Connect with us

Keshilla

Provojeni menjëherë: Modeli i flokeve që do t’ju bëjë të dukeni 5 kilogramë më të dobëta/ Foto

Published

on

Gërsheti në majë të kokës do të theksojë mollëzat tuaja, mirëpo njëherësh do të zgjasë dhe do të ngushtojë vizualisht fytyrën ashtu që do të dukeni së paku 5 kilogramë më të dobëta

Shumë personalitete të famshme të Hollywoodit, si p.sh. Kim Kardashian, Marie Jay, Hailey Bieber dhe Bella Hadid kanë meritën për kthimin e madh të frizurës, e cila ka shënuar njëzetvjetorin, transmeton Telegrafi.

Fjala është për gërshetin në majë koke, i cili, pos që duket elegant, ka fuqinë që vizualisht të ngushtojë dhe zgjasë fytyrën, ndërkaq është perfekt për raste kur flokët nuk janë të thara mirë. Shikoni vidoen me pohste per me shume.

Këtë frizurë mund ta bartin të gjitha damat të cilat kanë flokë të gjatë deri në supe apo edhe më të gjatë.

Kur është fjala për rastet elegante, kur flokët tuaj duhet të duken perfekt, më mirë do të ishte që t’i spërkatni me llak për flokë në mënyrë që t’i rrafshoni të gjitha qimet dhe të pengoni shfaqjen e elektricitetit.

Gërsheti në majë të kokës duket shkëlqyeshëm me sy maceje, ashtu që lirisht orientohuni për ‘smokey eyes’ të famshëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keshilla

Po lodheni shume me punet e shtepise/ Keto jane sekretet qe duhet ti dije cdo femer

Published

on

By

Kur vjen puna te pastrimi i shtëpisë, dëgjojmë dhe lexojmë për shumë truke që mund të na ndihmojnë. Kemi dëgjuar dhe zbatuar truke nga më të ndryshmet, por pa e ditur që mund të na shkaktojnë më shumë dëme se sa të mira në shtëpi.

Ekspertët thonë që nuk duhet të provoni çdo gjë që dëgjoni, pasi disa truke të njohura nga të gjithë mund ta bëjnë pastrimin e shtëpisë edhe më të vështirë.

Mos përdorni ujë për pastrimin e njollave të tapetit

Mund të duket logjike që njollat në tapet të pastrohen me ujë, por në këtë mënyrë rrezikoni që ta theksoni më shumë njollën. Një pecetë e pastër dhe e thatë është gjithçka që ju duhet dhe për t`u siguruar që njolla nuk do të mbetet, përdorni një pastrues të posaçëm.

Harrojeni kripën kur bëhet fjalë për njollat e verës së kuqe

Nuk ka gjë më të keqe se njollat e verës së kuqe në tapet apo divan, por mos përdorni kripën duke menduar se do ta thithë verën. Ekspertët thonë se kripa e thekson njollën për shkak të aftësisë gërryese që ka. Po ashtu, kokërrizat e kripës mund të mbeten në tapet dhe të bëhen një magnet papastërtish.

Mos e përdorni uthullën si zgjidhje për çdo gjë

Uthulla njihet si një pastrues natyral dhe është një zgjidhje e mirë për njollat e vështira, si ato të yndyrës, por ky pastrues natyral përmban acid dhe është gërryes. Acidi mund të dëmtojë drurin dhe gurin natyral, kështu që ekspertët sugjerojnë që ta mbani larg nga sipërfaqet e drurit apo mermerit.

Mbajeni pastruesin e dritareve larg nga kompjuteri

Përbërësit që ndodhen zakonisht në pastruesit e dritareve dëmtojnë ekranin e kompjuterit. Sipas ekspertëve, pastruesit e dritareve mund të heqin shtresat anti-refleks që ndodhen në ekranin e kompjuterit dhe, po ashtu, mund të shkaktojnë mjegullim të ekranit.

Rekomandohet që për pastrimin e kompjuterit të përdoren peceta mikrofibër me pastrues të përshtatshëm për ekrane, që nuk përmban alkool.

Continue Reading

Keshilla

Rrudhat e syve nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO i zones se syve qe e beni vete ne shtepi

Published

on

By

Mikesha të dashura, siç e kam përmendur dhe herë të tjera, mosha e gruas dallohet në dy pika, në sy dhe në qafë, sado operacione plastike që të bëjë dikush, prapë së prapë atje nuk luftohet gjendja, thjesht bëhet një lloj përmirësimi, por asgjë e veçantë…

Femrat kur janë shumë të reja, domethënë nën 30 vjeç nuk para i japin shumë rëndësi problemit të rrudhave, sepse mendojnë se do të qëndrojnë gjithmonë aq në moshë. Mirëpo kur fillojnë e shikojnë vijëzat e para përreth syve dhe buzëve i zë paniku. RUAJENI RECETEN QE TA KENI GJITHMONE!

Po tani ç’do bëjmë thonë? Nuk lënë më mjekë sharlatanë pa vizituar dhe kremra të shumëllojshme pa provuar. Efektet? Shumë herë shpërfytyrohen se sa rregullohen. Kujdesja e lëkurës duhet të nis herët, rreth të 25-ve, gradualisht me kremra hidratues dhe antirrudhë.

Kremrat që shiten në farmaci përmbajnë sasi të mëdha kimikatesh, kimikatet janë armiku më i madh i lëkurës, në vend që ta ripërtërijnë, shpesh herë nxitin plakjen e saj. Ndaj tregohuni të kujdesshme dhe të rezervuara në përdorimin e tyre.

Sot, po ju publikoj për herë të parë një recetë ekskluzive kremi antirrudhë për sytë. Personalisht, megjithëse jam ende shumë e re për kremra të tilla dhe fatmirësisht deri tani nuk kam asnjë rrudhë, as nga ato të shprehisë, kam filluar ta aplikoj për të parandaluar shfaqjen e tyre.

Dua që kur të shkoj 30 vjeç të vazhdoj të kem lëkurën që kam sot, të pastër, të lëmuar, pa njolla dhe sigurisht të freskët.

Për përgatitjen e kremit do të nevojiten:

–          2 lugë vaj ulliri

–          3 lugë dyll bletësh

–          Një grusht valeriana dhe rozmarinë

–          8 lugë ujë-trëndafili

Përbërësit e mësipërm ziejini në një enë për rreth 30 minuta. Pastaj kullojini, ndërsa masa është ende e ngrohtë shtoni dhe 8 lugë ujë-trëndafili. Kremin ruajeni në derën e frigoriferit dhe përdoreni 1 herë në javë (po të doni akoma dhe çdo ditë, why not?), para se të flini.

Continue Reading

Keshilla

Te presesh floket eshte ide e keqe?! Ja si kane ndryshuar per mire keto 10 vajza/foto

Published

on

By

Mund të jetë një vendim i vështirë, por kurrsesi i gabuar. Flokët e gjatë jo përherë janë ide e mirë, me gjithë “gjysmën e bukurisë” që mbartin.

Vetëm pak guxim dhe mund të kesh një pamje tërësisht të re, të freskët, të zbulosh modelin që të shkon më shumë se çdo flok i gjatë.

Je në atë pikën kur pikërisht guximi të mungon?

Ja një galeri me foto, për pak nxitje dhe me vrap takim tek parukierja. Por duke qene se parukerite jane te mbyllura mbani shenime dhe menjehere sapo te hapen shkoni dhe beni modelin tuaj te preferuar.

Ndryshimi qe vjen nga prerja e flokeve mund te transformoje plotesisht pamjen tuaj.

Continue Reading

Trending