Connect with us

Aktualitet

Do nisni nje jete te re jashte vendit/ HOROSKOPI date 4 Gusht i detajuar per cdo shenje

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni të hapur për gjithçka dhe plotësisht të bindur se për të pasur një jetë të lumtur duhen provuar edhe gjërat më të çuditshme. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft dinamike. Çdo moment do jetë interesant dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga ai që keni në krah. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë më parë nga sa e kishit menduar. Në punë duhet të përkushtoheni më tepër në mënyrë që të arrini rezultatet e menduara. Mos harxhoni kohën kot duke u konfliktuar me kolegët. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur sepse situata mund t’iu ndryshojë sa hap e mbyll sytë.

Demi

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni tejet kërkues dhe nuk do kënaqeni me pak. Herë pas here madje do ju fillojnë probleme serioze sepse nuk do toleroni. Ju që keni një lidhje nuk do kaloni një ditë shumë të lehtë. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë do filloni ta shihni me një sy tjetër një mik të vjetër, por tani për tani as që do guxoni t’i shprehin ndjenjat. Sipas Dritare.net, në punë do jeni super të ngarkuar. Do ndieni lodhje, por ama nuk do preferoni të ndaleni asnjë moment. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi pafund.

Binjakët

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Do jeni gjatë gjithë kohës të frymëzuar sot dhe të gatshëm për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk mund t’i arrinit kurrë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Shpesh do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin për të cilin keni ëndërruar dhe do qëndroni ende vetëm. Në punë askush nuk do ua kalojë dot dhe keni për të arritur gjëra me të mëdha. Do ji shohin me habi dhe zili pafund. Financat, për fat të mirë, do jenë shumë më të ekuilibruara nga më parë dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Gaforrja

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do keni pikëpamje ndryshe për jetën. Do jeni më të bindur për gjërat që dëshironi të bëni vërtet. Nëse keni një lidhje, ju dhe partneri do jeni gjithë kohës bashkë dhe askush nuk do mund tua prishë harmoninë. Të gjithë do ju kenë zili për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por mund të filloni edhe një lidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Jupiteri do e favorizojë mjaft sektorin profesional. Do i përfundoni projektet e nisura dhe mund të mendoni për të reja që do ju sjellin përfitime të përhershme. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë sepse do kryeni shpenzime të konsiderueshme.

Luani

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Gjërat do rregullohen mjaft sot për ju dhe do keni një vizion shumë më pozitiv për jetën. Nuk do jeni më pesimistë si më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin dhe kjo nuk do lejojë që mes jush të lindin probleme. Nëse jeni beqarë duhet t’i bëni sytë katër në çdo moment sepse persona interesantë do shfaqen atëherë kur nuk e prisni. Në punë do keni shumë dëshirë t’i ndryshoni gjërat. Propozojuni shefave idetë që keni dhe ata kanë për t’iu mbështetur fort. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Urani do ju bëjë edhe më të fortë gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo lëvizje të mundshme për të mos dalë të humbur. Për ju të dashuruarit çdo gjë ka për të shkuar më së miri. Do keni një komunikim dhe një bashkëpunim për t’u adhuruar. Nëse jeni beqarë nuk duhet kurrsesi t’i hidhni sytë nga personat që e kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do lëndoheni, do iu prishni harmoninë edhe të tjerëve. Në planin profesional gjithçka do ju ecë mirë. Do e dini mirë rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ngurroni as të merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar, po bëtë pak kujdes më shumë, gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do keni reflekset e duhura për të vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe situata do përmirësohet. Nëse keni një lidhje më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Gjithçka mes jush do ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët nëse ecni me sy mbyllur drejt një personi që nuk e njihni mirë keni për t’u lënduar. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më të përqendruar tek objektivat që iu janë dhënë dhe do bëni përpjekje kolosale për t’ia dalë. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do arrini të bëni edhe disa investime të menduara para shumë kohësh.

Akrepi

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Ka mundësi të jeni shumë në stres gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as vetë nuk do arrini ta menaxhoni veten. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju te dashuruarit do jeni më shumë xhelozë nga më parë dhe marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë aspak e qëndrueshme. Mund të debatoni edhe për gjëra të kota. Ju beqarët do jeni mjaft realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në këtë mënyrë do e mbroni veten nga zhgënjimet. Në punë do jeni pafundësisht kreativë, por duhet të gjeni kolegët e duhur me të cilët të bashkëpunoni. Po gabuat nuk do arrini athje ku doni. Në planin financiar do keni probleme serioze po u nxituat të kryeni shpenzime marramendëse.

Shigjetari

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Sot do jeni më pak kokëfortë dhe më të hapur për të folur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale kjo e sotmja. Do e dini mirë çfarë nevojash keni ju dhe do dini çfarë të bëni për ta kënaqur edhe partnerin. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur të mos e presin situata do ju dalë jashtë kontrollit. Në punë do keni divergjenca me disa kolegë, por shefat do dinë t’iu këshillojnë si duhet. Deri në mbrëmje do keni sqaruar gjithçka dhe do jeni më të qetë. Me financat do duhet sa më shumë maturi. Po nuk u treguat të kujdesshëm situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit.

Bricjapi

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Nuk do keni më përballje të forta gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni më realistë dhe do i merrni gjerat dalëngadalë. Ju të dashuruarit do i rrezoni të gjitha tabutë që keni pasur dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë rrjedhë. Keni për t’u ndier më mirë se kurrë më parë. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Në punë më mirë përqendrohuni tek gjërat kryesore dhe jo tek detajet e vogla sepse keni për të mbetur shumë mbrapa. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi. Po kryet investime të ekzagjeruara situata mund të ndërlikohet tej mase.

Ujori

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Mërkuri do ua forcojë goxha intuitën gjatë kësaj dite dhe do e kuptoni menjëherë edhe kur të bëni gabime. Nëse keni një lidhje mos thoni gjëra të pamenduara sepse padashje mund ta lëndoni atë që keni në krah. Nga ana tjetër mundohuni të ruani një komunikim të ngrohtë dhe mos u tregoni kokëfortë. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do arrini dot ta shmangin krijimin e një lidhjeje. Në punë Dielli dhe Hëna do ju mbështesin dhe do arrini të gjeni edhe zgjidhje për problemet që keni pasur. Gjendja e financave do jetë disi e paqëndrueshme, megjithatë nuk duhet të alarmoheni.

Peshqit

Horoskopi i datës 4 gusht 2020

Planetët do i keni miq gjatë kësaj dite dhe ata do ua tregojnë përherë rrugën më të mirë që duhet të ndiqni për të arritur një qëllim. Për u të dashuruarit do ketë vetëm momente të qeta dhe pa më të voglin problem do jetë kjo e sotmja. Bëni gjithë kohës atë që do ndieni dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por vetëm pas një personi do tërhiqeni veçanërisht. Duhet t’ia shprehin atij së më parë ndjenjat. Në punë do keni në dorë disa detyra interesante dhe argëtuese. Do e bëni çdo gjë me qejf e dëshirë të madhe. Me financat do jeni të arsyeshëm dhe të organizuar. Nuk do keni as problemin më të vogël në këtë sektor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Me rroba banje dhe trupin si ngjale/ Ja si duket Elvana Gjata e zh veshur ne plazh

Published

on

Elvana Gjata eshte shkeputur prej kohes nga muzika dhe kohet e fundit e kemi pare edhe te distancuar nga rrjetet sociale.

Ajo eshte nje femer mjaft terheqse dhe e bukur, pervec zerit te embel qe ka.

Kengetarja e njohur, ka befasuar te gjithe ndjekesit e saj me disa foto te publikuara se fundmi.

Ajo shfaqet e veshur me bikini bardhe e zi te brendit ‘’Chanel” te kombinuara me atleta dhe kapele.

Ne kete rishfaqje, Elvana duket e mrekullueshme dhe super ne forme.

Ne fotot e publikura komentet dhe pelqimet kane qene te shumta nga fansat e saj.

Continue Reading

Aktualitet

Do te keni nje permbysje te gjerave/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi per ndryshime

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 22 SHTATOR 2020

JOSHJE E PAPLANIFIKUAR

E Marte dhe eshte dita e ekuinoksit Vjeshtor Dita e barabarte me Naten

Sot kemi nje ndikim midis Uranit ne Dem me asteroidin Kirki ne Dem

Nje takim i fuqishem shume magnetik

Asteroidi Kirki ne harten e cdo kujt tregon nje pike joshjeje nga e cila jo te jithe e kane mundesine te shpetojne Vetem ata qe ndihmohen nga Yjet

Kirki ne Mitologji eshte ishulli i magjepsur ku marinaret shpetojne nga mbytja por mbeten peng e joshjes apo situatave te magjishme duke menduar se kane gjetur parajsen

Mund te sjelli o shpetimin o humbjen

Urani ne Dem permbys cdo gje e quhet e qendrueshme Ka 10 vjet qe kerkon te mos gjejme zgjidhjen e lehte apo te volitshme sepse e bukura argetimi dhe joshja na pret diku tjeter me ndryshme

Dashi

Duhet sot ne ceshtjet ekonomike te mos josheni nga momanti i magjishem apo realiteti qe ju ofrojne Dicka si prapaskene egziston Po keshtu edhe ne jeten personale

Demi

Ne jeten personale sot keni nje takim me nje person qe ju mbaj per disa kohe duke ju mbushur menden se eshte varianti me i mire per ju Thjesht do ju magjeps

Binjaket

Nje ndryshim pune do ju fus ne nje mendim te eret duke dashur te merreni me dicka qe sjell fitime por qe ju fut ne ujra te panjohura Do merrni nje risk personal pune apo jete personale

Gaforrja

Nje ndryshim drejtimi apo orientimi ne lidhje me qellimet tuaja do ju nxjerr ne nje det me stuhi nga e cila do shpetoni me veshtiresi Po varet si do ta trajtoni vendin e ri

Luani

Do ju ofrojne nje pozicion pune ku do ndjeheni se eshte si nje varke shpetimi ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq do ta cileson si ndryshimin e jetes

Virgjeresha

Do bini ne duar te huaja edhe fizikisht si person por edhe profesionalisht si shfrytezim Do jeni pak a shume si objekt argetimi per dike me johje te madhe

Peshorja

Sot Dielli ne shenjen tuaj dhe do shkelqej per ju dhe ndoshta jeta do marri nje drejim te ri qe nuk e prisnit Ne disa raste do jete drejtim i mire ne disa raste katastrof

Akrepi

Njerzit perball jush do tentojne te bejen nje kryengritje e cila ne fakt do ti hedhi ne krahet e dikujt qe do ti manipuloj deri ne thelb Duhet ta kuptoni qe kjo ska te beje me ju Ata zgjodhen rrugen e tyre

Shigjetari

Ne lidhje me punen do kaloni nje rrezik te madh deri ne humbjen e saj apo te ndonje bashkepuntori qe ju e kishit per zemer Gjithsesi dikush do interesohet per ju Urojme te dali per mire

Bricjapi

Ne dashuri do gjeni nje liman te ri por jo te sigurt Ka mundsi tju nxjerre nga realiteti por do ju shpetoj nga mbytja E mira eshte se duhet te vendosni vete te ktheheni ne realitget

Ujori

Nje shpartallim i cuditshem i planeve tuaja por nje perralle e re e cila ju fut ne boen e saj perrallore dhe ju fal mireqenie te madhe dh dashuri por do jete gjithcka nje magjepsje e bukur

Peshqit

Do ta pranoni dhe sapunin per djath mjafton te mendoni se jeni ju ata qe keni fituar ne lidhje me nje marredhenie personale dhe po shijoni lirine me kusht me nje person tjeter apo joshje ilegale

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi date 22 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me fat e dites me parate

Published

on

Dashi Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë.

Demi Lidhja e nesërme Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do ta përdorni atë energji për të përfunduar një projekt që do duhej të ishte përfunduar kohë më parë. Ky mund të jetë shansi juaj i fundit.

Binjakët Do ju duhet të shmangni debatet me njerëz të vështirë për probleme të vogla në mënyrë që ta koloni mirë ditën. Fakti është se keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe nuk mund t’ia lejoni vetes harxhimin e kohës dhe energjisë me budallallëqe.

Gaforrja Nuk keni mangësi në aftësitë komunikuese nesër, por duhet të siguroheni t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Mbi të gjitha ju duhet të bëni kujdes të mos u jepni kundërshtarëve informacion që mund ta përdorin kundër jush.

Luani Këshilloheni shumë nesër të kujdeseni që të mbani edhe një sy pas nesër, sepse përreth do të keni njerëz që pëlqejnë t’ju provokojnë dhe t’ju bëjnë të bëni gjëra që të dukeni keq. Përballoni provokimet.

Virgjëresha Ato çfarë do të ndodhin në ditët në vijim do të jenë kulminimi i të gjitha mendimeve dhe përpjekjeve që keni bërë për të përmirësuar veten përgjatë vitit të fundit. Udhëhiquni nga mendimet dhe mos u frikësoni t’ia nisni një rruge krejtësisht të re.

Peshorja Nuk keni pse të rre zikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e nesërme Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrez ikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë.

Akrepi Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme.

Shigjetari Keni tendencën t’i tregoni botës se sa i fortë jeni, por nuk pse e bëni këtë për të ecur përpara në rrugën tuaj. Drejt sukseseve mund të arrini edhe me më pak dëshirë për t’u dukur.

Bricjapi Mos vizitoni të njëjtat vende të vjetra dhe të shpenzoni kohë me të njëjtat fytyra të vjetra – provoni të udhëtoni pak më shumë se zakonisht nesër. Jeni më i lumtur kur jeni në lëvizje.

Ujori Duhet të jeni plotësisht i bindur mbi ato që jeni në gjendje të bëni para se të merrni angazhime të reja. Mund të keni shumë vetëbesim, por planetet ju këshillojnë se disa situata janë më mirë të shmangen.

Peshqit Lidhja e nesërme mes Diellit dhe Plutonit do ta bëjë më të lehtë për ju të besoni se mund të merrni botën përballë dhe të fitoni. Pa dyshim që mundeni, por pse të merrni një rr ezik të tillë, kur mund të shfrytëzoni edhe njerëzit e tjerë.

Continue Reading

Trending