prek sektorët dominues. Nuk përjashtohet që ata të mund të hiqen nga personat që kanë luajtur në nivelin profesional, familjar dhe personal.

Saturni do të jetë në Ujor në 2021 dhe na çon në vitin e ri për të marrë pjesë në mënyrë të pjekur dhe metodike në marrëdhëniet miqësore, përpjekjet kolektive dhe për të zbatuar planet dhe ambiciet që ne duam të arrijmë. Njerëz të rëndësishëm mund të vijnë tek ne që do të na ndihmojnë me mendime dhe ide origjinale për të ecur përpara në ëndrrat tona, duke dashur të qëndrojnë pranë nesh në çdo përpjekje. Përpjekje e madhe dhe seriozitet kërkohet në 2021 nga shenjat si Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Në 2021 Jupiteri në Ujor nga dhjetori i vitit të kaluar deri në mes të majit dhe përsëri nga fundi i korrikut deri në fund të dhjetorit të vitit favorizon ndjeshëm planet tona dhe promovon përmes grupeve dhe grupeve miqësore të gjitha qëllimet tona. Personalitetet e mëdha do të kërkojnë të ndihmojnë me njohuritë dhe qasjen pozitive që kanë ndaj ëndrrave që ne duam të arrijmë. Duke lëvizur në ambiente, ku ne takojmë njerëz me të njëjtin perceptim ideologjik, mund të ketë njohje të reja të rëndësishme që do të luajnë në një nivel personal.

Le të shohim cilat periudha astrologjike duhet të kemi kujdes në 2021, në mënyrë që të përgatitemi më mirë për arritjen e qëllimeve tona. Vëmendje e veçantë bazuar në horoskopin e 2021 në fillim të vitit të ri, pasi katrori Jupiter – Uran (18.01) dhe katrori Saturn – Urani (18.02, 15.06) do të përmbysin të dhënat dhe do të sjellin në plan të parë çështje ekonomike që do të na shqetësojnë ndjeshëm. Kini kujdes nga konfliktet me njerëzit nga mjedisi miqësor, pasi është e sigurt që trazirat e brendshme do të çojnë në konfrontime të ashpra për shkak të lëvizjeve spazmatike dhe sjelljeve të gabuara. Në vitin 2021 eklipset në boshtin Binjakët – Shigjetari që do të ndodhin më 28 maj, 10 qershor dhe 4 dhjetor do të na sjellin ballë për ballë me çështje që lindin kryesisht në lidhje me mjedisin tonë të ngushtë dhe më të gjerë. Për të kapërcyer çdo problem, ne duhet të çlirohemi nga perceptimet jo-reale dhe sjelljet fiksuese. Në këtë mënyrë ne do të mbyllim cështje që ndikojnë në marrëdhëniet tona me njerëz të rëndësishëm për ne, duke treguar mirëkuptim dhe maturi që mund të sjellë një ndryshim. Eklipsi i hënës në boshtin Akrepi-Demi më 19 nëntor mund të çojë në stres dhe mbingarkesë, pasi planet tepër ambicioze vijnë në tryezë. Eshtë mirë të jemi plotësisht realistë në atë që përpiqemi të arrijmë, përndryshe kostoja do të jetë e konsiderueshme si psikologjikisht dhe financiarisht.

Në përgjithësi, parashikimet astrologjike për vitin 2021 tregojnë se fokusi ynë do të jetë në të ardhurat, punën e palodhur, dhe akumulimin ose ruajtjen e mallrave. Planetët Jupiter dhe Saturn do të ndihmojnë në krijimin e ideve inovative që do të jenë në kundërshtim me idetë tradicionale. Jupiteri do të na ndihmojë të gjejmë ekuilibrat tanë për tu përshtatur me ide dhe situata të reja. Liri apo sk llavëri? A mund të ketë ndryshim rrënjësor pa katas trofë? Toka po dri dhet, me plot kuptimin e fjalës dhe në mënyrë figurative. Jupiteri takohet me Saturnin në shenjën revolucionare dhe anti-konformiste të Ujorit dhe në katror me Uranin në Dem, universi kthen gjithçka përmbys! Rrjedha e ngjarjeve në vitin 2020 nuk do të ndalet, ndryshimet e pashmangshme që tashmë kanë filluar po intensifikohen. Por ato gjithashtu kanë implikime: Revolucioni, reforma, likuidimi dhe njerëzimi janë të rëndësishme nëse do të dalim nga një krizë që është rezultat i heqjes dorë nga ndjekja e idealeve të mëdha dhe evolucionit shpirtëror të njerëzimit. Pra, le të presim tra zira të forta dhe katalitike. Në të gjitha zonat, ndryshimi është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm, në mënyrë që të kemi ajrin që thithim, dashurinë dhe respektin që të gjithë duhet t’i japim kësaj toke.

Fillimi i vitit zbulon luf tën e tit anëve! Dëshira jonë për transformim përmbys gjithçka në rrugën e saj, presioni dhe revolucioni i masave rritet ndërsa ata duan të përmbysin sistemin ekzistues pa vonesë. Dhu na kundër autoritarizmit dhe shtypja e lirive është e pashmangshme. Universi përmes kësaj klime të stuhishme kozmike jep një mësim të vërtetë në jetë dhe nga ky mobilizim i njerëzimit krijohet një rrymë e aftë të rikthejë të vërtetën qenieve tona dhe legjitimitetin. Përmes ndryshimeve ekonomike, shoqërore dhe politike, ne shkojmë përtej kufijve tanë dhe shkojmë drejt dritës që është në lojë. Mbetet për të parë në praktikë këtë ndryshim krijues dhe përmbysës që është një tranzicion shpresëdhënës nga errësira në dritë! Parashikimet Vjetore Sentimentale për Shenjat e Zodiakut 2021. Eshtë koha të hiqni qafe zakonet dhe modelet e vjetra që kufizojnë lumturinë dhe dashurinë tuaj. Me Jupiterin në takim me Saturnin në shenjën revolucionare të Ujorit dhe në katror me Uranin në Dem, ju rebeloheni në emër të një ndryshimi rrënjësor në status quo të marrëdhënies tuaj. Marrëdhëniet që nuk i shërbejnë më një qëllimi të dobishëm dhe krijues, mund të prishen dhe të riformohen papritmas, dhe mund të mos keni shumë mundësi për të bërë diçka ndryshe.

Nëse jeta juaj e dashurisë është e ndenjur, ide të reja novatore shkaktojnë një krizë ndërgjegjeje që shkatërron jetën tuaj të kaluar dhe ju detyron të gjeni një mënyrë të re për të ecur përpara. Ky kombinim i fuqishëm astrologjik flet për lirinë, por kjo nuk do të thotë që ju mund të bëni çfarë të doni. Që një marrëdhënie të funksionojë mirë, duhet një ekuilibër midis lirisë dhe strukturës. Pa kufij, liria mund të bëhet shkatërruese. Po kështu, me kontroll, liria nuk mund të lulëzojë. Ky vit shënon fundin e ciklit të eklipseve në boshtin Binjakët / Shigjetari, kështu që bëni rishikimet e fundit, ndoshta edhe duke krijuar tension me gjënë tuaj të preferuar që e bën rrjedhën e marrëdhënies tuaj pak a shumë të vështirë, në varësi të reagimeve vendimet që jeni thirrur të merrni. Tensioni emocional rritet, reagimet e forta emocionale ndodhin në përpjekjen tuaj për të parë të vërtetën.

Krijohen dilema dhe shqetësime etike, duke rezultuar në rishikime dhe rishikime të çështjeve që lidhen me ligjshmërinë, komunikimin dhe besimet. ..Por nga 2021 fillon një cikël i ri eklipsesh në boshtin Demi / Akrepi i cili transformon jetën tuaj (Akrepi) për të pasur diçka të qëndrueshme (Demi) dhe për t’u rritur. Diçka e përhershme po vjen por ju duhet të hiqni dorë nga gjithçka që nuk ju shërben dhe të lini mënyrat tuaja të vjetra, kokëforta për t’i rezistuar së resë. Nëse do të duhej të zgjidhnit, çfarë do të preferonit: Dashuri apo para? Afërdita do të jetë e kundërt në Bricjap drejt fundit të vitit, nga 18 dhjetor deri më 29 janar 2022, dhe ju mund të përballeni me këtë zgjedhje. A do të pretendoni se doni dikë për paratë e tij ose fuqinë e tij? Çfarë thotë ndërgjegjja juaj? Tani po bëheni më seriozë, të ngurtë dhe emocionalisht të largët.

Ndoshta përgjegjësitë tuaja të shtuara dhe detyrimet profesionale ju privojnë nga dashuria dhe argëtimi i parathënies. Perëndia e dashurisë ju kërkon të rishikoni të gjitha marrëdhëniet tuaja, mund të ndiheni akoma të ndenjur dhe ndjenja të pasigurta ose të ashpra mund të dalin në sipërfaqe. Eshtë e mençur të merresh me këto ndjenja me përmbajtje dhe logjikë dhe sidomos të mos marrësh vendime përfundimtare.

Continue Reading

Trending