Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI i muajit GUSHT nga astrologia MERI/ Kjo eshte shenja me FAT e muajit

Published

on

ARASHIKIMI ASTROLOGJIK I MUAJIT KORRIK & GUSHT

Në datën 20 është Hëna e re dhe duhet të marrim nisma dhe iniciativa. Data 27 është një datë shumë e bukur që mund të na realizojë një ëndërr, një perspektivë.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12. Dashi

– Ne nuk themi patjetër që Dashi do të jetë në një pozicion kaq të vështirë, sepse është futur edhe Marsi në shenjën e vet, planeti i veprimit dhe energjisë. Unë do t’i shikoj dashët shumë aktivë, por përveç aktivitetit dhe energjisë që do të shpenzojnë, dashët duhet të kenë shumë kujdes në diagonalen karrierë-familje. Do të përballen me shumë çështje familjare.

11. Binjakët

– Afërdita në shenjën tonë është çliruar, nuk është më e kundërt, por do të vazhdojë kundërshtinë e vet deri më 7 Gusht. Binjakët duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet erotike, ndërpersonale dhe në planet e tyre që mund t’i marrin pak më lehtshëm, por aty mund të kenë një kurth.

10. Luani

– Luanët janë në këtë pozicion megjithëse Marsi do t’i ndihmojë shumë gjatë Korrikut. Luanët do të dalin, të argëtohen dhe do të gjejnë ndonjë mënyrë për të shkuar larg, megjithëse rrugët janë të mbyllura ende. Por ata kanë një problem me çështjet e punës dhe në çështjet e shëndetit. Data 5 Korrik tregon të gjithë problematikën e një pune dhe data 20 tregon daljen nga vështirësitë.

9. Demi

– Demët janë në këtë pozicion megjithëse eklipset e muajit Korrik nuk i prekin ashpër. Tek ta vazhdojnë sërish prapaskenat në jetën e tyre personale ose në çështjen ekonomike. Këtu do të kemi prapaskena, ndonjë skandal, ndonjë marrëdhënie të fshehtë që i vë kufizime, detyrime, ose është e keqe. Do t’i vërë përsëri në vështirësi. Demët të kenë kujdes.

8. Shigjetari

– Sa i përket anës ekonomike, shigjetarët mund të pretendojnë shumë për ekonominë e tyre, megjithëse në vështirësi si muaj, ata do të bëjnë më të mirën. Jetën erotike do ta kenë shumë të larmishme gjatë muajit Korrik, flirtuese, nuk është se do të vendosin për diçka. Do ta shijojnë ata vetë, do të eksplorojnë.

7. Peshorja

– Peshoret do të jenë një nga katër shenjat që do të jenë dominante gjatë muajit Korrik. Janë në vendin e shtatë sepse peshorja do të na peshojë të gjithëve dhe do të peshojë edhe vendin e vet. Nëse peshoret ia dalin në muajin korrik të triumfojnë nga këto përballjet e mëdha, do të ndihmojnë vetën dhe jetën sociale të ne të tjerëve.

6. Virgjëresha

– Janë në mesin e artë. Do të marrin lajme të mira në jetën personale dhe për planet e tyre që kanë për të ardhmen, por edhe për udhëtimet. Megjithëse udhëtimet duket se janë të bllokuara, unë mendoj se muaji Korrik pas datës 12 do të japë një avantazh ose një mënyrë të re të shikimit të gjërave.

5. Ujori

– Për pushime edhe Ujorët do të piketojnë Shqipërinë se nuk kanë ku të venë. Ujorët janë njerëzit që duan të eksplorojnë. Ata në fakt muajin Korrik e kanë muaj pune, sepse do të marrin një punë të re, ose do të duan të dalin nga një bllokim shpirtëror. Ata nuk duhet të fillojnë një punë të re deri me datën 12 dhe nuk duhet t’u besojnë analizave mjekësore deri me datën 12 Korrik.

4. Akrepi

– Korriku muaj i nxehtë, muaj uji. Akrepi është shenjë uji dhe besoj se ka një kombinim të mirë me gaforret dhe bricjapët. Por duhet të shikojë mirë çështjet e punës. Do të ndihen antagonistë në shumë plane, edhe në ato erotike. Kujdes me çështjet ligjore të prapambetura.

3. Peshqit

– Më në fund Peshqit dolën në det, dolën në verë. A shijojnë se janë lodhur, por gjatë muajit Korrik do të bëjnë gjëra të mira dhe në lidhje me familjen e shtëpinë, do ndërtojnë, do rindërtojnë. Janë në një pozicion komod, do të kenë udhëtime, dashuri, njohje të reja dhe do ta shijojnë verën më së miri.

2. Bricjapi

– E meritojnë vendin e dytë. Hëna e Plotë në shenjën e tyre në datën 5. Diagonalja Bricjap-Gaforre do të jetë nga më të përfolurat gjatë muajit Korrik. Mund të mendoni shumë gjëra, mund të bëni shumë bashkëpunime. Mund të keni edhe sprova të forta me përballje të forta. Nuk janë në vendin e dytë sepse janë shumë mirë, por sepse do të provokohen të bëjnë shumë gjëra.

1. Gaforrja

– Kanë filluar edhe gaforret të ankohen shumë sikur unë nuk po i trajtoj si duhet, por është një vit që gaforret e kanë me shumë përballje. Duhet ta pranojnë tashmë, sepse kanë përballë Bricjapin, Saturnin, Jupiterin. Ka shumë gjëra që rikthehen. Gaforret kanë qenë me mbrojtje deri këtu, tashmë muaji Korrik do t’i tregojë se sa do të ecin përpara. Deri më datën 12 kujdes me vendimmarrjet personale në punë dhe me vendime të rëndësishme. Data 20 nis dhe i çliron.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E kanë jetën e dashurisë lëmsh dhe janë shumë konfuze/ Kjo eshte shenja e horoskopit me e pavendosur

Published

on

Sot do të flasim për 5 shenjat zodiakale më konfuze në dashuri. Dihet që kur është fjala për dashurinë nuk ekzistojnë rregulla universale që janë të vlefshme për të gjithë. Dashuria është e bukur pikërisht sepse nuk kuptohet, edhe pse në një farë mënyre horoskopi përpiqet të na ndihmojë.

Sipas Astrologjisë, çdo shenjë zodiakale ka një qasje precize (dhe të ndryshme) për sa i përket dashurisë dhe këto janë 5 shenjat më konfuze sipas ekspertëve të Horoskopit.

Në vendin e pestë kemi Ujorin. Ujori është një shenjë që e do pavarësinë dhe lirinë, prandaj e ka shumë të vështirë të lidhet me dikë. Jo se janë alergjikë ndaj dashurisë, thjesht janë një shenjë që kur bëhet fjalë për dashurinë, janë pak ndryshe nga të tjerët.

Në vend të katërt është shenja e Bricjapit. Bricjapi është një shenjë që i dedikohet fort punës dhe i ka prioritetet të vendosura qartë.

Po kujt i takon medalja e bronzit? Në vendin e tretë kemi shenjën e Akrepit, i cili nuk mund t’i mungonte këtij klasifikimi që në fund të fundit, flet për shenjat e vështira. Dihet që Akrepi është një nga shenjat më të vështira në gjithçka.

Në dashuri, shenja e Akrepit është kërkuese dhe e rreptë. Kërkon shumë si nga vetja, ashtu dhe nga personi që ka në krah. Ja pse është e vështirë të bësh të dashurohet një person të shenjës së Akrepit.

Vendi i dytë është për shenjën e Gaforres. Të habitur? Gaforrja është një nga shenjat më konfuze dhe si pasojë është shumë e vështirë dhe në dashuri.

Por kujt i përket vendi i parë? E pabesueshme, por e vërtetë, medalja e arit shkon për Binjakët. Janë një shenjë që lodhen shpejt dhe kanë vazhdimisht nevojë për stimuj dhe të reja.

Continue Reading

Aktualitet

Xhemi Shehu largohet nga ”Portokallia”/ Ja cfare ka thene ajo per largimine e saj si prezantuese

Published

on

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu mengjesin e sotem kane dal per kafe per t’a nisur diten bashke. Pavaresisht impenjimeve apo shtatezanise se Arbanes te dyja shoqet e gjejne gjithmone kohen per t’a kaluar caste sebashku.

Moderatoret e njohura njihen dhe per miqesine e ngushte qe kane prej vitesh me njera-tjetren e cila eshte per tu admiruar aq me teper per faktin se te dyja ushtrojne te njejtin profesion, gje qe ne ditet e sotme e ndeshim rralle.

Arbana ka postuar nje foto ku shihet prane mikes se saj duke shijuar kafen e mengjesit. Moderatorja e dashur per publikun, bashkengjitur fotos shkruan “ Beautiful mornings with babe”.

Nje ndjekese e ka pyetur Xhemin “ E vertete qe s’do jesh me ne Portokalli”? dhe moderatorja i eshte pergjigjur “Po’’.
Xhemi nuk ka dhene ende nje pergjigje nese do te jete ne ndonje program tjeter .

Continue Reading

Aktualitet

Ka shtepine me te bukur nga vipat shqiptar/ Brenda viles luksoze te kengetares Maja

Published

on

Nje prej zonave me te shtrenjta e me luksoze qe ka banore edhe emra te njohur te shkowbiz-it shqiptar eshte kompleksi i Vilave Long Hill, ne periferi te Tiranes. Edhe kengetarja Maja Alickaj eshte nje prej banoreve te ketij kompleksi.

Maja ka hapur dyert e shtepise dhe ka rrefyer me shume per gjithcka eshte ndertuar aty brenda.

Ajo tregoi edhe debatate me bashkeshortin per gjerat qe ajo enderronte t’i kishte ne vilen e saj te re pervec detajeve ne dekorin e shtepise luksoze.

Pavaresisht vleres se kushtueshme , ne kete zone ne periferi te Tiranes ia vlen te investosh, tregon artistja. Ka ajer te paster, eshte larg zhurmes se metropolit por ka edhe shume hapesire qe i jep mundesi artistes te shijoje çdo kend te saj. Beni, bashkeshortit te Majes eshte arkitekt dhe eshte kujdesur per cdo detaj te shtepise se tyre.

Nuk kane qene te paktat raste me deshirat e saj apo me tendencat qe ka pare online, te kerkoje ndonjehere edhe gjera te pamundura por ne fund ia kane dale.

Maja duke shpjeguar me detaje per arredimin gjate kesaj periudhe tregon “Kur me pyesin sa kohe na ka kushtuar, une pergjigjem ‘nuk e them, se ashtu eshte nje muhabet’. Ne te vertete, na ka marre shume kohe, por e kemi ndertuar ngadale. Edhe per shkak te angazhimeve dhe projekteve, na ka zgjatur. Ka pasur edhe periudha te gjata kur nuk kemi punuar fare. Tamam tamam, ndoshta nje vit na ka marre dhe 5, 6 muaj intensive”

Edhe pse u ka kushtuar shume kohe, sot i gezohen shtepise se bukur e cila u dhuron shume kenaqesi.

E gjitha eshte bere nga duart e bashkeshorit, ndaj Maja eshte e lumtur qe nga duart e tij gjithçka eshte vendosur ne vendin e duhur: “Cdo gje eshte bere me duart e Benit. Nuk ka asnje lloj shansi qe te mos jete ne vendin e duhur, eshte shume merakli”, – thote artistja.

Gjithcka rreth e rrotull eshte kuruar me shume kujdes duke nisur qe nga hyrja kryesore, dhoma e gjumit, salloni, kendi i punes dhe ballkoni. Nuk mund te mos kishte ne shtepi nje shenje nga vendlindja e tyre pasi midis pikturave te tjera gjendet edhe nje picture nga Llogaraja dhe pisha flamur.

Continue Reading

Trending