Connect with us

Magazina

Do keni ndryshime te medha, Astrologu Paolo Fox zbulon 2 shenjat me FAT te viti 2020

Published

on

Dashi: Për të lindurit në shenjën e Dashit viti 2020 parashikohet shumë i qetë dhe ndryshimet do të ndodhin vetëm nëse ju do t’i bëni ato. Ju jeni aventurierë dhe njerëz entuziastë. Miqtë që ju rrinë pranë nuk mërziten kurrë, nëse janë afër jush. Jeta sentimentale po ashtu do të jetë e qëndrueshme. Përvojat tuaja të së shkuarës mund të kenë qenë traumatike, por këtë vit gjërat do të shkojnë më mirë për ju dhe partnerët tuaj. Nëse mendoheni mirë para se të flisni, gjërat do të jenë më të lehta.

Nëse jeni beqarë, bëni mirë të dilni me miqtë, pasi diçka mund të ndodhë. Romancat lindin në vendet më të çuditshme. Do të jeni më të lumtur, nëse do të dilni me dikë që ka shumë gjëra të përbashkëta me ju. Flisni me të tjerët për nevojat që kanë dhe mundohuni t’ua plotësoni. Qetësia do të karakterizojë edhe fushën profesionale. Këtë vit do t’i ngjitni më lehtë shkallët e karrierës dhe do të jeni më frytdhënës. Ky vrull do të zgjatë deri në vjeshtë, periudhë në të cilën do të dëshironi të ndryshoni vendin e punës. Kushtojuni më shumë kohë pasioneve tuaja artistike. Bëni çmos të zini miqësi me shefat, pavarësisht nga vendi ku punoni.

Për sa i përket aspektit financiar, këtë vit do të keni mjaftueshëm të ardhura për gjërat bazike. Këtë vit do të ndiheni më mirë si fizikisht, edhe mendërisht. Do të kaloni më shumë kohë në natyrë dhe jo duke ia ngulur sytë telefonit. Këtë vit do të jeni më realistë, më të përqendruar e më shumë ambiciozë. Sa më shumë të dilni, aq më shumë do të argëtoheni dhe do të njiheni me njerëz të rinj. Dilni dhe provoni gjëra të reja!

Demi: Të lindurit në shenjën e Demit janë përballur me shumë ndryshime gjatë vitit 2019. Do ta keni paksa të vështirë të përqendroheni, por do të bëni maksimumin. Ju jeni bujarë dhe miqësorë, kujdeseni shumë për të tjerët. Jeni njerëz këmbëngulës dhe me shumë ambicie. Shpeshherë ndiheni xhelozë dhe kokëfortë, por kush nuk ndihet, tekefundit? Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë e qetë, do të jeni në harmoni me veten dhe me partnerët. Nuk keni shumë qejf që të bëni shumë ndryshime në marrëdhënie.

Nëse jeni beqarë, ky është çasti i duhur që të shfrytëzoni aftësitë tuaja romantike. Hiqni dorë nga rutina e mërzitshme ditore dhe provoni gjëra të reja sa për të trazuar pak ujërat. Nëse doni t’ia dilni mbanë në aspektin profesional, përvishini mëngët dhe silluni me profesionalizëm. Nëse keni aktivitetin tuaj privat, ky vit do të jetë disi më stresues. Përpiquni të përdorni aftësitë tuaja krijuese. Sigurohuni që të bëni zgjedhjet e duhura, edhe nëse do t’ju duhet pak kohë.

Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Nisni një rutinë të re, pjesë e së cilës të jetë dhe aktiviteti fizik dhe mbani një dietë të ekuilibruar. Miqtë dhe familjarët tuaj ju gjenden gjithmonë pranë për t’ju ndihmuar. Punën hidheni pas krahëve sapo hyni në shtëpi. Kaloni më shumë kohë duke bërë gjërat që doni dhe viti do të jetë i mrekullueshëm!

Binjakët: Për Binjakët viti 2020 do të shënojë një fillim të ri. Nëse jeta që po bëni ju duket paksa e zymtë, provoni gjëra të reja. Nëse ritmi është shumë i shpejtë, hiqni dorë nga disa dhe mos e shndërroni jetën në rutinë. Mos bëni kompromise me askënd. Për shkak të karakterit tuaj të dyfishtë, të lindurit në shenjën e Binjakëve keqkuptohen. Jeni të zotë për të zënë miq të rinj e për t’i mbajtur pas vetes. Personat që ju rrinë afër e kanë të vështirë të mësohen me ju, por, kur i hyni dikujt në zemër, i falni shumë gëzim. Jeta sentimentale do të jetë më e vrullshme këtë vit.

Partnerët tuaj, më në fund, do të vihen në lëvizje. Keni nevojë për dashuri e dhembshuri që marrëdhënia juaj të quhet e suksesshme. Përpiquni t’i shmangni debatet për vogëlsira. Hapuni me partnerët sa herë që keni probleme. Binjakët janë më të përqendruar te lidhja me partnerin, sesa te miqësitë. Për sa i përket aspektit profesional, do të keni nevojë për pak hapësirë personale. Të tjerët do të presin më shumë nga ju këtë vit. Edhe pse stresi ju përndjek gjithmonë, përpiquni të mos e përmendni kudo ku shkoni. Gjatë vitit 2020 nuk duhet të shqetësoheni për financat.

Keni mjaftueshëm edhe për t’u argëtuar. Vetëm ruani ekuilibrin dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse doni të jeni të shëndetshëm, përpiquni të bini nga pesha dhe të ushtroheni më shumë, por edhe të hani ushqime të pasura me fibra. Pushoni pak më shumë, pasi shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Këtë vit Binjakët duhet të përqendrohen te vetëpërmirësimi dhe te puna. Ndonjëherë jeta duket e vështirë, por ju i kapërceni të gjitha.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres këtë vit do të mësojnë shumë për veten duke parë të tjerët. Te fëmijët do të vini re atë çka keni qenë dikur, te dy partnerë do të shihni dashurinë e fortë që keni pasur dikur apo te një koleg punëtor do t’ju bien në sy aftësitë dhe do të aspironi të bëheni si ai. Pra, gjatë këtij viti do të reflektoni shumë.

Gaforret njihen si njerëz shumë emotivë. Mund të jenë të dashur, por njëherazi xhelozë. Mund të jenë inteligjentë dhe me imagjinatë të zhvilluar, por edhe kokëfortë. Nuk para i kanë qejf ndryshimet, e megjithatë viti 2020 do të sjellë plot ndryshime. Nëse jeni beqarë, do të gjeni dashurinë e madhe këtë vit. Por, para se të kërkoni një partner të ri, përpiquni të kuptoni ç’kërkoni nga një marrëdhënie. Ndoshta romancën do ta gjeni te një mik. Gjatë vitit 2020 do të jeni më miqësorë me të tjerët dhe kështu do të tërhiqni pas vetes më shumë njerëz.

Në aspektin profesional duhet të punoni më shumë për të fituar besimin e të tjerëve. Viti do të jetë disi konfliktual. Vetëm të mira do të vijnë, nëse nuk i refuzoni sfidat. Objektivat personalë janë një mënyrë e mirë për t’u motivuar. Në aspektin financiar do të jeni me shumë fat, aq sa edhe do të kurseni. Nuk do të jeni edhe aq energjikë, ja pse duhet të merreni më shumë me aktivitet fizik. Pika juaj e dobët është metabolizmi i ngadaltë. Për këtë arsye duhet të krijoni një rutinë më të vrullshme. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, shfrytëzojini mundësitë. Bëni kurajë. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm, por gjatë vitit 2020 sa më shumë ndryshime të ketë, aq më mirë do të jetë.

Luani: Të lindurit në shenjën e Luanit gjatë vitit 2020 do të përqendrohen tek arritjet personale. Do të ndiheni më energjikë se kurrë, aq sa i gjithë ky vrull do të ndikojë tek objektivat personalë dhe ëndrrat tuaja. Luanët janë ambiciozë dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të ecur përpara. Sigurisht që janë shumë bujarë pasi arrijnë atë që duan.

Luanët janë mendjehapur, krijues dhe ke qejf të shoqërohesh me ta. Viti 2020 do të jetë viti i ndryshimit në marrëdhënie. Jeni apo s’jeni me njeriun e duhur në krah, lidhjet sentimentale do të përballen me vështirësi. Doni gjithmonë të dini më shumë për partnerët. Kurrsesi s’ju këshillojmë të lidheni me miqtë, pasi do të jetë e kotë. Angazhohuni më shumë me familjen. Miqtë e familjarët mërziten shpeshherë nga jeta që bëni, ndaj shmangini sa më shumë festat deri natën vonë. Këtë vit do të përqendroheni shumë te karriera. Edhe pse do të përballeni me disa çështje burokratike, gjithçka do të shkojë vaj.

Përpiquni të afroheni më shumë me kolegët dhe shefat, pasi kjo gjë sjell qëndrueshmëri. Mos krijoni konflikte në ambientet e punës. Këtë vit do të përpiqeni të kurseni para dhe buxheti financiar do të jetë shumë thelbësor, pasi keni ndër mend të bëni investime. Ndoshta gjatë viti 2020 do të jeni më impulsivë se zakonisht dhe do të doni të provoni gjëra të reja. Problemi më i zakonshëm i të lindurve në këtë shenjë është mungesa e gjumit, ndaj kushtojini më shumë rëndësi. Për ju çdo vit është i mbushur me mundësi të reja, ndaj mos çoni dëm asnjë ditë.

Virgjëresha: Viti 2020 do të jetë pak a shumë i ngjashëm me 2019-n. Kjo nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësime. Duhet të përpiqeni në maksimum që të ndryshoni, edhe pse jeta juaj sociale apo profesionale duket sikur mbetet në vend numëro. Femrat e kësaj shenje kanë karakteristikat më të mira për të qenë nëna të suksesshme. Të lindurit në këtë shenjë janë modestë, praktikë, por edhe të përsosur.

Konservatorë dhe inteligjentë, tipare dalluese të kësaj shenje. Nëse gjërat shkojnë mirë për ju, atëherë s’është nevoja të bëni ndryshime në jetën sentimentale. Ndoshta keni pasur probleme në komunikim me partnerët apo thjesht keni në krah personin e gabuar. Ndoshta gjatë vitit 2020 do të merrni disa vendime impulsive, ndaj mendohuni dy herë para se të merrni përsipër angazhime serioze. Do t’ju jepen mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet me miqtë dhe familjarët tuaj. Detyra juaj e vetme është të mendoheni mirë para se të flisni dhe nuk do të keni asnjë problem. Sa për aspektin profesional, këtë vit do të shkëlqeni falë aftësive tuaja të natyrshme.

Për sa u përket financave, do të keni mjaftueshëm të ardhura për të shpenzuar, por edhe për të kursyer. Është thelbësore që këtë vit të ushtroheni më shumë dhe të jeni në formë. Kujdesuni më shumë për veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Gjithçka do të shkojë për mrekulli, nëse e bëni.

Peshorja: Ky vit do të jetë më i lehtë për të lindurit në shenjën e Peshores. Do të keni më pak përgjegjësi dhe më shumë kohë për të bërë gjërat që pëlqeni. Koha që do t’u kushtoni pasioneve tuaja do t’ju dhurojë shumë gëzim. Viti 2020 është i duhuri për t’u përqendruar te vetja dhe marrëdhëniet tuaja.

Sigurisht që të lindurit e kësaj shenje përpiqen të kenë çdo gjë në ekuilibër, janë shumë socialë, por edhe romantikë. Nëse në të shkuarën keni pasur probleme me jetën sentimentale, këtë vit gjithçka do të jetë më në harmoni. Mësoni nga gabimet e së kaluarës. Ju jeni nga ata njerëz që doni të sundoni në një marrëdhënie. Nuk i lejoni partnerët t’ju vënë në lojë dhe nuk bëni kompromise, nëse dikush ju cenon lumturinë. Shijojeni kohën me familjen, pasi gjithçka do të shkojë fjollë. Këtë vit do të ndieni dëshirën të punoni më shumë sesa normalisht.

Gjatë vitit do të jeni të zënë me punë, por mos u ndieni fajtorë, nëse në disa çaste do të ndiheni të vënë për fund. Keni të drejtë që herë pas here edhe të pushoni. Përqafojeni strategjinë e punës në grup. Për sa i përket anës financiare, në vitin 2020 do të keni më pak shpenzime. Ju këshillojmë të kurseni para sa herë që keni më tepër, por me shumë të drejtë mund ta llastoni veten gjatë fundvitit. Gjatë muajve të parë të vitit do të jeni të mbushur me energji, ndaj shfrytëzojini. Të Njerëzit e shenjës së Peshores zakonisht janë dembelë kur vjen puna tek aktiviteti fizik, ndaj ju këshillojmë që të paktën të ushqeheni mirë. Viti 2020 do të jetë i shkëlqyer për ju.

Akrepi: Gjatë vitit 2020 do të ndiheni sikur jeni çliruar nga një e shkuar që ju ka munduar shumë. Jeni më të lirë për të marrë vendimet tuaja. Përqendrohuni sa më shumë te pasionet tuaja dhe bëni gjërat që dëshironi. Të lindurit e kësaj shenje janë ambiciozë, të vendosur, emotivë, xhelozë, të fshehtë dhe intuitivë. Pikërisht këto tipare do të ndikojnë te viti 2020. Jeta sentimentale s’do të ketë ndryshime të mëdha, përveçse parashikohet që pasioni juaj të jetë më i madh në marrëdhënie. Nëse keni partnerët e duhur në krah, do të jeni më romantikë.

Nëse jeni ende beqarë, futjuni punës për të bërë për vete atë që doni. Qofshi vetëm apo të lidhur, këtë vit do ta keni të vështirë t’i drejtoni ju marrëdhëniet, ndaj është më mirë që t’ua lini në dorë partnerëve. Qetësohuni dhe nëse duhet të bëni diçka serioze, mendoni për pasojat para se të veproni. Viti 2020 do të jetë shumë frytdhënës. Me gjasë do të doni të ndryshoni vendin e punës apo krejtësisht rrjedhën e karrierës suaj. Përpiquni të gjeni një vend pune që u shkon për shtat aftësive tuaja. Nuk ka kuptim të lini një punë të mërzitshme për një punë tjetër të mërzitshme.

Nëse keni dhënë para hua, është çasti t’i kërkoni mbrapsht. Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë viti 2020 do të ndiheni më energjikë, do të kaloni më shumë kohë me miqtë e do të angazhoheni në aktivitete fizike. Si rrjedhojë, metabolizmi juaj do të jetë më i shpejtë dhe do të jeni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Nëse merrni vendimet e duhura, viti 2020 do të jetë i mrekullueshëm.

Shigjetari: Këtë vit do të ndiheni më të sigurt, gjë që do t’ju ndihmojë në shumë aspekte të jetës suaj. Do të zgjidhni çdo problem me të cilin jeni përballuar më parë. Është çasti i duhur për të mos e kthyer kokën pas tek e shkuara dhe të punoni për një të ardhme më të mirë. Nëse doni të bini në sy, duhet të tregoheni të duruar, shumë socialë dhe guximtarë. Shigjetarët janë optimistë, të pavarur, aventurierë, të sinqertë, të papërtuar dhe të drejtpërdrejtë. Nëse jeni beqarë, bëni mirë të kërkoni një partner/e, pasi do ta gjeni dashurinë aty ku s’e prisni.

Do të njiheni me njerëz të rinj. Nëse do të keni probleme me partnerët, mos i nxitni të veprojnë siç doni ju, por bindini me ndjeshmëri. Në karrierën tuaj profesionale do të bëni përpara. Praktikisht, gjatë vitit 2020, pikërisht puna do t’jua marrë gjithë energjitë. Ky është viti i duhur që t’i kërkoni eprorit të realizojë një projekt tuajin apo të hapni një biznes të ri. Ky do të jetë një vit shumë frytdhënës si në aspektin profesional, edhe në atë financiar. Përpiquni të ushtroheni sa herë të mundeni, por zgjidhni sporte të lehta për të shmangur dëmtimet.

Rrini larg alkoolit, pasi dihet që Shigjetarët kanë probleme me mëlçinë. Shtojini më shumë fibra dietës suaj. Gjatë 2020-s do të përballeni me shumë sfida dhe do të bëni zgjedhjet e duhura. Mos harroni të pushoni më shumë dhe të qëndroni me njerëzit që ju duan. Viti 2020 do të jetë viti i pasioneve tuaja.

Bricjapi: Viti 2020 do të jetë një vit i shkëlqyer për të përmirësuar veten në fushën sociale, në atë profesionale, por edhe në atë personale. Nëse vendosni, do t’ia dilni. Bricjapët njihen si njerëz shumë praktikë dhe ambiciozë, të duruar dhe hera-herës edhe të përsosur. I marrin vendimet me kujdes, ndonjëherë janë edhe pesimistë. Kur të gjeni paqe me veten, do të shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju jepet.

Jeta sentimentale do të jetë epiqendra këtë vit. Ka ardhur çasti të angazhoheni më shumë, sidomos nëse keni një marrëdhënie afatgjatë. Do të hidhni hapa më të rëndësishëm, si: bashkëjetesa, martesa apo një fëmijë, gjë që e kërkoni prej kohësh. Nëse jeni ende beqarë, atëherë nisni të kërkoni në rrethin tuaj shoqëror. Bëni çmos të kuptoni se çfarë kërkojnë partnerët në një marrëdhënie dhe kushtojuni rëndësi nevojave të tyre. Synimet tuaja profesionale janë shumë të qarta. Këtë vit do t’ju ndihmojnë kontaktet dhe klientët tuaj të vjetër, nëse doni të keni sukses. Do t’u bini në sy eprorëve, dhe kjo sigurisht që do të sjellë edhe të ardhura. Fillimi i vitit do të jetë disi i vështirë nga ana financiare.

Menaxhojeni më mirë buxhetin. Mos e lini pas dore pamjen e jashtme duke u përqendruar vetëm te vetëpërmirësimi. Mbani një dietë të ekuilibruar dhe gjithçka do të shkojë mirë. Mos harroni vizitat e rregullta te mjeku apo dentisti. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Shijojini mundësitë që ju jepen.

Ujori: Viti 2020 do të ofrojë shumë mundësi të reja. Gjithçka juaja apo që ju rrethon sa vjen dhe do të bëhet më e mirë. Me gjasë, këtë vit do të ndiheni më impulsivë dhe për shkak të kësaj do të ndodhin shumë ndryshime. Do të tregoheni të drejtpërdrejtë, por kini kujdes, se mos merrni vendime të nxituara. Ujorët janë miqësorë dhe të sinqertë kur janë me miqtë e tyre. Adhurojnë të jenë të pavarur dhe krijues, njihen si inteligjentë, por shpeshherë nuk janë aspak të ndjeshëm dhe duket sikur shkëputen nga bota që i rrethon. Viti 2020 do të jetë viti kur do të vërtetoni aftësitë tuaja dhe të zhdukni çdo dyshim që kanë të tjerët ndaj jush. Ky do të jetë viti i krijimit. Pasioni do të mbizotërojë në lidhjet tuaja sentimentale. Nëse nuk keni një partner, ky është viti i duhur për ta gjetur. Falë natyrës suaj spontane, do të argëtoheni më shumë në çift. Beqarët duhet të vizitojnë vende të reja për t’u njohur me njerëz të rinj. Pikërisht mes tyre do ta gjeni edhe romancën e vërtetë.

Mos u përpiqni të dukeni mirë mes njerëzve që ju njohin. Ndihuni të lirë të jeni vetvetja. Viti më i favorizuar për t’u bërë me fëmijë. Duhet të bashkëpunoni më shumë me kolegët. Lëreni mënjanë impulsivitetin dhe tregohuni më profesionalë në punë, vetëm kështu do të bëni përpara. Ndërsa në aspektin financiar do të keni të ardhura të mjaftueshme sa për të paguar faturat dhe për të larë kreditë.

Madje, do t’i plotësoni vetes edhe disa dëshira, vetëm kini kujdes që të mos merrni borxhe. Gjatë 2019-s jeni përballur me disa probleme shëndetësore. Përpiquni të ushtroheni më shumë, por ju i dini mirë kufijtë tuaj. Pini më shumë ujë, ushqehuni më mirë dhe flini aq sa duhet. Nëse nuk dini si të veproni përpara disa situatave të caktuara, mos u nxitoni. Nëse i zbatoni këto këshilla, gjithçka do të shkojë mirë.

Peshqit: Këtë vit do të kërkoni më shumë aventura në jetën tuaj. Do të ndiheni më impulsivë, të sigurt dhe më të pavarur se kurrë më parë. Por njëherazi do të jeni edhe realistë. Të gjitha këto do të ndikojnë në personalitetin tuaj. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë krijues dhe imagjinojnë shumë, sa hera-herës e kanë të vështirë të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Megjithatë, janë të ndershëm dhe argëtues në rrethin shoqëror. U pëlqen të mbajnë të fshehta, janë idealistë dhe intuitivë. Me pak imagjinatë, ata mund të kalojnë çdo pengesë.

Jeta juaj sociale do të jetë si jo më mirë, por edhe marrëdhëniet sentimentale do të jenë më të ëmbla. Do të keni pas vetes njerëz të mrekullueshëm. Nëse keni partnerë në krah, atëherë do të zini miqësi të reja. Do të merrni ftesa të shumta për evenimente të ndryshme, ndaj mos kini frikë të shpreheni në publik. Miqtë duhet t’ju pranojnë kështu si jeni. Ju keni aftësinë të bini në sy në vendet ku punoni. Nëse tani për tani s’i vini dot në punë talentet dhe aftësitë, ka ardhur çasti të kërkoni diçka tjetër, me më pak presion. Gjatë viti 2020 s’do të përqendroheni shumë te financat, ja pse do të keni probleme me të ardhurat. Kur vjen puna te buxheti, vini në punë logjikën, jo aftësinë tuaj krijuese.

Shmangni blerjet e kota. Do të kuptoni se veset tuaja ndikojnë shumë në aspektin shëndetësor, ndaj duhet të kujdeseni më mirë për veten. Këmbëngulni dhe mos dyshoni te vetja. Viti 2020 mund të jetë i mërzitshëm ose i lumtur, kjo varet tërësisht nga ju. Nëse e pranoni veten ashtu siç jeni, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Ju këshillojmë të mos e fshihni personalitetin tuaj të vërtetë. Mos kini frikë, plotësojani dëshirat vetes dhe rrini afër njerëzve që ju duan.

5 Comments

5 Comments

  1. Pingback: fb login

  2. Pingback: Unlimited WordPress Hosting from $0.99

  3. Pingback: Buy Guns online Europe

  4. Pingback: found here

  5. Pingback: buy dmt bottled ayahuasca tea plants for sale overnight delivery in usa canada uk australia cheap

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

Horoskopi javor 22-28 Nentor sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane 4 shenjat me FAT te javes

Published

on

DASHI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te kesaj shenje fillon një javë e ndritshme pasi gjatë saj do të ketë dy lëvizje planetare, të cilat do t’ju ndryshojnë humorin për mirë dhe do t’ju forcojnë optimizmin. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht, duke krijuar ekstroversion, optimizëm dhe humor për flirtim! Pozicioni i ri i këtyre dy trupave qiellorë mbron që të fillojë një periudhë e cila do të jetë me interes të veçantë për jetën tuaj personale, pasi do të ketë ndryshime në të përmes njohjeve të reja dhe komunikimit me njerëz interesantë.

Dashuria

Lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit do ta ndihmojë shumë komunikimin mes jush dhe partnerit, duke ju nxjerrë nga introversioni i hapësirës së mëparshme. Tani është një javë e mirë për të bërë disa gjëra për ju, edhe nëse mund të vizitoni një vend të preferuar ose të shkoni në një udhëtim në natyrë. Nëse jeni të lirë nga njëra anë pozicioni i ri i Diellit dhe i Mërkurit nga ana tjetër, gjashtëkëndëshi i Aferdites  në shenjën e Bricjapit me Marsin në shenjën e Akrepit tregoni se kjo javë do të jetë veçanërisht intensive, pasi forcon pasionin dhe premton ditë intensive si dhe netë.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet e biznesit duket se janë në akull për këtë javë dhe sado që dëshironi të përqendroheni te puna, mendja juaj do të jetë diku tjetër. Gjashtëkëndëshi Aferdite/Mars do të ndihmojë shumë në veprimet e koordinuara, ndaj nëse vendosni të merrni masa për një çështje që ka të bëjë me sektorin profesional, përpiquni të ecni “sipas planit” pasi në këtë mënyrë do të rrisni shanset për sukses.

DEMI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te shenjes se Demit këtë javë ka mundësi të ndjeni se keni nevojë për pushim dhe qetësi, pasi periudha e mëparshme ishte veçanërisht intensive kryesisht për fushën e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, diçka që mund t’ju lodhë praktikisht dhe emocionalisht. Lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht tregon se fillon një periudhë e cila do të ketë mundësi për të dëgjuar më shumë ndjenjat dhe nevojat tuaja. Këto ditë kanë nevojë për meditim dhe introspeksion, pasi ato do t’ju ndihmojnë të vendosni prioritetet tuaja dhe të shihni se çfarë është më e rëndësishme për ju këto ditë.

Dashuria

Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin tek Akrepi tregon se kjo do të jetë një javë dashurie që do të ngrejë emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzoni momentet që do të kaloni me partnerin për t’u afruar dhe për të kaluar kohë në lidhjen tuaj. Nëse jeni të lirë duket se do të ketë kimi intensive me një person që ndodhet në mjedisin tuaj më të gjerë, diçka që do të krijojë një shqetësim të ëmbël.

Puna dhe Ekonomia

Çështjet që lidhen me punën do ju pushtojnë shumë këtë javë, por mos i lini t’ju krijojnë stres, pasi nëse i trajtoni me vullnet dhe durim, është e sigurt që do të arrini t’i zgjidhni. Dëgjoni intuitën tuaj, e cila do të jetë veçanërisht e fortë këto ditë pasi do t’ju ndihmojë të merrni vendime për zgjedhjet e punës. Kjo javë duket se po krijon momente të mira për të zgjidhur disa çështje që kanë të bëjnë me sektorin financiar.

BINJAKËT JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

kjo javë fillon një periudhë e cila do të theksojë marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, pasi lëvizja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht tregon se marrëdhëniet personale, profesionale dhe bashkëpunimet do ju pushtojnë mjaftueshëm. Tani ka mundësi që të krijohen mundësi për zhvillimin e një marrëdhënieje apo diskutime për një bashkëpunim të ri. Komunikimi do të luajë një rol të rëndësishëm në marrëveshjet, marrëveshjet dhe gjithçka tjetër që lidhet me shoqërimin tuaj me të dashurit tuaj.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se këtë javë do t’i kushtoni vëmendje të veçantë zhvillimit të një njohjeje që ju intereson ose -nëse jeni në një lidhje- në kontaktin dhe komunikimin që do të keni me partner. Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep ju nxit të shprehni ndjenjat tuaja. Nëse jeni të lirë, disa rrethana duket se ju afrojnë me një person që është në përditshmërinë tuaj, me shumë mundësi jeni në të njëjtin vend pune.

Puna dhe Ekonomia

Disa detyrime pune mund t’ju shkaktojnë ankth këtë javë, por mos i paragjykoni situatat, pasi nëse vendosni të merreni me to, është e sigurt që do t’i realizoni. Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se kjo do të jetë një javë me disa diskutime për një bashkëpunim apo disa çështje që shqetësojnë sektorin profesional. Takimet dhe takimet e biznesit do të kenë vendin e tyre të nderit, duke treguar se po fillon një periudhë kur marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e biznesit do të jenë në plan të parë.

GAFORRJA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Gaforrja këtë javë mund të sjellë disa çështje që lidhen me jetën e përditshme si punët, dhe detyrimet që nuk ishin në orarin tuaj dhe kështu duhet të rrisni shpejtësinë në mënyrë që të mund t’i integroni ato në ditët tuaja. Hyrja e Diellit në shenjën e Shigjetarit më 22/11 por edhe e Mërkurit në të njëjtën shenjë më 24/11 tregojnë se kjo do të jetë një javë shumë komunikuese, e cila do të sjellë shumë lëvizshmëri, takime, diskutime dhe punë në jetën tuaj të përditshme. Sa më shumë të ndiqni planin tuaj dhe të mos e lini punën për më vonë, aq më e lehtë do të jetë ta konfiguroni atë në përputhje me rrethanat, në rast të ndonjë emergjence.

Dashuria

Koha juaj e lirë duket se do të jetë e kufizuar këtë javë pasi duket se përditshmëria bashkë me detyrimet e saj do ju ndjekë “në këmbë”. Por aspekti i favorshëm gjashtëkëndor mes Aferdites në shenjën e Bricjapit dhe Marsit tek Akrepi ka një këndvështrim tjetër, pasi tregon se pavarësisht se çfarë pune dhe përgjegjësish keni, do të ketë çështje që do t’ju shqetësojnë dhe do të shqetësojnë fushën e marrëdhënieve. Nëse jeni të lirë, një takim me një person specifik do t’ju ngrejë humorin dhe do t’ju lehtësojë atmosferën e ditës, dhe nëse jeni në një lidhje, komunikimi thelbësor me partnerin do t’ju ndihmojë shumë në humorin e të dyve.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet duket se do të japin një prezencë dinamike gjatë kësaj jave, për këtë do t’ju duhet një plan pune për të mos harruar ndonjë detyrim të rëndësishëm por edhe për të vendosur prioritetet e duhura. Gjashtëkëndëshi i Afërditës me Marsin tregon se njerëzit e mjedisit tuaj profesional dhe bashkëpunëtorët do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre dhe do të mbështesin praktikisht një bashkëpunim të mirë. Mos hezitoni t’u drejtoheni njerëzve që njihni, të cilët ju kuptojnë, nëse mendoni se keni nevojë për një ndihmë, për disa çështje profesionale.

LUANI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Ne këtë javë me hyrjen e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat përkatësisht 22 dhe 24/11 duket se do të merrni frymë nga periudha introverte që keni kaluar deri tani, pasi psikologjia dhe disponimi juaj do të përmirësohen ndjeshëm. Shkak për këtë mund të jetë një lidhje, një dashuri si dhe angazhimi juaj me një aktivitet, i cili do t’ju mbushë me emocione të këndshme. Përpiquni t’i bëni vetes një “dhuratë” këto ditë dhe kaloni kohë me njerëzit që doni, partnerin apo hobin tuaj të preferuar.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit tregon se tani fillon një periudhë e cila do të ketë disa mundësi për aferat tuaja romantike dhe do të sjellë disa zhvillime të këndshme. Nëse jeni në një lidhje këto ditë janë ideale për të kaluar kohë në marrëdhënien me partnerin dhe për të kujtuar sërish gjërat që ju kënaqin dhe ju mbushin me energji. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të keni një njohje të re me një person që do t’ju interesojë shumë, ka shumë mundësi që të ketë edhe një dashuri të re, nëse kjo është diçka që e lejon harta juaj personale.

Puna dhe Ekonomia

Disa çështje profesionale si dhe përgjegjësitë që lidhen me punën do t’ju mbajnë të angazhuar këtë javë, por duket se mënyra se si do t’i trajtoni do të ndryshojë. Pra, me qëndrimin tuaj pozitiv do të ndikoni pozitivisht jo vetëm në zhvillimin e një detyrimi profesional por edhe te njerëzit me të cilët do të shoqëroheni në mjedisin tuaj profesional. Përdorni frymëzimin dhe imagjinatën tuaj, pasi kjo do të jetë një javë shumë kreative për ju.

VIRGJËRESHA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Per juve te shenjes se Virgjëreshes, energjitë e juaja  po ndryshojnë këtë javë pasi Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 respektivisht. Për ju tani do të fillojë një periudhë që do të përqendrojë vëmendjen tuaj në përgjegjësitë familjare dhe çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë. Bisedat me njerëzit e afërt do të kenë vendin e tyre të nderit, shfrytëzojini për t’u afruar dhe jo për të krijuar polemika për çështje specifike. Kontakti me të dashurit tuaj do të luajë një rol të madh në humorin tuaj këtë javë.

Dashuria

Afërdita është në një shenjë miqësore për ju dhe këtë javë do të formojë një kend gjashtëkëndore me Marsin që është gjithashtu në një shenjë miqësore për ju. Takimi harmonik Aferdit/Mars do të ndihmojë veçanërisht komunikimin, i cili do të jetë baza për të zhvilluar një njohje që ju intereson dhe për t’u afruar me një person specifik. Kjo javë do të sjellë lajme të mira për çështjet tuaja personale dhe çështjet tuaja emocionale, do t’ju ndihmojë të mbyllni disa çështje pezull dhe të kapërceni disa vështirësi.

Puna dhe Ekonomia

Prezenca juaj fizike mund të jetë në punë këtë javë, por mendimet tuaja duket se janë diku tjetër, me shumë mundësi për ndonjë punë ose disa përgatitje që duhet të bëni në shtëpi. Kjo do t’ju pengojë të përqendroheni, kështu që nuk do të jetë e lehtë të përfundoni disa nga detyrimet tuaja profesionale ose të kaloni më shumë kohë se zakonisht në mënyrë që të jeni në gjendje të përqendroheni. Kushtojini vëmendje gabimeve që fshihen.

PESHORJA JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Mesa duket per juve te shenjes se Peshores, introversioni që ka ekzistuar në periudhën e mëparshme do t’i hapë vendin një periudhe të re optimiste dhe ekstroverte, e cila do të jetë shumë e dobishme për marrëdhëniet sociale, personale, madje edhe farefisnore. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 respektivisht përuron një periudhë që do të ketë mjaftueshëm komunikim dhe shoqërim me persona që janë në mjedisin tuaj të ngushtë dhe më të gjerë. Diskutimet, udhëtimet dhe takimet do të kenë të drejtën e tyre duke nderuar ritmin e kësaj jave.

Dashuria

Një diskutim do të ketë efekte shumë të dobishme në zgjidhjen e një çështjeje që ka lindur mes jush dhe partnerit ose -nëse jeni të lirë- të afroheni me një person që ju ka tërhequr interesin. Ndikimet astrologjike që do të ndodhin këtë javë do të ndihmojnë në çështjet që kanë të bëjnë me jetën tuaj personale. Gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep do t’ju forcojë vetëbesimin, i cili do të luajë një rol të veçantë në përfundimin e një afere romantike.

Puna dhe Ekonomia

Klima e punës do jetë më e këndshme këtë javë, pasi duket se nuk do të ketë detyrime stresuese të periudhës së mëparshme, të cilat mund të kenë sjellë një klimë e qet por edhe polemika. Me praninë e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit do të vini re se komunikimi do të përmirësohet dhe do të ndihmojë ndjeshëm në trajtimin e çështjeve profesionale.

AKREPI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë, duket se po ndryshoni prioritetet dhe po lini pas pjesën më të madhe të asaj që keni qenë të zënë në të kaluarën. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 respektivisht përuron një periudhë e cila do të sjellë prioritet për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik. Tani do ta gjeni veten duke u shqetësuar më shumë për shpenzimet ose duke menduar më shpesh për ide që mund të rrisin burimet tuaja. Në këto ditë mund të lindë një diskutim me rastin e një çështjeje ekonomike, e cila duhet zgjidhur.

Dashuria

Marsi vazhdon rrugëtimin e tij në shenjën tuaj të zodiakut dhe këtë javë Afërdita do ta takojë nga shenja e Bricjapit, përmes një kendit  të favorshme gjashtëkëndore. Marsi/Afërdita bashkojnë forcat dhe nxjerrin në plan të parë nevojat dhe dëshirat tuaja. Nëse jeni të lirë, ka mundësi të afroheni me një person që është rreth jush, por deri më tani nuk ka pasur rrethana që mund të thyejnë akullin mes jush. Nëse jeni në një lidhje kjo javë është shumë e mirë për t’u shoqëruar dhe për të ecur me partnerin.

Puna dhe Ekonomia

Humori për t’u marrë me disa çështje pune do të rikthehet këtë javë dhe klima në ambientin tuaj profesional do jetë shumë më e mirë se më parë. Çështjet që lidhen me sektorin financiar do të dalin në pah dhe shumica e diskutimeve do të fokusohen tek të ardhurat, shpenzimet dhe detyrimet financiare. Nëse tregtoni në mënyrë profesionale, frymëzimi dhe idetë tuaja krijuese do t’ju ndihmojnë në punë.

SHIGJETARI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Shigjetari këtë javë dhe konkretisht nga data 22/11 fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes suaj pasi Dielli kalon në shenjën tuaj të horoskopit dhe përuron një periudhë shumë interesante me shumë optimizëm dhe mundësi për ju! Dy ditë më vonë më 24/11 do ta ndjekë Merkuri duke treguar se ndër të tjera periudha e ardhshme do të jetë mjaft komunikuese. Diskutimet dhe informacionet do ta kenë të drejtën e tyre në të ardhmen e afërt, por do të duhet të jeni të kujdesshëm pasi stuhia e informacionit për disa çështje ka të ngjarë të krijojë efektin e “telefonit të prishur ”.

Dashuria

Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj të zodiakut tregon se kjo javë do të ketë një notë optimiste për jetën tuaj personale, duke treguar se periudha e mëparshme introverte ka marrë fund. Nëse jeni në një lidhje këto ditë do ju ndihmojë shumë të bëni gjëra me partnerin dhe të dilni pak nga rutina që mund të jetë shfaqur fort për shkak të rrethanave të caktuara. Nëse jeni të lirë, gjashtëkëndëshi i Afërditës në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep mund të sjellë një mundësi për një romancë të vjetër romantike.

Puna dhe Ekonomia

Humori juaj komunikues dhe ekstroversioni që do të shfaqet këtë javë do të përmirësojë edhe klimën në punë dhe marrëdhëniet me njerëzit e ambientit tuaj profesional! Do të ishte mirë t’i jepni prioritet çështjeve që kanë të bëjnë me pjesën financiare të një çështjeje biznesi, pasi duket se detyrimet financiare dhe çështjet që lidhen me të ardhurat, shpenzimet dhe fondin në përgjithësi, do t’ju ​​shqetësojnë shumë edhe këtë javë. dhe periudhën e ardhshme.

BRICJAPI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

kete jave duket se do te dale lodhja e periudhes paraardhese si pasoje nuk do te jete i disponueshem per t’u marre me shume gjera pervec elementeve dmth disa pune te perditshme dhe disa detyrime pune. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht dhe do të përurojnë një periudhë gjatë së cilës shumë shpesh do të sjellë në mendje kujtime të së shkuarës. Mundohuni të mos e humbni energjinë tuaj në mendime që nuk do të ndryshojnë çështjet që kanë kaluar, pasi kjo do të rrisë lodhjen dhe do të ndikojë në krijimtarinë tuaj.

Dashuria

kete jave duket se do te dale lodhja e periudhes paraardhese si pasoje nuk do te jete i disponueshem per t’u marre me shume gjera pervec elementeve dmth disa pune te perditshme dhe disa detyrime pune. Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 përkatësisht dhe do të përurojnë një periudhë gjatë së cilës shumë shpesh do të sjellë në mendje kujtime të së shkuarës. Mundohuni të mos e humbni energjinë tuaj në mendime që nuk do të ndryshojnë çështjet që kanë kaluar, pasi kjo do të rrisë lodhjen dhe do të ndikojë në krijimtarinë tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë mund të keni shumë gjëra në mendje që dëshironi të bëni ose duhet të bëni, por nga mendimi do të jetë e vështirë t’i vini në praktikë. Humori dembel i këtyre ditëve do të prekë edhe ju, gjë që mund të vonojë përfundimin e disa çështjeve. Takimi harmonik Aferdit /Mars tregon se frymëzimi, imagjinata dhe kreativiteti nuk do t’ju braktisin.

UJORI JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë humori juaj po ndryshon për mirë dhe një rol të rëndësishëm në këtë ndryshim do të kenë miqtë, kolegët dhe njerëzit me të cilët do të shoqëroheni gjatë këtyre ditëve! Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën e Shigjetarit në datat 22 dhe 24/11 dhe do të theksojnë rëndësinë e kontaktit me miqtë dhe njerëzit me mendje të njëjtë. Aktivitetet kolektive si dhe komunikimi do të kenë nderin e tyre këtë javë, e cila duket të jetë shumë aktive për ju.

Dashuria

Takimi me disa miq dhe pjesëmarrja juaj në një aktivitet kolektiv mund të sjellë një njohje të re, edhe aty ku nuk e prisni. Gjashtëkëndëshi i Afërditës, i cili është në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep, ju krijon një terren të përshtatshëm për t’u afruar me njerëzit që ju kanë tërhequr interesin. Nëse jeni në një lidhje këto ditë do të jetë shumë e dobishme të bëni disa gjëra me partnerin tuaj, të takoni miqtë tuaj, të bëni disa nga hobi tuaj dhe të bëni një pushim nga përditshmëria.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet profesionale duket se janë “ngrirë” për pak gjatë kësaj jave, duke qenë se do t’u jepni përparësi dëshirave tuaja, me rezultat që gjithçka tjetër të mbetet pak pas. Mund të ketë mundësi për të zgjidhur disa çështje që vijnë nga e kaluara dhe janë ende pezull. Komunikimi i mirë me njerëzit në mjedisin tuaj profesional do të luajë rolin e vet në shlyerjen e detyrimeve.

PESHQIT JAVOR22/11/2021 TO 28/11/2021

Këtë javë do të ndryshojnë prioritetet tuaja dhe do ta kthejnë vëmendjen e tij në fushën profesionale. Hyrja e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit më 22 dhe 24/11 përkatësisht shënon një periudhë të re, e cila mund të ketë më shumë përgjegjësi dhe detyrime profesionale, por do të sjellë edhe mundësi për zhvillimin e disa çështjeve që lidhen me punën. Përfitoni prej tyre pasi duket se do të arrini të gjeni zgjidhje për çështje që deri më tani dukeshin të pazgjidhura.

Dashuria

Kjo javë mund të ketë disa detyrime profesionale që nuk do t’ju lënë aq shumë kohë të lirë, por nuk ka rëndësi nëse koha është sasiore, por cilësore. Gjashtëkëndëshi i Aferdites në shenjën e Bricjapit me Marsin në Akrep sjell mundësi për t’u argëtuar me partnerin tuaj, duke bërë gjëra të thjeshta si shëtitja apo takimi me të dashurit tuaj. Nëse jeni të lirë ka shumë mundësi që të shihni një person që e keni parë prej kohësh dhe ky takim do të krijojë një flirt të ri.

Puna dhe Ekonomia

Sektori profesional do jetë në plan të parë nga data 22/11 e në vazhdim pasi prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Shigjetarit sjell lajme që lidhen me punën. Ata mund të sjellin edhe disa diskutime që do të kenë të bëjnë me perspektivën e një bashkëpunimi të ri. Periudha e ardhshme – duke filluar nga kjo javë – do të jetë e përshtatshme që ju të bëni disa lëvizje që kanë të bëjnë me qëllimet e biznesit, por kjo është diçka që kërkon përkushtim. 

Continue Reading

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Trending