Connect with us

Sot

Qimet nen lekure nuk durohen/ Ja cfare duhet te beni para dhe pasi te hiqni qimet e trupit

Published

on

Depilimi është mënyra më e përhapur kur bëhet fjalë për largimin e qimeve të padëshiruara nga trupi dhe shumica e femrave e rekomandojnë për shkak se i ka disa përparësi në krahasim me metodat tjera.

Më e mira te depilimi është se qimet largohen nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar 2-6 javët e ardhshme, ndërsa ana negative është se ka dhimbje.

Sigurisht që do te pajtoheni që depilimi është sinonim i dhimbjes. Intensiteti i dhimbjes varet se cilën pjesë të trupit e depilojmë, por gjithashtu edhe vetë personi. Disa e përshkruajnë dhimbjen si të padurueshme dhe që zgjat shumë ndërsa të tjerët si dhimbje momentale të vogël.

Lajmi i mirë është që ekzistojnë disa gjëra qe mund ti bëni që të keni depilim të padhembshëm dhe ti largoheni iritimit (skuqjes) së lëkurës.

PARA DEPILIMIT

Asnjëherë mos u depiloni 1 javë para ciklit menstrual. Në periudhën para ciklit menstrual lëkura është më e ndjeshme, prandaj edhe dhimbja është më e madhe.

Mos konsumoni kafe dhe alkool disa orë para depilimit. Kafeja dhe alkooli e bëjnë lëkurën më të ndjeshme, prandaj nuk është mirë ta konsumoni disa orë para depilimit sidomos nëse keni vendosur të bëni depilim Brazilian (depilim në zonen intime).

Sigurohuni që qimet kanë gjatësi të mjaftueshme.Nuk do të mundeni ti largoni qimet me sukses nëse janë më të shkurta se 5mm. Nga ana tjetër nëse qimet janë më të gjata se 1.5cm dhimbja është më e madhe. Prandaj mundohnuni që kur të depiloheni qimet most të jenë as shumë të shkurta as shumë të gjata. Shkurtoni me gërshërë nëse janë më të gjata sesa gjatësia normale.

Bëni dush me ujë të nxehtë para depilimit. Uji I nxehtë i hap poret dhe qimet dalin më lehtë. Fshijeni / tereni trupin mirë para se të filloni me depilim.

GJATË DEPILIMIT

Mos vini akull. Me qëllim që ta zvoglojnë dhimbjen disa femra vendosin akull mbi lëkurë të depiluar.Por aspak nuk preferohet ta bëni atë para se ta vini dyllin (depiluesin )përshkak se akulli i mbyll poret dhe e shtrëngon lëkurën, dhe ashtu qimet dalim me më shumë vështirësi.

Vendosni shtresa të holla të dyllit. Duhet të veni shtresë të holle të dyllit në drejtim të rritjes së qimeve. Nëse vendosni shtresë të trashë dhimbja është më e madhe.

Shfrytëzoni traka më të vogla. Do të hargjoni më shumë kohë, por do t’iu ndihmojë që dhimbja të jetë më e vogël. Shumë femra tregojnë që në përgjithësi depilimi është më i padhimbshëm kur përdorin traka të vogla.

Merrni frymë thellë.Dhimbja i detyron femrat që të shtëngohen gjatë depilimit. Por është e rekomanduar e kunërta- lirohuni dhe merrni frymë thellë.

Emitoni kollitje. Në disa pjesë të trupit depilimi është ankth i vërtetë. Që ta zvogëloni dhimbjen , tërhiqjani vëmendjen trurit, derisa e tërhiqni trakën kolluni-me të vërtetë ndihmon.

Pas tërheqjes së trakës, shtypeni vendin. Menjëherë pasi që e keni tërhjekur trakën shtypeni vendin me gishtin e madh të shuplakës së dorës. Kjo do t’u ndihmojë që ta zvogloni dhimbjen.

PAS DEPILIMIT

Veni akull. Në folje të najllonit veni disa kocka akull dhe disa minuta freskoni vendet që i keni depiluar. Ajo edhe do ta zvoglojë dhimbjen edhe do ta largojë iritimin (skuqjen) e lëkurës që paraqitet pas depilimit.

Lyni me vaj nga druri i çajit. Ky vaj në mënyrë natyrale e pastron lëkurën dhe e zvoglëlon ndezjen, , e zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e plagëve. Por nëse nuk keni vaj nga druri i çajit mund të përdorni edhe losion me aloe vera.

Disa orë mos bëni dush. Posaqërisht mos bëni dush me ujë të nxehtë përshkak se ashtu do ta iritoni lëkurën.

Mos vishni rroba të ngushta. Robat e ngushta fërkohen për lëkure dhe e iritojnë. 24 orë pas depilimit përdorni rroba të gjëra dhe të pambukut.

Nëse jeni në pushim mos hyni në ujë ditën e njejtë. Uji i ndotur i liqenit dhe uji i kripur i detit shkakton skuqje dhe ndezje, gjithashtu mund të shkaktojë edhe paraqitjen e puqrrave.

Mos u rrezitni 24 orë para dhe pas depilimit. Rrezet ultraviolete e bëjnë lëkurën të ndieshme prandaj është më mirë të rrini nën hijë.

Mos përdorni solarium dhe saunë në 2 ditët e ardhshme. Shmanguni nga sauna dhe solariumi së paku 48 orë deri sa të pushojë lëkura mirë pas depilimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Me floket e shkurtra dhe te verdha/ Ja si dukej Rudina Dembacaj kur ishte bjonde njehere e nje kohe

Published

on

Rudina Dembacaj eshte nje prej personazheve me te dashur per publikun.Ajo eshte nje emer mjaft i njohur i skenave te teatrit dhe atyre televizive.

Rudina eshte nje nga personazhet me te perfolur te showbiz-it.

Aktorja dhe moderatorja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria.

U be kohe qe e shohim Rudinen ne ekran po nga ajo kohe e deri tani ajo ka ndryshuar shume.

Ne nje prej fotove te publikuara moderatorja dhe aktorja e njohur shfaqet me floket bionde dhe te shkurtra.

Pamja e saj duket shume ndryshe nga sot por mund te themi qe tani ajo eshte nje prej personazheve me simpatike te ekranit.

Continue Reading

Sot

Me floket pa krehur dhe pa makeup/ Ja si duket Alketa Vejsiu e veshur me kostumin e kuq

Published

on

Jemi mesuar qe moderatoren e njohur Alketa Vejsiu ta shohim cdo here te kuruar dhe elegante. Ajo eshte dalluar gjithmone per imazhin e persosur qe ka krijuar ne publik.

Alketa eshte mjaft e pergatitur dhe prej vitesh e kemi pare ne televizion te drejtoje emisione te ndryshme.

Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet shume e thjeshte. Moderatorja e njohur eshte veshur nje kostum te kuq dhe me floket rremuje.

Alketa duket shume bukur dhe eshte dalluar per stilin e saj te vecante te veshjes.

Gjithsesi ajo mbetet nje nder moderatoret me te bukura per publikun dhe gjithmone do qe te jete sa me perfekte.

Continue Reading

Sot

Ja si te hiqni dhjamin e fundit te barkun pa sharruar nga uria/ Ruajeni receten BIO

Published

on

Dhjami ne fund te barkut i mban grate larg xhinseve te preferuara pervecse eshte i padeshirueshem per tu pare. Sipas hulumtimeve eshte nje nga faktoret e vde kjes se parakohshme dhe nje rrezik serioz shendetesor.

Receta qe do te rekomandojme eshte nje nga me te dobishmet per zhdukjen e dhjamit.Ka rezultate te mahnitshme ne kohe shume te shkurter. Perbersit e kesaj recete nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar te humbni peshe me shpejt.

Perberesit qe ju duhen:

Nje limon

nje tufe majdanoz

nje gote me uje

Perzieni mire majdanozin duke perdorur perpunesin e ushqimit. Shtrydhni lengun e limonit, perzijeni mire me majdanozin dhe ne fund shtoni nje gote uje. Perzieni mire te gjithe perberesit per disa minuta. Rekomandohet qe t’a konsumoni kete lenge ne stomak te zbrazet ne mengjes per 6 dite me radhe.

Pa pasur nevoje te kaloni ore te gjate ne palester apo te largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara, kjo recete do ju ndihmoje te digjni shume kalori. Lengu i limonit eshte agjent i fuqishem antioksidante qe ndihmon ne largimin e toksinave kurse majdanozi eshte jashtezakonisht efektiv sepse permireson tretjen.

Continue Reading

Trending