Connect with us

Sot

Dhembe te bardhe si perla/ Ja si te zbardhi dhembet me receten BIO ne kushte shtepie (jo me sode)

Published

on

Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtoheni dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, ne ju japim disa ide për zbardhjen në kushte shtëpie.

Lëkura e bananes

Bananet janë një burim vlerash ushqimore për organizmin tonë. Por edhe lëkura mund të na shërbejë. Para se t’i hedhim në plehra lëkurat e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët me to për 2 minuta. Më pas lajmë dhëmbët me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe pas një kohe të shkurtër, rezultatet e para janë të dukshme.

Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes i detyrohet mineraleve si potasiumi, magnezi dhe mangani, të cilat gjenden me shumicë tek ky frut.

Luleshtrydhe

Disa luleshtrydhe të shtypura vendosen mbi dhëmbë për 2-3 minuta. Më pas, i shpëlajmë dhëmbët me ujë ose i lajmë me furçë. Luleshtrydhet veprojnë në dy mënyra: me anë të një enzime që njihet si acidi malik, i cili është përbërësi kryesor i shumicës së zbardhuesve të dhëmbëve; dhe me anë të fibrave që veprojnë si pastrues dhe largojnë bakteret që gjenden në gojë.

Lëkurë dhe lëng limoni

Acidi në nivel të lartë që gjendet te limoni vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e përzier me ujë (në masa të barabarta). Por këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin.

Karotat

Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe.

Rregullat për të “shpëtuar” buzëqeshjen

“Mbrojtja e shëndetit të dhëmbëve dhe gojës mund të arrihet lehtë, por vetëm nëse ndjekim shtatë hapa të thjeshtë”. Këto janë fjalët e një stomatologu, i cili ka veçuar shtatë rregulla për të pasur një buzëqeshje vezulluese. Ja cilat janë:

1) Përdorni pastë me fluor dhe kur të lani dhëmbët mos e mbuloni të gjithë sipërfaqen e furçës.

2) Lajini dhëmbët me kujdes dhe shumë ngadalë. Duhen të paktën dy minuta në ditë për të pastruar gojën. Mos harroni të fërkoni mirë edhe ndarjet midis dhëmbëve.

3) Përdorni fill interdental, por nuk duhet të jetë shumë i ashpër.

4) Kurrë mos e lini pas dore larjen e dhëmbëve në darkë, sepse pllakëzat bakteriale akumulohen mes dhëmbëve dhe rreziqet për gojën shtohen.

5) Bëni kontroll te stomatologu të paktën një herë në vit, me një pastrim më profesional.

6) Kushtojini rëndësi të veçantë gojës dhe dhëmbëve sidomos gjatë shtatzënisë

7) Kujdesuni për higjienën e gojës qëkur jeni të vegjël.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Me floket e shkurtra dhe te verdha/ Ja si dukej Rudina Dembacaj kur ishte bjonde njehere e nje kohe

Published

on

Rudina Dembacaj eshte nje prej personazheve me te dashur per publikun.Ajo eshte nje emer mjaft i njohur i skenave te teatrit dhe atyre televizive.

Rudina eshte nje nga personazhet me te perfolur te showbiz-it.

Aktorja dhe moderatorja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria.

U be kohe qe e shohim Rudinen ne ekran po nga ajo kohe e deri tani ajo ka ndryshuar shume.

Ne nje prej fotove te publikuara moderatorja dhe aktorja e njohur shfaqet me floket bionde dhe te shkurtra.

Pamja e saj duket shume ndryshe nga sot por mund te themi qe tani ajo eshte nje prej personazheve me simpatike te ekranit.

Continue Reading

Sot

Me floket pa krehur dhe pa makeup/ Ja si duket Alketa Vejsiu e veshur me kostumin e kuq

Published

on

Jemi mesuar qe moderatoren e njohur Alketa Vejsiu ta shohim cdo here te kuruar dhe elegante. Ajo eshte dalluar gjithmone per imazhin e persosur qe ka krijuar ne publik.

Alketa eshte mjaft e pergatitur dhe prej vitesh e kemi pare ne televizion te drejtoje emisione te ndryshme.

Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet shume e thjeshte. Moderatorja e njohur eshte veshur nje kostum te kuq dhe me floket rremuje.

Alketa duket shume bukur dhe eshte dalluar per stilin e saj te vecante te veshjes.

Gjithsesi ajo mbetet nje nder moderatoret me te bukura per publikun dhe gjithmone do qe te jete sa me perfekte.

Continue Reading

Sot

Ja si te hiqni dhjamin e fundit te barkun pa sharruar nga uria/ Ruajeni receten BIO

Published

on

Dhjami ne fund te barkut i mban grate larg xhinseve te preferuara pervecse eshte i padeshirueshem per tu pare. Sipas hulumtimeve eshte nje nga faktoret e vde kjes se parakohshme dhe nje rrezik serioz shendetesor.

Receta qe do te rekomandojme eshte nje nga me te dobishmet per zhdukjen e dhjamit.Ka rezultate te mahnitshme ne kohe shume te shkurter. Perbersit e kesaj recete nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar te humbni peshe me shpejt.

Perberesit qe ju duhen:

Nje limon

nje tufe majdanoz

nje gote me uje

Perzieni mire majdanozin duke perdorur perpunesin e ushqimit. Shtrydhni lengun e limonit, perzijeni mire me majdanozin dhe ne fund shtoni nje gote uje. Perzieni mire te gjithe perberesit per disa minuta. Rekomandohet qe t’a konsumoni kete lenge ne stomak te zbrazet ne mengjes per 6 dite me radhe.

Pa pasur nevoje te kaloni ore te gjate ne palester apo te largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara, kjo recete do ju ndihmoje te digjni shume kalori. Lengu i limonit eshte agjent i fuqishem antioksidante qe ndihmon ne largimin e toksinave kurse majdanozi eshte jashtezakonisht efektiv sepse permireson tretjen.

Continue Reading

Trending