Connect with us

Uncategorized

“Mami, mos ik…”! Infermierja shqiptare që shkoi në Itali rrëfen ndarjen me djalin: Prindërve s’iu tregova…

Published

on

Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë përtej Adriatikut nuk është shëtitje. Ai bart rreziqet e veta.

Në fjalimin e tij gjatë përcjelljes së grupit në aeroport, Edi Rama tha se disa nga grupi nuk kishin njoftuar as prindërit, që të mos i bënin merak.

Alma Bashvogli, mjekja nga Peqini, është njëra prej tyre. Ajo rrëfen në këtë intervistë për “Gazetën Shqiptare” pse pranoi t’i bashkohet grupit të vullnetarëve, pse nuk ja hapte telefonin prindërve të shqetësuar dhe përqafimin para nisjes në aeroport me djalin 3 vjeç, i cili e luste “mami, mos ik në punë…”

Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?

Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.

Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?

Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.

A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?

Këtë vendim ja komunikova vetëm tim shoqi i cili më mbështeti që në fillim. Prindërve të mi nuk ja thashë sepse e dija që s’do më mbështesnin. Deri në momentin që kam qenë në aeroport ata s’e dinin. Kishin parë në TV për nisjen e 30 mjekëve… edhe më telefononin vazhdimisht. Unë ngurroja t’ua hapja sepse s’doja t’i mërzisja. E morën vesh pasi unë erdha në Breshia. Tashmë s’kishte kthim pas…

Cilat janë vështirësitë kryesore që po hasni gjatë punës? Si reagojnë në spital kur mësojnë se jeni nga Shqipëria?

Ne jemi mikpritur shumë mirë nga gjithë stafi i spitalit civil të Breshias. Na mbështesin fort… Unë për momentin jam pjesë e mjekësisë preventive… arrij të realizoj mbi 300 tampone në ditë pacientëve të cilët janë të të gjithë grupmoshave.

E veçanta e këtij virusi lidhet me faktin që s’ka simptoma specifike… pacientë të ndryshëm ankohen për simptoma të ndryshme.

Duke filluar nga dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje të përgjithshme, diarre. Madje ka nga ata që janë pozitivë, por asimptomatikë deri në fund.

Të gjithë janë shumë të sjellshëm, si stafi edhe pacientët. Ndoshta fakti që ne shqiptarët e flasim mirë italishten, na ndihmon të kemi një komunikim të mirë.

Ju vetë, a keni frikë?

Frikë nuk kam, pasi jam shumë e kujdesshme gjatë ushtrimit të profesionit… ruaj distancat sociale kështu që jam deri diku e mbrojtur. Në këtë spital, ka edhe shumë personel mjekesor dhe infermieror të prekur me COVID.

Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani?

Momenti më i vështirë për mua, ishte kur përqafova djalin (3-vjeçar) dhe duhet të shkoja në aeroport edhe ai që insistonte… mami mos ik në pune…

PREZANTIMI

Jam Alma Bashvogli. Kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Tirane. Kam lindur e jam rritur në qytetin e Peqinit. Kam një djalë 3 vjeç. Kam punuar mjeke urgjence në Pogradec, mjeke urgjence në spitalin e Peqinit. Aktualisht jam drejtuese e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor, Peqin.

8 Comments

8 Comments

  1. Pingback: carding site

  2. Pingback: buy dumps online

  3. Pingback: nova88

  4. Pingback: cloud computing and digital transformation

  5. Pingback: sbo

  6. Pingback: maxbet

  7. Pingback: sbobet

  8. Pingback: ทางเข้า maxbet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Uncategorized

Në dashuri do të jetë ditë speciale/Astrologia Susan Miller parashikon keto 6 shenja per nje sukses dhe FAT te madh

Published

on

Dashi

Forca juaj sot duhet të jetë ajo që të përballoni çdo gjë me qetësi dhe durim. Nëse në dashuri diçka nuk shkon në drejtimin e duhur, përballojeni me durim dhe…do të merrni një surprizë.

Demi

Sinqeriteti duhet të jetë fjala e ditës sot për të mbajtur në “këmbë” raportin tuaj në çift. Për disa sot është dita e kthimeve të mëdha, do të jenë të papritura të cilat do të ndodhin në mbrëmje.

Binjakët

Mund të keni mundësi të mira për të pasur një punë me kohë të limituar ose një punë të dytë, e cila do t’ju ndihmonte shumë në financat tuaja familjare. Ndaj mos i refuzoni rastet.

Gaforrja

Sot ju leverdis të dëgjoni më shumë sesa të dëgjoheni. Marrja e një borxhi kohë më parë mund t’ju vërë në vështirësi të mëdha. Bëni llogaritë përpara se të shpenzoni. Do të kini të bëni me persona jo të besuar.

Luani

E sotmja do të jetë një ditë e qetë. Vetëm se disa do të kenë pak probleme me ekuilibrin e jetës në çift. Disa do të fillojnë të përjetojnë një lidhje të dytë në mënyrë të fshehtë.

Virgjëresha

Përpiquni të jeni më besnik dhe më pak nevrik, sepse me kalimin e kohës mund të jepni idenë e një njeriu të gabuar te personat që ju rrethojnë. Në dashuri do të jetë ditë speciale.

Peshorja

“Re” në familje dhe në dashuri, por mos u shqetësoni, sepse gjithçka do të kalojë shpejt. Vështirësi mund të hasni në realizimin e ndonjë projekti që për ju është kryesor. Përdorni gjithmonë arsyet.

Akrepi

Marsi do të jetë burimi juaj i nervozizmit sot. “Kundërshtojeni” duke kaluar momente në të cilat mund të qëndroni vetëm me veten tuaj. Para se të bëni hapa të tjerë në marrëdhënien tuaj çift, duhet të prisni më parë që ai të mbajë premtimet.

Shigjetari

Mos krijoni përshtypje të gabuara për partnerin tuaj. Përkundrazi ju duhet të jeni më të afrueshme me partnerin. Nëse dëshironi që gjithçka të shkojë mirë në këtë aspekt atëherë shmangni mëritë dhe xhelozitë.

Bricjapi

Do të konkretizoni shumë shpejt objektivat tuaja. Mos u besoni më miqve falsë dhe atyre që ju takojnë pa sinqeritet dhe pa ndershmëri. Sot dikush do t’ju refuzojë që t’ju dëgjojë. Duhet të dini se partneri po bën çmos që t’ju lumturojë përgjithmonë.

Ujori

Kohët e fundit jeni përfshirë nga një ndjenjë e keqe zilie për të tjerët dhe do të ishte mirë t’i bënit vetes një autokritikë. Një njohje e thellë do të jetë baza e një dashurie solide. Megjithatë, duhet të merrni patjetër një vendim, sepse ka ardhur koha.

Peshqit

Në shtëpi do të mbizotërojë harmonia dhe qetësia. Momente romantike në dashuri. Sot duhet të veproni më shumë sesa të mendoni, madje edhe shpejt, sepse përndryshe nuk do të mund të merrni vendime për ju të rëndësishme.

Continue Reading

Uncategorized

Sikur te keni pak kujdes per partnerin nuk do te ishte keq/Paolo Fox,astrologu parashikon qartazi se si do veje jeta ne cift kete muaj

Published

on

Dashi

Kujdesi i paktë i partnerit ka ngjallur shumë dyshime te ju. Por mos u alarmoni, është vetëm një periudhë kalimtare. Planetët ju duan më fleksibël dhe mbi të gjitha më pak të papajtueshëm. Në këtë periudhë mund të zbuloni se keni larguar shumë persona me mënyrën tuaj të të bërit të gjërave.

Demi

Mundohuni që në mesin e të njohurve tuaj të veçoni dikë, që në heshtje ju pëlqen. Nëse ju intereson, përpiquni ta stimuloni. Duhet të impenjoheni seriozisht nëse dëshironi të arrini qëllimin e shpresuar. Nëse jeni nga ata që ndiheni vetëm atëherë ndryshoni ndonjë zakon të përditshëm.

Binjakët

Tregohuni të vendosur. Vishuni në mënyrë elegante dhe do të ndiheni më të sigurt. Në punë do ia dilni me forcë dhe vendosmëri. Qetësohuni më shumë. Sot kini kujdes edhe për gjërat më të vogla dhe dedikohuni të tjerëve, duke i ndihmuar të zgjidhin problemet.

Gaforrja

Raste të mira për tju dedikuar një leximi të mirë apo të shikoni një film që keni dashur prej kohësh ta shihni. Në familje ka disa diskutime. Përpiquni ti kaloni, për aq sa është e mundur. Mos u bëni agresive.

Luani

Përfitoni nga shoqëria e gatshme e një mikeshe për të hequr pak mendjen. Nuk është momenti që të stresoheni. Për ju do të jetë një ditë e zymtë sot, me ngritje e ulje humori prej ndonjë shqetësimi të vogël. Limitoni ushqimin dhe mbi të gjitha duhanin, nëse e pini atë.

Virgjeresha

Mbajini për vete mendimet tuaja sot që veçanërisht të tjerëve do tu duken jo aq të përshtatshme për tu marrë në konsideratë. Keni ide të mira për sa i përket një projekti që keni në mendje. Jeni shumë të shqetësuar në këtë periudhë. Përpiquni të kaloni momente qetësie, përpara se tju “mbërthejë” stresi.

Peshorja

Mundësi të pakta, por të mira për të njohur njerëz të rinj dhe interesantë. Ndonjë takim i sotëm mund të jetë shumë i dobishëm për të ardhmen. Marsi do tju bëjë aktivë, por edhe pak prepotentë. Jini më shumë diplomatikë. Ndërsa Hëna do tju bëjë më alegro, simpatikë dhe plot entuziazëm.

Akrepi

Nuk mund të dëshironi më të mirën në dashuri nëse keni lindur të enjten ose të shtunën. Beqarët mund të gjejnë ngushëllim në një dashuri të re. Tani po mendoni për një person që keni për zemër, mos i largoni mendimet. Përpiquni të mendoni pozitivisht, sepse asnjëherë nuk i dihet.

Shigjetari

Sot nuk do të ndiheni mirë. Mes stresit, mërzisë, miqve të padurueshëm dhe shumë shqetësimeve të tjera të përkohshme, do të donit që “bota të shuhej”! Për disa sot do të jetë një ditë vërtet jo e këndshme. Por të lindurit në ditën e martë, të enjte dhe të shtunë, do të marrin lajme të reja… të gjitha pozitive.

Bricjapi

Dinamizëm, komunikim i zellshëm dhe shumë bukuri. Dëshironi të blini gjëra të reja. Në mbrëmje, dashuria do të jetë drithëruese. Do tju shkojë gjithçka mirë edhe në çështjet ligjore apo burokratike. Mbahuni me impulsivitetin dhe mendohuni përpara se të flisni.

Ujori

Përpiquni të studioni botën në të cilën mund të zgjidhni problemin që ju shqetëson. Efektivisht me pak sakrificë dhe shumë këmbëngulje mund tia dilni mbanë. Mos i lini që të presin shumë personat që i detyroheni një përgjigje. Ofertat ekonomike nuk janë gjithmonë ato më të sigurtat.

Peshqit

Nëse bujaria juaj nuk vlerësohet, mos u mundoni shumë. Ndiqni rrugën tuaj dhe mos prisni mirënjohje. Kujtohuni dhe mos e humbni shpresën se kush bën mirë herët a vonë gjen mirë. Mund të njihni një lajkatar që do të mundohet tju fitojë besimin. Por bëni kujdes!

Continue Reading

Uncategorized

Dashi me 5 yje, Binjaket me 3 yje/Jeta ne cift do te rregullohet,beqaret do te kene shume te mira, surpriza nga Meri Gjini

Published

on

Dashi

Ju duhet ti kurseni energjitë për një projekt të madh pune, ndaj përpiquni të mos shpenzoni shumë energji në çështje të parëndësishme. Kushtojini rëndësi familjes, pasi ndihen të lënë pas dore në këto çaste. Nëse do të jeni më elastik, jeta në çift do rregullohet.

Demi

Kur një ndryshim është i nevojshëm, nuk mund ta shmangni. Sot, e vërteta do të bëhet shumë e dukshme dhe do tju duhet të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj. Trajtimi i gjërave në heshtje nuk funksionon. Tregohuni të sinqertë me veten dhe të tjerët.

Binjakët

Sot do të jeni me fat dhe duket se problemet me buxhetin do ti lini pas. Një erë e re optimizmi do tju përshkojë duke ju bërë të harroni problemet që keni pasur deri më tani. Përdorini paratë për gjëra të dobishme dhe kujdes nga konfliktet e papritura.

Gaforrja

E vërteta është diçka e fuqishme, sepse askush nuk mund ta mohojë atë. Nëse keni dëshirë ti rrëfeheni dikujt, sot është dita e duhur. Jo vetëm që do të çliroheni, por do të jetë një mënyrë e mirë për të bërë fillime të reja. Bëhuni gati për sinqeritetin!

Luani

Rrethanat e sotme mund të ndikojnë jo shumë pozitivisht për ju. Përpara se të ktheheni në një këndvështrim idealist të botës, duhet të kuptoni se bëni mirë të anoni nga realiteti. Tregoni kujdes në çështjet e punës, pasi po i neglizhoni shumë.

Virgjëresha

Jeni distancuar shumë nga miqtë dhe kjo po ju bën të ndiheni keq. E vetmja mënyrë për ti rregulluar gjërat është ti përkushtoheni 100 për qind miqve dhe personit tuaj më të dashur. Keni nevojë për argëtim dhe gjëra që ju bëjnë të lumtur.

Peshorja

Në një situatë të ndërlikuar që do të hasni sot, bëni mirë të sprapseni dhe ti lini ata që janë më të arsyeshëm, të merren me problemet. Nuk është dita e duhur për të hyrë në konflikte, ndaj përpiquni të ruani sa të mundni qetësinë dhe të jeni paqësorë.

Akrepi

Po kërkoni relaksimin që ju ka munguar prej kohësh, por do ta gjeni vetëm brenda vetes. Në vend që të merreni me çështje pune, bëni gjëra që ju japin lumturi. Përdorni më tepër komunikimin real sesa atë virtual. Dëgjoni zemrën tuaj!

Shigjetari

Sigurohuni që të përqendroheni në një gjë të vetme: arritjen e qëllimeve tuaja. Kjo nuk do të jetë e thjeshtë, edhe pse ju duket se jeni mjaft afër. Nëse nuk jeni sa duhet produktiv, gjërat për ju do të ndërlikohen shumë. Mbani pranë njerëz pozitivë.

Bricjapi

Bëni mirë të mos prisni shumë nga të tjerët sot. Do të kuptoni se njerëzit që ju rrethojnë nuk kanë të njëjtat qëllime si ju, ndaj mund të mos ju ndihmojnë. Mos e lini përtacinë, xhelozinë apo inatin tju ngadalësojnë në gjërat që planifikoni të bëni.

Ujori

Jeni të etur për sfida të reja dhe për emocione që do tjua bëjnë zemrën tju rrahë fort. Për këtë arsye do të jeni në lëvizje të vazhdueshme dhe do të njihni shumë persona të rinj. Optimizmi juaj do tju nxjerrë nga çdo situatë.

Peshqit

Po mbani shpresa të mëdha se gjërat që ju kanë dalë jashtë kontrollit, do të rregullohen vetë. Mos harroni se kur mbyllet një derë, hapet një dritare. Suksesi që po kërkoni është i fshehur shumë pranë jush, duhet vetëm të gjeni mundësinë ta arrini.

Continue Reading

Trending