Connect with us

Sot

Keni ndermend te lyeni floket?/ Keto jane 9 ngjyrat e flokeve qe jane trendi i momentit

Published

on

Epoka e flokëve në ngjyrë pastel ia la vendin toneve të ëmbla dhe natyrale që duken si emrat e kafeve tuaja të preferuara.

Fatmirësisht, në 2020 do të rikthehen fuqishëm teknikat e fijeve, më dimensionale, që flokët të duken sa më të plotë dhe natyralë.

Është menduar për çdokënd, çdo tonalitet lëkure apo preference.

Më poshtë, janë disa nga trendet që do shohim në këtë dekadë.

Bjonde bebesh

Nëse nuk je gati të shndërrohesh në platin, provo këtë përzierje tonesh të ftohta dhe të ngrohta. E verdha e zbehtë dhe e ngrohtë që shpërndahet në fije thuajse të bardha. Je gati për pranverën!

Fije në pjesën e përparme

Mos u torturo më duke i ndryshuar flokët në çdo stinë. Qëndro në nuancat e mesme, me fije më të lehta afër fytyrës që theksojnë sytë.

Cirkat

Nga ombre në flokun e njëtrajtshëm ku spikasin fijet me ngjyrë më të lehtë, të shpërndara në të gjithë gjatësinë. Kontrasti është ende aty, por jo i theksuar si dikur. Një sugjerim: kafe luksoze përzier me fije të arta.

Dru i kuq

Shko kundra rrymës duke e çelur flokun për dimrin. Ngjyra e thellë e drurit të kuq që sfumohet në tonet e çelëta të bakrit.

Flokëkuqe natyrale

Po rikthehet e kuqja dhe je në kohë për të eksperimentuar. Edhe pse tonet e gjalla të saj si zjarri apo e kuqja e verës janë të parapëlqyera, këtë vit këshillohet e kuqërremta klasike. Gjithsesi, konsultohu me parukieren për nuancën e duhur për lëkurën tënde.

Bjonde platini

Koha le të kalojë sa të dojë, mbetet gjithnjë në modë. Por kini kujdes dhe zgjidhni dikë me përvojë që të mbivendosë saktë platinin e bardhë mbi atë të zbehtë që të mos përfundoni me flokë gri.

Ombre karamele

Nëse je brune e errët, provo ombre karamele për të ngrohur dhe zbutur pamjen tënde. Kërkoji në mënyrën më natyrale të mundshme për të ruajtur neutralitetin.

Rrënjë të errëta

Shpëtimi kur ke probleme me buxhetin për mirëmbajtjen e flokëve. Për të ruajtur pamjen e butë, përdor një ngjyrë më të çelët se flokët e tu natyralë ose një më të errët për të gjitha vajzat e guximshme. Bonus – shtyj takimin e radhës për lyerjen.

Korb të zeza

Nëse i ke natyralë apo dëshiron të bësh ndryshimin drastik, është ton që duket më bukur kur është e thellë, e ndritshme, blu në të zezë. Mund të provosh bojëra gjysmë permanente nëse ke frikë se mos dëmton flokun apo nuk je ende gati të përkushtohesh tërësisht si një brune. Për të lindurat me fat, mund të bëni një trajtim për t’i shkëlqyer.

Çokollatë

Edhe Priyanka Chopra bëri ndryshimin nga kafja e pasur në çokollatën e ëmbël, dimensionale. Flokë që ngjajnë të shëndetshëm e plot jetë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Me floket pa krehur dhe pa makeup/ Ja si duket Alketa Vejsiu e veshur me kostumin e kuq

Published

on

Jemi mesuar qe moderatoren e njohur Alketa Vejsiu ta shohim cdo here te kuruar dhe elegante. Ajo eshte dalluar gjithmone per imazhin e persosur qe ka krijuar ne publik.

Alketa eshte mjaft e pergatitur dhe prej vitesh e kemi pare ne televizion te drejtoje emisione te ndryshme.

Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet shume e thjeshte. Moderatorja e njohur eshte veshur nje kostum te kuq dhe me floket rremuje.

Alketa duket shume bukur dhe eshte dalluar per stilin e saj te vecante te veshjes.

Gjithsesi ajo mbetet nje nder moderatoret me te bukura per publikun dhe gjithmone do qe te jete sa me perfekte.

Continue Reading

Sot

Ja si te hiqni dhjamin e fundit te barkun pa sharruar nga uria/ Ruajeni receten BIO

Published

on

Dhjami ne fund te barkut i mban grate larg xhinseve te preferuara pervecse eshte i padeshirueshem per tu pare. Sipas hulumtimeve eshte nje nga faktoret e vde kjes se parakohshme dhe nje rrezik serioz shendetesor.

Receta qe do te rekomandojme eshte nje nga me te dobishmet per zhdukjen e dhjamit.Ka rezultate te mahnitshme ne kohe shume te shkurter. Perbersit e kesaj recete nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar te humbni peshe me shpejt.

Perberesit qe ju duhen:

Nje limon

nje tufe majdanoz

nje gote me uje

Perzieni mire majdanozin duke perdorur perpunesin e ushqimit. Shtrydhni lengun e limonit, perzijeni mire me majdanozin dhe ne fund shtoni nje gote uje. Perzieni mire te gjithe perberesit per disa minuta. Rekomandohet qe t’a konsumoni kete lenge ne stomak te zbrazet ne mengjes per 6 dite me radhe.

Pa pasur nevoje te kaloni ore te gjate ne palester apo te largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara, kjo recete do ju ndihmoje te digjni shume kalori. Lengu i limonit eshte agjent i fuqishem antioksidante qe ndihmon ne largimin e toksinave kurse majdanozi eshte jashtezakonisht efektiv sepse permireson tretjen.

Continue Reading

Sot

Rudina Magjistari dhe Soni Malaj bejn ‘XING’ me te njejten veshje/ Kujt i shkon me shume kostumi?

Published

on

Soni Malaj dhe Rudina Magjistari jane dy nga figurat me te dashura te ekranit shqiptar.

Soni na befason gjithmone e me shume me projektet e saj muzikore ndersa Rudinen e shohim cdo pasdite ne emisionin qe mban emrin e saj ne “TV Klan”.

Kengetarja e njohur kishte veshur nje kostum qe nxirrte ne pah linjat e saj elegante teska ishte e ftuar ne emisionin “Prive”.

Rudina ka bere po ashtu te njejten zgjedhje ne nje nga episodet e emisionit te saj te pasdites.

Te dyja vajzat duken shume bukur dhe ne e kemi shume te veshtire te percaktojme se kujt i shkon me shume. Por ju si mendoni, cila duket me bukur?

Continue Reading

Trending