Connect with us

Magazina

Do ju rikthehet buzeqeshja, HOROSKOPI javor 13-19 Prill i detajuar per cdo shenje

Published

on

Dashi

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet, megjithatë mirë është të mbroheni pak nga ndryshimet e motit. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet sepse do jetë gjëja më e mirë që mund të bëni.

Demi

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Në tërësi gjërat do iu ecin mirë. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Sipas Dritare.net, financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë.

Binjakët

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nuk keni për të pasur stres dhe merak si më parë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar.

Gaforrja

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla.

Luani

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara.

Virgjëresha

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Kjo javë do ju mundësojë të reflektoni për gjërat që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për më tej. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas.

Peshorja

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Mjaft pritët më, por përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni t’iu kërkoni ndihmë familjarëve.

Akrepi

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe biseda interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë.

Shigjetari

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme.

Bricjapi

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh.

Ujori

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Do ndiheni me më tepër optimizëm se më parë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni nga disa ndryshime të temperaturave. Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment.

Peshqit

Horoskopi javor 13-19 prill 2020

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi bejne ‘XING’ me veshjen/ Kujt i shkon me shume fustani 3600 euro?

Published

on

Dy kengetaret me terheqese te ekranit, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi kane bere ‘xing’ me te njejtin fustan.

Cdo veshje e tyre eshte mjaft e pelqyer dhe pa dyshim ne hap me kohen.

Pak kohe me pare kengetarja e njohur Jonida Maliqi u shfaq me nje fustan te gjate bezhe, mjaft shik ne nje nga puntatat e “ADC”.

Po eshte edhe Nora, ka publikuar ne rrjetin social nje foto me po te njejtin fustan.

Per shkak te formave trupore mjaft elegante, te dyjave i rri mjaft bukur dhe moren mjaft komente pozitive nga publiku.

Ne nuk mund te bejme dot dallimin se kujt i rri me mire, por ju si mendoni? Kush duket me bukur Nora apo Jonida?

Continue Reading

Magazina

Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo bejne ‘XING’ me te njejten veshje/ Kujt i shkon me shume kostumi?

Published

on

Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo jane dy protagonistet absolute te pasditeve tona te cilat moderojne dy prej emisioneve me te suksesshme.

Ato jane njeheresh vajza me stil dhe qe e duan te bukuren prvecse jane dy nga prezantueset me te dashura per publikun e gjere te pasdites.

Bieta dhe Rudina perpiqen qe te duken gjithmone me nje pamje te kuruar dhe plot stil sepse ceshtja e veshjes per nje prezantuese qe drejton cdo dite te javes nje emision eshte nder me kryesoret.

Dy moderatoret e njohura kane bere ‘xing’ me veshjet e tyre duke u veshur te dyja me pizhama.

Nje stil i kendshem qe atyre u shkonte vertete shume por edhe mjaft i guxuar. Rudina kishte zgjedhur taka te larta per te thyer stilin casual ndersa Bieta kishte zgjedhur pizhama ngjyre vjollce me pika portokalli.

Te dyja duken vertete bukur dhe guximi i tyre ia ka vlejtur!

Continue Reading

Magazina

Elita Rudi tregon per here te pare barkun e rrumbullakosur/ Ja si duket ajo me nur shtatzanie

Published

on

Elita Rudi dhe Gjiko do te behen se shpejti prinder per here te dyte. Gjate nje feste te organizuar mes familjareve dhe miqve, ciifti e ka konfirmuar kete lajm te bukur.

Elita eshte ne pritje te nje vajze dhe kete e kane zbuluar ne nje menyre shume te bukur. Ne videon e postuar ne rrjetet sociale moderatorja shfaqet prane vogelushit Zerit dhe Gjikos.

Tullumbacja leshoi letra ne ngjyren roze dhe Zeri tani do te behet me nje moter. Krahas videos Elita ka shkruar: “ Jemi shume te lumtur qe familjes tone po i shtohet nje vajze!Faleminderit Zot”.

Elita dhe Gjiko jane gezuar shume per kete lajm dhe duken mjaft te emocionuar ne video.

Continue Reading

Trending