Connect with us

Sot

I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve

Published

on

Është e pazakontë, shumë e pazakontë që një VIP shqiptare të pranojë operacionet plastike. Ndonëse shumica e vajzave të showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, shumë pak prej tyre e pranojnë hapur. Ne po ju rendisim 10 prej tyre që e kanë pranuar dhe që në fakt i kanë qarë operacionet plastike.

1.Nora Istrefi ka pranuar që ka fryrë buzët në një intervistë. “I kam fryrë veç pak buzët”, u shpreh këngëtarja dhe duhet thënë që buzët i kanë dhënë vërtet një pamje krejt tjetër Norës.

2.Françeska Jaçe ka bërë hundën dhe e ka pranuar vetë pak kohë më parë në emisionin e Rudinës. “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…”, tha modelja.

3.Lori Hoxha jo vetëm që e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, por ka dhënë edhe arsyen pse e ka pranuar, duke thënë se nuk do që vajzat e vogla të mendojnë se ajo është perfekte. Blogerja nuk e ka thënë ende se çfarë operacionesh plastike ka bërë konkretisht, por rëndësi ka që vërtet duket bukur.

4.Me siguri e prisnit edhe Roza Latin në këtë listë. Duke qenë tip i sinqertë, Roza i ka pranuar ndërhyrjet dhe madje ka njoftuar para se t’i nënshtrohej operacionit. Moderatorja ka bërë buzët, hundën dhe gjoksin.

5.Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e showbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja po përflitet që ka bërë edhe gjoksin.

6.Që Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën. Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.

7.Aurela Hoxha është përfolur shpesh se i është nënshtruar operacioneve plastike megjithatë modelja ka pranuar që ka bërë vetëm buzët. Çfarëdo operacioni plastik të ketë bërë, Aurela duhet ta pranojmë që e ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë për mirë.

8.Edhe pse mosha kalon, Albërie Hadërgjonaj mbetet një nga femrat më te bukura shqiptare e kjo ka bërë që këngëtarja të përflitet shpesh se ka bërë operacione plastike. Por e ftuar tek “Xing me Ermalin” sezonin e kaluar, Albërie tha se i vetmi operacion që ka bërë është hunda dhe madje për këtë operacion është bërë pishman.

9.Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. “Më ka dhembur shumë shpina”, është shprehur ajo. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

10.Nuk mund të harronim pa futur në këtë listë edhe Çiljetën e cila i habiti të gjithë pak kohë më parë kur tha se do të zvogëlonte gjoksin. Ashtu ndodhi dhe këngëtarja e zvogëloi gjoksin me 3 numra. Me gjoks të madh, apo me të vogël, Çiljeta mban ende fronin e një prej vajzave më te bukura shqiptare. Këngëtarja ka bërë gjithashtu edhe hundën tre vite më parë./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Me floket pa krehur dhe pa makeup/ Ja si duket Alketa Vejsiu e veshur me kostumin e kuq

Published

on

Jemi mesuar qe moderatoren e njohur Alketa Vejsiu ta shohim cdo here te kuruar dhe elegante. Ajo eshte dalluar gjithmone per imazhin e persosur qe ka krijuar ne publik.

Alketa eshte mjaft e pergatitur dhe prej vitesh e kemi pare ne televizion te drejtoje emisione te ndryshme.

Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet shume e thjeshte. Moderatorja e njohur eshte veshur nje kostum te kuq dhe me floket rremuje.

Alketa duket shume bukur dhe eshte dalluar per stilin e saj te vecante te veshjes.

Gjithsesi ajo mbetet nje nder moderatoret me te bukura per publikun dhe gjithmone do qe te jete sa me perfekte.

Continue Reading

Sot

Ja si te hiqni dhjamin e fundit te barkun pa sharruar nga uria/ Ruajeni receten BIO

Published

on

Dhjami ne fund te barkut i mban grate larg xhinseve te preferuara pervecse eshte i padeshirueshem per tu pare. Sipas hulumtimeve eshte nje nga faktoret e vde kjes se parakohshme dhe nje rrezik serioz shendetesor.

Receta qe do te rekomandojme eshte nje nga me te dobishmet per zhdukjen e dhjamit.Ka rezultate te mahnitshme ne kohe shume te shkurter. Perbersit e kesaj recete nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar te humbni peshe me shpejt.

Perberesit qe ju duhen:

Nje limon

nje tufe majdanoz

nje gote me uje

Perzieni mire majdanozin duke perdorur perpunesin e ushqimit. Shtrydhni lengun e limonit, perzijeni mire me majdanozin dhe ne fund shtoni nje gote uje. Perzieni mire te gjithe perberesit per disa minuta. Rekomandohet qe t’a konsumoni kete lenge ne stomak te zbrazet ne mengjes per 6 dite me radhe.

Pa pasur nevoje te kaloni ore te gjate ne palester apo te largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara, kjo recete do ju ndihmoje te digjni shume kalori. Lengu i limonit eshte agjent i fuqishem antioksidante qe ndihmon ne largimin e toksinave kurse majdanozi eshte jashtezakonisht efektiv sepse permireson tretjen.

Continue Reading

Sot

Rudina Magjistari dhe Soni Malaj bejn ‘XING’ me te njejten veshje/ Kujt i shkon me shume kostumi?

Published

on

Soni Malaj dhe Rudina Magjistari jane dy nga figurat me te dashura te ekranit shqiptar.

Soni na befason gjithmone e me shume me projektet e saj muzikore ndersa Rudinen e shohim cdo pasdite ne emisionin qe mban emrin e saj ne “TV Klan”.

Kengetarja e njohur kishte veshur nje kostum qe nxirrte ne pah linjat e saj elegante teska ishte e ftuar ne emisionin “Prive”.

Rudina ka bere po ashtu te njejten zgjedhje ne nje nga episodet e emisionit te saj te pasdites.

Te dyja vajzat duken shume bukur dhe ne e kemi shume te veshtire te percaktojme se kujt i shkon me shume. Por ju si mendoni, cila duket me bukur?

Continue Reading

Trending