Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i dashurisë për muajin Korrik/ Ndarje, martesa, lidhje të reja çfarë ka rezervuar Venusi për ju

Published

on

Dashi

Historitë e dashurisë që kanë lindur së fundmi mund të bëhen shumë shpejt të rëndësishme. Megjithatë, nëse nuk keni shumë kohë që i keni dhënë fund një lidhjeje, s’jeni shumë të hapur ndaj mundësive të reja. Ju këshilloj që t’u jepni fund të gjitha lidhjeve që nuk funksionojnë dhe të mos i zgjasni më shumë se ç’duhet. Ndoshta ky është çasti që shumë nga ju kanë pritur për të reaguar dhe për të zgjidhur problemet familjare apo sentimentale.

Data 18 do të karakterizohet nga një agresivitet verbal. Korriku nuk do të ketë shumë pasion, ndryshe nga fundviti, që do t’i kushtohet më shumë dashurisë. Shumë nga të lindurit në shenjën e Dashit kërkojnë lidhje të përkohshme. Keni pasur shumë probleme në aspektin profesional dhe atë sentimental dhe është krejt normale që çmimin e këtyre të fundit ta ketë paguar gjendja juaj fizike. Dhimbja e kokës dhe ankthi janë problemet më të zakonshme.

Demi

Ndjenjat këtë periudhë janë shumë kontradiktore dhe jo shumë të forta. Çiftet që janë martuar këtë vit apo që janë bërë me fëmijë po përballen me një ndryshim të madh të jetës së tyre dhe nuk dinë si t’i kontrollojnë emocionet. Nuk ka qenë aspak e lehtë për ta. Në këtë periudhë do ta keni të vështirë të gjeni entuziazmin. Mund të keni përballë Princin e Kaltër apo zanën, dhe prapë s’do ta vini re. Rreth datës 13 tensioni do të arrijë kulmin. Bëni kujdes se mos humbni dikë që ju do shumë.

Me këto yje do ta keni të vështirë t’u hapni zemrën të tjerëve ose mund të gaboni duke rënë në dashuri me një person që ju e dini mirë se s’bën për ju. Mos fajësoni fatin, ky është një lloj mekanizmi vetëmbrojtjeje që e aktivizoni kur jeni në kërkim të dashurisë, por keni frikë nga përgjegjësitë. Të lindurit e shenjës së Demit e kanë të lehtë të shndërrohen në persona të ftohtë, aspak miqësorë apo të bëhen snobë apo selektivë kur duan. U jepni duart të tjerëve me elegancë, me buzëqeshje dhe me fjalë të thëna troç.

Binjakët

Lidhjet e dashurisë që janë krijuar këta muajt e fundit mund të bëhen të rëndësishme, por të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të gatshëm të heqin dorë nga njerëzit që nuk shërbejnë si pikë referimi në jetën e tyre, pasi kërkojnë me ngulm qartësi dhe stabilitet. Çiftet që janë në krizë mund të vendosin për një divorc të mundshëm gjatë muajve të parë të vitit 2021.

Nëse keni një partner prej kohësh, bëni mirë t’i jepni pak hapësirë. Ndonjë qortim i vogël herë pas here nuk është problem, por debatet e gjata duhet t’i shmangni medoemos. Venusi ushqen fantazinë gjatë ditëve të para të korrikut , ndërsa Marsi sensualitetin pas datës 11. Nëse nervozizmi mbizotëron në marrëdhënien e tuaj, duhet të gjeni një mënyrë të re për ta jetuar lidhjen.

Gaforrja

Gjatë muajit gusht keni kaluar një krizë në çift, tani gjërat mund të rimëkëmben, nëse ju e doni vërtet. Situata është krejt ndryshe për ata që janë të vetmuar dhe që presin një lajm, një emocion apo një mesazh dashurie. Në datën 13 janë të favorizuara takimet e reja, por edhe datat 22 dhe 23 do të ofrojnë shumë mundësi. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje gjatë dy viteve të fundit, duhet të përpiqen të kapërcejnë krizat dhe keqkuptimet dhe të besojnë më shumë te të tjerët.

Problemet më të mëdha i keni me të lindurit në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores. Emocionet e korrikut janë të bukura, por s’do të zgjasin shumë. Dëshira juaj për të ndryshuar mbizotëron mbi të gjitha. Një përmirësim i dukshëm i energjive tuaja pas datës 10.

Luani

Çiftet që prej shumë kohësh kanë një lidhje “tërhiqe mos e këput” tani në korrik do t’i japin zgjidhje gjithçkaje. Duhet të flisni troç. Tetori do të jetë një muaj i vështirë, ja pse ju këshilloj t’i sqaroni gjërat që tani. Gjithçka që do të lini pezull, do të shndërrohet në një problem të madh brenda 30 ditëve të ardhshme. Muaji nis mirë, por në datën 9 edhe Venusi kthehet kundër jush dhe bashkë me të edhe ankthi, që jo gjithmonë vjen për shkak të mungesës së dashurisë.

Ata që punojnë apo udhëtojnë shumë, do të akuzohen se s’i kushtojnë shumë kohë familjes. Dyshimet do të rriten më së shumti pas datës 20. Ata që kanë dy lidhje paralele, tani duhet të bëjnë një zgjedhje. Keni dyshimet tuaja ndaj të lindurve në shenjën e Akrepit dhe Demit. Rikuperoni energjitë, pasi tetori do të jetë shumë i vështirë.

Virgjëresha

Dashuria do të shndërrohet sërish në protagoniste të jetës suaj. Nëse po lind diçka me një të shenjës së Akrepit apo Demit, gjërat do të shkojnë mirë. Takime të reja emocionuese për beqarët, edhe pse këta të fundit janë të paktë. Rastet nuk do të mungojnë për ata që dëshirojnë. Bashkë me partnerin/en po mendoni për gjëra të mëdha, për një fëmijë apo për një aktivitet të përbashkët privat.

S eksi është sërish protagonist në marrëdhënien tuaj, sidomos në datën 18. Edhe pse s’para ju pëlqen rreziku, në këtë periudhë jeni të gatshëm të eksperimentoni. Të shkuarën e keni hedhur pas krahëve. Edhe ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha do ta marrin veten shumë shpejt.

Peshorja

I keni të gjitha mundësitë për të nisur gjithçka nga e para. Keni ide të reja për t’i shfrytëzuar. Horizonti bëhet më i madh dhe ju duhet të bëni përpara. Mos prisni gjëra që do t’ju ndryshojnë jetën, por, nëse krahasoni të tashmen me të shkuarën, gjithçka është më mirë. Marrëdhëniet që kanë pasur probleme muajt e shkuar tanimë e kanë më të lehtë të gjejnë zgjidhjet që nevojiten. Edhe lidhjet e krijuara gjatë verës, sidomos gjatë gushtit, tani kanë më shumë emocione.

Udhëtimet shpeshherë sjellin dashurinë dhe ndonjë takim i papritur me një person të këndshëm mund të ndodhë. Pasioni do të rikthehet në jetën tuaj. Çdo diskutim dhe konflikt do të zgjidhet me dozën e duhur të dashurisë. Ju leverdis të mos debatoni me familjarët apo me një ish të dashur për çështje financiare apo që lidhen me trashëgimitë.

Akrepi

Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në datën 9. Ndryshime të mëdha ju presin, do të harroni të shkuarën, vetëm në mos qoftë e shkuara që kthehet sërish te ju. Në fakt, çiftet që janë ndarë për një diskutim të pavlerë dhe që janë ende miq dhe gëzojnë besim te njëri-tjetri, nuk përjashtohet mundësia të që lidhen sërish deri në fund të vitit. Ata që s’duan të kthehen pas, do të mendojnë më me qetësi për të ardhmen. Venusi do të ndeshet me Jupiterin dhe kjo përplasje mes dy planetëve do të arrijë kulmin në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit.

Kjo është periudha më e mirë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Jeta intime shkon për mrekulli. Nëse s’gjeni atë çka duhet te partneri, do të kërkoni dikë tjetër. Harroni kush ju ka lënduar në të shkuarën. Do ta merrni veten në mënyrë të menjëhershme, edhe pse duhet të shmangni sforcimet e mëdha, sidomos rreth datës 20. Përmbajeni agresivitetin.

Shigjetari

Korriku do të jetë një muaj i bukur edhe për ndjenjat. Jupiteri po hyn në shenjën tuaj, ndaj shumë çifte do të kërkojnë të bëhen me fëmijë apo të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Por edhe ata që janë ndarë, do të ndihen të lirë dhe të lumtur me jetën e tyre. Gjithçka që nis javën e fundit të korrikut do të jetë plot fat.

Edhe ata që deri më tani e kanë shmangur dashurinë, do të bien në kurthin e ndjenjave. Takimet pas datës 20 janë më të favorizuarat. Yjet ju mbrojnë edhe në aspektin fizik, madje mund të kapërceni edhe probleme që kanë lindur në të kaluarën. Mos u lodhni më shumë se ç’duhet në datat 8 dhe 9.

Bricjapi

Yjet e korrikut do të mbrojnë dashurinë dhe sensualitetin, i cili është shumë premtues në datën 9. Një skuadër e bukur planetësh ju mbështet fort. Mërkuri ofron mundësi të reja. Mund të zgjidhni çështje të vjetra që i kishit lënë pezull.

Zemra e vetmuara duhet të futen në lojë, edhe ata që janë të zhgënjyer. Pranoni njohje të reja dhe nëse tregoni kujdesin e duhur, gjithçka do të shkojë mirë. Një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më të rëndësishme. Rruga juaj në fushën e ndjenjave po ndryshon për mirë.

Ujori

Dashuria s’do të ketë shumë rëndësi për ju këtë muaj, pasi duhet të zgjidhni disa çështje me karakter praktik që janë më të rëndësishme. Edhe çiftet e konsoliduara do të kenë probleme mes tyre, pasi një nga të dy është i detyruar t’i kushtojë më shumë rëndësi punës dhe do të udhëtojë më shumë.

Kujdes duhet të bëjnë çiftet që janë në krizë prej kohësh. Mos nënvlerësoni dashuritë e reja. Kujdes nga personat, e shkuara e të cilëve është disi e dyshimtë. Gjatë korrikut do të ndiheni shumë nervozë, keni shumë gjëra për të menduar apo për të bërë. Ditët e provave më të forta do të jenë data 13 dhe 16.

Peshqit

Të lindurit në shenjën tuaj kanë gjithmonë një qëndrim pozitiv ndaj të tjerëve, por edhe ti ke të drejtë të të duan. Tensionet që kanë pasur disa çifte do të thellohen më shumë në datat 9 dhe 16. Bëni kujdes në familje, pasi duhet të merrni një vendim shumë të rëndësishëm.

Tregohuni të vëmendshëm ndaj një ish-partneri që nuk gëzon për lumturinë tuaj. Sa më shumë i afrohemi korrikut, aq më i madh stresi, ankthi dhe dëshira për të ndryshuar gjithçka në jetën tuaj. Jeni njerëz të veçantë dhe shumë emocionalë. Kujdes nga emocionet e pakontrollueshme, sidomos në datat 9, 10, 22 dhe 30.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do te merrni nje shume te madhe parashe/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do lumturohet gjate TETORIT

Published

on

Dashi

Të ardhurat në buxhetin e familjes suaj dhe shpërndarja dhe përdorimi i tyre mund të jenë një burim tensioni midis anëtarëve të familjes suaj. Mund të ketë ndonjë ndërlikim ose vonesë në paratë që prisni të merrni.

Demi

Tetori do të jetë bujar me ju financiarisht, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni të paarsyeshëm. Organizoni mirë buxhetin tuaj, merrni parasysh të ardhurat tuaja të rregullta dhe mos u mbështetni në para shtesë ose fitime të papritura.

Binjakët

Surpriza këtë muaj do të lindin në punën, karrierën ose biznesin tuaj dhe do të krijojnë emocione të këndshme, do të arrijnë rezultate ose fitime të rëndësishme. Mund të përdorni trendet e favorshme të këtij muaji për prezantime, intervista të reja pune dhe më shumë.

Gaforrja

Nëse udhëtoni këtë muaj, jini të kujdesshëm me dokumentet dhe paratë. Nëse është e mundur, mos paguani asgjë paraprakisht, por gjithashtu mos lejoni që surprizat e papritura t’ju gjejnë të papërgatitur. Disa nga ngjarjet e mira këtë muaj që do të ndodhin në familjen tuaj do të lidhen me të ardhurat financiare ose fitimin nga biznesi familjar dhe të tjera.

Luani

Sa i përket punës suaj, ju do të jeni më të tensionuar këtë muaj, veçanërisht nëse punoni në fushën e financave ose puna juaj ka të bëjë me paratë.

Virgjëresha

Sidoqoftë, mund të zhgënjeheni ose të mashtroheni për paratë që do të kenë lidhje me dikë në familjen tuaj. Do të keni një kohë të favorshme për të stabilizuar dhe organizuar financat personale ose familjare, për të blerë gjëra të rëndësishme për komoditetin e shtëpisë ose për sezonin e dimrit.

Peshorja

Gjatë këtij muaji do të duhet të bëni një shpenzim për një fëmijë ose një të ri. Arsyeja padyshim që do të jetë e mirë, pasi mund të ketë të bëjë me edukimin, zhvillimin e disa talenteve në fushën e artit, muzikës apo sportit.Në tetor, është e mundur të përfshiheni në çështje të ndryshme financiare me fëmijë të vetëm ose nipër të rritur tashmë.

Akrepi

Nëse keni lindur nën shenjën e Akrepit, në tetor do të përjetoni një konflikt të pakëndshëm me të afërmit e një natyre financiare. Probleme në lidhje me paratë mund të ndodhin edhe në vendin tuaj të punës, në një institucion qeveritar (bankar), etj.Në përgjithësi, gjatë këtij muaji kini kujdes nëse puna juaj ka të bëjë me para, shitje, nëse punoni në një bankë ose institucion krediti.

Shigjetari

Në tetor, ju do të jeni të kënaqur me zhvillimin e favorshëm të çështjeve tuaja financiare me miqtë, të afërmit ose njerëzit që janë të përkushtuar në planin tuaj.Gjatë këtij muaji, shumë prej jush do të gëzohen në rrjedhën e parave që do të vijnë përmes njerëzve të afërt.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji do të keni angazhime në lidhje me zgjidhjen e marrëdhënieve financiare, marrjen ose dërgimin e parave, etj.

Ujori

Në tetor, përgjithësisht do të keni mundësi më të mira financiare. Kjo do të ndodhë falë pagës tuaj të mirë, shfaqjes së mundësisë për punë jashtë orarit ose punës me kohë të pjesshme. Ju do të jeni të kënaqur me paratë, por puna juaj do të jetë më shumë.Gjatë këtij muaji do të merrni lajme ose një dokument në lidhje me një çështje financiare, zgjidhja e të cilave do të jetë në favorin tuaj.

Peshqit

Në tetor, ju mund të prisni ngjarje të mira parash ose do të keni të ardhura më të larta financiare kryesisht nga puna juaj. Por, mos bëni para dhe fitime të lehta ose të shpejta këtë muaj.

Continue Reading

Aktualitet

Do i hapen portat e fatit/ Kjo eshte shenja e horoskopit me FAT per muajin TETOR 2020

Published

on

Akrepi: një muaj plot me fat!

I dashur Akrep, Tetori do të jetë një muaj me shumë fat për shenjën tuaj! Mërkuri më në fund ka hyrë në bashkim: ndikimi i tij i dobishëm, së bashku me favorin e Jupiterit, do t’ju ndihmojë të arrini qëllime të rëndësishme në fushën e punës dhe t’ju sjellë gjithnjë e më pranë përmbushjes suaj personale.

Edhe nga pikëpamja sentimentale, Tetori premton shumë: planeti Venus do të kthehet për t’ju buzëqeshur që në ditën e 3, gati për t’ju dhuruar një muaj të tërë dashurie dhe pasioni.

Për beqarët, takimet do të favorizohen, dhe me shumë mundëi njeriu i jetës suaj mund të mbërrijë gjatë këtij muaji.

Continue Reading

Aktualitet

Dikush do perpiqet tju veri shkopinj ne rrota/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I DT 29 SHTTOR 2020

KUJTIME TRAUMATIKE

E Marte dt 29 dhe Xiron ne Dash ndodhet ne kundershtim me Diellin ne Peshore

Ky kombinim sjell pervoja te keqija nga femijeria qe kane prishur ekuilibrat tona dhe ecurine e marrdhenive

Nderkohe nuk duhet te harrojme lidhjen e veshtire midis Marsit te kundert ne Dash me Saturnin ne Bricjap

Cfarre ditesh te veshtira

Dielli ne Peshore ne kundershtime me xiron ne Dash tregon ndikimin e n je figure apo prototipi mashkullor te veshtire

Nje baba nje vella apo nje partner
Mund te mohojme veten tone dhe familjen per ta kerkuar kete prototip diku tjeter nese jemi ndjere keq ne femijeri

Nese prototipi mashkullor na plagos ne jeten tone si te jete babai si te jete burr si te jete shefi na bene ta rezervojme dhimjen dhe ta shprehim tek ata qe jane te dobet para nesh ose tek vetja jone

Dashi

Sot dta per ju ka nje konflikt ne cift nese jenii femer do shikoni vuajtejet qe ju ka shkaaktuar nder vite partneri dhe do ndjeheni melankolike Meshkujt do kene probleme me eproret

Demi

Dita sot mbart strese qe lidhen me shendetin dhe nje shok qe e keni kolege pune apo bashkepuntor Do kuptoni se ky dikushi ju ka lodhur se shumti

Binjaket

Kjo dite do ju kujtoj nje traume nga jeta erotike kur keni qene ne moshe te re dhe akoma ju ka lene disa mangesi ne menyren se si funksiononi ne nje marredhenie Tani doni te beni te fortin ashtu si ju kane trajtuar juve keq

Gaforrja

Nje traume familjare tenton te perswritet kur ju vete doni te ushtroni diktat tek pjestaret e tjere te familjes megjithese nuk jeni babai dhe as keni rol te tille

Luani

Sot do tregoni qe keni nje damar vulgar te ndikuar qe nga femijeria nga nje sjellje jo e mire e te afermve apo e vellezerve Kjo ju ka mbetur ne subkoshience dhe do ta tregoni me sjellejn tuaj hapur

Virgjeresha

Arroganca juaj sot do kete te beje me puhtetin konomik Mund te jeni femer por do deshironit te trgonit force ekonomie apo dikatat pas nje periudhe varferie apo nenshtrimi qe keni kaluar ne femijeri

Peshorja

Do kuptoni sot se megjithese i keni te gjitha vlerat e duhura nuk keni patur shume fat ne martese duke u perpjekur te qetesoni traumat e partnerit ne cift

Akrepi

Nje baba i dhu nshem apo i pakujdesshem mund te kete lene shenje ne jetn tuaj duke ju ulur vetbesimin dhe duke ju bere te gjeni gjithmone personin e gabuar ne jeten tuaj

Shigjetari

Mund te keni shume reputacion ne shoqeri por ne dashuri do ndjeheni vetem dhe bosh ne diten e sotme Por kjo ka te bee edhe me femijet do ju duket sikur nuk ju respektojne

Bricjapi

Per ju baba dhe vella i mire eshte ai qe ka pushtet dhe dominance por kjo nuk do mjaftoj ne diten e sotme kur ta shikoni se jeni vetem ne familje

Ujori

Gjithe problemi sot ka te beje me shoqerine dhe se kush komandon sidomos ne nje ambjent ku ju pretendoni te beheni zot i veshtrimve dhe flerteve Po ne fund gjithmone vjen dikush dhe e prish situaten dhe ju merr shkelqimin

Peshqit

Ndjeheni si viktime megjithese shpirterisht pretendoni se merritoni gjithcka pasi keni dhene gjithcka Sakrificat nuk shperblehen me sakrifica por me dashuri Ne kete rast dashuria ju ka harruar per momentin

Continue Reading

Trending