Connect with us

Keshilla

Nuk jemi mire nga kjo ane/ 5 Gabimet qe bejne vajzat shqiptare me vetullat dhe nuk i vene re

Published

on

Vetullat janë gjysma e bukurisë …në rregull le të themi që janë shumë të rëndësishme për pamjen tonë. Ndryshimi i formës së vetullave i bënë njerëzit të duken ndryshe.

Për vajzat është shumë e rëndësishmëme mirëmbajtja e vetullave, por ndonjëherë edhe një “gabim” i vogël mund të japë një efekt të padëshiruar.

Dhe në rrugë rastis të shohim lloj-lloj vetullash, që në disa raste lënë shumë për të dëshiruar.

Por cilat janë gabimet që vajzat shqiptare bëjnë më shpesh me vetullat e tyre dhe që duhet të mundohemi t`i shmangim?

1

Ngjyra e theksuar e vetullave

Që nga momenti që dolën në modë vetullat e trasha i kemi parë dhe stërparë vajzat me vetulla të ekzagjeruara si në formë edhe në ngjyrë. Ngjyra e theksuar i bën vetullat të duken false, prandaj mundohuni të qëndroni sa më pranë natyrales.

2

Heqja e vetullave në mënyrën e gabuar

Procesi i heqjes së vetullave është shumë i rëndësishëm dhe ka vajza që preferojnë ta bëjnë vet. Nëse edhe ju hyni në këtë grup duhet të dini që vetullat duhet të hiqen në drejtimin që rriten dhe më e mira është që këtë proces ta bëni pasi dilni nga dushi kur qimet janë më të buta dhe poret janë të hapura.

3

Zgjedhja e një estetisteje të ndryshme çdo herë

Është e rëndësishme, që nëse nuk i rregulloni vet vetullat tuaja, të gjeni një estetiste që të dijë të merret me to. E mira është që t`i qëndroni besnike të njëjtës (nëse rezultati është i kënaqshëm), pasi ajo do të mësojë ta njohë mirë vetullën tuaj dhe atë që ju kërkoni.

4

Nuk i shikoni vetullat me imtësi

Në momentin që hiqni apo mbushni vetullat duhet t`i shikoni patjetër me imtësi hapësirat që kanë nevojë të mbushen dhe pjesët që duhet të pastrohen.

5

Mostrajtimi i vetullave

Vetullat kanë nevojë të trajtohen për t`u dukur bukur dhe të shëndetshme. Zgjidhni produkte natyrale për të trajtuar vetullat, vaji i kastorit, vitamina E dhe xheli i aloe vera-s do t`ju ndihmonin shumë në trajtimin e tyre.

BONUS RECETE PER VETULLAT

Nëse nuk e kemi të ndaluar, mund të përdorim vezë, tek të cilat përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa është në gjendje të ushqejë flokët, madje edhe flokët e vetullave. Për një maskë efektive, përdorni vetëm të verdhë veze të rrahur mirë, dhe aplikohet si një mbështjellje që do të mbahet për të paktën një të katërtën e orës nga ana që do të trajtohet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Keshilla

Do dukeni 5 cm me te gjata/ Keto jane 6 veshjet qe ju tregojne me elegante

Published

on

Fatkeqesisht jo te gjitha tendencat u pershtaten te gjitha gjatesive apo formave trupore te seciles prej nesh. Edhe pse nuk ka asnje vajze qe nuk do te duket stil.Ne kete artikull do te lexoni disa truke te cilat i keni ditur gabim.

1. Zgjidhni cantat dhe xhinset te cilat jane te pershtatshme per gjatesine e trupi tuaj.

2. Printet me vija nuk ju japin gjithmon nje pamje elegante. Ndaj tregoni kujdes me zgjedhjen e tyre!

3. Kepucet dhe aksesoret, bejne gjithmone diferencen. Zgjidhni te duhurit!

4. Zgjidhni pantallonat e gjera me bel te larte! Tregohuni te kujdesesshem pasi duhet te mbani ne proporcion te barabarte pjeset e trupit. Per nje siluete me elegante, nxirrni belin.

5. Te zgjedhurit nje kemishe e cila ju mbulon me shume se gjysmen e trupit eshte gabimi qe beni me shpesh me fundet klasik pas trupit. Humbisni finesen dhe elegancen qe ky lloj fundi ofron.

6. Kemishat-fustan i keni veshur gabim. Rripi ndryshon look-un tuaj nga ate zakonshem ne chic, ndaj shtojeni ate ne veshjen tuaj.

Continue Reading

Keshilla

Kjo është receta e vetme 100% natyrale që lufton kapsllëkun më shpejt se ilaçet

Published

on

Pastrimi i zorres se trashe eshte nje menyre e shkelqyer per te permiresuar floren bakteriale te zorreve dhe per te humbur peshe.Nevojitet nje detoksifikim i zorres se trashe per t’a mbajtur ate te paster nga toksinat dhe per te lehtesuar problemet e tretjes. Ky proces mund te behet shume lehte ne shtepi dhe mjafton te pini kete leng detoksikues.

Perberesit qe ju nevojiten:

1 filxhan kafeje me leng limoni te fresket

2 luge gjelle mjalte organik

2 luge gjelle xhinxher i grire ne rende

3 gota uje.

Merrni nje ene, hidhni ujin dhe vendoseni te vloje ne zjarr. Me pas largojeni nga zjarri dhe hidheni ne nje kane. Ne kete ene shtoni mjaltin, perziejini dhe hidhni lengun e limonit. Pas kesaj shtoni xhinxherin dhe perziejini mire te gjithe perberesit. Kete pije perdoreni tre here ne dite ne mengjes me stomakun bosh, ne mesdite para vaktit te ngrenies dhe serish ne mesdite pasi ka kaluar pak nga koha qe keni marre dozen e dyte. Kete trajtim ndiqeni jave rresht cdo muaj dhe rezultati do te jete shume efektiv.

Continue Reading

Keshilla

Ja cfare duhet te shtoni ne lavatrice qe ti beni rrobat drite te bardha

Published

on

Pajisja me e rendesishme ne shtepite e te gjitheve eshte lavatricja.

Nese e perdorim shume shpesh rrezikojme qe ajo te prishet me heret.

Funksionet normale te lavatrices mund te prishen nga kalkariet dhe myku.Lavatricja ka nevoje per t’u pastruar sic pastron rrobat.

Pastrimi me uthull te bardhe eshte nje nga menyrat me ekonomike dhe me te efektshme.

Uthulla e bardhe do sherbeje edhe si detergjent per te zbutur rrobat pervecse do te largoje papasterite dhe aromat e keqija te lavatrices.

Ne vendin ku hidhni zbutesin e rrobave, shtoni pak uthull te bardhe dhe procedoni si zakonisht.

Lavatricja nuk do te rrezikoj te demtohet dhe rrobat do te jene me te pastra.

Continue Reading

Trending