Connect with us

Aktualitet

Sirtarët e vjetër; Ka pafund mënyra për t’i ricikluar

Published

on

Një sirtar i vjetër të cilin nuk e përdorni më, ose sirtarët e dollapit që keni zëvendësuar në dhomën e gjumit, mund të shndërrohen në objekte të tjera të dobishme. Mjafton të keni dëshirë, pak fantazi dhe do të argëtoheni me këto proces riciklimi kreativ, duke e bërë arredimin e shtëpisë të veçantë dhe shumë origjinal.

Le të shohim së bashku disa ide origjinale të ripërdorimit të sirtarëve të vjetër:

· Një sirtar i vjetër mund të bëhet një raft muri për banjën, me një dozë ‘shaby’.

· Një sirtar i vjetër mund të transformohet në një mbajtëse origjinale lulesh ose bimësh.

· Sirtarin tuaj të vjetër mund ta ktheni edhe në një mbajtëse bizhuterish të fiksuar në mur ku mund të varni varëset, byrzylykët dhe të vendosni edhe mini-vazo për të mbajtur unazat, spilat dhe objekte të tjera të vogla.

· Sirtarët e vjetër mund t’i ktheni edhe në rafte muri për dhomat e fëmijëve, ku ata mund të vendosin librat dhe t’i pikturojnë sipas dëshirës.

· Një sirtar i vjetër mund të kthehet në vendin e preferuar të kafshës suaj shtëpiake, mjafton të vendosni një jastëk në të.

· Një sirtar i ricikluar mund të jetë një ide shumë glamour për tabakanë me të cilën mund të hani mëngjesin në shtrat ose në mbrëmje.

·Sirtarët e vjetër mund të transformohen edhe në mbajtës lodrash për fëmijët dhe mund t’i sistemoni poshtë shtratit të tyre.

· Nëse janë të mëdhenj, mund të shndërrohen në një tavolinë origjinale për sallonin. Mund t’i vendosni edhe një xham sipër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do te keni nje tradheti nga 1 person i afert/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horskopi

Published

on

DHIMBJE SHPIRTERORE

Sot Asteroidi Kentauros Xhiron ne Dash eshte ne kundershtim me Asteroidin Ascliptio ne Peshore

Asteroidi Ascliptio lidhet ne menyre alegorike me situaten e shendetit dhe me aftesine per te lehtesuar plaget qe kane lene pervojat ne shpirt dhe ne trup

Ne monopatin tone te veshitire te gjithe mbartin ne kete rrugetim dyshimet personale fobite shqetesim dhe agoni

Trau mat dalin ne siperfaqe dhe na mbushin me shqetesim

Ne kete moment mund te dali ne pahe semundja Sem undje fizike shpirterore dhe spirituale

Sot tregohet se ku ne harten tuaj Astrologjike jane pikat e dobeta te cilat po te keqmanxhohen apo te lodhen mund tju rrezikojne shendetin tuaj ne keto dite te veshtira

Dashi

Sot per ju dita rezervon nje problem me koken apo stresin i cili vjen dhe ju mblidhet nese nuk keni marredhenie te mira ne martese apo me te tjeret

Demi

Psikologjikisht keni kaluar periudha te veshtira mbylljeje dhe tashme qe doni te hapeni ndjeheni te frikesuar dhe te pamundur Pikerisht kjo mbyllje ju shkakton presion Nese keni veshtiresi me punen mos u lodhni me teper Aty ka njerez qe nuk ju duan

Binjaket

Problemet ne diten e sotme vijne nga shoqeria dhe nje marredhenie erotike e cila mund tju tradhetoj ne nje ambjent shoqeror duke ju renduar egoizmin Kjo sjell probleme me zemren

Gaforrja

Ceshtje te karrieres dhe te pamundesise per te kontrolluar situatat do behen problematike edhe per shendetin tuaj i cili do rendohet kryesisht ne pikat qe vendosin ekuilibrin e trupit si probleme me mesin dhe veshkat

Luani

Pikerisht ju me lajmet jo shume te mira dhe planet e puneve qe veshtiresohen apo permbysen mund te keni nje nervozizem shume te larte qe shkakton probleme me frymemarrjen dhe melcine

Virgjeresha

Nje ceshtje e rendesishme ekonomike e cila po shkon e po vjen dhe nje ceshtje personale qe kthehet ne deshtim ne dashuri mund tju shkaktoj probleme me ndjenjen e hakmarrrjes qe mund te perkthehet ne helmim te trupit nga toksinat e rrezikshme te trupit

Peshorja

Harmonia ne diten e sotme do jete e rendesishme per ju Por nese partneri juaj apo dikush i afert nuk e ndihmon situaten ju do ngeleni vetem dhe kjo mund te erkthehet me ndjesine e braktisjes dhe melankolise e cila shoqerohet me dhimbje koke

Akrepi

Humbja e shpreses per nje romance apo per nje ecuri normale ne dashuri mund te behet pike e dobet ne lidhje me shendetin tuaj psikologjik dhe mund te shoqerohet me shtim oreksi per te abuzuar me embelsirat

Shigjetari

Per ju dita eshte e rendesishme per nje aktivitet qe doni te beni apo per nje argetim qe ju ka munguar Ne te kundert do beheni e kunderta e argetimit dhe gezimit duke qene agresive Kujdes me sherret dhe aksidentet teroidet

Bricjapi

Cdo ceshtje familjare dhe karriere mund te perkthehet ne nje pike te dobet sot per ju sidmos per te afermit tuaj Ky stres ju sjell probleme me stomakun dhe ssistemin tretes Kujdes me pijet alkoolike

Ujori

Duket se gjithcka sot ka te beje me menyren si i shikoni dhe i parashikoni gjerat planet dhe marredheniet Ne nje dyshim te tille do humbni veshtrimin e qarte edhe realisht Kujdes me shikimin syte e mendjes dhe syte konkrete

Peshqit

Nje marredhenie e fshehte qe ju ka lodhur dhe sot tenton tju lodhe akoma me shume do behet shkak qe te ndjeheni te pafuqishem dhe nje gjendje e pashpjegueshme apo semundje e pashpjegueshme mund tju shqtesoj

Continue Reading

Aktualitet

Do te filloni nje jete te re jashte vendit/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 25 Nentor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Më e mira është të tregoheni bashkëpunues me të gjithë sot dhe do përfitoni akoma më shumë. Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të mundoheni t’i bëni xhelozë ata që keni në krah pasi atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Saturni do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sentimentale. Do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë më tepër sesa kaq. Në punë përgatituni për një propozim të ri e mjaft interesant. Pranojeni sepse vërtet mund t’iu stresojë pak në fillim, por do kënaqeni më pas. Buxheti ka për t’iu krijuar probleme shumë shpejt pasi nuk do jeni në asnjë moment të matur me shpenzimet.

Demi

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Edhe pse pa ndonjë emocion shumë të fortë, gjërat në përgjithësi do ecin mirë për ju. Nëse keni një lidhje pasioni do mungojë sot në jetën tuaj sentimentale megjithatë nuk do keni probleme apo debate me partnerin. Ndonjëherë gjërat duhen marrë me qetësi të plotë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe do realizoni disa takime të veçanta. Në punë do keni goxha gjëra për të bërë, por pak e nga pak do ja dilni mbanë. Mbështetja e disa kolegëve të vjetër do jetë e vyer. Sipas Dritare.net, buxheti mund të ketë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni për shtëpinë apo mjetet e punës.

Binjakët

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Ka mundësi që sot të mos ndiheni të sigurt për asgjë dhe do keni frikë edhe të shpreheni lirshëm. Ju të dashuruarit duhet të jeni në çdo moment të arsyeshëm dhe vigjilentë pasi në të kundërt mund t’iu lindin probleme të mëdha me partnerin. Nëse jeni beqarë duhet ta shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për takime sepse sot mund të jetë dita juaj. Në punë do jenë bashkëpunëtorët ata që do ju vënë më në pah pasi vetë jeni të turpshëm. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë nga sa ju e kishit menduar gjithë këto kohe kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël.

Gaforrja

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Sot është momenti të pranoni ose të refuzoni kontrata. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Në mbrëmje planetët do ua plotësojnë dëshirat një e nga një. Ju beqarët nuk do doni të fillojnë lidhje edhe pse disa persona do bëjnë të pamundurën për t’iu pasur gjithë kohës pranë. Në punë do e keni ju në dorë vazhdimësinë e gjërave. Sa më të kujdesshëm e të matur të tregoheni, aq më mirë për ju. Në planin financiar do jetë Marsi që do ndikojë negativisht dhe mund të sjelle probleme të njëpasnjëshme në këtë sektor. Merrni masa pa pasur tronditje të forta.

Luani

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Ndryshe nga më parë sot nuk do rini asnjë moment në qetësi. Gjithë kohës do doni të jeni në veprim. Nëse keni një lidhje, zemra juaj do vlojë nga emocionet gjithë kohës. Do ndiheni për mrekulli në çdo moment dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë sekondë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar edhe aventura kalimtare mjafton që të ndiheni mirë. Në punë mos u fiksoni pas detajeve të vogla, por fokusojuni tek thelbi. Keni për ta parë sa të fituar do dilni. Buxheti do jetë ende delikat. Pavarësisht nga përpjekjet e bëra nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Për fatin tuaj të madh sot do përjetoni shumë emocione. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje jeta juaj do ketë shumë përmirësime. Do jeni më të hapur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek puna dhe nuk do i përkushtoheni gjetjes së dashurisë. Në këtë mënyrë do mbeteni me të njëjtin status. Në punë nuk do mungojnë intrigat nga kolegët, por ju do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni. Pavarësisht sa kohë do ju marrë keni për ta realizuar objektivin final. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj, kështu që mos u shqetësoni për asgjë.

Peshorja

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Ditë e kontrastuar ka për të qene kjo e sotmja. Shpesh mezi do e besoni që keni në realitet dhe jo në ëndërr. Ju që jeni në një lidhje nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi apo vështirësia. Do dashuroheni gjithmonë si do e ndieni dhe zemra do jetë e mbushur plot. Ju beqarët me shumë gjasë do realizoni një takim tejet të veçantë dhe vendimtar, i cili do ndryshojë goxha gjëra në jetën tuaj. Pozicioni i Saturnit ka për të qene mjaft i favorshëm për punën. Më në fund do i realizoni disa nga projektet më të rëndësishme. Sipas Dritare.net, buxhetin mos e lini pas dore sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Gjatë kësaj dite më mirë mos merrni vendime të rëndësishme, por reflektoni gjerë e gjatë për gjithçka. Ju të dashuruarit do mundoheni me sa të mundeni të ruani një klimë sa më të qetë. Nëse shihni që partneri është i mërzitur apo me nerva, shmangi debatet. Ju beqarët do jeni diskretë dhe nuk do pranoni të dilni nëpër takime me çdo person që do iu ftojë. Në punë nuk do jeni shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por yjet do iu sjellin fat dhe do përmbyllni projektet e nisura. Me buxhetin duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni. Po shpëtuat sot pa probleme, edhe e ardhmja do jetë e mirë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Ndryshe nga sa mund të duket, kjo ka për të qenë një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shume e ngrohtë dhe e mbushur me emocion. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse zemra do iu rrahë fort kurdoherë. Ju beqarët do jeni me shumë shije dhe do joshin personin e duhur. Lidhje mund të mos filloni, por do jeni në rrugën e duhur. Në punë nuk do ndiheni aspak nën presion dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Pritet goxha përparime. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që mos ju dalin surpriza të këqija.

Bricjapi

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Edhe pse në disa momente do ju duhet të përballoni disa sfida sot, me dëshirë dhe vullnet keni për t’ia dalë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e favorshme dhe e këndshme. Do ndani çdo ide, çdo kënaqësi, por edhe çdo brengë me partnerin, prandaj do afroheni edhe më tepër me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë ditë me fat. Ju do arrini më në fund ta bëni për vete personin më të përshtatshëm. Në punë do keni ambicie dhe vullnet të hekurt kështu që keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Buxhetin vështire se mund ta kontrolloni dot dhe mund të keni edhe ndonjë tronditje.

Ujori

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Për shkak të ndikimit negativ të Jupiterit dhe Marsit, as sot nuk do i kaloni dot problemet që ju kishin dalë. Për ju të dashuruarit kjo ditë do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të diskutoni qetësisht me atë që keni në krah dhe do i thoni njëri-tjetrit fjalë të rënda. Ju beqarëve nuk do ju pëlqejë vetmia dhe do jeni gati të provoni edhe aventura kalimtare vetëm për të mos u ndier vetëm. Në punë do jeni të pavëmendshëm dhe mund të keni edhe debate me kolegët. Kjo do ua vështirësojë më tepër gjërat. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

Peshqit

Horoskopi i datës 25 nëntor2020

Nuk do keni më aq komplekse sa më parë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Nuk do jeni më as pesimistë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Do jeni më shprehës nga më parë dhe marrëdhënia në çift do ketë përmirësime. Ju beqarët do goxha takime, por mirë është të mos mendoni projekte serioze menjëherë. Në punë mundohuni të gjeni zgjidhje më praktike për çdo gjë. Surprizojini edhe shefat. Financat kanë për të qene goxha të mira dhe mund të kryeni të gjitha investimet që keni menduar prej kohësh.

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi i dashurise per vitin 2021/ Kjo eshte shenja qe do te perjetoje vitin e dashurise se vertet

Published

on

Në fund të vitit ne shpesh raportojmë se çfarë ndodhi në atë që sapo mbaroi dhe gjithmonë pyesim veten se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Ç’thonë yjet për 12 muajt e ardhshëm për sa i përket dashurisë? Jeni gati për ta zbuluar?

Dashi

Në vitin 2020 Jupiteri dhe Saturni kanë lënë shumë pak hapësirë për zemrën. Por tani – për fat të mirë për ju – energjia ndryshon, përmirësohet. Nga qershori i kaluar e tutje, Marsi ju ka ndezur me pasionet e tij, me dëshirën e tij për gjëra të veçanta, ato që mbase vetëm 2021-shi do t’ju japë. Venusi do të jetë aleati i vërtetë i dashurisë për ju në shkurt, prill, korrik dhe gjithashtu në tetor, ndërsa Marsi – një zëdhënës autentik i erosit – do shfaqet nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut dhe pastaj përsëri në tetor, duke sjellë të gjithë forcën e instikteve, nevojën për të pasur pasione të tjera. Kini parasysh datën e 20 tetorit dhe 12 prillit nëse doni të përmirësoheni në fushën e ndjenjave.

Demi

Ndërsa do të jeni shumë të zënë me menaxhimin e Jupiterit dhe Saturnit me çështjet e tyre praktike, mos harroni t’i kërkoni Venusit, planetit tuaj, një dorë për ndjenjat e për çështjet e zemrës. Viti 2021 premton të jetë intensiv, por interesant, ndoshta sepse Venusi nuk do të ndalet kurrë, domethënë nuk do të dorëzohet para ngjarjeve. Prandaj mënyra juaj e të dashuruarit do të jetë vendimtare, e sigurt, gjithmonë e gatshme për t’u përfshirë. Venusi do të jetë veçanërisht miku juaj në janar, mars, në gjysmën e parë të majit dhe gjithashtu në verë, me pak fjalë, për një kohë të gjatë. Marsi do të jetë një aleat i mirë deri në fillim të marsit, majit dhe më pas në gusht. Datat më të mira për të falur dashuri do të jenë ato të 11 majit dhe 19 nëntorit.

Binjakët

Për të kuptuar nëse 2021-shi do të jetë një vit i rëndësishëm (dhe me fat) në dashuri, thjesht shikoni Jupiterin, i cili është ylli që përshkruan më mirë afeksionet tuaja. Në mes të majit dhe më pas nga fundi i korrikut, janë momentet kur punët e zemrës ndoshta do të jetë më të lehta dhe do të keni më shumë fat. Mërkuri, planeti juaj, do të kalojë një pjesë të mirë të vitit mes shenjave miqësore duke ju bërë të ndiheni shumë të fortë, gjithmonë të gatshëm për të përjetuar dashuri, sfida e ndjenja. Afërdita do t’ju sjellë shumë ëmbëlsi në shkurt, maj dhe në pjesën e dytë të gushtit. Ndërsa datat e 26 majit dhe 10 qershorit do t’ju bëjnë vërtet protagonistë të marrëdhënieve që po përjetoni.

Gaforrja

Ju keni shumë nevojë për lehtësira, njerëz dhe situata që thonë “po”, që nuk krijojnë probleme për mënyrën e të shprehurit të ndjenjave. Për një kohë të gjatë, Jupiteri dhe Saturni (kundër) ju kanë penguar të përjetoni shumë gjëra. Edhe yjet do të binden se meritoni më shumë, si pasojë nuk do të keni më punë me kundërshtime, sepse Jupiteri do t’ju ndihmojë të rriteni, duke sjellë fat për realizimin e ëndrrave tuaja dhe në ambiciet sentimentale. Momentet më të mira? Nga 24 qershori deri më 10 korrik, edhe pse yjet duke filluar prej mesit të janarit do t’ju japin një dorë në çdo vendim në çift që do t’ju duhet të merrni.

Luani

Saturni është kundër, por kjo nuk do të thotë që jeni të privuar nga ndenjat dhe dashuria përgjatë këtij viti. Gjatë 2021-shit, do të keni mundësinë të përcaktoni më mirë pozicionin tuaj në një marrëdhënie, duke u përpjekur ta konsolidoni atë. Ose, nëse nuk e doni këtë gjë, do të kuptoni që ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Erotizmi dhe pasionet do të jenë të pranishëm nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut, falë kalimit të Marsit në Luan. Ndërsa Venusi siguron ëmbëlsi dhe përkëdhelje midis marsit dhe prillit dhe pastaj përsëri në korrik. Lajme të reja dhe disa përmirësime do të ndodhin në mes të shkurtit (ose pak më parë) dhe në javën e parë të gushtit.

Virgjëresha

Jupiteri do të lëvizë dhe kjo do të thotë që dikush, në muajt e ardhshëm, do të vendosë të gjejë guxim dhe pasion, të jetojë gjithçka më mirë, madje edhe ndjenjat. Vëzhgoni Jupiterin veçanërisht nga mesi i majit deri në fund të korrikut (sidomos nëse keni lindur në gusht), pozicionimi i tij mund t’ju sjellë një tension ose konfrontim me partnerin tuaj. Për fat të mirë, Afërdita do ta zbusë vitin tuaj nga mesi i prillit deri në mes të majit dhe më pas nga 23 korriku deri në gusht, ndërsa erosi do të jetë i pranishëm së bashku me Marsin në janar dhe shkurt. Datat që favorizojnë punët e zemrës për Virgjëreshën do të jenë ato të mesit të marsit dhe fundit të shtatorit. Takime pranverore parashikohen, ndërsa zgjedhjet dhe vendimet do të merren me mbërritjen e vjeshtës.

Peshorja

Edhe për shenjën tuaj, 2020-a sigurisht nuk ishte shumë e mirë: pozicionimet dhe kundërshtimet shpesh i bënin marrëdhëniet paksa të tensionuara. Tani ju keni një dëshirë të madhe për të shkuar më tej, për të hedhur hapa në vijim. Jupiteri dhe Saturni do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë, argëtuese dhe të këndshme. Me pak fjalë, do të ndiheni më të sigurt dhe të aftë për të jetuar plotësisht një ëndërr. Marsi do të bëjë që të ndiheni më afër pasioneve, sidomos në muajt mars, prill dhe tetor. Më në fund, periudhat e mesit të prillit dhe fundit të tetorit janë shumë të favorshme për zemrën.

Akrepi

Ju mund të përfitoni nga pozicionimet e Saturnit dhe Jupiterit (ky i fundit vetëm pjesërisht), së bashku me lëvizjet gjithmonë të drejtpërdrejta të Venusit dhe Marsit, për të vendosur më në fund të sqaroni marrëdhëniet, me mënyrën tuaj të trajtimit dhe jetesës së një marrëdhënieje. Jupiteri, megjithatë, do të jetë shoku juaj nga mesi i majit deri në fund të korrikut dhe do të jetë një ndihmë e fortë, e rëndësishme, diçka që do t’ju lejojë të kaloni një kohë shumë argëtuese, me emocione që do të shpërthejnë. Marsi do t’ju japë një dorë sidomos në qershor, korrik dhe pastaj përsëri në dhjetor, periudha në të cilat do të keni nevojë. Nga ana tjetër, Venusi do të bëjë të takoheni me dashurinë në mars, prill, korrik dhe tetor.

Shigjetari

Do të duhet të komunikoni më shumë, të bini në sy, të vëzhgoheni ndërsa lëvizni midis dashurive dhe tundimeve. Jupiteri, deri në mes të majit, do t’ju shërbejë pikërisht për këtë, për të mos bërë gabime me qëndrimet, me lëvizjet dhe iniciativat e lidhura me zemrën. Mundohuni të besoni në veten tuaj, të jeni më të sigurt për pamjen tuaj. Pozicionimi i Marsit do t’ju ndihmojë. Merrni parasysh se Mërkuri do t’jua vështirësojë punët me dashurinë, ndërsa gjithçka do të shkojë shumë më mirë deri në mes të marsit dhe pastaj në verë. Mos harroni Hënën e Re më 10 qershor, sepse kjo do të jetë një kohë e veçantë për takime.

Bricjapi

Gjithçka lëviz në shtëpinë e dytë, atë të gjërave praktike, konkrete, për këtë do të keni një qasje shumë më fizike me të tashmen, me vitin tuaj. Sidoqoftë, dashuria me siguri do të ketë diçka interesante për t’ju treguar deri në ditët e para të marsit dhe më pas nga fundi i korrikut deri në mes të shtatorit. Venusi, me ëmbëlsinë e tij, do të përpiqet të ngjyrosë zemrën tuaj në janar, në maj dhe më pas nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit. Me pak fjalë, në ato periudha do të jeni më romantikë se zakonisht. Periudha që do t’ju sjellë fat në çift është në mes të janarit. Do të gjykoni më mirë një situatë të çështjeve të zemrës rreth 10 korrikut.

Ujori

Gjithçka është e mundur kur shenja jonë është shenja më me fat e vitit. Fakti është, të dashur Ujorë, që Jupiteri dhe Saturni do të bashkohen (ata e bëjnë këtë gjë çdo 20 vjet) menjëherë pranë jush, me efekte të pashmangshme edhe në jetën tuaj në çift. Ju keni nevojë të rriteni, të zhvilloheni, t’u jepni jetë dhe formë marrëdhënieve që kanë rëndësi. Do të jeni të sigurt për atë që dëshironi me të vërtetë, me disa hezitime të mundshme vetëm nga fundi i majit deri në mes të tetorit, kur Saturni do të jetë në prapavijë. Marsi do të ndezë pasione të reja në pranverë dhe vjeshtë. Venusi do t’ju japë aq shumë ëmbëlsi në shkurt, maj dhe nga mesi i gushtit deri në mes të shtatorit. Hëna favorizon një ndodhi të rëndësishme në shkurt dhe gusht.

Peshqit

Në pjesën qendrore të vitit 2021, do të jeni në gjendje të mbështeteni në një forcë speciale, në një siguri që nuk është shumë e zakonshme. Mërkuri do të jetë aty për t’ju kujtuar periudhat kryesore kur duhet të fokusoheni te ndjenjat: nga fillimi i majit deri në mes të korrikut nuk duhet të neglizhoni emocionet e atyre që doni. Ndërsa nga fillimi i janarit deri në mes të marsit çështjet e zemrës nuk do të jenë shumë të rëndësishme. Venusi do ta bëjë bashkëjetesën të bukur në muajt mars, qershor dhe pastaj përsëri në shtator. Marsi do të ndezë pasionet në maj dhe nëntor. Më në fund, Hëna e mesit të marsit dhe fillimit të shtatorit do të favorizojë takimet.

Continue Reading

Trending