Connect with us

Keshilla

HOROSKOPI i muajit PRILL sipas astrologes MERI, ja shenjat qe duhet te kene kujdes

Published

on

Sapo kemi hyrë në muajin Prill dhe ashtu si çdo fillim muaji, emisioni “Rudina”, në Tv Klan ndalet tek parashikimi i yjeve për secilën shenjë të horoskopit.

Si pritet të jetë ky muaj për shenjat? Çfarë pritet të ndodhë këtë muaj? Ditën e sotme, astrologia Meri Shehu u ndal tek disa këshilla për secilën shenjë.

“Jam optimiste sepse ky virus ka dalë papritur, do bëjë qejfin e vet dhe do iki papritur. Mos u çudisni sikur një mëngjes të themi nuk ka më virus. Prillin e shikoj një muaj relativisht të këndshëm, Afërdita futet në binjak, do na japë mundësi komunikimi, mundësi të shprehuri relaksi, nuk do i marrim gjërat me kaq sforco. Nuk e di sa do i duam të tjerët, por të paktën do themi fjalë të bukura”.

Këshilla për secilën shenjë për muajin Prill

Dashi të gjejë një shok dhe mik të mirë në këtë periudhë.

Demi vetëm të presin ndryshime dhe të përshtaten me ndryshimet.

Binjakët janë më fatlumë në këtë kohë dhe do jenë në mes të komunikimit, me njohje të rëndësishme. Ka ardhur koha të marrin sa më shumë informacion dhe ta ndajnë me të tjerët.

Gaforrja ka shpëtuar nga vështirësitë e mëdha dhe duhet të jenë më shpirtërorë, më personalë.

Luani e kanë më të vështirë se do kenë kontradita të mëdha me Demin, me anën materiale, me çështjet e karrierës, çdo gjë në lidhje më punën e tyre është e paqëndruesheme. Të mësohen të mos jenë patjetër mbretër të një situate.

Virgjiresha do merren shumë me punë, kanë një dy-vjeçar që do merren me punë. Por mos lodhen shumë.

Peshorja ka një hënë të plotë, romantike, të këndshme. Janë në një moment pozitiv, me lajme të mira shumë vite që i kanë bërë padrejtësi do gjejnë drejtësinë e vet në këtë periudhë. Mos shpenzoni shumë para.

Akrepi janë në një moment që duan një partner të ri, mënyrën e bashkëpunimit dhe ata që kanë duhet të rinovojnë marrëdhëniet. Por në të gjitha këto marrëdhënie do ketë një largësi në vetvete.

Shigjetari duhet të merret me një bazë të re ekonomike, dhe duhet të fillojnë të programojnë në jetën e tyre.

Bricjapi në këtë kohë kanë një lidhje më shumë me teknologjinë. Nuk duhet të mendojnë që çdo gjë zgjidhet vetëm me rregulla, të lirohen pak.

Ujori do bëhen revolucionarë, do bëhen njerëz lider dhe do vënë një program në jetën e tyre, se jeta e tyre kishte marrë tatëpjetën në këtë periudhë.

Peshqit janë romantikë dhe ky realitet i bën shumë më të zymtë dhe psikologjiksiht janë një nga shenjat që e vujanë më shumë këtë gjë. Kështu që do thosha një ndihmesë psikologjikë, filma dhe libra të bukur./tvklan.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keshilla

Po lodheni shume me punet e shtepise/ Keto jane sekretet qe duhet ti dije cdo femer

Published

on

By

Kur vjen puna te pastrimi i shtëpisë, dëgjojmë dhe lexojmë për shumë truke që mund të na ndihmojnë. Kemi dëgjuar dhe zbatuar truke nga më të ndryshmet, por pa e ditur që mund të na shkaktojnë më shumë dëme se sa të mira në shtëpi.

Ekspertët thonë që nuk duhet të provoni çdo gjë që dëgjoni, pasi disa truke të njohura nga të gjithë mund ta bëjnë pastrimin e shtëpisë edhe më të vështirë.

Mos përdorni ujë për pastrimin e njollave të tapetit

Mund të duket logjike që njollat në tapet të pastrohen me ujë, por në këtë mënyrë rrezikoni që ta theksoni më shumë njollën. Një pecetë e pastër dhe e thatë është gjithçka që ju duhet dhe për t`u siguruar që njolla nuk do të mbetet, përdorni një pastrues të posaçëm.

Harrojeni kripën kur bëhet fjalë për njollat e verës së kuqe

Nuk ka gjë më të keqe se njollat e verës së kuqe në tapet apo divan, por mos përdorni kripën duke menduar se do ta thithë verën. Ekspertët thonë se kripa e thekson njollën për shkak të aftësisë gërryese që ka. Po ashtu, kokërrizat e kripës mund të mbeten në tapet dhe të bëhen një magnet papastërtish.

Mos e përdorni uthullën si zgjidhje për çdo gjë

Uthulla njihet si një pastrues natyral dhe është një zgjidhje e mirë për njollat e vështira, si ato të yndyrës, por ky pastrues natyral përmban acid dhe është gërryes. Acidi mund të dëmtojë drurin dhe gurin natyral, kështu që ekspertët sugjerojnë që ta mbani larg nga sipërfaqet e drurit apo mermerit.

Mbajeni pastruesin e dritareve larg nga kompjuteri

Përbërësit që ndodhen zakonisht në pastruesit e dritareve dëmtojnë ekranin e kompjuterit. Sipas ekspertëve, pastruesit e dritareve mund të heqin shtresat anti-refleks që ndodhen në ekranin e kompjuterit dhe, po ashtu, mund të shkaktojnë mjegullim të ekranit.

Rekomandohet që për pastrimin e kompjuterit të përdoren peceta mikrofibër me pastrues të përshtatshëm për ekrane, që nuk përmban alkool.

Continue Reading

Keshilla

Rrudhat e syve nuk kane asnje shans/ Ky eshte kremi BIO i zones se syve qe e beni vete ne shtepi

Published

on

By

Mikesha të dashura, siç e kam përmendur dhe herë të tjera, mosha e gruas dallohet në dy pika, në sy dhe në qafë, sado operacione plastike që të bëjë dikush, prapë së prapë atje nuk luftohet gjendja, thjesht bëhet një lloj përmirësimi, por asgjë e veçantë…

Femrat kur janë shumë të reja, domethënë nën 30 vjeç nuk para i japin shumë rëndësi problemit të rrudhave, sepse mendojnë se do të qëndrojnë gjithmonë aq në moshë. Mirëpo kur fillojnë e shikojnë vijëzat e para përreth syve dhe buzëve i zë paniku. RUAJENI RECETEN QE TA KENI GJITHMONE!

Po tani ç’do bëjmë thonë? Nuk lënë më mjekë sharlatanë pa vizituar dhe kremra të shumëllojshme pa provuar. Efektet? Shumë herë shpërfytyrohen se sa rregullohen. Kujdesja e lëkurës duhet të nis herët, rreth të 25-ve, gradualisht me kremra hidratues dhe antirrudhë.

Kremrat që shiten në farmaci përmbajnë sasi të mëdha kimikatesh, kimikatet janë armiku më i madh i lëkurës, në vend që ta ripërtërijnë, shpesh herë nxitin plakjen e saj. Ndaj tregohuni të kujdesshme dhe të rezervuara në përdorimin e tyre.

Sot, po ju publikoj për herë të parë një recetë ekskluzive kremi antirrudhë për sytë. Personalisht, megjithëse jam ende shumë e re për kremra të tilla dhe fatmirësisht deri tani nuk kam asnjë rrudhë, as nga ato të shprehisë, kam filluar ta aplikoj për të parandaluar shfaqjen e tyre.

Dua që kur të shkoj 30 vjeç të vazhdoj të kem lëkurën që kam sot, të pastër, të lëmuar, pa njolla dhe sigurisht të freskët.

Për përgatitjen e kremit do të nevojiten:

–          2 lugë vaj ulliri

–          3 lugë dyll bletësh

–          Një grusht valeriana dhe rozmarinë

–          8 lugë ujë-trëndafili

Përbërësit e mësipërm ziejini në një enë për rreth 30 minuta. Pastaj kullojini, ndërsa masa është ende e ngrohtë shtoni dhe 8 lugë ujë-trëndafili. Kremin ruajeni në derën e frigoriferit dhe përdoreni 1 herë në javë (po të doni akoma dhe çdo ditë, why not?), para se të flini.

Continue Reading

Keshilla

Te presesh floket eshte ide e keqe?! Ja si kane ndryshuar per mire keto 10 vajza/foto

Published

on

By

Mund të jetë një vendim i vështirë, por kurrsesi i gabuar. Flokët e gjatë jo përherë janë ide e mirë, me gjithë “gjysmën e bukurisë” që mbartin.

Vetëm pak guxim dhe mund të kesh një pamje tërësisht të re, të freskët, të zbulosh modelin që të shkon më shumë se çdo flok i gjatë.

Je në atë pikën kur pikërisht guximi të mungon?

Ja një galeri me foto, për pak nxitje dhe me vrap takim tek parukierja. Por duke qene se parukerite jane te mbyllura mbani shenime dhe menjehere sapo te hapen shkoni dhe beni modelin tuaj te preferuar.

Ndryshimi qe vjen nga prerja e flokeve mund te transformoje plotesisht pamjen tuaj.

Continue Reading

Trending