Connect with us

Sot

Ne do hame darke por ti mos hajde/ Rudina Dembacaj tregon si u dobesua 30 kilogram me kete diete

Published

on

Prej 3 muajsh, aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj është bërë nënë dhe, si për të gjitha nënat, edhe për të, të jetë disa kile mbipeshë është krejt normale. E mësuar me mbipeshën në trupin e saj, Rudina nuk e ka aspak problem edhe këtë fazë të jetës me vetëm 9 kilogramë më shumë se idealja. Sepse ajo dikur ka qenë edhe 35 kilogramë mbipeshë.

Profili që njohin të gjithë nga ekrani nuk është ai që ka pasur dikur Rudina. Në vitin e parë të studimeve të larta, ajo ka pasur kulmin e shëndetit dhe jo pak, por plot 89 kilogramë. E ftuar në “Pasdite në Top Chanel”, Rudina ka treguar edhe historinë e trupit të saj mbipeshë dhe si vendosi të ndryshojë e të rikthehet në një fizik perfekt në një kohë të shkurtër:

“Momenti kur kuptova se duhet të ndryshoja ishte gati si një goditje. Isha në Vlorë te tezja dhe gjatë gjithë kohës ndjeja erë mishi qengji poshtë shtëpisë së saj… Nuk di ta shpjegoj pse, por ishte hera e parë që nuk më pëlqente vetja kur shihesha në pasqyrë…. “ – tregon Rudina për momentin pas të cilit vendosi të hynte në dietë të rreptë.

Ishte koha kur edhe familja, edhe shoqëria kishin filluar ta nxitnin për t’u dobësuar: “Mami më thoshtë ‘ne do hamë darkë, ti mos hajde, se je bërë si lopë.’ Motra (stiliste) nuk më vishte dot siҫ donte… Gati të gjithë e vuanin faktin që unë isha e shëndoshë, përveҫ meje…”

Pas momentit kur kuptoi se duhet të ndryshonte trupin e saj, vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga alkooli: “Kur isha e shëndoshë, më pëlqente shumë birra dhe e vija mbi bark…” Po ashtu, brumrat, picat dhe fast food-et i eliminoi nga dieta: “Për dy muaj isha e transformuar, sepse nga një boom kalorish, unë i përgjysmova.

U bëra doktor i vetes, por duhet një vullnet i hekurt, sepse mua më pëlqente dhe alkooli. Tani, maksimumi im është vetëm një gotë verë, ndërsa kur isha e shëndoshë, pija si kamionist.”

Një gjë që e motivoi edhe më shumë ishte reagimi i njerëzve: “Shikoja reagimet e njerëzve, më motivoi shumë kjo gjë. Nuk i kisha më këmbët si sasiҫe, kisha një vetëbesim edhe më të madh. Për dy muaj nuk ia besova askujt se kisha hyrë në dietë. Më vonë, fillova dalëngadalë edhe palestrën, derisa humba 35 kilogramë për një kohë afër 3-vjeҫare.”

Sekreti i Rudinës për një trup perfekt

– Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që ҫdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme.

– Haja supëra nga më të ndryshmet dhe supersallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme.

– Nuk njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme.

– Eliminova ҫdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri.)

– Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve.

– Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio.

– Pas tre muajsh, pata një rezultat befasues.

Metodat e IF:

– Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Me floket e shkurtra dhe te verdha/ Ja si dukej Rudina Dembacaj kur ishte bjonde njehere e nje kohe

Published

on

Rudina Dembacaj eshte nje prej personazheve me te dashur per publikun.Ajo eshte nje emer mjaft i njohur i skenave te teatrit dhe atyre televizive.

Rudina eshte nje nga personazhet me te perfolur te showbiz-it.

Aktorja dhe moderatorja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria.

U be kohe qe e shohim Rudinen ne ekran po nga ajo kohe e deri tani ajo ka ndryshuar shume.

Ne nje prej fotove te publikuara moderatorja dhe aktorja e njohur shfaqet me floket bionde dhe te shkurtra.

Pamja e saj duket shume ndryshe nga sot por mund te themi qe tani ajo eshte nje prej personazheve me simpatike te ekranit.

Continue Reading

Sot

Me floket pa krehur dhe pa makeup/ Ja si duket Alketa Vejsiu e veshur me kostumin e kuq

Published

on

Jemi mesuar qe moderatoren e njohur Alketa Vejsiu ta shohim cdo here te kuruar dhe elegante. Ajo eshte dalluar gjithmone per imazhin e persosur qe ka krijuar ne publik.

Alketa eshte mjaft e pergatitur dhe prej vitesh e kemi pare ne televizion te drejtoje emisione te ndryshme.

Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet shume e thjeshte. Moderatorja e njohur eshte veshur nje kostum te kuq dhe me floket rremuje.

Alketa duket shume bukur dhe eshte dalluar per stilin e saj te vecante te veshjes.

Gjithsesi ajo mbetet nje nder moderatoret me te bukura per publikun dhe gjithmone do qe te jete sa me perfekte.

Continue Reading

Sot

Ja si te hiqni dhjamin e fundit te barkun pa sharruar nga uria/ Ruajeni receten BIO

Published

on

Dhjami ne fund te barkut i mban grate larg xhinseve te preferuara pervecse eshte i padeshirueshem per tu pare. Sipas hulumtimeve eshte nje nga faktoret e vde kjes se parakohshme dhe nje rrezik serioz shendetesor.

Receta qe do te rekomandojme eshte nje nga me te dobishmet per zhdukjen e dhjamit.Ka rezultate te mahnitshme ne kohe shume te shkurter. Perbersit e kesaj recete nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar te humbni peshe me shpejt.

Perberesit qe ju duhen:

Nje limon

nje tufe majdanoz

nje gote me uje

Perzieni mire majdanozin duke perdorur perpunesin e ushqimit. Shtrydhni lengun e limonit, perzijeni mire me majdanozin dhe ne fund shtoni nje gote uje. Perzieni mire te gjithe perberesit per disa minuta. Rekomandohet qe t’a konsumoni kete lenge ne stomak te zbrazet ne mengjes per 6 dite me radhe.

Pa pasur nevoje te kaloni ore te gjate ne palester apo te largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara, kjo recete do ju ndihmoje te digjni shume kalori. Lengu i limonit eshte agjent i fuqishem antioksidante qe ndihmon ne largimin e toksinave kurse majdanozi eshte jashtezakonisht efektiv sepse permireson tretjen.

Continue Reading

Trending